Tenisti nga Serbia, Novak Gjokoviçi, është eliminuar në xhiron e dytë të turneut të serisë Masters në Monte Karlo, pasi sot ka humbur në duelin me tenistin nga Çekia, Jiri Vesely.
Gjokoviq, që ishtze fitues i këtij tuneru vitin e kaluar, ishte i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën pësoi disfatë na Vesely, i cili në listën ATP rangohet në vendin e 55-të.
Dueli zgjati dy orë e tetë minuta dhe përfundoi me fitoren e Veselyt me rezultat 2:1 në seta (6:4, 2:6, 6:4).
Komentet