Fusha kryesore e një intelektuali, lideri ose politikani të mirëfillët dhe ekselent, janë koha, njerëzit, populli (kombi) dhe atdheu i tij. Respektivisht, edukata, kulutura, arsimimi (emancipimi), disiplina dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale për të udhëhequr dhe komunikuar.
Ndërkaq, kredoja, besimi, idealet dhe vizionet e tij kryesore ose substanciale janë arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij përkatës ose respektivë.
Në këtë frymë intelektuali, lideri ose politikani i mirëfillët dhe ekselent, me të njejtën bukuri, dashuri dhe profeci që e do Zotin, jetën, botën, shpirtin dhe familjen e tij, i do edhe njerëzit, popullin (kombin) dhe atdheun e tij.
Kjo donë të thotë se intelektualet ose liderèt e mirëfillët dhe ekselent, nuk janë poltronë, servilë, vasalë, demagog, hipokrit, epigonë, bedel ose kameleon të askujtë. Ata janë si peshku i cili edhe pse jeton ose noton në ujëra të njelmëta ose të tharta, gjithmonë e ruan mishin të freskët dhe të shijshëm. Ata qè thonè se i duan dhe respektojnè me tepèr Amerikèn, BE-s, Naton ose Perèndimin, se sa Kosovèn ose shqiptarèt: Ata nuk i duan dhe s’i respektojnè as SHBA-s, as BE-s, as Naton ose Perèndimin. Ata ose janè joshqiptar, puroshqiptar ose antishqiptar. Apo, si mund tè flet dikush pèr “1OO pèrqind shtet” ose “1OO pèrqind Kosovè” me plot analfabet, çoban, udbash ose vasal, kolaborator dhe mercenar tè Serbisè, Rusisè, Turqisè ose dikujt tjetèr ne partinè dhe qeverinè e tij?!
Në të kundërtën, atmosferat ose situatat e ndryshme negative, violente, infantile, konfliktuoze ose eskalative së bashku me anomalitë, patologjitë, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale dhe kolektive, krijohen pikërisht me anë të klanizimëve, fosilizimëve, privatizimëve, komercionalizimëve, instrumentalizimëve dhe monopolizimëve të ndryshme të shtetit, pushtetit dhe politikës së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga ana e kujtdoqoftë në botë. Përkatësisht, me komercionalizimin, relativizimin, privatizimin, uzurpimin dhe monopolizimin e moralit të përgjithshëm shtetërorë ose qytetar të cilat në instancë të fundit janë blasfemi, demagogji, hipokrizi dhe makiavelizëm i mbyllur ose egocentrik.
Në këtë frymë, edhe gjuha e njohur e dashurisë së lartë intelektuale, profesionale, atdhetare ose patriotike, nuk është kurrë e njejtë ose e barabartë me gjuhën e laikëve ose diletantëve të ndryshëm që i shpartallon ose davarisë mengjesi. Politika është art, ndërsa arti është filozi. Dhe, pa i njohur artin dhe filozofinë, ju nuk mund të njihni as jetë si art të lartë natyrorë dhe mbinatyrorë së bashku me vlerat e saj hyjnore ose universale.
Njè digresion:
Nga profesoret ose ekspertèt e njohur rusè tè psikologjisè klinike si Behteriev,Vasiliev, Pavllov, Pllatanov, Lebedinski si dhe nga kolegèt ose homologet e tyre amerikan si Mekinli, Xhejkobson, Aserinski, Klajtman dhe tè tjerè, pos tjerash kam lèxuar dhe mèsuar dikur se personat ose individèt e ndryshèm neurofren, skizofren, oligofren etj., tè prekur nga sindromet ose simptomet e ndryshme tè paranojes, skizofrenisè, (shizofrenisè), oligofrenisè, mizantropisè, idiopatisè, narkolepsisè, nebulozès dhe semundjeve tjera nervore ose psikopatologjike, e kanè tè vèshtirè ose tè pamundur t’i pranojnè ose akceptojnè vèrejtjet, kritikat, keshillat, sugjerimet ose rekomandimet miqèsore ose dashamirèse tè miqve, shokève, tè afermève familjar, tè kèshillètarève personal ose profesional, apo edhe tè ekspertève tè specializur nè fushat e ndryshme tè psikologjisè klinike dhe asaj politike. Ata me mè deshirè iu nènshtrohen instiktève, emocioneve ose figurave dhe autoriteteve te ndryshme supreme ose ambivalente qè i njohin vetèm ata dhe nuk ndodhèn nè kurrfarè marèdheniesh tè aferta me ta, se sa miqve, shokève ose anètarève tè familjes, popullit (kombit), shtetit, pushtetit etj. Me tepèr jetojnè nè hipnoza ose fantazi tè ndryshme imagjinare, fiktive ose ablanacionale (ablanitive) etj., se sa nè realitet, normalitet ose racionalitet.
Ndèrkohè qè edhe reflekset dhe rrezet e ndryshme alfa nè trurin e tyre sè bashku me ndijimet (ndjenjat) e njohura humane, solidare dhe patriotike me tè tjerèt, i kanè si tè thuash jofunksionale ose inhibilitive. Nejse!
Se këndejmi, njerëzit ose personat e ndryshëm (qofshin ata edhe lider partiak ose politik, politikan të lartë ose diplomat etj.) që i përseritin ose recidivojnë përditë fjalët, sloganet ose mesazhet e njejta nepër konferenca shtypi, samite të ndryshme ose në fushata zgjedhore ose elektorale: Ose janë citues dhe epigon të dikujt tjetër, ose ndodhën para sëmundjes së dementisë, alzheimerit, melankolisë së përgjithshme, egomanisë ose egopatisë, ose janë mashtrues të njohur ordiner ose ambulant.
Kjo donë të thotë se një lider ose politikan i mirëfillët, ekselent dhe profesionist në kuptimin e plotë të fjalës, të tërin -profesionin, artin politik ose diplomatik, intelektin dhe talentin e tij, i ngritë dhe projekton mbi gamën, substratin dhe substitutin e gjërë rekonstruktivè ose paradigmatikè të ligjëve, simboleve, idealeve, vizioneve dhe fenomenëve të njohura njerëzore, shoqërore dhe natyrore të popullit (kombit) dhe atdheut të tij. Në ravijezimin, konturimin, profilizimin, identifikimin, sintetizimin, shquarjen, eksplorimin, konvencionalizimin, sintetizimin dhe artikulimin e asaj që është e bukur dhe me vlera të posaçme shkencore dhe profesionare, respektivisht, shtetërore, nacionale, historike etj.
Aty janë edhe studimet dhe analizat e njohura shkencore ose metodologjike të ngjarjeve, zhvillimëve, proceseve, fenomeneve ose dinamikave të ndryshme lineare, sublime, relevante, konfidensiale, furioze, hektike, eklektike, dinamike, ataraktive, inkarnative, satisfaktive…Të procesëve, deformimëve, anomalive, patologjive dhe fenomenëve të ndryshme violente, infantile, patologjike, destruktive, dekonstruktive, reaksionare, anakronike, retrograde dhe të tjera.
Në këtë menyrë, kuptimi, esenca dhe rëndësia e gjithëmbarshme e etikës dhe estetikës së njohur institucionale, funksionale dhe konstitucionale, ndodhën të mbështetura, projektuara dhe konstruktuara pikërisht mbi substratin, konstruktin, enkodimin dhe antinomin e njohur shkencorë dhe humanist. Përkatësisht, në studimin, analizën dhe kritikën e njohur shkencore dhe metodologjike.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndarjet ose klasifikimet e njohura shkencore ose filozofike të etikës së përgjithshme shtetërore, qeveritare, nacionale, politike, diplomatike etj., mbi bazën e punës dhe angazhimit praktik dhe teorik, gjegjësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin, mbi kriteriumet e njohura të obligimit dhe përgjithësisë morale, ligjore, profesionale dhe institucionale, gjegjësisht, etikën autonome dhe heteronome, mbi kriteriumin e raportëve ose marëdhëniëve të njohura vertikalo- horizontale në relacionin e njohur shteti-pushteti (qeveria)-shoqëria-personi ose individi, gjegjësisht, etikën individuale, etikën kolektive, etikën profesionale dhe etikën sociale, etikën e rastëve ose situatave të ndryshme akute ose kronike, etikën ekzistencialiste, etikën materiale, etikën formale, etikën normative, etikën funksionale, etikën profesionale, etikën strukturale, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën fetare ose religjioze, etikën institucionale dhe konstitucionale, etikën diskriptive, etikën empirike, metaetikën ose etikën e njohur të filozofisë së përgjithshme dhe asaj praktike dhe kështu me radhë.
Ndaj, çfarë (çka) duhet ditur? (Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë ? (Kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe cfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Materializmit dhe Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu integer (integrues) dhe patriot..?
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura çfarë( çka) guxojmë të dijme?, çfarë (çka) guxojmë të besojmë dhe premtojmè ? dhe çfarë( çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë sonë…?
Në kontekstin e mesipërm filozofik ose metaestetik, si të thuash të të gjitha kahet, orjentimet ose drejtimet e mundshme shoqërore, politike, filozofike, sociale, societale dhe të tjera, në instancë të fundit ndodhën të përmbledhura, ravijezuara, konturura, sintetizuara, profilizuara dhe konvencionalizuara ne dy drejtimet e njohura shkencore dhe filozofike. Në drejtimin e njohur idealist dhe në drejtimin materialist. Respektivisht, në Idealizem dhe Materializem.
Ndërkohë që nga Idealizmi dhe Materializmi rrjedhin dhe zhvillohen si të thuash të të ligja luftërat, konfliktët dhe mospajtimet e mundshme politike, partiake, klasore, sociale, konceptuale, ideologjike, rajonale, krahinore dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë u mundshme njerëzore ose qytetare.
P.S. Duke i parè, dègjuar dhe lèxuar premtimet ose deklaratat e ndryshme “spektakulare” ose “bombastike” tè pèrfaqèsuesve tè LDK-s, PDK-s, AAK-s, Nismes Socialidemokrate, Vetvendosjes, AKR-s etj., nè kushte dhe rrethana normale, me pèrjashtime tè rralla, asnjèri prej tyre nuk i meritojnè as 2O pèrqind (2O %) tè votave nè nivel vendor ose nacional pèr kryeministra, ministra ose deputet tè ardhshèm tè Kosovès.
Komentet