VOAL

VOAL

Gjiknuri: Berisha është tip nekrofil, mbasi bëri orgji, i vuri zjarrin shtëpisë

September 10, 2015

Komentet

UGSHPD: NJË JETË NËN DHÈ DHE JETËT TONA MBI DHÈ

Sa tragjike mbetet ngjarja e humbjes së jetës së një djaloshi 14 vjeçar në nga një përfshirje konflikti me thika mes tre adoleshentëve në afërsi të një shkolle ku ata ishin bashkënxënës?
Njëri humbi jetën, një tjetër në luftë për jetën dhe një tjetër në arrest për të pritur gjykimin.
A reflektoi shoqëria shqiptare për t’u tërhequr dhe bërë një pauzë heshtje për të treguar reagimin qytetar ndaj dhunës verbale, vrasjeve gjaknxehta dhe krimeve që ndodhin rëndom gjatë çdo dite?
Për të gjetur arsyet dhe shpjegimet duhet gjakftohtësi gjatë çdo pyetje që ngrihet për çështjen nga shoqëria shqiptare për t’ju drejtuar çdo institucioni, prej familjes, shkollës, rendit dhe sigurisë, të mediave që bëjnë krye-lajm ngjarjet tragjike, e përtej qeverisë dhe presidentit për të arritur në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Përse do të ndaleshim këtu?
Sepse ngjarja e përsëritur nuk mban më.
Pavarësisht buxhetit 2025 ku prej dy ditësh u dëgjuan shifra dhe “përkujdesje” për çdo grupmoshë dhe si për çdo veprimtari të jetës shoqërore dhe ekonomike drejt BE-së 2030, në një kohë kur kriza dhe korrupsioni po e gërryejnë shoqërinë shqiptare nga keq qeverisja.
Është e kotë të bësh propagandë dhe të spekulosh mbi ngjarjen tragjike që përsëritet.
Vetëm dje në qoftë se do të ekzistonte fryma e njerëzishme e pajtimit, e kthimit për të reflektuar mbi humbjen e jetës kur në një konflikt përfshihen të rinjtë, kryetarja e Kuvendit* mund të mblidhte kryetarët e grupeve parlamentare dhe në mënyrë solemne të mbanin heshtje dhe ta pezullonin debatin e buxhetit 2025 për një ditë më të qetë. Por kjo nuk ndodhi, “portat e ferrit” mbetën hapur dhe breshëritë e replikave të politikës vazhduan gjatë. Çuditërisht gjatë sa na befasuan të gjithëve se si ky buxhet e vazhdon maratonën në një kohë kur ai i një viti më parë u mbyll për 7 minuta me fuqinë e kartonit të mazhorancës dhe protestave të opozitës.
Kanë ndryshuar vetëm kryetaret e Kuvendit, kanë ndryshuar shifrat dhe premtimet në rritje, por cilësia dhe siguria e jetës është përkeqësuar dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme.
Është koha që që të gjithë të reflektojmë. Çdo deklaratë dhe qendrim duhet të jetë i matur para dhimbjes dhe zisë që shkakton dhe këto fatkeqësisht janë bërë të shpeshta dhe njerëzit po ashtu edhe të shkujdesur.
Nga një përfshirëje konflikti me thika mes tre adoleshentëve gjen tre histori dhimbjeje.
Një jetë që ndërpritet…
Një jetë që përpiqet…
…dhe një jetë që do të marrë dënimin.
Këto tre trauma psikike dhe emocionale në luftë për jetën shoqëria shqiptare ka nevojë të reflektojë dhe të gjejë shërimin. Një jetë nën dhè dhe jetët tona mbi dhè i shëron vetëm paqja, dashuria, ai popull dhe ajo politikë qeverisjeje që e kanë vullnetin për t’ja mbyllur shtigjet krimit dhe korrupsionit.
______
* Sipas ATSH- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se “kjo është ngjarje shumë e rëndë dhe shumë tragjike për t’u trajtuar me këtë lehtësi në këtë kërkesë për procedurë. Duhet të bisedojmë në rast se vendoset për një kohë të përshtatshme dhe për diskutime shumë më të thella për këtë çështje si për procedurë edhe për arsyet e shkaqet”.Spiropali theksoi se “deputetët nuk janë të gjithë dhe do të ishte mungesë ekstreme respekti së pari për viktimën dhe familjen e tij, mos ta përdorim për politikë të ditës të gjejmë një kohë të përshtatshme”.Pavarësisht kësaj deputetët e PD-së janë ngritur më këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje për 14 vjeçarin.
20 Nëntor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

NATO mobilizon 800 mijë trupa! Europa gati për luftë!

