Herën e fundit që Përfaqësuesja e Gjermanisë është përballur me organizatorët në një turne të madh, ka fituar bindshëm – 7:1.
Fitorja e thellë ndaj Brazilit para dy vjetësh ishte hera e shtatë që Gjermania eliminoi në botëror apo evropian shtetin organizator – e gjashta në fazën gjysmëfinale.
Gjermanët njohin edhe një fitore të madhe kundër Francës në gjysmëfinale të botërorit të mbajtur në Spanjë, më 1982, që konsiderohet si njëra prej ndeshjeve më të mëdha në historinë e kupave të botës. Pas barazimit epik 3:3, Gjermania doli fituese nga penalltitë e para të ekzekutuara në një botëror.
Ndeshja do të mbahet në mend përgjithmonë për duelin e turpshëm të portierit gjerman Harald Schumacher në Patrick Battistonin, i cili e lëshoi fushën me ndihmën e oksigjenit për shkak të tri brinjëve të thyera e dy dhëmbëve të humbur. Për të rritur tensionin në ekipin kundërshtar edhe më shumë, Schumacher iu priti dy penallti të francezëve.
Komentet