Pritej që Brazili të hakmerrej kundër francezëve për humbjen e tetë vjetëve të shkuara në finalen e Parisit, por në fazën fiale pesë herë kampionët e botës u gjunjëzuan nga një një gol i rrallë i Anrisë në 57 ‘ dhe u kthyen të zhgënjyer në atdhe pa Kupën e Botës.
…Gjysmëfinale e parë Gjerman-Itali…Gjermanët kujtojnë takimin e 36 vjetëve me axurrët. ”Vaterloja” meksikanase, nuk duhej të përsëritej. Por sa larg ishte ky dyluftim nga ai ai 36 vjetëve të shkuara, kur në një grusht minutash të shtesës prej 30 minuta u shënuan plot pesë gola dhe italianët fituan 4-3.
Në këtë takim, pas 119 minutash, ashu siç zbërdhëllen një velë e vetmuar në horizontin e një deti të dremitur, siç shkruan poeti i madh rus, Lermontov në një poezi të tij, ashtu zbardhëllenin të lodhura shifrat 0-0. Por këtu ndodhi çudia. Pikërisht atë minutë mbrojtësi Groso, dhe pa kaluar mirë 60 sekonda edhe Del Piero, depozituan në portën kundërshatre dy gola që i shastisën gjermanët.
Dhe të mendosh se para fillimit të takimit, drejtuesit e stadiumit, për të nxitur skuadrën e tyre, kishin lënë të buçiste nga fortafolësit melodinë e këngës “Nota magjike”, të kënduar nga Xhana Manini dhe Eduardo Benato, me të cilin ishte hapur Botërori ’90 në Itali. Por kur u kujtuan ta hiqnin, ishte vonë.
Siç pohoi në fund të takimit mbrojtësi italian, Materaci: “…të frymëzuarit nga kjo këngë ishim ne dhe jo gjermanët”.
Kështu pas tetë vjetësh transalpinët, siç quhen francezët nga italianët, u ndodhën përballë axurrëve që kërkonin për herë të katërt të ishin zotëruesit e Kupës se Botës.
U përsërit pak a shumë po i njejti skenar. Por pas një skandali. Kjo ndodhi në 114’, kur Zidani, me një kthesë të befasishme, si të ishte dem, iu sul Materacit dhe e goditi në gjoks dhe e përmbysi…. Dhe ta pret mendja që gjyqtari, i sinjalizuar nga anësori, e dëboi me karton të kuq. Siç doli më pas, italiani e kishte sharë Zidanin me origjinë algjeriane, nga… nëna, a motra.
Pastaj puna arriti te …penalltitë. Dhe kjo ndodhi pasi Zidani kishte hapur serinë e golave me 11-metërsh në 7’, kurse Materaci më vonë ishte ngritur si periskop mbi lëmshin e fanellave blu- kaltëroshe të të dyja palëve dhe kishte barazuar,1-1.
Pirlo, Materaci, De Rosi dhe del Piero nuk përsëritën gabimin e francezëve, veçanërisht të Trezegezë dhe kësisoj italianët, pa shkëlqim, jo vetëm në këtë betejë, por edhe gjatë tërë botërorit, u ulën për të katërtën herë në fronin e mbretëtëreshës .
Italia- Bufon, Zambrota, Kanavaro, Materaci ,Groso, Gatuzo, Pirlo, Kamoranezi, (Del Piero), Perrota, (De Rosi)),Toti, Toni,(Iakuinta);
Franca- Bartez, Sanjol, Turam, Galas, Abidal, Riberi, (Trezege), Viera, (Diara), Makelele, Zidan, Maluda, Anr, (Vilfor).
Ishte e dyta herë pas Botërorit USA ’94 që fati i kampiones së botës zgjidhej me 11-metërsha. Në takimin Brazil-Itali gaboi Baxho, ndër më të mirët në fushë. Në takimin e fundit, ai që gaboi ishte Trezegeja, që në fund të pjesës së dytë kishte zëvendësuar Riberinë dhe ende nuk ishte ambjentuar me lojën.
Finalja
Itali-Francë 1-1, (5-3 me shtesë dhe 11-metërsha), në Stadiumin Olimpik, të Berlinit, (89.00 shikues); gjyqtar-Elizonfo,(Argjentinë);
Golëshënuesi më i mirë Klose (Gjermani), 5 gola.
Futbollisti më i mirë, Zidan, (Francë)
Komentet