Berisha në Kavajë: Rama dhe skuthi i tij i familjes më bllokuan rrugën që të vonohesha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar përpara qytetarëve të Kavajës se mbërriti me vonesë përpara tyre pasi Edi Rama i kishte bllokuar rrugën.
Lideri historik i PD përcolli një mesazh të fortë për kryeministrin.
“Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Nga kjo foltore I them hiq dorë nga këto akte të ulta sepse në mënyrë absolute do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do të zbresësh në zyrën tënde derisa të vendosim ne“, u shpreh Berisha.
“Vij sot këtu për të shprehur nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme ndaj djem dhe vajzave, burrave dhe grave të këtij qyteti heroik që u ngrit si vigan në vitet e diktaturës me thirrjet liri demokraci, dy gishtat e fitores shndërroi Kavajën në kështjellën e parë të lirisë dhe kombit shqiptar. Çliruan qytetin tuaj nga diktatura. Grupet antikomuniste të këtij qyteti u përballën me diktaturën në stadiumin ‘Besa’, në komisariatin e policisë, në këto përballje ra për t’u bërë i pavdekshëm, Josif Buda. Themelimi i PD e gjeti Kavajën bastion të lirisë, e gjeti në këmbë, të lirë, e gjeti pazmore të demokracisë në Shqipëri”, vijoi Berisha.
Berisha: Kthimet kanë qenë përherë fitimtare, jemi në ballë të kohës!
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti “Foltoren” e tij të radhës në Kavajë.
Berisha u shpreh në fjalën e tij se në histori, kthimet kanë qenë përherë fitimtare.
“Kthimet kanë qenë gjithmonë fitimtare, kthimet kanë qenë përherë sukese të mëdha, sepse janë thirrje shpirtërore e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, për një Shqipëri të lirë e të begatë. Ne jemi pararendës të kohës, jemi në krye të saj.
Atyre që iu ka ngelur ora le t’ju mbesë, ne jemi në krye të kohës. Me primaret, do vendosni ju vetë. Ne do rikthejmë primaret e do zgjidhni ju me votën tuaj për deputetët e Kavajës. Sot kemi guximin dhe dijen. Ai që shkel statutin ëshët Basha, është peng i Ramës. Nga Kavaja kanë ardhur 1500 qytetarë kundër regjimit më 1991. Duhen protesta, e vetëm protesta”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha jep lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij për Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli non grata në 19 maj të këtij viti.
Nga Kavaja ku po zhvillon ‘Foltoren’ me qytetarët, Berisha ftoi Blinken që të paraqesë çdo provë në Gjykatën e Parisit, ndonëse u shpreh i bindur se ndaj tij nuk ka asnjë fakt.
“Dua të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të dërgojë në Gjykatën e Parisit çdo provë, fakt apo dokument që ka për Sali Berishën. Por ju garantoj se ka zero”, u shpreh Berisha.
“Problemin tim unë e kisha zgjidhur. Kisha zgjedhur rrugën dhe këtu para jush do të them rroftë drejtësia”, theksoi Berisha.
Berisha: Basha ka vendosur të rrijë në opozitë si zjarrfikës, duhet të shkarkohet
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha s’ka kursyer akuzat dhe ironitë nga Kavaja edhe për kryetarin në detyrë të PD, Lulzim Basha.
Berisha tha se Basha shkeli statutin e PD dhe si rrjedhojë duhet të shkarkohet automatikisht.
Ai deklaroi gjithashtu se Basha ka vendosur të rrijë në opozitë si zjarrfikës.
“Kjo foltorje ka qëllime madhore që askush të mos vendosë për ju, të vendosni ju për veten tuaj, për Kavajën dhe Shqipërinë, ky është sovraniteti. Nuk mund të vendosin për ju as ai s’pyet normë mbi tokë, as ata që ju përmendin barin ju. Jo, jo do të vendosni ju vetë. Do ta shihni mirë se çfarë do të bëjmë ne. Ne do të rikthejmë votën në PD, do të rikthejmë primaret, do të zgjidhni ju me votën tuaj deputetët për Kavajën.
Do të zgjidhni me votën e të gjithë anëtarëve, por mendoj edhe të mbështetësve, kandidatët për kjryetar bashkie dhe këshilltarët e këtij qyteti. Sot kemi ardhur me një stad të ri, sot dimë shumë me tepër sa denim 30 vite më parë, atëherë kishim guximin, por sot i kemi të gjitha, edhe guximin edhe dijet.
Foltorja jonë synon që askush të mos guxojë më të shkelë statutin. Nëse ne nuk respektojmë statutin, ne nuk respektojmë nesër Kushtetutën e vendit. Ai që shkel statutin siç veproi peng Basha, e shkarkon statuti automatikisht. Ai ka vendosur të rrijë në opozitë si zjarrfikës, po ku jemi ne për zjarrfikës”.
Berisha: ‘Foltorja’ rrugëtim misionar për përmbysjen e narkoshtetit
Nga qyteti ku është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ‘Foltorja’ është rrugëtimi misionar për përmbysjen e narkoshtetit.
“Kjo foltore shënon fillimin e një rrugëtimi tonë të ri, e një udhëtimi misionar drejt përmbysjes së narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë. Ndaj dhe me këtë rast urimi është, zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, demokratët kudo që janë, që shndërruan foltoren në burim shprese, optimizmi, sovraniteti dhe fitoreje. Foltorja lindi nga idealet tuaja, nga zemrat tuaja, nga shpirti juaj. Foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese, si një thirrje e madhe, të ngrihemi dhe të ngrejmë Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka zhytur regjimi i Edi Ramës”, u shpreh Berisha
Berisha: Protestat do të përfundojnë vetëm me rrëzimin përfundimtar të Ramës
Nga ‘Foltorja’ e Kavajës, sih-kryeministri Sali Berisha deklaroi se protestat do të nisin dhe nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
“Dua t’i them Edvinit dhe atij, të dyve, pengmarrësit dhe pengut, dua t’i them se natën e 19 shkurtit, duke u gdhirë 20 shkurt në 1991, nga ky qytet kanë ardhur në këmbë 1500 burrate Qyteti Studenti. Kanë ardhur në këmbë nga frika se mos regjimi po bllokonte rrugën. Në çdo hap të tyre ishte një votë, demokratët do të votojnë protesta dhe vetëm protesta, ka ikur koha e mashtrimeve. S’na mashtron dot njeri.
Edi Rama ke rrëmbyer votat e këtyre burrave dhe grave shqiptare, dhe do të paguash një për një për çdo votë. Ne jemi ata që jemi të betuar, presim me padurim që të fillojnë protestat të cilat do të përfundojnë vetëm me rrëzimin tënd përfundimtar”, u shpreh Berisha.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet