(Kjo kumtesë u mbajt në konferencën e përbashkët organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë me rastin e 50 vjetorit të vendosjes të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve)
E vështirë është të mund të gjejmë me përpikmëri një datë të përafërt se kur dy vendet tona apo banorë tëtyre patën rastin të takohen, por e sigurt është se njohja reciproke daton shumë herët. Gjithsesi janë arkivat e dyvendeve tona që na vijnë në ndihmë për të ndërtuar historinë e marrëdhënieve apo thënë ndryshe pikat e takimit ndër vite.
Është pikërisht tregtia, kjo fushë e veprimtarisënjeëzore që ka sjellë deri në ditët e sotme dokumente, të cilat na pohojnë se kontaktet midis shqiptarëve e zviceranëve datojnë të paktën që nga shekulli i 19. Nëfondet arkivore të firmave të mëdha ekonomike shqiptare nga qyteti i Shkodrës u gjetën pikërisht këto tëdhëna, që flasim për çështje të marrëdhënieve nëfushën e tregtisë.(1
Gjithsesi do të jenë të tjera dokumente që gjenden po në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, të cilat naofrojnë një tjetër pamje të lidhjeve midis dy vendeve tona.
Veprimtarët e çështjes kombëtare shqiptare qëjetonin e punonin jashtë atdheut tradicionalisht kishin gjetur qysh në shekullin e 19 mbështetjen e vendeve mikpritëse si Rumania, Bullgaria, Egjipti, Libia, Argjentina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, ku edhe kishin ndërtuar jetën e tyre atje, por pa harruar kurrë vendlindjen. Ishin larguar nga atdheu për arsye ekonomike, por shumë prej tyre edhe për shkak tëpërndjekjes së ushtruar nga pushtuesit osmanë si rezultat i përfshirjes së tyre në veprimtari patriotike sidomos për gjuhën e shkollën kombëtare.
Është fakt i pakundërshtueshëm se përpjekjet për shkollën e gjuhën shqipe kanë qenë një betejë e gjatëdhe e pandërprerë për shqiptarët në shekuj. Të gjendur përballë një trysnie të egër nga fqinjët jugorë e veriorëdhe sidomos nga refuzimi kategorik i autoriteteve tëpushtimit Osman për të lejuar çeljen e shkollave nëgjuhën shqipe në vilajetet shqiptare si dhe përdorim e gjuhës amtare lirisht sidomos në ceremonitë fetare, atdhetarët brenda vendit, por kryesisht ata që jetonin nëmërgim punuan gjatë që gjuha shqipe të shkruhej bazuar në një alfabet të saj, e jo më duke përdorur gërma greke, sllave apo edhe arabe.
Mbas shumë përpjekjesh e sakrificash veprimtarët më në zë të kësaj beteje të gjatë ja dolën të mblidhen nëvitin 1908 në Manastir, qytet sot në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe të cilit ja kanë ndrruar emrin nëBitole. Por a kishte qenë zgjedhja e parë ky qytet për tëmbajtur Kongresin e Alfabetit të gjuhës shqipe? Sipas një dokumenti që fatmirësisht i ka shpëtuar furisë sëviteve e sidomos dorë shkatërimtare të njeriut, rezulton se një vit më parë, pra më 1907, mendohej që ky tubim historik të mbahej në Zvicër. Kjo e fundit e konsideruar me shumë gjasa si një shtet ku atdhetarët shqiptarë tëshpërndarë në vende të ndryshme, mund të mblidheshin në siguri të plotë, falë qëndrimit dashamirës tëautoriteteve shtetërore zvicerane, për të diskutuar e marrë vendime në dobi të zgjidhjes së çështjes kombëtare.
