Lamtumirë botërorit. Ashtu siç e nisi me një “këmbë në varr” kampionët e botës morën goditjen finale nga Koreja e Jugut. Gjermania u mposht 2-0 nga Koreja e Jugut në minutat shtesë të lojës.
Një mungesë totale përqendrimi në minutën e parë shtesë në mbrojtjen gjermane, kur koreano-jugorët përgatiteshin të gjuanin një goditje nga këndi, bëri që Toni Kroos të jepte një “asist” te sulmuesi kundërshtar që mposhti Neuerin.
Goli i dytë do të vinte si pasojë e një dalje të papërgjegjshme të portierit gjerman.
Nga ana tjetër Suedia meritoi një fitore të pastër, 3-0 ndaj Meksikës duke zënë kështu vendin e parë në grup. Pra veç nordikëve grupin e kaloi dhe Meksika që më herët kishte dy fitore.
Komentet