Dërguesi i pakos bombë në gazetën “Bota sot” dështon, Gjykata Federale e Zvicrës hedh poshtë ankesën e tij
Gjykata Federale e Zvicrës, ka hedhur poshtë ankesën për ulje të dënimit, të dërguesit të granatës ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, në selinë qendrore të saj në Zyrih të Zvicrës, në virin 2002. Në vendimin që e mori sot, kjo Gjykatë erdhi në përfundim se nuk ka arsye për ulje dënimi.
Në vitin 2002, një 42 vjeçar dërgoi një pako bombë në selinë qendrore të gazetës “Bota sot” në Zyrih të Zvicrës.
Gjykata Federale zvicerane, ka hedhur poshtë ankesën e të dënuarit për dërgimin e bombës në selinë e Gazetës “Bota sot”. Jeton Lleshi, në vitin 2017 është dënuar me 10 vite burg për veprën në fjalë.
Pakoja ishte e maskuar në formë dhurate brenda së cilës, përveç një shisheje me verë kishte edhe një granatë, shkruan media zvicerane nzz.
Në vitin 2002, një dërgues i panjohur dërgoi një shishe verë “Chamonix 1998 Chenin blanc” në redaksinë e gazetës “Bota sot” në Zyrih të Zvicrës. Por, paketa përmbante një shishe verë, si dhe një granatë dore ruse, e cila mund të shpërthente në momentin e hapjes së pakos.
Pakoja nuk u hap në fillim, pasi drejtuesi i gazetës kishte dyshime, ndërsa vëllai i tij e hapi në anën e kundërt dhe zbuloi se brenda pakos ndodhej objekti i dyshuar. Motra e tyre ishte gjithashtu e pranishme, ajo menjëherë kishte lajmëruar policinë.
Një specialist erdhi, dhe çdo gjë u qartësua: Objekti i dyshuar ishte një granatë dore, unaza e shkyçjes ishte lidhur me tela dhe grepa me kapakun e paketimit të jashtëm. Sikur dikush të hapte paketën në mënyrën se si hapen dhuratat, granata e dorës do të kishte shpërthyer.
Zbulimi
Rasti mbeti i pazgjidhur prej vitesh, derisa në dhjetor të vitit 2016 policia e Zyrihut, u lajmërua për një grindje në një sallë ahengjesh.
Pjesëmarrësit u ndoqën për trafikim, u morën mostrat e ADN-së dhe shqyrtimi i tyre zbuloi një rast tjetër: ADN-ja e një prej shqiptarëve etnikë dhe qytetarëve të dyfishtë zviceranë që merrnin pjesë në grindje ishte në përputhje me mostrën e pakos bombë që ishte dërguar shumë vite më parë.
Në shtator të vitit 2017, Gjykata Federale Penale në Bellinzona dënoi dërguesin e pakos bombë me dhjetë vjet burg, për vrasje të shumëfishtë në tentativë dhe shkelje të shumta të ligjit mbi armët.
Gjykata gjithashtu shqiptoi një gjobë e dënimeve duke përfshirë edhe dëmshpërblimin.
Pas dënimit, ai u ankua në Gjykatën Federale duke kërkuar që dënimi i tij të hiqet, përkatësisht për të zvogëluar dënimin deri në tetë vjet.
Megjithatë, në një aktgjykim të vendosur të mërkurën, gjyqtarët e Lausanne e kanë refuzuar ankesën.
Dënimi ishte i duhuri
Pavarësisht ankesave të të dënuarit, Gjykata vendosi që të mos i përfillte ato, duke deklaruar se dënimi prej 10 vitesh ishte i duhuri.
Gjithashtu, është e qartë se kur dërgohet një bombë në formë dhurate, potencialisht do të ketë shumë viktima.
Në përgjithësi, Gjykata Supreme e Federatës, vjen në përfundimin se dënimet nën-shkallë, siç ishte rasti i Jeton Lleshit, janë në përputhje me ligjin federal.
Ndryshe, lajmi për konfirmimin e dënimit të Jeton Lleshit, është publikuar në mediet zvicerane.
Shkrimet e sodit në mediat zvicerane:
https://www.zuonline.ch/…/Bombenleger-gegen-…/story/16705617
https://www.nzz.ch/…/keine-mildere-strafe-fuer-paketbomben-…
https://www.laliberte.ch/…/peine-definitive-pour-la-…/459773
https://www.laregione.ch/…/sentenza-definitiva-per-il-bomba…
https://www.tio.ch/…/programmo-un-attentato-al-giornale–co…
Ne foto nga e majta lart, Jeton Lleshi i dënuar me 10 vite burg për dërgimin e granatës ruse në vitin 2002, në selinë e gazetës “Bota sot” , në Zyrih të Zvicrës; Poshtë: Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke shtrënguar duart me këshilltarin e tij Bedri Islami, i cili është parë në shoqëri të Jeton Lleshit. Në mes lart: Bedri Islami duke shtrënguar duart me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj; Në mes poshtë: Bedri Islami bashkë me Jeton Lleshin, i cili tregon “grushtin”, për të dëshmuar se i përkasin së njëjtës ideologji. Djathtas: Kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me Jeton Lleshin. Lleshi në këtë fotografi shihet se mbanë në xhaketë edhe emblemën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që dëshmon se ishte anëtar i saj.
Komentet