Gjon Temali – Lindur në Shkodër 1904.
Shkollën e mesme e kreu në Austri, ndërsa të lartën për farmaci në Firence.
Punoi si farmacist ne spitalin civil te Tiranes. Ishte njeri i kulturuar, aspironte per nje demokraci perendimore. Merrej dhe me filateli.
E arrestuan me 20 . 2 . 1951 dhe e pushkatuan ne mesnaten e dates 26 . 2. 1951: “bomba në ambasadën sovjetike.
Gjon Temali ndryshe nga te arrestuarit e tjere ju be nje fare hetuesie nje ditore me 25 Shkurt 1951. Procest verbali nuk eshte firmosur nga hetuesit QERIM KAJCA dhe HYSEN HOXHATI dhe as nga viktima Gjon Temali: nuk paten kohe se u nisen nga hetuesia drejt ne vendin e pushkatimit, siç deshmon dhe shefi i sigurimit RASIM DEDJA.
Lajmin per pushkatimin e ka derguar ne shtepine e viktimes Gjon Temalit me 27 Shkurt 1951 oficeri i sigurimit ANGLI LUBONJA, siç deklaron e bija e tij Ida Temali.
Mbas pushkatimit familja Temali jeton e internuar ne Vlore dhe me pas ne Shkoder
Beniamin Bakalli
(Marrë nga faqja në fb ‘Gjenocidi Shqiperi’)
Komentet