Kështu në një letër që Sotir Peci, botuesi i gazetës “Kombi” nga Bostoni i dërgonte Lef Nosit më 13 Nëntor 1907 e njofton ndër të tjera se, “…nga Napoli muarrmënjë letrë prej Bajos (sh.au. Topulli) në të cilën nashkruan se do të mbahet në Elveti (sh.au. Zvicër) njëkonferencë e shqiptarëvet në të cilën përveç çështjeve të tjera do të zgjidhet edhe çështja e abecesë. Bajua na shkruan t’a dorëzojmë për këtë konferencë dhe siç thotëçështja e abecesë do të zgjidhet përmi bazin e AbecesëLatinishte dhe do të lihet e Sofjes.”(2
Nuk dihet në se ky takim apo u mbledhje arriti tërealizohet, por i rëndësishëm mbetet fakti se Zvicra gjithnjë e më shumë do të konsiderohet si një vend mikpritës, mbështetës dhe sidomos model për organizimin e shtetit shqiptar në vitet që do të pasojnë.
Një ngjarje domethënëse që vërteton sa më sipër është edhe botimi në vitin 1915 i gazetës “L’Albanie” nëLozanë nga Sotir Kolea, dr. Mihal Turtulli, Hilmi Këlcyra dhe Pandeli Cale.
Por do të jenë vitet 1918-20 kur atdhetarët tanë do të shumëfishojnë veprimtarinë e tyre patriotike në dobi të çështjes kombëtare. Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 kishte qenë një ngjarje e madhe për mbarëshqiptarët, por që nuk kishte arritur të bashkonte tëgjitha trojet shqiptare në një shtet. Luftrat Ballkanike e sidomos Lufta e Parë Botërore i kishin dhënë një grusht të fortë ëndrës shekullore të shqiptarëve. Mbarimi i Luftës nuk shënoi fundin e tragjedisë shqiptare. Fuqitëfituese të Luftës të mbledhura në një konferencëndërkombëtare në Paris kishin në dorë fatet e popujve të mëdhenj e të vegjël. E midis këtyre të fundit ishin edhe shqiptarët, të cilët nuk kishin qenë pjesë e kësaj Lufte shkatërrimtare, por e kishin vuajtur në kurrizin e tyre pasojat e saj ndoshta më shumë se të tjerë që ishin drejtpërdrejt pjesë e saj. Për çdo shqiptar, por sidomos për veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare, ishte më se e qartë se Fuqitë e Mëdha e kishin tashmë në dorë ti jepnin mbështetjen legjitime për moslejimin e plotësimit të ambicjeve shoviniste të fqinjëve të tyre veriorë e jugorë, pra thënë shkurt të mos lejonin copëtimin e trojeve e popullsisë autoktone shqiptare.
E pikërisht në Zvicër në këto vite, 1918-20, do tëpunohet fort nga një grup atdhetarësh nga krahina tëndryshme të Shqipërisë. Të grupuar në një organizëm tëquajtur “Komiteti i Lozanës”, Sotir Kolea, dr. Mihal Turtulli, Pandeli Cale, Hilmi Këlcyra etj., zhvillojnë njëveprimtari të ethëshme veçanërisht gjatë muajve tëzhvillimit të Konferencës së Paqes të Parisit.
Spikat në këto përpjekje përfshirja e Sotir Koleas nështypin e zviceran të Lozanës. Sotir Kolea, një studjues igjuhës, folklorit e historisë, replikon ashpër kundër tëpavërtetave që korespondentë të ndryshëm botojnë nëorgane të shtypit zviceran, në ato muaj rreth Shqipërisëe shqiptarëve, problemeve të gadishullit Ballkanik, nëveçanti të atyre që kanë të bëjnë me kërkesat për tëpërftuar territor në dëm të Shqipërisë. Janë të shumta dokumentet origjinale, që ruhen në fondin personal arkivor të Sotir Koleas, prej të cilave kemi mundësi tëkuptojmë jo vetëm veprimtarinë e tij patriotike, por sidomos edhe lirinë që ai gëzonte, edhe pse jo shtetas zviceran, të debatonte në shtypin vendas me gazetarëtë ndryshëm, të cilët kishin trajtuar tematika në lidhje me Shqipërinë e shqiptarët, si edhe me probleme të sferës politike europiane të mbas Luftës së Parë Botërore.
Duke nisur nga Janari i vitit 1918 disa muaj përpara mbarimit të Luftës së Parë Botërore Sotir Kolea sipas dokumenteve të fondit të tij arkivor rezulton se ka qenënë kontakt me organe të shtypit zviceran.
Në letrën e drejtuar z. P.J.Jouve, administratës sëgazetave ‘Nation” dhe “Feuille” në Geneve më 14 Janar 1918, Kolea me argumente historike kundërshton shkrimet pro-greke duke “harruar” popujt e tjerë shumëmë tepër të nëpërkëmbur e dëmtuar nga Lufta.(3
E përsëri nga 1 deri 2 Maj 1919 ka një letërkëmbim midis Koleas, L.Stubbe në Laussane-Montreux dhe njëletër drejtuar J. Debrit kryeredaktor i gazetës “Feuille” nëGeneve më datë 16 Prill 1920 rreth njoftimeve tëpavërteta që shpërndahen nga ana e Athinës zyrtare për gjendjen politike në Shqipëri dhe lëvizjet e qëndrimet Esat pashë Toptanit, të cilat i kishin shkaktuar vetëm dëme çështjes kombëtare.(4
Këtu mund të përmendja edhe përgjigjen e rreptëqë Sotir Kolea i dërgon redaksisë së “Gazeta e Lozanës” në lidhje me artikullin e gazetarit të saj “Shqipëria në Konferencën e Paqes” botuar më 10 Mars 1919. Përgjigjen e tij Kolea e titullon “Ndreqja e njëgabimi mbi shqiptarët”. Ai në përgjigjen apo më mirëartikullin e tij me argumente bindëse hedh poshtë tëpavërtetat që kjo gazetë ka botuar rreth çështjes shqiptare e sidomos për disa nga personalitetet pjesë tëdelegacionit shqiptar pranë Konferencës në fjalë.(5 Mbi veprimtarinë e Sotir Koleas në dobi të çështjes kombëtare gjatë vitit 1920 në fondin arkivor të Ministrisësë Punëve të Jashtme gjenden dokumente mbi protestat e tij drejtuar organeve të shtypit në Lozanë kundër shtremëbrimeve të fakteve rreth Shqipërisë.(6
E duke filluar nga ky vit, 1920, me mbajtjen e Kongresit mbarëkombëtar në Lushnje, Shqipëria edhe pse e përgjysmuar si territor e popullsi, falë vendimeve arbitrare të Konferencës së Paqes së Parisit, që nëvend të Paqes mbolli farën e Luftës së Dytë, hyn nëshinat e një shteti normal. Qeveria e dalë nga kyKongres u vendos në Tiranë dhe nisi përnjeherë nga puna për ngritjen e institucioneve qendrore e vendore, por pa lënë mënjëanë njohjet ndërkombëtare.
