Wolfgang Overath e Gerd Müller, kampionë të botës me Gjermaninë Perëndimore, ngrenë Trofeun e Kupës së Botës FIFA, për herë të parë në përdorim në ediccionin e vitit 1974
Fitorja e gjermanëve, por nderi i holandezëve”,- ky ishte opinoni i përgjithshëm i shtypit botëror pas kësaj ndeshjeje.
Në sekondën e 50 Fogsti nuk arrin ta frenojë Kruifin e papërmbajtur dhe me 11- metërsh hollandezët udhëheqin 1-0. Por kur e njëjta skenë përsëritet para portës holandeze, Hënesi, po me 11-metërsh barazon. ”Kur shënova golin e dytë,- tha gjermani Myleri pas ndeshjes,- e ndjeva se do të fitonim, por pa portierin Majer nuk do të ishim bërë kampionë të botës”.
Ishte lajtmotivi i “Shturm und drangut”, (gjermanisht-stuhi dhe vrull), të 20 vjetëve më parë, pikërisht më 1954, që aq shumë u përfol, sidomos për dyshimin se mos vallë gjermanët kishin përdorur drogë, e cila kishte sjellë si përfundim një fitore të diskutueshme në shtypin botëror.
Me këtë triumf, Gjermania Perëndimore dëshmoi se pas Brazilit, tri herë kampion i botës, ishte absolutisht fuqia e dytë e rruzullit tokësor në futboll: dy herë kampione e botës, (1954,1974), dyta më 1966, e treta më 1970, e katërta më 1958 dhe në çerekfinale më 1962.
Gjermania- Majer, Fogst, Shvarcenbek, Bekenbauer, Brajtner, Bonhof, Overat, Hwnes, Grabovski, Myler, Helcenbajn;
Hollanda- Jongblod, Zyrbir, Rejsbergen, (De Jong), Haan , Krol, Hansen, Van Hanegen, Neeskens, Rep, Kruif, (Van de Kerkof), Renzenbrink.
Gjyqtar, Teilor, (Angli)
Golshënuesi i më i mirë-Lato (Poloni), 7 gola
Komentet