Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe
Autoritetet e Prishtinës nuk e kanë aprovuar kërkesën e dy zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për të realizuar një vizitë në Kosovë.
Por, përkundër këtij vendimi, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka hyrë në Mitrovicë.
Marko Gjuriq në Mitrovicë, 27 mars, 2018
Paraprakisht nga Ministria e Jashtme të Kosovës ishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri u kishte refuzuar kërkesën për vizitë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikolla Sellakoviq. Sipas Zyberaj, ndalesa është aplikuar për shkak të “deklaratave që nxisin tensionim të situatës”.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ndalesa që i është vënë vizitës së Gjuriqit dhe zyrtarëve tjerë serb ndërlidhet me deklaratat e tyre nxitëse dhe mos përfilljen e marrëveshjes për vizitat reciproke.
“Gjuriq, të enjten dhe të premten me deklaratat e tij ka nxitur urrejtje e pakënaqësi te popullata e Kosovës, duke thënë se po shkon në vendin e vet (në Kosovë) dhe nuk ka askush që e ndalë”, tha Pacolli, gjatë një konference për media, pas takimit me ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl, e cila po qëndron në Prishtinë.
“Ne i kemi kërkuar atij që t’i respektojë rregullat dhe të paraqes kërkesën 72 orë para se të realizojë vizitën. Andaj, ai sot nuk ka mund të hyjë në Kosovë”, tha Pacolli, duke shtuar se autoritetet e Prishtinës do t’i përgjigjemi kërkesës së Serbisë, në harmoni me marrëveshjen e arritur për vizitat e zyrtarëve.
Përmes një postimi ne facebook, Pacolli ka paralajmëruar arrestimin e atyre që hyjnë pa leje në territorin e Republikës së Kosovës.
“Për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre, as Gjuriq dhe as Vulin. Kushdo qe futet ilegalisht në Kosovë do të arrestohet”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti i tha Radios Evropa e Lirë se policia është e obliguar të veprojë sipas urdhrit, gjegjësisht që të mos lejojë hyrjen e Marko Gjurqit në Kosovë.
Policia e Kosovës, tha Hoti, gjatë ditës së sotme do të veprojë sipas planit të veçantë operativ.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretari i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikolla Sellakoviq planifikonin që të merrnin pjesë në një debat me qytetarët në veri të Kosovës, rreth dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën, të cilin e ka nisur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit të zhvilluar të premten në Bruksel ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit kishte deklaruar se me leje apo pa lejen e institucioneve të Kosovës, zyrtarët e Qeverisë së Serbisë do të shkojnë në Mitrovicë.
Në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës janë deklaruar edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini ka thënë se palët tashmë kanë një marrëveshje për vizitat zyrtare, të cilës, siç tha ajo, “duhet t’i përmbahen”.
“Mospajtimet në lidhje me këtë marrëveshje duhet të zgjidhen përmes dialogut, dhe jo përmes çfarëdo përshkallëzimi “, theksoi Kocijançiq.
Ajo tha se të dyja palët mbeten të përkushtuara për dialog dhe se këtë e kanë dëshmuar edhe në takimin e fundit në nivelin e presidentëve të zhvilluar të premten në Bruksel. Prandaj, nënvizoi ajo, të gjitha çështjet me interes të përbashkët duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut në frymën e normalizimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve.
Ndërkohë, autoritetet serbe kishin njoftuar se edhe ministrit të Kulturës në Qeverinë e Serbisë, Vlladan Vukosavleviq i ishte ndaluar hyrja në Kosovë përmes pikës kufitare ne Jarinë.
Por, Policia e Kosovës ka njoftuar se ministri serb i kulturës, ishte kthyer vullnetarisht nga kalimi kufitar Jarinë, edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme i kishte lejuar atij vizitën.
“Vizita e tij ishte planifikuar të realizohej në kalimin kufitar Mërdare që lidh Kosovën me Serbinë”, ka sqaruar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, “i njëjti pas hyrjes nuk vazhdoi më tej drejt Mitrovicës Veriore, por ai vullnetarisht ishte kthyer në Serbi”.
Ministri serb i Kulturës po planifikonte që të martën të vizitonte disa manastire nëpër Kosovë.
Ndryshe, që nga vera e vitit të kaluar presidenti Serbisë, Vuçiq, kishte paralajmëruar fillimin e dialogut të brendshëm në Serbi për çështjen e Kosovës. Një dialog të tillë ai tashmë po e zhvillon nëpër komunat në Serbi, por në Kosovë, autoritetet e Prishtinës nuk e shohin të nevojshme shtrirjen e këtij formati të dialogut.
Përderisa autoritetet e Prishtinës nuk u kanë lejuar zyrtarëve serb të hyjnë në Kosovë për të zhvilluar dialogun e paralajmëruar rreth çështjes së Kosovës, disa qytetarë serb ishin tubuar për sallës, ky ishte planifikuar të mbahej ky debat. Aty afër, janë parë edhe forcat e Policisë së Kosovës të cilat po e vëzhgojnë gjendjen.
Mitrovicë – Qytetarët serb të interesuar të marrin pjesë në debatin rreth Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ritheksuar angazhimin e vazhdueshëm për drejtësi për të zhdukurit me forcë gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar si një betejë që nuk do të . . .
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një shtim të presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e të vërtetës lidhur me krimet e luftës t . . .
Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi.
Produktet shqiptare po bëhen . . .
Mesha mortore në nder të Papa Françeskut ka përfunduar dhe arkëmorti është nisur drejt kishës Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë.
Procesioni do të largohet nga Vat . . .
Funerali i Papa Françeskut ka përfunduar. Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë, duke i dhënë fund shërbimit pas 2 orësh e 10 minutash.
Arkivoli i Papa Françeskut tani do të t . . .
Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti Bajram Begaj gjatë homazheve në Vatikan.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të P . . .
Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kaptitalin njerëzor.
Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në n . . .
Mes çoroditjes politike kur mungon qartësia e një programi dhe kur vetëm Rama është ai në qendër “që thith” gjithë vëmendjen e medias të mos kuptuarit e dëmit që po i shkakton propaga . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj finlandez, Alexendar Stubb, në Helsinki, më 23 prill 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e . . .
Në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e d . . .
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.
Gazetarja Klodiana lala raporton se urdhri për sekuestrimin e . . .
Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klaster . . .
Komentet