Kombet evropiane po përgatiten për një luftë të gjithanshme në kontinent pasi Ukraina lëshoi raketa të prodhuara nga SHBA në Rusi për herë të parë duke përbërë një kërcënim real për një luftë të gjithanshme. Sipas një dokumenti prej 1000 faqesh të titulluar ‘Plani Operacional Gjerman’, të bërë publik nga media gjermane “Frankfurter Allemagne Zeitung”, thuhet se Gjermania do të presë qindra mijëra trupa nga vendet e NATO-s dhe do të shërbejë si qendër logjistike për dërgimin e sasive të mëdha të pajisjeve ushtarake, ushqimeve dhe ilaçeve drejt frontit.

Ushtria gjermane po udhëzon gjithashtu kompanitë dhe civilët se si të mbrojnë infrastrukturën kryesore dhe të mobilizohen për mbrojtjen kombëtare, duke parashikuar një situatë në të cilën Rusia zgjeron fluturimet me dron, operacionet e spiunazhit dhe sulmet sabotuese në të gjithë Evropën.

Po ashtu, bizneset janë këshilluar të krijojnë plane krize të cilat detajojnë përgjegjësitë e punonjësve gjatë emergjencave dhe do të udhëzohen të pajisen me gjeneratorë me naftë ose të instalojnë turbina me erë për të siguruar pavarësinë energjetike, shkruan A2 CNN. Përgatitja e Gjermanisë ndjek shembujt e vendosur nga vendet nordike, ku broshurat dhe emailet tashmë janë dërguar në miliona shtëpi me këshilla për kërkimin e strehimit, grumbullimin e furnizimeve dhe stërvitjen rudimentare ushtarake.

Nënkoloneli gjerman dhe kreu i Komandës së Shtetit të Hamburgut, Jörn Plischke, është një avokat i vendosur i nevojës për t’u përgatitur për një luftë të mundshme në Evropë dhe ka nisur një përpjekje për të fuqizuar sektorët industrialë dhe bujqësor të Gjermanisë. Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, një luftë konvencionale në Evropë do të ishte e mundur përsëri në pesë vitet e ardhshme”, tha gjenerali gjerman nga Hamburgu, aty ku ushtria gjermane po kryen një stërvitje ushtarake.  sn

Ukraina lëshon për herë të parë raketat britanike Storm Shadow në Rusi- Ja çfarë rrezeje kanë

Ukraina ka përdorur për herë të parë raketat me rreze të gjatë Storm Shadow kundër Rusisë.

Sipas The Telegraph, në fshatin Marino, Kursk, janë gjetur fragmente nga një raketë Storm Shadow të mërkurën. Raketa britanike Storm Shadow kanë një rreze veprimi prej 150 miljesh. Kjo do të thotë se Ukraina tani mund të godasë objektiva brenda Rusisë.

Leja nga Britania e Madhe iu dha ukrainasve për të përdorur raketat pasi Joe Biden i dha dritën jeshile Zelensky që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga SHBA brenda Rusisë në fillim të kësaj jave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kievi përdori Atacms për të goditur një objekt ushtarak në Bryansk herët të martën.

 

 

Vladimir Putin u përgjigj duke ulur pragun për gjuajtjen e armëve bërthamore ndaj Ukrainës dhe aleatëve të saj.

Raportet nga blogerët ushtarakë rusë sugjeruan se raketa ishte lëshuar pasditen e së mërkurës.

(BalkanWeb)

Situata katastrofike- BE kthen mbrapsht 57 % të eksporteve nga Shqipëria

Shifrat e tregtisë me jashtë pasqyrojnë një situatë katastrofike për cilësinë dhe sigurinë e produkteve që prodhohen në Shqipëri.

Të dhënat e bëra publike nga Forumi Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet tregojnë se 57 për qind e produkteve shqiptare, që nisen për eksport, kthehen mbrapsht për shkak të cilësisë dhe mungesës së sigurisë.

Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, për shkak të mungesës së cilësisë dhe standardeve.

Gjatë dekadës së fundit, më shumë se gjysma e refuzimeve erdhi nga tregu i BE-së dhe pjesa tjetër nga Kina e SHBA. Por, që tregu të hapet, po merren masat që prodhimet të kenë standard.

Eksportet bujqësore kushtuan 550 mln euro në vitin 2023, dhe objektivi që ato të arrijnë 1 mld euro në 2030, cenohet nga refuzimet në kufi./KAPITALI

Kurti: S’ka Asociacion, pa e njohur Serbia rendin kushtetues të Kosovës

Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi për zbatimin e saj duhet ta kenë pikënisje tërësinë, e jo vetëm pjesë të saj, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Tek ka folur për obligimet që i përshkruhen Kosovës, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shefi i ekzekutivit ka thënë për televizionin “Alsat” të Maqedonisë së Veriut se pikënisja duhet të jetë tërësia e Marrëveshjes.

“Nuk është marrëveshja bazike një tryezë suedeze ku mund ta marrësh gjellën tënde të preferuar dhe t’i hedhësh të tjerat. Gjashtë fjali në preambulë, 11 nene në marrëveshje, plus aneksi i zbatimit nga Ohri i marsit të vitit të kaluar me 12 pika, pra duhet ta kemi pikënisje tërësinë, jo ndonjë pjesë duke mohuar tërësinë. Unë e kam diskutuar edhe në Bruksel këtë”, tha Kurti.

Tek i është referuar Asociacionit, kryeministri Kurti ka përmendur një kusht. Ka thënë se themelimi i kësaj trupe nuk mund të bëhet pa e njohur Serbia rendin kushtetues të Kosovës.

“Nuk mund të ofrojë unë kafe pa filxhan. Cili është burimi legal juridik i asociacionit, a është Kushtetuta e Kosovës, apo diçka tjetër. Beogradi thotë nuk e pranoj Kushtetutën e Kosovës. Atëherë pse jemi duke diskutuar. Nuk mund të thuash: Unë kam marrë sa kam marrë, dua të marr edhe më shumë, por ti nuk ekziston. Ata duhet ta pranojnë Kosovën, çkado që kërkojnë për serbët në Kosovë duhet ta kërkojnë përbrenda rendin juridik dhe kushtetutës të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

E në BE e kanë përsëritur qëndrimin se përparimi në dialog është thelbësor për rrugët respektive evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi Peter Stano, tha për KOHËN se palët kanë marrë përsipër zbatimin e Marrëveshjeve dhe theksoi se është duke u punuar në planin e sekuencimit.

“Nga të dyja palët pritet t’i zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre e dialogut pa ndonjë vonesë apo parakushte sipas mënyrës hap pas hapi. Diskutimet për finalizimin e planit të sekuencimit janë duke vazhduar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Marrëveshjen Bazë në shkurt të vitit 2023 në Bruksel, e një muaj më vonë në Ohër edhe për Aneksin e zbatimit të saj. Por asnjëra prej pikave të Marrëveshjes nuk ka nisur së implementohet.

Marrëveshja 11-pikëshe mes tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore dhe që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare./KOHA

Reporterët pa Kufij: Niveli i lirisë së shtypit në Shqipëri është një nga më të ulëtit në Europë

Konferenca e organizatës “Reporterët pa Kufij” në muajin prill me shtypin shqiptar
VOA/Ilirian Agolli

Organizata Reporterët pa Kufij dhe Këshilli Shqiptar i Medias publikuan sot një paketë rekomandimesh për të mbrojtur gazetarët në Shqipëri, për të siguruar të drejtën e informimit dhe një peizazh mediatik të pavarur, pluralist dhe të besueshëm.

Nisma u mor për shkak se, siç vlerëson organizata RSF, niveli i lirisë së shtypit në Shqipëri është një nga më të ulëtit në Europë dhe është përkeqësuar për një kohë të gjatë.

Shqipëria renditet e 99-ta midis 180 shteteve në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, që publikoi Reporterët pa Kufi në maj për vitin 2024, dhe e fundit në rajon krahasuar me vendet e zonës së Ballkanit.

