VOAL – Ishte i njohur si llogaritar i Aushvicit dhe vdiq në moshën 96 vjeç ish oficeri i SS, Oskar Groening. Spiegel e bëri të njohur në internet. Groening vdiq në spital.
Në vitin 2015, Groening u dënua me 4 vjet burg për bashkëpunimin në vrasjen e 300,000 njerëzve në kampin e përqëndrimit nazist. Dhjetorin e kaluar, Gjykata Federale e kishte konsideruar ish-zyrtarin e lartë në gjendje ta vuante dënimin, duke hedhur poshtë një ankesë të paraqitur për arsye shëndetësore nga avokatët e tij. ansa
Komentet