Tetë vajza shqiptare janë kapur nga policia maqedonase mbrëmjen e kaluar, gjatë një aksioni policor në lokalin “Nota” në Cegran të Gostivarit. Siç raporton “Zhurnal”, gjashtë prej tyre u arrestuan, sepse ishin pa dokumente identifikimi në momentin e kontrollit.
Vajzat qenë të moshës nga 21 deri në 33 vjeç dhe ishin punësuar si këngëtare dhe valltare (striptiste). Ato u dërguan në komisariatin e Policisë në Gostivar, raportojnë mediat maqedonase.
Gjatë kontrollit, pronari i objektit me iniciale Sh.Sh. e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht, njërin prej policëve duke ikur më pas nga lokali. Pas kryerjes së kontrollit, policia njoftoi se gjeti tetë nënshtetase nga Republika e Shqipërisë, gjashtë prej të cilave nuk kishin dokumente identifikimi.
Në orën 04:00, I.SH., vëllai i pronarit të objektit “Nota”, pa e thirrur askush, ka shkuar në komisariatin e policisë dhe ka sjellë me vete gjashtë pasaporta shqiptare për të arrestuarat, që ato nuk i kishin me vete gjatë arrestimit, shkruan “Zhurnal”.
Lokali në fjalë, me vendim të DAP është mbyllur për 30 ditë, ndërsa policia e Gostivarit po merr masa për dokumentimin e këtij rasti.
Komentet