Në vitin 1921 në bazë të një Vendimi të Këshillit tëMinistrave hapet një zyrë përfaqësimi në Geneve.(7
Po në këtë vit shënohet edhe ardhja në Shqipëri e disa albanofilëve të huaj midis të cilëve ishte edhe zvicerani prof. Eugen Pittard, antropolog, etnolog e arkeolog mjaft i njohur e i vlerësuar në mjediset akademike në mbarë Europën.(8
Dy vite mbas Kongresit të Lushnjes, shtetin shqiptar e njeh De jure edhe Konfederata Zvicerane.(9 Ndërsa sipas dokumenteve të fondit të Ministrisë së Jashtme rezulton se në vitin 1924 Shqipëria ka një Konsullatë tëPërgjithshme në Geneve.(10
Ardhja në Shqipëri e vizitorëve nga Zvicra, kryesisht gazetarë e studjues, ndiqej si problematikë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pra lejimi, survejimi e trajtimi i tyre ishte objekt i punës së organeve të këtij institucioni.(11
Ndër të dhënat që kanë të bëjnë gjithnjë me marrëdhëniet midis Shqipërisë e Zvicrës ështëpadyshim edhe njoftimi i Legatës Italiane në Tiranëdrejtuar Prefekturës së Barit për masat që duhet tëmarrin autoritetet shtetërore atje me rastin e kalimit tëmbretit Zog gjatë udhëtimit të tij për në Zvicër.(12
Paraqet interes letërkëmbimi i zhvilluar ndërmjet Legatës Mbretërore Shqiptare në Beograd me Ministrinëe Punëve të Jashtme në Tiranë mbi lajmin e marrjes sëvendimit nga Berna zyrtare e çeljes së një Konsullate tëKonfederatës Zvicerane në Tiranë.(13
Kremtimet e 25 Vjetorit të Vetqeverimit ju besuan nga Qeveria Shqiptare një Komisioni të Posaçëm i cili ju nisi të gjithë prefekturave dhe përfaqësive diplomatike jashtë vendit të dhëna biografike për veprimtarë tëLëvizjes Kombëtare për Pavarësi si edhe përpersonalitete të huaj që kishin kontribuar për çështjen shqiptare, me qëllim nderimin e tyre me medalje tëndryshme. Ndër përgjigjet e ardhura këtij Komisioni gjendet edhe përgjigja e zëvendësit të Konsullatës Mbretërore Shqiptare në Geneve, Th. Luarasi. Ky ifundit njofton se po dërgon jetëshkrimin dhe fotografi të profesorit Eugene Pittard. “…kam nderin t’ju bëj të ditur se….z.Profesor Eugene Pittard, i vetmi i huaj në juridiksionin e kësaj Përfaqësije Mbretnore, i cili ka prurë shërbime mjaf të mëdha Atdheut tonë…”-shkruan Th.Luarasi.(14 Disa prej meritave që i njihen Profesor Pittard-it janë se ka qenë Komisar i Lidhjes së Kombeve në Shqipëri, themelues i Kryqit të Kuq Shqiptar dhe zbulues i periudhës së hekurit në Shqipëri. Por me saduket Prof. Pittard ka patur edhe një meritë tjetër. Nga fondi arkivor i Ministrisë së Arsimit na vjen një tjetër e dhënë interesante për këtë personalitet. Bazuar në njëshkrim të Imzot Fan Nolit botuar në një gazetë nëGeneve, në të cilin ai ka kërkuar të rinj nga Zvicra që tëpunësohen në Shqipëri si mësues, i riu Rene Rjeben nga Geneva i dërgon një letër Ministrisë së Arsimit nëTiranë me të cilën ofrohet për të punuar në sistemin arsimor shqiptar, për organizmin e të cilit ishte ngarkuar Prof. Eugene Pittard.(15
Po në kuadër të këtyre kremtimeve konsulli i Mbretërisë Shqiptare për Zvicrën me seli në Bernë dhe mbrojtës i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, kolonel lejtnant Armin Aerni i ka dërguar Komisionit të25 Vjetorit të Vetqeverimit jetëshkrimin dhe fotografinë e klerikut Lazër Shantoja. Bashkangjitur ka përcjellëshkurtimisht një vlerësim të tij për klerikun në fjalë. “…qënga fundi i vitit 1927 ndodhet në Zvicër. Gjysëm viti qe kapelan në kështjellën Schëandegg pranë Menzingendhe gjysëm viti vikar gjerman në Biel. Ka 5 vjet që ështëfamullitar në La Motte në Juran e Bernës. Ështëpërkthyes i klerikëve gjermanë në gjuhën shqipe. Ka propaganduar dhe bën të njohur Shqipërinë me anë tëartikujve të shkruar në gazeta dhe transmeton me Radio. Megjithë se jeton jashtë Atdheut ai është njëpatriot i zjarrtë.(16
Paraqet interes një letërkëmbim i zhvilluar midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, asaj të Brendëshme, Kryekonsullatës Mbretërore në Geneve në muajt e parëtë vitit 1939, pra pak përpara pushtimit nga Italia fashiste, mbi probleme politike, ekonomike e kulturore midis dy vendeve tona gjatë viteve 20-30 të shekullit tëkaluar.(17
Ndër problemet me karakter politik do të veçojaçensurimin e shtypit dhe kontrollin e sendeve qëdërgohen nga Zvicra, pasi kjo e fundit cilësohet nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të MbretërisëShqiptare, si “…vend ku është organizuar qendra e bolshevikëve”.
Kurse përsa u takonte marrëdhënieve tregtare tëfirmave dhe individëve nga Shqipëria me homologë tëtyre në Zvicër duhet theksuar se gjatë viteve 20 deri nëfund të vitit 1944 ato shënojnë rritje të ndjeshme. Janëdisa fonde arkivore si Ministria e EkonomisëKombëtare(18, ajo e Financave(19, ajo e Bujqësisë e Pyjeve,(20 ajo e Industrisë e Tregtisë(21, Drejtoria Qendrore e Bankës Kombëtare(22 etj., ku është e mundur të gjenden të dhëna mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe në këto fusha. Do tëpërmendja me këtë rast importimin e orëve e argjendarive nga firma “Selfo”, çimentos, monedha ari, etj. Gjithsesi në fondin arkivor të Ministrisë së Financave të para vitit 1944 që ruhet pranë Arkivit Qendror Shtetëror, gjenden pasqyrat e përpiluara po nga kjo Ministri mbi veprimtarinë e import-eksportit të zhvilluar midis dy vendeve tona.
Gjithnjë bazuar në dokumentet që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror njoftohet ardhja më 1941 në Tiranë e këshilltarit të Legatës Zvicerane në Romë. Nuk dihet me detaje se cili ka qenë arsyeja e kësaj vizite, por ka shumë gjasa që kjo vizitë mund të ketë pasur për qëllim hetimin apo marrjen e të dhënave për qytetarët shqiptarë të emigruar në Sh.B.A. dhe qytetarët amerikanë që banonin në Shqipëri.(23
Mospërfshirja në konfliktit e Luftës së DytëBotërore, pra zgjedhja për të qenë vend neutral, iKonfederatës Zvicerane e lejoi këtë të fundit të mund të merrte përsipër mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Sh.B.A dhe anasjelltas.(24
Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore shënon një fazëtjerër të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, fakt ky që gjen pasqyrim edhe në dokumentacionin zyrtar qëgjendet sot në Arkivin Qendror Shtetëror.
Janë jo pak fonde arkivore ku mund të gjejmë tëdhëna mbi ecurinë e marrëdhënieve midis dy vendeve tona si në planin zyrtar shtetëror ashtu edhe në atëpartiak e individual.
Natyrisht ardhja në pushtet e një qeverie komuniste, e cila në mënyrë kategorike refuzoi të njihte e të pranonte arritjet e qeverive të mëparshme në planin ndërkombëtar, pra marrëdhëniet diplomatike me shtetet e tjera dhe marrëveshjet e nënshkruara me to për tëgjitha fushat, edhe marrëdhëniet me Konfederatën Zvicerane pothuaj u ndërprenë.
