Natë e plotë. Vallzojnë yjet nëpër bar.
Tërhiqen në pyll dhe nëpër shpella shtigjet,
Rojtari i pyllit nuk flet më.
Kukuvajka të murme ulen si urna mbi pisha.
Në errësirën pa dëshmitarë
qetësohen shpendë, gjak, vendi
dhe aventura ku bie sërishmi.
Përjeton një shpirt në çdo fllad,
pa të sotme,
pa të djeshme.
Me jehona shurdhe mes pemëve
lartësohen shekuj të zjarrtë.
Në gjumëgjaku im si një valë
largohet prej meje
nga pas te prindët.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet