DON EJËLL KOVAÇI
(5 Prill 1920 – 10 Dhetor 1958)
“Një Zambakut të Bardhë…
që sigurimi komunist…
shtypi me thundra!”
Ja kushton Autori.
Melbourne, Nandor 2010.
FRITZ RADOVANI
GJURMËT
TË ÇOJNË NË…
SIGURIMIN E
SHTETIT KOMUNIST
KOHA KALON…
Nuk e kuptonim thanjen: “Koha kalon e me te kalojmë edhe na…”, mbasi na dukej se hagrepët e sahatit kishin mbetë në një vend, të dy kishin ra tek nr. 6…Mbasi njerzit çoheshin në mengjez në oren 02.00 dhe vraponin me shishe në dorë në rradhat e qumështit, dhe vetëm atëherë, kur vlohej kilja e qumështit, na dukej se u krye detyra e madhe me fëmijë …po kur vinte dreka prap hapej kapitulli i pafund i telasheve të darkës … Monotonia na kishte pushtue të gjithve, mendja vetem rrinte tek grazhdi, si kafshve…se, secili mendonte vetëm “çka do të hamë..!?”
Ecjet, shkuemjet në punë e kthimi në shtëpi, na kishin kthye në kenje të kota dhe të pakuptueshme, tue persëritë të njajten thanje me ata që përshëndeteshim sa herë na qitte rruga përballë njenitjetrit. Edhe pse kishte rasë që një fëtyrë për disa kohë zhdukej, as kjo nuk na binte në sy, aqsa, shpeshë mund të na e kujtonte “mungesen” vetëm ndonjë leter me shirita të zezë që vendosej ndër shtylla të rrugave kryesore apo të kryqzimeve të tyne… E, mbyllej fleta e asaj kohë, vetem tue kujtue ato buzqeshje apo shikime të ambla të mjesit apo të drekës, që sa vinin e na zhdukeshin me kohen pa lanë asnjë mbresë kujtimesh në trunin tonë të moçatun e të përçudnuem nga telashet e jetës…
Fusha e Çelës u kishte mbetë shkodranve vetëm sa me u kujtue se kush asht tue vazhdue me kenë gjallë… Aty merreshin vesh edhe fejesat apo martesat, lindjet e vdekjet, ndonjë e re në veshje e shpesh, kah e vona ndihej nën za, se, “këto ditë” asht arrestue filani ase do të dalë në gjyq një grup rrezikzezësh…nga të cilët, njeni apo tjetri edhe mund të pushkatohen …madje, gjyqi do ti bahej në teatrin e jezuitve e ma vonë u vazhdue në kinema “Republika” të qytetit…Unë ishe fëmijë kur një natë u dogj kinema “Rozafat”, ku kujtimet e atyne ma të moshuemve ishin të pafund për virrmat e prokurorve komunistë të viteve 1945 – 46, dhe për grupet e “shoqeve” partizane që brohorisnin nga lozhet e tyne me gjithë forcen e zanit “plumbin ballit” apo, për të burgosunit që delnin të lidhun përdore e pështyheshin në fëtyrë nga shumë vetë që asnjëherë nuk janë harrue turinjtë e tyne të mbledhun për me i hjedhë sa ma shumë pështymë ndonjë kleriku apo deputeti të lidhun me pranga dhe të vumë në rreshtin e Atyne Burrave, që kalonin tue ecë para Kafes së Madhe, e që mbas pak ditësh… do të shihej i rrëzuem përdhe ngjitë me murin e Vorreve të Rrëmajit…
Ishin të gjithë Ata që mendoheshin nga partia komuniste si “armiq të Popullit, kriminelë apo njerëz të malit” dhe, mbasi ishin grumbullue edhe “informatat dhe faktet” ndër “dosjet” e fryme me qindra faqe nga spijunët e sigurimit të shtetit komunist, tashti po i bahej e ditun edhe Popullit “veprimtaria e tyne armiqsore…” të cilën do ta paguejnë shtrenjtë.
Deri në vitin 1950 pothuej ishin fshi nga faqja e dheut të gjithë ata që u mendonin si “armiq të betuar të pushtetit popullor”, tue fillue me qeveritarët e vjetër apo klerikët e “pabindur” të të gjitha besimeve të Popullit Shqiptar, fillue me Katolik, Bektashijë, Ortodoks e Muslimanë e deri tek diversantët që sillte Përendimi me i vra me doren e sigurimit komunist të Enver Hoxhës, i cili çdo minut rriste “vigjilencen” e tij, të kolltukut personal, partisë dhe shtetit, që rjepte përditë e përnatë…
Në Malet e Veriut, mbas ardhjes së njëfarë krimineli të quejtun Ndreko Rino dhe të një gjaksori Xhemal Selimi, të pasuem nga qindra të tjerë halabakë nga malet e Mallakastres apo kënetat e Myzeqesë dhe të Vlonës, kuadrue ndër brigadat e ndjekjes, porsa u prishën mardhanjet “miqësore” mes dy partive tona komuniste “nënë e bijë” të druzhe Titos dhe Enver Hoxhës, aty nga viti 1948 pothuej, u shue fare rezistenca e tyne antikomuniste, mbasi UDB – ja jugosllave me politiken e saj të njohun të tradhëtisë arriti me vra shumë nga drejtuesit shqiptarë ndër male tue fillue nga Gjelosh Luli, Gjergj Vata etj. Ndërsa, në Mirditë e Pukë, ajo ka vazhdue deri në vitin 1954…kur, terroristi Mehmet Shehu zhvilloi aksionet e tij të shfarosjes së disa fshatrave që edhe i zhbini tue i qitë fare sa fise të pafajshme të Mirditës, bashkë me trojet ku Ata jetonin në vorfni…
Shifrat vazhdojnë me kenë të pabesueshme dhe të cungueme mbasi ato shifra që janë në statistikat e pasakta e që shpallen edhe nga Shoqata e të Persekutuemve politik të Tiranës, të gjithë papërjashtim vazhdojnë me shkrue po me ato “shifra” false, të cilat i dikton e thotë nën za edhe tashti “sufleri” i ministrisë së mbrendshme të qeverisë “demokratike”!
