VOAL – TIRANË, 9 MAJ – Bëhet e ditur se në këto çaste Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka dalë me vendimin për t’ia hequr mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës. Kokëdhima ishte paditur nga opozita se kishte përfituar nga paratë publike gjatë kohës që ishte deputet, duke e shfrytëzuar postin.
Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në Shqipëri.
Koço Kokëdhima lindi në Qeparo të Himarës (qarku Vlorë) më 21 prill të vitit 1959, aty ku mori edhe mësimet e para në shkollën 8-vjeçare të fshatit. Në vitin 1974 Koço Kokëdhima filloi studimet në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Delvinë, dhe në 1975-ën u transferua në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, ku përveç rezultateve të larta dalloi dhe për pjesëmarrjen e tij në aktivitetet artistike e kulturore.
Në vitin 1984 u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, në degën “Matematikë”. Po atë vit Kokëdhima u zgjodh “Sekretar i Parë i Rinisë” në Fier, ku drejtoi deri në vitin 1991. Nga fundi i vitit 1984 filloi punë pranë Institutit Gjeologjik të Naftës në Fier si “Matematicien”.
Kokëdhima u përfshi thellësisht në ndryshimet e mëdha demokratike të viteve 1989-1992 dhe dha kontributin e tij për vendosjen e demokracisë pluraliste në vend, duke u bërë kështu një nga figurat më aktive të asaj periudhe. Me dekretimin e lirisë së sipërmarrjes në Shqipëri, në vitin 1991 kaloi në biznesin privat qysh ditën e parë që u lejua iniciativa private. Ai u bë i njohur si një nga njerëzit e parë të biznesit në Shqipëri, i cili trajnoi, udhëhoqi e ndihmoi shumë sipërmarrës të tjerë të hapnin e zhvillonin bizneset e tyre dhe nga viti 1998 deri në vitin 2013 udhëhoqi “Organizatën e Sipërmarrësve të Lirë Shqiptarë”. Sipërmarrja e tij e parë ishte në fushën e ndërtimit dhe quhej “Rilindja”.
Në vitin 1997 themeloi gazetën “Shekulli”, e cila shumë shpejt u kthye në gazetën më të madhe në Shqipëri. Ai investoi në shtypin e shkruar, radio e televizion dhe u shqua për politikat e pavarura editoriale e për qëndrimin e palëkundur opozitar me Nanon dhe Berishën. Pavarësisht se qeveria e Berishës goditi në mënyrë të pashembullt e të paligjshme bizneset dhe interesat e tij, ai mbeti deri në fund mbështetës i vendosur i opozitës së majtë shqiptare. Në vazhdimësi Koço Kokëdhima qëndroi aktiv në botën e mediave, në politikë dhe në biznes dhe u investua në një seri kauzash publike, siç mund të përmendet “Anulimi i Marrëveshjes së Detit” dhe ndalimi me sukses i“Marrëveshjes së Importimit të Plehrave” në vitin 2004, një veprim potencialisht fatal për mjedisin dhe ekologjinë shqiptare. Ai ishte një nga deputetët që kundërshtoi hapur importin e Armëve Kimike të Sirisë, në nëntor të 2013-ës.
I pozicionuar në mënyrë konstante pranë së majtës shqiptare dhe idealeve të saj Koço Kokëdhima kandidoi si deputet i qarkut të Vlorës. Zgjedhjet e 23-qershorit të vitit 2013 e shpallën fitues dhe prej asaj date Koço Kokëdhima ka në kujdestari të posaçme qytetarët e bregdetit, nga Palasa deri në Konispol. Ai është anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave njëkohësisht edhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë. Një nga pasionet e veçanta të deputetit Kokëdhima është koleksionimi i veprave të artit. Familja e tij përbëhet nga bashkëshortja Brixhida Kokëdhima dhe tri vajzat: Besa, Bora dhe Era.
Në pemën gjenealogjike të Kokëdhimës, te historia e të parëve të gjakut të vet që erdhën në të shkuarën e largët nga Tërbaçi i Vlorës për tu ngulur në Qeparo. Një ikje e detyruar, nën dhunën e pushtuesit osman, për të mos dorëzuar fenë e krishterë. Për të hedhur rrënjë të reja atje lart në Qeparo, buzë Jonit, mes shkëmbinjve, ullinjve, vendasve që i pranuan për tu bërë pjesë e tyrja.Në Qeparo te Qafa e Rrapit, atje ku 250-300 vjet më parë Spiro Mëhill Kokëdhima mbolli një rra
Komentet