Një ditë dy shëtitës në rërë shohin
të bartur nga dallgët, një gocë deti:
me sy e hanin, me gisht e tregonin;
dhe fill pronësia solli sherrin.
Njëri ulet për të kapur gjahun vrik;
tjetri e shtyn dhe i thotë: “Së pari, prit
ta dimë kujt i përket; për mendimin tim
kush e pa së pari, ai do ta shijojë,
ndërsa tjetri thjesht do të shikojë.”
“Atëherë, u përgjigj tjetri, ta gjykojmë pak
Unë kam, falë Zotit, sy të mprehtë,
E shoh shumë mirë gjithçka nga larg
dhe prandaj e drejta është imja krejt.”
“Edhe unë i kam sytë shëndosh – u përgjigj shoku –
dhe gocën e detit para teje e pashë.”
“Epo, ti e ke parë atë; por unë e kam pikasë.”
E gjithë grindja mund të çonte në luftë
arrin një avokat dhe ia lënë atij të gjykojë.
Ai, tejet serioz, hap gocën e detit, e gëlltit
dhe me një ton të rëndë atyre iu thotë:
“Merrni, gjykata i jep secilit një lëvozhgë
kështu, të shpërblyer, shëtitja juaj do vazhdojë.”
Duke e ditur sa kushtojnë çështjet gjyqësore,
dhe çfarë mbetet për ata që janë në grindje,
ju do të shihni se avokatët gjithmonë fitojnë
dhe palëve ndërgjyqëse u mbeten veç plagë e dëmtime.
Komentet