Voal – Përpos emrave të delegacionit shoqërues, mes të cilëve kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj; kryeprokruorin e Tiranës, Petrit Fusha; dhe shefen e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashi; Top Channel ka mësuar se me ta nuk ka udhëtuar të djelën kryeprokurori i Durrësit Agron Gjana.Zyra e shtypit nuk kishte njoftuar se cila është axhenda e kreut të akuzës në Amerikë. Disa media lajmëruan për takime të zotit Llalla me zyrtarë të lartë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimit, apo agjencive të tjera ligjzbatuese.Por Top Channel mësoi përmes një burimi zyrtar amerikan se zoti Llalla nuk ka patur takime me zyrtarë të lartë të FBI-së, ose të Administratës Ligjzbatuese të Antidrogës, DEA.Por në këtë informim për vizitën, burimi i lartë amerikan shtoi se procesi i refuzimit të vizave për zyrtarë të korruptuar është aplikuar jo vetëm ndaj gjykatësve, por edhe prokurorëve gjithashtu dhe vazhdon të aplikohet.
Ky fakt dhe fakti tjetër që burimet i thanë TCH se, mes emrave të diskutuar për të udhëtuar drejt Amerikës ishte edhe kryeprokurori i Durrësit, Agron Gjana, shtoi dyshime të mëdha.
Top Channel e pyeti në telefon prokurorin Gjana nëse kishte aplikuar për vizë dhe ai deklaroi se, “ndodhej në Shqipëri dhe se nuk kishte aplikuar për vizë”.
Gjithashtu, Top Channel i drejtoi edhe Zyrës Konsullore të ambasadës pyetjen nëse kryeprokurorit të Durrësit i ishte refuzuar viza për të udhëtuar në delegacionin zyrtar, e cila u përgjigj se: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk diskuton asnjëherë raste individuale vizash”.
Por ndërkohë, burime jozyrtare nga prokuroria i thanë Top Channel se prokurori Gjana kishte aplikuar për vizë, por nuk ka udhëtuar të djelën me pjesën tjetër të delegacionit, duke mbuluar me mister se përse kryeprokurori i Durrësit nuk udhëtoi drejt Amerikës së bashku me shefin e tij, Llalla.
Top Channel pyeti edhe prokurorin e përgjithshëm nëse i është refuzuar apo jo viza Gjanajt, por nuk mori asnjë përgjigje.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një shtim të presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e të vërtetës lidhur me krimet e luftës t . . .
Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi.
Produktet shqiptare po bëhen . . .
Mesha mortore në nder të Papa Françeskut ka përfunduar dhe arkëmorti është nisur drejt kishës Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë.
Procesioni do të largohet nga Vat . . .
Funerali i Papa Françeskut ka përfunduar. Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë, duke i dhënë fund shërbimit pas 2 orësh e 10 minutash.
Arkivoli i Papa Françeskut tani do të t . . .
Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti Bajram Begaj gjatë homazheve në Vatikan.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të P . . .
Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kaptitalin njerëzor.
Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në n . . .
Mes çoroditjes politike kur mungon qartësia e një programi dhe kur vetëm Rama është ai në qendër “që thith” gjithë vëmendjen e medias të mos kuptuarit e dëmit që po i shkakton propaga . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj finlandez, Alexendar Stubb, në Helsinki, më 23 prill 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e . . .
Në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e d . . .
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.
Gazetarja Klodiana lala raporton se urdhri për sekuestrimin e . . .
Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klaster . . .
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se trashëgimia e Papa Françeskut, i cili vdiq sot në mëngjes, do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku.
Vjosa Osmani ka shkruar në X . . .
Komentet