TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Amarilda Lekën, ish-sekretaren elektorale të Ministres Milena Harito, e cila akuzohet për korrupsion dhe kallëzim të rremë. Leka sipas prokurorisë, u mori 24 mijë euro familjarëve të një personi në paraburgim për të ndërhyrë tek gjyqtari i çështjes me qëllim zbutjen e dënimit. Por pas hetimeve rezultoi se ajo nuk kishte kontaktuar me asnjë gjyqtar.
Leka ia mori paratë një të dyshuari për trafik droge dhe u prezantuar sikur punonte tek Krimet e Rënda.
Komentet