Në udhërrëfyesin e publikuar sot gjatë një konference shtypi online propozohet për mbrojtjen e gazetarëve, që Shqipëria të forcojë ligjet për të kundërshtuar paditë abuzive SLAPP ndaj tyre, duke kërkuar që ankesa të kalojë nga një mekanizëm vetërregullues para se të shqyrtohet nga një gjykatë.

“Procesi i anëtarësimit në BE ofron një mundësi unike për Shqipërinë për të përmirësuar ligjin dhe standardet e lirisë së shtypit në mënyrë që të mbështesë në mënyrë efektive gazetarinë e lirë, të pavarur dhe të besueshme në vend”, thuhet në deklaratën e përbashkët të RSF-së dhe KSHM-së.

Në dokument propozohet gjithashtu të rishikohen ligjet për mbrojtjen e konfidencialitetit të burimeve të mediave përballë përpjekjeve të paligjshme për t’i zbuluar dhe viktimizuar ato, si dhe miratimi i një plani kombëtar veprimi për sigurinë e gazetarëve sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës.

Sa i takon pavarësisë dhe pluralizmit të medias dhe mbrojtjes së saj nga ndërhyrjet dhe censura udhërrëfyesi propozon të miratohen masa që mbrojnë pavarësinë editoriale të redaksive veçanërisht nga ndërhyrjet e aksionerëve të medias në konflikte inteesi.

Garanci më të forta për pavarësinë editoriale dhe financiare u propozuan edhe për Radio Televizionin Publik (RTSH), sigurimi i një buxheti të qëndrueshëm dhe procedura të pavarura në zgjedhjen e drejtuesve të tij.

“Rekomandimet synojnë të mbështesin “Dialogun e Strukturuar për Lirinë e Medias”, një procedurë që do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë kushtet për të hyrë në BE. Përpjekjet tona, të motivuara nga interesi publik dhe të bazuara në besimin dhe transparencën, tregojnë se edhe në një vend ku liria e shtypit sfidohet në të gjitha nivelet, veprimi i përbashkët dhe i vendosur është i mundur”, tha Pavol Szalai, drejtuesi i zyrës së RSF-së për BE dhe Ballkanin.

Udhërrëfyesi nga RSF dhe KMSH propozon lehtësira ekonomike për qëndrueshmërinë afatgjatë të gazetarisë shqiptare si zbutje tatimesh, kredi pa interes ose heqjen e gjobave për mediat që janë në procesin e Iniciativës së Mirëbesimit JTI. Ndërsa bashkësia e biznesit mund të mbështesë gazetarinë e besueshme duke shtuar reklamat për mediat etike.

“Shqetësimet për situatën dhe besimin në median shqiptare po rriten, sidomos në kushtet e rritjes së autoritarizmit dhe propagandës. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë, por pavarësia financiare për median është një pikënisje vendimtare. Vetëm atëherë media mund t’i shërbejë vërtet interesit publik”, thotë Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias.

Në takimin e prillit të kaluar me përfaqësues të RSF-së gazetarët shqiptarë pohuan se janë rregullisht viktima të sulmeve të dhunshme herë fizike, më shpesh verbale si dhe presione për padi.

Po ashtu ata pohuan se mediat janë nën presione ekonomike, çka shton pasigurinë dhe autocensurën në punën e tyre.

Në takim u theksua se tregu mediatik është i përqendruar në duart e një numri të vogël pronarësh, ndërsa është rrënjosur thellë bashkëpunimi i interesave politike, biznesore dhe mediatike, çka ndikonshumë në pavarësinë editoriale dhe në raportimin e gazetarëve.

UGSHPD: MESAZHI DHE IMAZHI PËR ZGJEDHJET NGA DIASPORA 2025

Kush e fiton votën e diasporës?
Pjesmarrja dhe një proces i barabartë me integritet për ta respektuar të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur do të ishte idealja.
Por që këtu çshtja trajtohet pa konkurrencë të ndershme.
Nga një anë kemi opozitën në riorganizim që po kërkon bashkëpunim dhe unifikim kundër regjimit dhe nga ana tjetër vetë regjimin, pra elitën qeveritare e cila ka financime dhe një strukturë kapilare brenda vendit dhe po mundohet ta zgjerojë atë edhe në diasporë. Në qoftë se kjo shprehet si aftësi organizative që i dallon të dy kampet pjesa tjetër e rëndësishme është se, mjetet e informimit/media sa barazi vendi dhe kohe u jep veprimtarive që ato organizojnë që nga njoftimet, lajmet, analizat apo transkriptimet e plota të fjalimeve nga oratorët pjesëmarrës në to.