Në fakt terrori i ushtruem nga partia komuniste shqiptare ndaj Popullit Shqiptar, i filluem që në vitët e luftës nacional – çlirimtare në krahinat e Shqipnisë Jugut, nën masken e luftës kundër Legalitetit dhe Ballit Kombëtar, i filluem që në Vlonë me Atdhetarët Lepenica, tue u përsëritë në të gjitha qytetet dhe fshatrat ku venin kambë “çlirimtarët” e vendit, kur merrnin vesh se gjermanët janë largue dhe i pasuem në Veri me terrorin kundër Maleve të Veriut, gjithmonë të panënshtrueme ndaj politikës shoveniste serbe apo jugosllave, ku një rol shumë të rendsishëm në formimin e Tyne Atdhetarë ka luejt Kleri Katolik Shqiptar, ka tregue fëtyren e vërtetë të komunistëve tonë të shitun tek jugosllavët me në krye xhelatin anadollak Enver Hoxha, të pasuem me masakren e Tivarit kundër vëllazenve kosovarë nga bedeli i serbëve Ramiz Alia.
Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Rahman Perdhaku, Gjin Marku, Tuk Jakova, Qazim Kapisyzi, Sheuqet Peçi, Aranit Çela, etj. kriminela vijnë në qytetin e Shkodres, dhe “konfirmojnë” spaletat e tyne të gjeneralëve me veprat ma terroriste që ushtrojnë kundër Popullsisë së Veriut, tue dhanë kështu provat e tyne me brigadat e ndjekjes që nuk lanë gja pa ba, vetëm me sigurue partinë komuniste dhe “druzhe” Titon, për qendrimin e tyne kundër kujtdo që guxon me çue krye kundër pushtimit jugosllav të cilit, i shërbenin atëherë e sot komunistët shqiptarë.
Shkodra aso kohe kishte katër sahata të vendosun në kompanjela të Kishave të qytetit, por me siguri tingujt e rrahjeve të çakiçave të tyne, vinin tue iu prishë nervat atyne që i shikonin nga poshtë ku ishin ata vetë me formimin shpirtnuer e kulturorë, kështu nuk do të vonojë dhe qyteti i lashtë Verior, edhe ai do të ecin si gjithë Populli Shqiptar paditë sesa asht ora nga mjesi e deri në darkë kur errej natë… Shpesh herë kishte rasë kur ndihej trokitje e ndonjë dere që shpërthehej nga sigurimi i shtetit, që mbasi prangonin ndonjë njeri fatzi, vazhdonin me kontrollet e tyne të pafund… e, vetëm ditën e nesërme në mengjez heret kur fillonin me u rreshtue njerëzit ndër rradhat e bukës apo të qumështit, merrej vesht nga gjithë ajo lagje se kush u përfshi në listën e pafund të “reaksionarëve” që, ma vonë do t’ iu vente emni marksist – leninst nga vetë Enver Hoxha “lufta e kllasave”.
Kujtoj një rasë shumë prekës…
Në darkë kur mërrita tek dera e oborrit përshndeta “natën e mirë” një vajzë e një djalë, motër e vëlla…i vëllai ishte shumë i ri…Ditën e nesërme posa u këtheva në drekë në shtëpi, Nana më tregoi se kishte ndigjue që në mengjez herët pa dalë drita…, se kishin interrnue familjen e Gj D, e cila mbeti sa vite ndër ferma e këneta nga Shqipnia e Jugut…
Edhe sot vazhdoj me pasë dhimbje për shkatrrimin pa asnjë shkak të jetës dhe t’ardhmes së atij djali model në gjithë lagjen…e besoj se, edhe sot që Nikolin Destanishta, asht në moshë të thyeme, këte përshtypje i ka lanë të gjithë atyne përsonave që e kanë njohtë qyshë fëmijë… Gjithë jeta i kaloi ndër punë të randa e të rëndomta se Baba i tij Gjoni, njihej si një nga Burrat Trima e Atdhetarë që kishte marrë malet për Liri…
Po sa nga këta episode kishte vazhdimisht në Shkodër?
Komentet