Hënë! Kurorë koke në pafundësi
që hije të verdha vete e zvesh!
Kurorë e kuqe kur mendoi Krishti
ëmbëlsi tragjike esmeraldesh!
Hënë! Zemër e marrë e qiellit tim
pse andej shkon, e në kupë ndryn
gjithë atë vere blu, në perëndim,
dhimbje a plagë, çfarë të shtyn?
Hënë! Me forcë fluturimi pakufi,
në altar do të djeg ku opalet ranë:
ndonjëherë zemra ime cigane je ti
që në kaltërsi endesh e vargje qan! …
Komentet