*** “Injustice anywhere is a threat to justice everywhere.”
*** Së pari, le të dënohen tri (3) gjenocidet e Serbisë, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, pastaj le të hetohen dhe të dënohen të gjitha krimet e tjera të luftës, të cilat janë të ndërlidhura me shkakun dhe me pasojën e gjenocidit serb.
Për të funksionuar dhe për të ndarë drejtësi Gjykata Speciale Evropiane për Kosovën, pikësëpari, de fakto dhe de jure, është e domosdoshme që Serbia të pranojë kryerjen e tri (3) gjenocideve të saj kundër kroatëve, boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve, duke u kërkuar falje publike, pastaj le të kërkojë “llogari” prej tyre lidhur me viktimat serbe. Ndryshe, as Specialja evropiane dhe, asnjë gjykatë tjetër me karakter ndërkombëtar, nuk do të ketë gjasë, që t’i pajtojë viktimat e pafajshme me agresorin pushtues dhe gjenolcidal serb.
Ky do të duhej të ishte “itinerari” i gjykatave evropiane dhe ndërkombëtare për dënimin e krimeve të luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së (Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë), jo të dënohen viktimat, të cilat kanë zhvilluar luftë mbrojtëse çlirimtare kundër okupatorit barbar serb.
Një veprim i tillë ka vetëm karakter politik fiktiv mbi drejtësinë evropiane dhe ndërkombëtare, jo kurrfarë karakteri juridik ndërkombëtar, sepse është e ndalueshme dhe e dënueshme që të favorizohet dhe të amnistohet Serbia për krimet e gjenocidit të saj ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).
Disa pyetje thelbësore, që kërkojnë përgjigje objektive nga institucionet dhe drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare:
-Pse drejtësia e Evropës dhe e bashkësisë ndërkombëtare, është dashur të presin 16 vjet pas kryerjes së luftës në Kosovë, e sot, më 2015, të formojnë Gjykatën Speciale për dënimin e krimeve të luftës së UÇK-së në Kosovë (1998-1999)?
-Pse drejtësia e Evropës dhe e bashkësisë ndërkombëtare, kanë formuar Gjykatën Speciale vetëm për Kosovën, jo edhe për Serbinë, e cila është shkaktari kryesor i kryerjes së tre (3) gjenocideve serbe në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999)?
-Pse drejtësia e Evropës dhe e bashkësisë ndërkombëtare qe me se 25 vjet, nuk dënuan asnjërin prej tri (3) gjenocideve të Serbisë, të kryera mbi popullin kroat, mbi popullin boshnjak mysliman dhe mbi popullin shqiptar?
-Pse BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare po luftojnë me çdo kusht që Serbinë ta fusin në Bashkimin Evropian, kur dihet se kjo, për shkak të tre (3) gjenocideve të saj, nuk ka kurrfarë të drejte ligjore, të jetë as anëtare e OKB-së, as e OSBE-së, sepse ka shkelur të të gjitha normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, si dhe parimet dhe objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara?
Pse BE-ja dhe OKB-ja kanë detyruar qeverinë e Kosovës, që të hyjë në negociata dhe në aranzhmane politike me Serbinë (Marrëveshja e Brukselit, 19 prill 2013) kur qeveria, as parlamenti i saj nuk pranojnë se ajo ka kryer tre (3) gjenocide: 1) Në Kroaci, 2) në Bosnjë dhe 3) në Kosovë?
Pse pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008) sovraniteti i saj është i kufizuar, i cenuar dhe nën mbikëqyrjen direkte të UNMIK-ut dhe të EULEX-it, kur dihet se sipas së drejtës ndërkombëtari sovraniteti është pushtet sipran i një shteti, që nuk njeh kurrfarë ndërhyrje dhe pushteti tjetër mbi të?
Pse Kosova deri tash, të mos ketë ushtrinë e vet, kur atë, tanimë e kanë njohur si “shtet sovran” mbi 100 shtete të OKB-së?
Ia vlen të nënvizojmë se, së pari, pa ndëshkimin e ligjshëm ndërkombëtar të tri (3) gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, as Gjykata Speciale, nuk do të japë kurrfarë përgjigjeje të drejtë për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Kjo është vetëm një farsë politike për ta njollosur, kompremetuar dhe kontestuar luftën e drejtë çlirimtare, kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së në Kosovë kundër armikut pushtues hegjemonist dhe gjenocidal serb (1989-1999).
Edhe sikur ajo farë Gjykate Speciale, ta dënonte gjithë UÇK-në, Evropa, as bashkësia ndërkombëtare, nuk do të arrinin kurrfarë rezultatesh faktike në zbardhjen e drejtësisë, sepse UÇK-ja nuk ishte shkaktare, as realizatore e tre (3) gjenocideve të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit, por ligjërisht sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare, ishte në anën e mbrojtjes së popullit shqiptar nga masakrat dhe nga gjenocidi serbomadh(1989-1999). Pikërisht ky objektiv, strategji the mision i saj çlirimtar kombëtar bëri që UÇK-ja, të njihej dhe të mbështetej ndërkombëtarisht në Konferencën e Rambujesë në Paris, më 18 mars 1999.
