Të parët që ngritët dy gishtat lart ishit ju
Sekretarët e partise,konsomolasit e rinisë
E pështytë, me këmbë e shkelet kartonin e kuq
Dhe oh u gdhitë pishtarë të demokracisë
Të parët që ja mbathët në Perëndim ishit po ju
Birbo të kuq shtatëpal brezash pa fe` e atdhe`
Ju qe mbi gërmadhat e botes së vjeter kapitaliste
Do ndërtonit internacionalen, botën e re`
Ju qe gjithe jetën shkelet mbi varre
Dhe hija e vdekjes ju ndjek nga pas
Mos harroni shkrepetimën që zbret nga qielli
Ahet dhe mjerimin e një populli të pafat
NY 1992
Sejcila fjale ne vendin e vet! Ju pershndes!
Komplimenti shume varg e fjal te verteta