Gjithsesi marrëdhëniet tregtare do të jenë të parat që riaktivizohen. Shqipëria e pas Luftës, por edhe nëvitet në vazhdim do të jetë pandërprerë në vështirësi për sigurimin e lëndëve të para, për produkte industriale, përbarna mjeksore etj. Fondet arkivore e Këshillit tëMinistrave(25, të Presidiumit të Kuvendit Popullor(26, Ministrisë së Ekonomisë(27, Ministrisë së TregtisëJashtme(28, Ministrisë së Industrisë e Minierave(29, Ministrisë së Financave(30 Drejtoria e Përgjithshme e Bankës(31, Ministria e Arsimit dhe Kulturës(32, Ministria e Shëndetsisë(33, Drejtoria e Përgjithshme e Postave e Telekomunikacionit(34 janë burimi kryesor i të dhënave në lidhje me sa u përmend më sipër. Në këtë grup fondesh padyshim nuk mund të mos përmend edhe vetëfondin arkivor të Drejtorisë së Përgjithshme tëArkivave(35 në të cilin gjendet i gjithë dokumentacioni nëlidhje me ndihmën e jashtëzakonshme financiare e profesionale që Qeveria Zvicerane e Arkivat Federale Zvicerane kanë dhënë për modernizimin e kësaj Drejtorie.
Mendoj se paraqet një interes paksa të veçantëfondi arkivor i Drejtorisë së Përgjithshme të Albturizmit.(36 Ky institucion shtetëror i krijuar në vitin 1955 kishte për qëllim organizimin dhe sjelljen e grupeve turistike nga vende të ndryshme, që dëshëronin të vizitonin Shqipërinë. Grupet kontrolloheshin rreptësisht jo vetëm nga kjo Drejtori, por sidomos nga Ministria e Brendëshme. Nuk lejoheshin në mënyrë kategorike kontaktet me qytetarët shqiptarë. Në fondin arkivor tëkëtij institucioni, i cili tashmë ka pushuar veprimtarinë e tij gjenden lista emërore të vizitorëve, ku janë të shumtëqytetarët zviceranë intineraret e udhëtimeve nëpër Shqipëri, akomodimet në hotele, menytë, si edhe raporte të shoqëruesve shqiptarë rreth sjelljes apo qëndrimeve të pjestarëve të këtyre grupeve turistike. Por dokumentet që mendoj se janë me më shumë vlerëi përkasin përshtypjeve e letrave që ata lënë në prag tëlargimit nga Shqipëria ose që i dërgojnë pasi janë kthyer në vendet e tyre.
Pas vitit 1992 Arkivit Qendror Shtetëror ju dorëzua ishArkivi i ishPartisë së Punës së Shqipërisë. Në këtëishArkiv gjenden dokumente që paraqesin mjaft interes për studjuesit e lëvizjeve të majta në Europë e më gjërë.Midis tyre do të veçoja dokumentet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Partisë së Punës së Shqipërisë me Partinë e Punës së Zvicrës(37, me Qendrën (Organizatën) e Komunistëve Zviceranë Marksistë-Leninistë(38 me në krye Gilbert Etien dhe Partinë Komuniste të Zvicrës të drejtuar nga Zh. Buliard(?)(39. Kontaktet me këto grupime politike të majta mbaheshin nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Paris.
Gjithsesi ndërmjet letrave dërguar udhëheqësit shqiptar, E. Hoxha(40 gjendet një letër e cilësuar “armiqësore” nga aparati i Komitetit Qendror i Partisë dhe natyrisht edhe prej vetë Hoxhës, dërguar nga Zvicra në vitin 1968. Letërshkruesi dënon ashpër komunizmin,ndërhyrjen ushtarake sovjetike në Çekosllovaki dhe vlerëson maksimalisht NATO-n.
Si përfundim mund të themi se:
1. Bazuar në dokumentet arkivore shqiptare rezulton se marrëdhëniet midis dy vendeve kanëardhur gjithnjë e në rritje në të gjitha aspektet.
