TIRANË
Një qytetare ka denoncuar sot në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ me gazetarin Bashkim Hoxha në News24. kalvarin e saj gjyqësor në Gjykatën e Lushnjes.
Me banim në Itali, ajo tha se prej 5 muajsh ka çelur një gjyq divorci, pranë kësaj gjykate por ende nuk ka zhvilluar një seancë. Ndër të tjera qytetarja apeloi ministrin e Drejtsisë, Ulsi Manja të verë dorë në gjykatën e Lushnjes.
“Jam një qytetare nga Lushnja me banim në Itali. Kam një proces gjyqësor për ndarje se bashkëshorti im u lidh me një italiane jeton me të. Dhe kam ardhur kam hapur gjyqin. Kam pesë muaj që kam hapur gjyqin nuk është bërë akoma seanca e parë. I bëj thirrje Ulsi Manjës të vejë dorë te gjykata e Lushnjes. Vinë gjyqtarët shkojnë në lokal, pinë kafe, dalin nga lokali shkojnë në zyra rrinë dy orë, i hipin makinës e ikin. Edhe kur zbret nga makina, ta ndalosh t’i qash hallin, jo more sikur po i mban me bukë.
Kam ardhur 4 herë nga Italia në gjykatën e Lushnjes, sot s’është gjyqtarja, nesër s’është sekretarja pasnesër s’është një tjetër…
Ajo kryetarja e Gjykatës, nga Tirana vjen dy orë, merr makinën e ikën. Avokatët rrijnë si hunj presin para gjykatës, është bërë. I lutem Ulsi Manjës të vejë dorë.
Komentet