Presidenti i ekipit anglez të futbollit Leyton Orient, Francesco Becchetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri, ku akuzohet për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash.
Lajmin e raportojne mediat e huaja, teksa specifikojnë se vendimin e ka marrë pak më parë Gjykata e Londrës, e cila shqyrtoi çeshtjen ndaj tij dhe kërkesën e palës shqiptare për ekstradim nga Britania.
Pas këtij vendimi, pronari i Agon-Channel nuk do të ekstradohet në vendin tonë. Gjatë deklaratave të bëra, Becchetti i ka cilësuar sulmet ndaj tij të motivuara politikisht, ndërsa avokati ka thënë se kryeministri Edi Rama e urrente atë dhe për këtë bizneset e Becchettit u konfiskuan nga Qeveria.
Avokati shtoi gjithashtu se Qeveria Shqiptare ka gënjyer për të manipuluar procesin e ekstradimit të Becchettit nga Anglia në Shqipëri.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Nina Tempia, ndërkohë që pala shqiptare deklaroi se do ta apelojë vendimin, brenda 14 ditësh.
Komentet