2. Zvicra ka qenë një vend i sigurtë për veprimtarinëe mjaft atdhetarëve në dobi të çështjes kombëtare.
3. Rezulton nga burimi arkivor shqiptar, kryesisht në letërkëmbimin e zhvilluar ndërmjet personazheve më në zë të botës shqiptare gjatë dekadave të para të shekullit të kaluar, por edhe të hedhura si mendime e ide në shtypin e kohës, se modeli i organizimit shtetëror zviceran ka qenë konsideruar nga atdhetarë të ndryshëm si më i përshtatëshmi e më i miri për tu ndjekur në rastin e Shqipërisë. E jep jashtëzakonisht qartë se çfarëziente në mjediset intelektuale të viteve 30 tëshekullit të kaluar në lidhje me sa më sipër, njëartikull i shkurtër i një prej gazetarëve më në zëtë atyre viteve, Ismet Toto, “Zvicër apo Afganistan?” botuar në gazetën “Arbënia” më 1 Shkurt 1936.
Ja pak rreshta nga ky artikull: “Kohë pas kohe populli shqiptar dhe e gjithë djalëria e këtij vendi ka dhënë prova se është gati të bëjë të gjitha sakrificat për të…..ëndrën e bukur, Shqipëria tëeuropianizohet, të bëhet një Zvicër nëBallkan…..emërimi i djemve të rinj, që studjuan në Europë, në disa nëpunësira shtetërore, nuk luajti asnjë rol, mbasi këta ca për mungesëeksperience dhe ca pse ishin në grada të ulëta, natyrisht ishin të detyruar të veprojnë sipas drejtimeve të mehmurëve (nëpunës) të vjetër, qëqëndronin në krye të punëve. Kështu shpjegohet fakti që ngadalë qeverimi i këtij vendi arriti forma krejt të padëshiruara….më 21 Tetor (1935qeveria Mehdi Frashëri nisi nga puna) u çel njëfaqe e re dhe historia jonë filloi të shkruhet jo mëme shkronja arabishte, por me alfabetin latin. Grupi qendror i mehmurëve levantinë (lindorë) u hoq nga kreu i punëve dhe vendin e tij e zuri njëgrup të rinjsh me në krye në nga më të ndriturit dhe më liberalët e të vjetërve që kemi. Qysh nga ajo ditë po vazhdon një polemikë e ashpër nëmes atyre që përfytyrojnë Shqipërinë si njëAfganistan dhe të atyre që e duan dhe përpiqen ta bëjnë një Zvicër”.
Burimet arkivore:
1. F. 143, d. 1185, fl. 1-2
2. F. 32, d.55/2, fl.91-93; F.44, D.21, fl.94
3. F.54, D.68, fl.49
4. F.54, D. 67/2, fl.158-159;D.68, fl.45-46,48
5. F.54, D.68, fl.55-56
6. F.151, v.1920, D.137
7. F.149, D.I-307
8. F.152, v.1921, D.166; F.273, v.21, D.48
9. F.151, v.22, D.209; F.152, v.22, D.1278; F.235, v.22, D.20
10. F.151, v.24, D. 115, 302
11. F.152, v.24, D.422, 594; v.27, D.85; v.33, D.31
12. F.163, v.32, D.488; v.33, D.31
13. F.151, v.37, D.141
14. F.170, v.37, D.23
15. F.195, v.22
16. F.170, v.37, D.23
17. F.151, v.39, D.49
18. F.171
19.F.178
20. F.172
21.F.175
22. F.179
23. F.153, v.41, D.158
24.F. 153, v.42, D.492; F.236, v.42, D.60; F.271, v.42, D.125; F.346, v.42, D.116; F.347, v.42, D.79
25. F.490
26. F.489
27. F.494
28. F.504
29. F.496
30.F. 505
31. F.506
32. F.511
33. F.512
34. F.501
35. F.507
36. F.770
37. F.14/Ap- mp, Lista 1,5,7-10
38. F.14/Ap- mp, Lista 1,5,7-10
39. F.14/Ap- mp, Lista 1,5,7-10
40. F. 10/Ap
Tiranë, Shtator 2020Prof. Dr. Nevila Nika
Komentet