Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë Herald Neymanns tha se janë miratuar mjetet prej 21.5 milionë euro për të financuar kthimin e emigrantëve në vendet e tyre
BERLIN – Mbi 54.000 emigrantë të cilëve u janë refuzuar kërkesat për azil në Gjermani, janë larguar vullnetarisht nga vendi këtë vit, që është numër dukshëm më i madh nga viti i kaluar, deklaruan zyrtarët gjermanë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë Herald Neymanns tha se janë miratuar mjetet prej 21.5 milionë euro për të financuar kthimin e emigrantëve në vendet e tyre.
Ai tha se në vitin 2015 rreth 35.000 persona të cilëve nuk iu pranua kërkesa për azil në Gjermani, janë larguar vullnetarisht nga vendi, por ai theksoi se këto shifra nuk mund të krahasohen për shkak se numri i atyre që janë larguar nga vendi këtë vit ende nuk është konfirmuar.
Neymanns tha se është më mirë që njerëzit të largohen vullnetarisht nga vendi, se sa të deportohen.
Gjermania në muajt e fundit ka ashpërsuar politikat e emigracionit për shkak të sigurisë, pasi nga viti i kaluar ka pranuar 890 mijë aplikacione për azil. aa
Komentet