Ndërsa Rama e hapi lojën me Greqinë (2 herë), Italinë (1 rast) dhe SHBA-në (2 herë), ku Gjermania dhe Britania edhe pse u premtuan nuk u realizuan, prej 5-6 muajsh mediat ende japin “jehonën” e tubimeve populiste dhe politike të Ramës ku për hir të së vërtetës janë tërhequr joshjet me këngëtarët VIP, por ata janë kompesuar nga administrata dhe përfaqësitë diplomatike. Nuk kanë munguar shfrytëzimi i rasteve të Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani sikurse dhe Lojrat Olimpike në Paris që e gjithë qeveria, përfaqësues të Bashkive të mëdha e të vogla veshën ngjyrat “kuq e zi” për të qenë në krye të një fushate rienergjizimi politik dhe patronazhimi. Por muajt më pas nuk pastruan dot imazhin e rilindësve socialist pasi korrupsioni në realitetin shqiptar shpërthen çdo ditë. Tashmë çdo organizim dhe pjesëmarrje në tubimet e qeverisë për diasporën, ka reagimin e protestueseve jashtë dhe brenda mjediseve të jo vetëm kundërshtojnë politikat e qeverisë, por bartin me vete edhe ndërkombëtarizimin e imazhit të korrupsionit në vendet ku Rilindja Socialiste shfaqet.

Opozita nga ana e saj pas disa takimeve të ngushta në rajon fillimisht me përfaqësues të PD  është zgjeruar në Britaninë e Madhe dhe SHBA gjatë dy-tre ditëve të shkuara ku janë shënuar disa takime masive dhe simbolike. Dega e PD Londër përmes emigrantëve Shkëlzen Rustemaj dhe Daniel Nikolla kanë pritën disa përfaqësues të PD për komunikimin si Alfred Lela, Floriana Garo, Besart Xhaferri dhe u lidhën virtualisht me Kryetarin e PD Sali Berisha. Ndërsa drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli është ndodhur në Nju-Jork (Nju Jork) dhe Uster (Masaçusets) në disa takime me bashkëatdhetarët. 

Mesazhi i përcjellë nga këto takime del i qartë Votoni për Shqipërinë! 

Por a është ky mesazh i mjaftueshëm dhe a është dëgjuar në Shqipëri po aq sa edhe në diasporë?

Kjo është pika kyçe e komunikimit dhe luftës mediatike e cila përtej të sotmes pritet të zhvillohet deri në zgjedhjet 2025.

ATSH dhe mediat pro qeverisë nuk e garantojnë këtë po nuk u ushtrua një presion që lidhet me ndërgjegjësimin e qytetarëve. Ajo fillon nga KQZ dhe Kuvendi e deri tek monitorimi i mediave dhe i rrjeteve sociale. Mund të fitojë kush ka më shumë financime, por mund të ndikojë edhe ai që kujdeset për përcjelljen e fortë të mesazhit në cilësinë e imazhit. 

Vetëm në një krahasim të fundit, Rama në Nju Jork dhe Selanik dhe Partia Demokratike në Londër janë jo vetëm numerikisht të ndryshme, por mediatikisht të mbështetura në raporte shumëfish për qeverinë dhe vetëm pak vend dhe hapësirë për opozitën. ATSH-ja nuk e përmend fare kur në raste të tjera, transkriptime të plota nga fjalimet e Ramës janë përcjellë si vizion për zhvillimin, Evropën 2030, turizmin, himne dhe lavde kulti dhe asnjë frazë për përgjegjësitë e tre mandateve për korrupsionin, sigurinë, krimin dhe shpopullimin e vendit.

Pikërisht në fund të kësaj analize duhen parë aktorët rreth votuesit.

Sa  do të garantojnë dhe sa do të ndikojnë ata në informim, ndërgjegjësim për ruajtjen e integritetit të procesit.

Tek sa subjektet politike kanë provuar terrenin sot në Tiranë OSBE dhe KQZ  organizuan  tryezën “Zgjedhjet 2025: Roli i medias në procesin zgjedhor – sfida dhe mundësi”. 

