Unë besoj se një fije bari nuk është më pak se një ditë pune e yjeve,
dhe në të njëjtën mënyrë milingona është e përkryer, dhe një kokërr rërë,
dhe veza e cinxamiut,
dhe një bretkocë peme është një kryevepër nga më kryeveprat,
dhe bimët kacavjerrëse mund të qëndisin sallonet e qiellit,
dhe vija e ngushtë e dorës time mund të qeshë me çdo mekanizëm,
dhe lopa që pëllet me kokën lart lë në hije çdo statujë,
dhe një mi është një mrekulli e mjaftueshme për të tronditur një mori
mosbesimtarësh.
E çfarë është bërë me të rinjtë dhe të moshuarit?
Dhe çfarë mendoni se është bërë me gratë dhe fëmijët?
Ata janë gjallë dhe shëndosh, kush e di ku,
sythi më i vogël tregon se në të vërtetë nuk ka fare vdekje,
dhe se, edhe po të kishte, do të na çonte drejt jetës, dhe nuk
pret që ajo të përfundojë për ta ndaluar atë,
dhe pushon kur jeta shfaqet.
Gjithçka vazhdon dhe shtrihet, asgjë nuk zhduket,
dhe të vdesësh është diçka e ndryshme nga ajo që supozohet të jetë,
diçka më me fat.
A ka menduar dikush ndonjëherë që të lindurit është fat?
Unë nxitoj ta njoftoj atë, burrë apo grua, se është fat të vdesësh, unë e di këtë.
Unë kaloj përmes vdekjes me vdekjen dhe përmes
lindjes me të porsalindurin sapo lahet, dhe nuk jam i kënaqur
midis kapelës dhe çizmeve të mia,
dhe unë studioj objekte të shumta, madje asnjëri prejt tyre i barabartë me tjetrin dhe
të gjitha të mirë,
toka e mirë dhe dhe të mirë yjet, dhe e mirë gjithçka që është me tokën dhe yjet.
Komentet