Voal – Rrjeti hekurudhor i Gjermanisë ka mbetur në gjendje kaosi mbrëmjen e së premtes, kur u prek nga sulmin kibernetik që ka goditur mbarë botën.
Disa orë pasi u paralizuan spitalet nga sulmi, rrjeti i metrove “Deutsche Bahn” u bë viktima më e fundit e e hakerëve që kanë sulmuar pasditen e djeshme 99 shtete.
Virusi, i quajtur “WannaCry” kodoi të gjithë kompjuterët, duke kërkuar një pagesë prej 300 eurosh për t’u rikthyer eksesin përdoruesve, raporton “The Telegraph”.
sipas raporteve të fundit, shjetëra mijëra kompjutera janë infektuar nga ky virus që bllokon aksesin në kompjuterat me sistem operativ “Windows” .
Një rritje e ndjeshme e sulmeve kibernetike është vërejtur pas orës 7 të mbrëmjes së kaluar, dhe kompanitë amerikane të sigurisë raportuan se “shumë shpejt ato u përhapën masivisht.”
Komentet