Shqiptarët ende presin një ligj përfundimtar për votën e diasporës tek i cili nuk do të ndërhyhet dhe të ketë vonesa pasi Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj. 

U12 Zgjedhjet diaspora.png

18 Nëntor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

UGSHPD: NARKOZA PROPAGANDISTIKE

 
 
Komisioni Hetimor Parlamentar “për sterilizimin dhe check-up ” u la në heshtje.
Qeveria kërkon buxhetin e vitit 2025.
Kur ende humbjet financiare nuk janë ndalur si hemorragji, qeveritarët luajnë me narkozë-propagandën, jo vetëm për opinionin publik, por blejnë heshtjen për të intimiduar drejtësinë.
Skica ilustrese nga autori LD NY24 tërheq vemendjen se si komisioni parlamentar i njëanshëm kthehet si instrumenta në duart e dr. Ramës për të pastruar gangrenën e korrupsionit.

16 Nëntor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për Ukrainën, i rëndësishëm

Raketë e sistemit amerikan, ATACMS.

 

Shtetet e Bashkuara e kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të hënën ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Administrata e presidentit Joe Biden e ka lejuar Ukrainën t’i përdorë armët e prodhuara amerikane për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, thanë mediat amerikane të dielën.

Baerbock, megjithatë, tha se kjo nuk përbën ndryshim të strategjisë nga Perëndimi.

“Vendimi nga pala amerikane – dhe dua ta theksoj se ky nuk është rimendim, por thjesht intensifikim i asaj që kanë dhënë deri tani partnerët e tjerë – është tejet i rëndësishëm në këtë kohë”, tha Baerbock në Bruksel para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së.

The New York Times, Associated Press dhe Reuters raportuan më 17 nëntor se Biden ka hequr këto kufizime, duke u thirrur në burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar për këto raportime dhe nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment dërguar nga Radio Evropa e Lirë. Këshilli për Siguri Kombëtare po ashtu nuk ka komentuar për këtë raportime.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë do të përbënte një ndryshim të madh në politikën amerikane, pasi Kievi që një kohë të gjatë i ka kërkuar Uashingtonit që ta lejojë që të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk i konfirmoi drejtpërdrejt raportimet, por tha se një nga pikat kryesore të “planit të tij të fitores” që ia ka paraqitur aleatëve përfshinte përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga ushtria e tij.

“Sot, shumë njerëz në media po thonë se kemi marrë leje për veprime të përshtatshme. Por, [ushtritë] nuk godasin me fjalë. Gjëra të tilla nuk bëhen publike. Raketat do të flasin vetë”, tha ai përmes një postimi në Telegram.

Reuters, duke cituar burime, raportoi se Kievi planifikon të kryejë sulmet e para me armë me rreze të gjatë veprimi pas disa ditësh, por nuk dha më shumë detaje.

Ukraina me gjasë do të përdorë raketat e sistemit ATACMS – që kanë rreze veprimi deri në 300 kilometra – tha Reuters, duke cituar tri burime që kanë informacione për këtë çështje.

ATACMS apo Sistemi Raketor Taktik Ushtarak është raketë e fuqishme hipersonike, balistike që mund të udhëtojë deri në 300 kilometra. REL

Pas SHBA-ve, Franca dhe Britania lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Franca dhe Britania e Madhe, kanë lejuar Ukrainën përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi SCALP dhe Storm Shadow për të sulmuar brenda territorit rus, shkruan Le Figaro.

“Francezët dhe britanikët kanë lejuar Ukrainën të përdorin për sulme thellë në territorin rus raketat SCALP/Storm Shadow”, u tha nga Le Figaro.

Artikulli më pas fokusohet më shumë në autorizimin e presidentit amerikan, sa i përket përdorimit të armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi nga ana e ukrainasve sa i përket sulmeve në Rusi me raketat ATACMS.

New York Times kishte raportuar se Joe Biden kishte lejuar për herë të parë, që forcat ukrainase të përdorin raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS për të sulmuar në territorin rus.

Ato fillimisht do të duhej të përdoreshin për të goditur rusët dhe trupat verikoreane në rajonin Kursk të Rusisë.

SHBA ka qenë furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit me Rusinë.

Midis shkurtit 2022 dhe fundit të qershorit 2024, SHBA dorëzoi armë dhe pajisje me vlerë 55.5 miliardë dollarë, sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore.