Kjo farë Specialeje, më shumë do të krijojë probleme shtesë (duke na kthyer prapa në të kaluarën e hidhur të masakrave, të varrezave masive dhe të gjenocidit serb mbi shqiptarët dhe Kosovën) sesa që do t’i zgjidhë ato në frymën dhe, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Fatkeqësisht, kjo Gjykatë është “dhuratë” nga Serbia dhe nga avokatët e saj evropianë, Karla Del Ponte (ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës) dhe Dick Marti (ish- anëtar i Parlamentit Evropian dhe raportues i Këshillit të Evropës), që me raportet dhe me librat e tyre fallso, akuzojnë komandantët e UÇK-së për “trafikimin e organeve” dhe për krimet e luftës.
Prapë pyetje për ndërgjegjën dhe humanzimin e drejtësisë së “fjetur” evropiane dhe ndërkombëtare:
-Po qe se Shqipëria ose Kroacia të kishin kryer tri (3) gjenocide sikurse që i kreu Serbia kundër Kosovës dhe Kroacisë (1991-1999), a do të kishin qenë të ndëshkuara nga OKB-ja dhe nga BE-ja? – Përgjigjja është PO! – Dhe, jo vetëm kaq (dënimi i gjenocideve të tyre, do bëhej me procedurë të shkurtër ligjore dhe kohore, ashtu sikurse u dënua Gjermania naziste e Hitlerit brenda afatit disaditor, jo të pritej të kalonin më se dy dekada, e të mos dënohej fare, ashtu siç ndodhi me amnisitimin e hollokaustit serbomadh, 1991-1999), si Shqipëria, ashtu edhe Kroacia, do të përjashtoheshin nga OKB-ja dhe nga të gjitha institucionet e tjera evropiane dhe ndërkombëtare derisa të kishin pranuar publikisht para gjithë botës se kanë kryer tre (3) gjenocide ndaj popujve dhe vendeve të tyre fqinje.
Mkirëpo, fatbardhësisht as Kroacia e as Shqipëria kurrënjëherë gjatë historisë së tyre nuk kanë kryer gjenocid ndaj Serbisë, ashtu sikurse kjo bëri edhe në vitet e 90-ta të shekullit XX kundër popullit kroat, popullit bosdhnjak mysliman dhe kundër popullit shqiptar (1991-1999).
Atëherë, prapë shtrohet pyetja, pse qe më se dy dekada (1991-2015) Serbia për tri (3) gjenocidet e saj, ende nuk ka dhënë llogari para institucioneve juridike evropiane dhe ndërkombëtare?
Pse ky amnistim i Serbisë gjenocidale ndryshe nga ndëshkimi i merituar ligjor i gjenocidit të Gjermnanisë nazifashiste të Hitlerit ndaj hebrenjeve dhe të tjerëve (1946-1947)?
Këtë amnistim fatal të tri (3) gjenocideve serbe në kurrizin e viktimave kroate, boshnjake myslimane dhe shqiptare, Serbia ka filluar ta kapitalizojë për politikën dhe për propagandën e saj nacion alshoviniste dhe fashiste, duke i kërcënuar dhe, duke i lënë fatorë kroatët, shqiptarët dhe boshnjakët myslimanë për të tri (3) gjenocidet e saj kundër tyre (1991-2015)!?
Kësi rasti iraconal nuk mund të gjesh tek asnjë popull në botë!
Mirëpo, ky iracionalizëm i paranojës kolektive serbomadhe, kjo urrjetje dhe shfarsoje e kroatëve, e boshnjakëve myslimanë dhe e shqiptarëve, si dhe grabitja dhe pushtimi kolonizues i territoreve të tyre, pikërisht ka ndodhur, sepse as Evropa e as bota asnjëherë deri më sot nuk e kanë ndëshkuar Serbinë për krime të tilla hegjemoniste dhe gjenocidale.
Këtë paradoks të drejtësisë evropiane dhe ndërkombëtare, fatkeqësisht, edhe sot (shekulli XXI, viti 2015) e provon edhe mosndëshkimi everopian dhe ndërkombëtar i tri (3) gjenocideve të fundit të Serbisë (1991-1999) kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.
Si pasojë e një padrejtësie të këtillë, edhe ndaj popullit shqiptar në Kosovë (për t’i murkulluar edhe më tej tri (3) gjenocidet e Serbisë), Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare kanë formuar një Gjykatë Speciale për t’i dënuar vlerat e luftës së UÇK-së, e cila është e ndërlidhur ngusht me statusin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
E gjithë kjo, nënkupton kontestimin dhe mohimin e luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së-statusit të pavarësisë së Kosovës. Ky është rreziku që kërcënon qenien e shtetësisë së pavarur dhe sovrane të Kosovës.
Komentet