Pas vënies nën hetim nga Prokuroria italiane e Krye Prokurori i Antimafias Francesco Lo Boi, për favorizim e nxitje në rastin e riatdhesimit me një avion shtetëror të Kreut të Policisë Gjyqësore të Tripolit, Gjeneral Almasri i shpallur në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës, po kjo Gjykatë ka nisur një proces hetimor kundër KM italiane e 2 ministrave të qeverisë së saj.
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka hapur një hetim ndaj veprimeve të qeverisë italiane për “pengim të administrimit të drejtësisë në zbatim të nenit 70 të Statutit të Romës” në lidhje me çështjen e gjeneralit libian Almasri.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.
Në ankesën e mbërritur në Prokurori, e cila ia ka përcjellë atë kancelarisë dhe presidentit të Gjykatës Ndërkombëtare, janë renditur emrat e KM Giorgia Melonit, Carlo Nordio (ministër i drejtësisë) dhe Matteo Piantedosi (ministër i brendshëm).
Dokumenti është nënshkruar nga avokatët e një refugjati sudanez, i cili u ka deklaruar hetuesve ndërkombëtarë për torturat që në vitin 2019, ai dhe gruaja e tij kishin vuajtur nga gjenerali libian, kur të dy ishin të burgosur në Libi.
Ankesa e refugjatit sudanez
Në ankesën prej 23 faqesh, azilkërkuesi, një shtetas sudanez nga Darfuri me status refugjati në Francë, pretendon se ai e gruaja e tij, ai dhe anëtarë të shumtë të grupimit të emigrantëve ku ai ishte pjesë kanë qenë viktima të krimeve të shumta dhe të vazhdueshme nga gjenerali libian”.
Kryeministrja dhe ministrat italianë akuzohen për favorizimin e kryerjes së krimeve kundër të drejtave të njeriut në Libi.
Almasri qëndroi në Itali nga 18 deri më 22 janar, u lirua më pas me urdhër të Gjykatës së Apelit rë Romës dhe u kthye në Tripoli me një fluturim të shërbimit sekret italian.
Avokatët e refugjatit kanë informuar se po përgatisin shtesa në denoncimin e parë pas marrjes së konfirmimit të hapjes së çështjes nga prokuroria. sn