Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës, Arbër Jashari për kallxo.com.
Deputetët e opozitës u arrestuan gjatë së premtes me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës në një aksion të policisë në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
Avokatët e deputetëve kanë thënë se ende nuk e kanë marrë vendimin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i gjykatës Arbër Jashari. Ai ka sqaruar se Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.
Seanca e radhës ndaj deputetëve pritet të mbahet me 1 dhjetor.
Komentet