Aleatët e tjerë si Gjermania dhe Britania e Madhe kanë dhënë armë dhe pajisje përkatësisht me vlerë 11 dhe 9,6 miliardë dollarë. Armët përfshijnë avionë, mbrojtje ajrore, tanke dhe drone.

Britania e Madhe e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të quajtur Storm Shadows, por nuk e ka lejuar Ukrainën t’i përdorë ato kundër territorit rus.

Sistemi i raketave të ushtrisë MGM-140, ose ATACMS, është prodhuar nga Lockheed Martin. Këto raketa mund të arrijnë deri në 300 km (186 milje) dhe janë të vështira për t’u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të lartë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto armë si pjesë e një pakete mbështetëse, dhe ato tashmë janë përdorur të paktën një herë për të goditur objektivat ruse në Krimenë e pushtuar.

Ato lejojnë Ukrainën të godasë më thellë zonat e mbajtura nga Rusia, duke synuar bazat, objektet e magazinimit dhe qendrat logjistike.

Rusia ka deklaruar më parë se këto armë nuk do të ndryshojnë rrënjësisht rezultatin e luftës, por Putin ka paralajmëruar SHBA-në kundër përdorimit të tyre në territorin rus. sn

Ish-zyrtari i NATO-s pasi Biden e bwautorizoi të përdorë armët me rreze të gjatë: Cilat do jenë objektivat e Kievit

Ish-zyrtari i NATO-s Nicholas Williams ka reaguar pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të hequr kufizimin për përdorimin e armëve amerikane nga ana e Ukrainës kundër Rusisë. Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm.

Williams tha për Sky News se kjo lëvizje e bërë nga ana e Biden është e rëndësishme kur është fjala për pozicionin e Ukrainës, që të mos bëjë kompromise me territorin e saj në raport me shtetin rus.

“Kjo është një lëvizje domethënëse. Ukrainasit mund të thonë se është pak vonë, por se është tepër mirë të ndodhë diçka e tillë në një moment kritik”, tha Williams.

Ndër të tjera, ai tha se edhe telefonata e bërë mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin tregoi se lideri i Rusisë nuk ishte i gatshëm që të bëjë hapa pas, me qëllim për të pasur paqe.

I pyetur se çfarë do të bënte tani Britania e Madhe, ai shtoi: “Starmer donte të tërhiqej dhe tani ai në mënyrë të pashmangshme do të vendosë të miratojë raketat me rreze të gjatë që sulmojnë objektivat ruse në afërsi të kufirit.” Sipas tij, Kievi do të synojë objektiva ushtarake “të cilat mund të kenë ndikim në kufi ose në betejë”.

Kujtojmë se sot presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar prej muajsh që kufizimet për raketat me rreze të gjatë veprimi të hiqen, duke lejuar Ukrainën të synojë vendndodhje brenda Rusisë. bw

SHBA-ja raportohet se i ka dhënë leje Ukrainës të sulmojë Rusinë me armë me rreze të gjatë

Mediat amerikane kanë raportuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka hequr kufizimet që e parandalonin Ukrainën që të përdorte armët amerikane për të sulmuar thellë brenda territorit rus.

The New York Times, Associated Press dhe Reuters raportuan më 17 nëntor se Biden ka hequr këto kufizime, duke u thirrur në burime që kanë njohuri për këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar për këto raportime dhe nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment dërguar nga Radio Evropa e Lirë. Këshilli për Siguri Kombëtare po ashtu nuk ka komentuar për këtë raportime.

Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë do të përbënte një ndryshim të madh në politikën amerikane, pasi Kievi që një kohë të gjatë i ka kërkuar Uashingtonit që ta lejojë që të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar Rusinë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk i konfirmoi drejtpërdrejt raportimet, por tha se një nga pikat kryesore të “planit të tij të fitores” që ia ka paraqitur aleatëve përfshinte përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga ushtria e tij.

“Sot, shumë njerëz në media po thonë se kemi marrë leje për veprime të përshtatshme. Por, [ushtritë] nuk godasin me fjalë. Gjëra të tilla nuk bëhen publike. Raketat do të flasin vetë”, tha ai përmes një postimi në Telegram.

