Nga NICOLA BORZI, Il Fatto Quotidiano
Pas një dekade betejash ligjore, Shqipëria e ka humbur përfundimisht çështjen për rishikim të vendimit të arbitrazhit që i njeh sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe personave të tjetër një dëmshpërblim mbi 120 milionë euro.
Shuma është e madhe, e barabartë me 0.75% të prodhimit të përgjithshëm bruto të Tiranës, që më 2022 arriti 16.2 miliard euro. Konflikti ligjor kishte të bënte me Agon Channel, një kanal televiziv në Tiranë me 500 punonjës, pronar i të cilit ishte Becchetti, i hapur në prill 2013.
Për shkak të kritikave ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, qeverisë së tij dhe politikanëve të tjerë, kanali u mbyll në tetor 2015, pasi Beçhetti dhe nëna e tij, Liliana Condomitti, u akuzuan padrejtësisht për riciklim parash. Pasuritë e Becchetti-t u ngrinë, u nxor një mandat arresti ndërkombëtar dhe u kërkuar ekstradimi. Në tetor 2015, Becchetti u arrestua në Londër, por në korrik 2016 Gjykata Penale e Westminster-it refuzoi mandatin e ekstradimit, duke i përkufizuar provat shqiptare “totalisht të rreme”.
Hedhjen poshtë të kërkesës së Shqipërisë e bëri ICSID në Washington, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet, që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.
Sipas ICSID, mandatet e arrestit të nxjerra nga qeveria e Ramës kundër Becchetti-t dhe administratorit të Agon Channel, Mauro De Renzis – të akuzuar për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh, përvetësim të padrejtë dhe riciklim parash – ishin të motivuara nga kritikat e televizionit kundër qeverisë shqiptare dhe se mbyllja e televizionit ishte kulmi i një fushate politike kundër Beçhetti-t.
Gjykata e Londrës vendosi që Tirana kishte abuzuar me procedurën gjyqësore. Pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte, Interpol tërhoqi mandatet e arrestit kundër Becchetti-t e De Renzis.
Tani vendimi i vitit 2019 bëhet përfundimtar dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 120 milion Becchettit dhe personave të tjerë të prekur.
Becchetti u shpreh: “Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime. Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama e qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që detyrohen”. syri.net