Parlamenti i Gjermanisë do të vendosë sot nëse do të ofrojë ose jo mbështetje ushtarake në luftën kundër militantëve të Shteti Islamik në Siri.
Korrespondentët raportojnë se ligjvënësit pritet të miratojnë planin.
Një avion zbulues Tornado, një fregatë detare dhe 1 200 ushtarë do të dërgohen më pas në rajon.
Por, forcat gjermane nuk do të angazhohen në luftime.
Pas sulmeve terroriste në Paris, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar kërkesën e Francës për të ofruar mbështetje për operacionet e saj kundër Shtetit Islamik në Siri.
Të enjten, avionët britanikë kanë kryer po ashtu sulmet e para kundër objektivave terroriste në Siri.
Sulmet në Paris, më 13 nëntor, kanë lënë të vrarë 130 persona.
Përgjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.
Komentet