Reuters, duke cituar burime, raportoi se Kievi planifikon të kryejë sulmet e para me armë me rreze të gjatë veprimi pas disa ditësh, por nuk dha më shumë detaje.

Ukraina me gjasë do të përdorë raketat e sistemit ATACMS – që kanë rreze veprimi deri në 300 kilometra – tha Reuters, duke cituar tri burime që kanë informacione për këtë çështje.

ATACMS apo Sistemi Raketor Taktik Ushtarak është raketë e fuqishme hipersonike, balistike që mund të udhëtojë deri në 300 kilometra.

Administrata aktuale amerikane së fundi ka qenë duke kërkuar për mënyra se si të rrisë ndihmën për Ukrainën, para se Bideni të përfundojë mandatin më 20 janar 2025, kur presidenti i zgjedhur republikan, Donald Trump, të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka kritikuar mbështetjen e fuqishme që Bideni i ka dhënë Kievit dhe ka thënë se synon që t’i japë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur, por nën kushte që me gjasë do të jenë të papranueshme për Ukrainën.

Ende nuk ka ndonjë koment nga ekipi transitor i Trumpit, por këshilltari i tij kyç, Richard Grenell, e ka kritikuar këtë lëvizje të administratës Biden.

“Po i përshkallëzon luftërat para se të largohet nga detyra”, shkroi Grenell në X.

Sipas New York Times, lejimi që ukrainasit të përdorin armë me rreze të gjatë veprimi, ATCMS, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të Rusisë për të përfshirë në luftë trupat koreanoveriore.

Burimet e kësaj media amerikane thanë se përderisa nuk pritet që ky vendim i administratës së Bidenit të ndryshojë në mënyrë thelbësore rrjedhën e luftës, një nga qëllimet e ndryshimit të politikës, sipas tyre, është që t’u dërgojë një mesazh koreanoveriorëve se ushtarët e tyre janë të cenueshëm dhe nuk duhet të dërgojnë më shumë në Rusi.

SHBA-ja, Ukraina, Koreja e Jugut dhe NATO-ja kanë thënë se Koreja e Veriut – e cila ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë – i ka dërguar Rusisë mijëra ushtarë, për ta ndihmuar Moskën në luftën në Ukrainë.

SHBA-ja ka thënë se beson që 10.000 ushtarë koreanoveriorë gjenden në rajonin rus të Kurskut, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën.

Armët amerikane me rreze të gjatë veprimi, sipas burimeve të The New York Times ka të ngjarë që fillimisht do të përdoren ndaj trupave ruse dhe koreanoveriore në Kursk.

SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e Ukrainës, sa i përket ndihmës ushtarake dhe financiare, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të shtetit fqinj më 2022.

Adminsitrata Biden fillimisht kishte hezituar që t’i jepte Ukrainës armë të fuqishme sikurse ATACMS, tanket Abrams dhe Sistemin raketor të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), pasi kishte shprehur shqetësimin se Rusia mund t’i shihte si provokim.

Vetë Biden kishte nguruar që t’i lejonte Ukrainës të përdorte armët perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar thellë brenda Rusisë, por në maj Shtëpia e Bardhë i dha leje Kievit që të përdor raketat ATACMS për të kryer sulme të kufizuara përtej kufirit rus me qëllim që të parandaloheshin sulmet kundër Ukrianës.

Edhe mbështetës të tjerë të Ukrainës kanë shprehur frikën se lejmi i përdorimit të armët me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar thellë brenda Rusisë, mund ta provokojnë Moskën të kundërpërgjigjet, që do të mund të çonte në zgjerimin e luftës.

Përveç SHBA-së, edhe shtete të tjera e kanë pajisuar Ukrainën me armë të fuqishme, sikurse janë raketat lundruese britanike me rreze të gjatë veprimi, Storm Shadow, që mund të udhëtojnë deri në 250 kilometra.

Kremlini ka paralajmëruar më herët se nëse SHBA-ja apo ndonjë nga aleatët e tjerë perëndimorë i japin leje Ukrainës që të përdorë armë me rreze të gjatë për ta sulmuar Rusinë, Moska do ta shihte si përshkallëzim të madh.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Moska ka përdorur armë me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë për të sulmuar thellë brenda Ukrainës, duke goditur civilët dhe infrastrukturën si dhe caqet ushtarake. REL


Send this to a friend