Jetimi Marsel Qeleshi, që u bë i famshëm për goditjen me gur të autobuzit ku ndodheshin futbollistët e kombëtares Serbe, është dënuar me 4 muaj burgim.
Gjykata e Tiranës, ka dhënë këtë masë denimi, duke e deklaruar fajtor, Marsel Qeleshin për dy akuza, atë të “Veprime të dhunshme ndaj vendeve të punës dhe transportit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shkruan Shqiptarja.com.
Pavarësisht këtij dënimi, i riu nuk do qëndrojë asnjë ditë në burg, pasi gjykata ka vendosur që t’i pezullojë masën e dënimit dhe t’ia kalojë atë me kusht, duke e detyruar të riun që për 18 muaj të mos shoqërohet me asnjë person me precedentë penalë.
Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Ervin Karanxha kërkoi dënimin e Marsel Qeleshit me 18 muaj burg, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga gjykata e Tiranës.
Qeleshi shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt hotelit “Sheraton”, ku do akomodohej.
Komentet