A e dini te dashur friends se si me duket Shqiperia nganjëherë?
Si puna e asaj gruas që u dhunua në Vlorë. Dikush e dhunon, dikush rri indiferent, dikush largohet e dikush tjetër e filmon. Ata që e duan nuk kanë fuqi ta mbrojnë.
Më duket akoma si një femër që duan ta kenë dashnore disa barkmëdhenj të pangopur e që herë e rrahin e herë e fusin në shtrat për qejfin e tyre. Por asnjë nuk e dashuron e kur ajo është e sëmurë askush nuk e sheh me sy të ballit.
Mund të vazhdoja pafundësisht kështu.
Unë për veten time e dua dhe më dhimbset. Dhe nuk e dua vetëm kur ka ndeshje kombëtarja. E dua edhe kur nuk shkoj në Paris për të parë ndeshjen. Por ndjej se në krahët e saj jam i pafuqishëm ta mbroj kur ma dhunojnë para syve…
Komentet