E gjithë pasuria e Gjergj Bojaxhiut, ish –kandidatit për Bashkinë e Tiranës, ish –Drejtori i KESH dhe ish –zëvendësministri i Ekonomisë, është nën sitën e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda dhe Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me aktivitetin e kompanisë “Everest Oil” me administrator Gjergj Bojaxhi, nën akuzën për “Mashtrim me Kredi”, “Pastrimit të produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale”, si dhe “Fshehje të Ardhurash” .
Në dosjen që Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit i ka dërguar Prokurorisë më datën 4 Mars, renditen të gjitha veprimet e dyshimta që sipas policisë, Bojaxhi ka kryer me kompaninë e tij nga viti 2012 deri në vitin 2016, duke qarkulluar shuma marramendëse parash.
Në hetim janë transaksione prej dhjetëra milionë dollarësh të derdhura nga Bojaxhi në llogari të kompanisë “Everest Oil”, pasuria e tij dhe ajo e familjarëve të afërm.
Gjithçka vërtitet rreth kësaj kompanie, e cila rezulton se është themeluar nga shoqëria “Superba SRL” me seli në Napoli në vitin 2012, me aksionerë Jola Bojaxhi, bashkëshorte e Gjergj Bojaxhi dhe shtetasit Andrea Valeriu, Oltion Spiro dhe Altin Fani. Bojaxhi rezulton edhe si aksioner kryesor bashkë me vjehrrën, Lumturi Hasamataj. Edhe “Superba SRL” është krijuar në korrik të vitit 2012.
Menjëherë sapo ishte krijuar, në Korrik – Nëntor 2012 “Everest Oil” ka qarkulluar mbi 29 milionë dollarë, pa llogaritur shumat në Euro dhe Lek.
Ndërsa vetëm për periudhën 2012 – 2015 janë depozituar Cash nga Bojaxhi mbi 26 milionë dollarë, kryesisht tërheqje nga llogari në banka të tjera. Veç kësaj shume, 100 milion dollarë përllogariten paratë hyrëse nga llogari të tjera të kompanise, në sistemin atell, i cili funksionon jashtë syrit të shtetit dhe brenda besimit reciprok të një grupi njerëzish, që realizojnë fitimet dhe qëllimet e tyre në formën e një rrjeti merimangë, duke njohur mjaft mirë vakumet ligjore të tregut bankar e financiar.
Në Tetor 2013 ajo ka tentuar të bëjë një transaksion me një kompani rezidente në Gjeorgji, “Lockhart Trading Group”, për blerje nafte e gazi. Kjo kompani është themeluar nga Igor Kalin, një shtetas rus i dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni, i ekspozuar politikisht në Ukrainë. Për shkak se transaksioni u konsiderua i dyshimtë, ai nuk u krye.
Policia thotë se “Everest Oil” në vitet 2013 dhe 2014 ka rezultuar me fitim mbi 200 milionë lekë dhe 18 miliardë lekë xhiro, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës. Janë shpërndarë dividente në shumën e 223 milionë lekëve. Në vitin 2014 nga një kontroll tatimor, ajo u gjobit me 13 milionë lekë.
Të gjitha këto shuma parash kanë ngritur dyshime në institucionet ligjzbatuese. Pavarësisht se Bojaxhi ka qarkulluar miliona dollarë, nga deklarimi i pasurisë së tij dhe familjarëve të afërm, ka rezultuar se kursimet e familjes se tij nuk i kalojnë 50 mijë eurot në vit.
I dyshimtë është edhe fakti i futjes në tregun shqiptar të “Everest Oil” menjëherë pas krijimit të saj. Kjo kompani ka lidhje edhe me Petroliferën shiptare, e cila zotërohet thuajse tërësisht nga grupi që kontrollon “Everest Oil”.
Dyshimet shtohen, sipas policisë, pas konstatimit se edhe pse kompania ka patur vetëm 6 punonjës ne vitin 2014, ajo ka bërë një xhiro prej 18 miliardë lekësh.
Një tjetër dyshim ngrihet nga fakti se edhe pse “Everest Oil” rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milionë lekë, vjehrra e Bojaxhi, Lumturi Hasa, i ka shitur aksionet për vetëm 26 mijë euro, ndërkohë që vetëm nga shpërndarja e fitimit të kompanisë për vitin 2014, ajo ka përfituar mbi 60 milionë lekë, ose 430 mijë euro.
Pjesë e hetimit janë edhe investimet në pasuri të paluajtshme të Gjergj Bojaxhi dhe marrja e kredive duke lënë një kolateral një pronë të blerë me një çmim të deklaruar shumë të ulët dhe jo real.
“Everest Oil” rezulton me një total kreditimi prej 170 milion dollarësh, ndërsa dividenti për ortakët përllogaritet në 223 milionë lekë.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Komentet