VOAL

VOAL

GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ASHT I PERJETSHEM – Nga Fritz RADOVANI

January 16, 2018

Komentet

“Enver Hoxha, në goditjen e ‘grupit sabotator’, u nxit nga shërbimet sekrete greke”- Dëshmia e rrallë e dy ish-drejtuesve të Naftës

Siç dihet, në vitin 1975 Partia e Punës së Shqipërisë dhe udhëheqësi i saj Enver Hoxha, deklaroi publikisht se; në Industrinë e Naftës është bërë sabotim armiqësor. Deklarimi u mbështet në rezultatet jo të arrira që industria e Naftës dhe e Gazit kishte patur në vitet e fundit, si në fushën e prodhimit të naftës dhe gazit, por sidomos në fushën e studimit e kërkimit, për rezerva të këtyre burimeve energjetike, që konkretizoheshin më pas me zbulimin e vend-burimeve të reja. Në këtë kuadër, shqetësimi lidhej me faktin se nuk po realizoheshin planet e shtetit që ishin miratuar zyrtarisht, për prodhimin e naftës dhe gazit. Si rrjedhojë, nuk po zbuloheshin vend-burime të reja nafte dhe gazi, sipas detyrave që ishin vendosur në planet ekonomike të shtetit. Kjo cënonte zhvillimin normal të ekonomisë, sepse nafta ishte thembra e Akilit, për ekonominë e kohës, ku konsiderohej  jo vetëm si një çështje  ekonomike, por  edhe  politike dhe ideologjike !

 

Pas këtij deklarimi, organet e Partisë dhe të Shtetit, si Komiteti Qendror i Partisë dhe organet e tjera të Shtetit, si Ministria e Punëve të Brendshme, Sigurimit i Shtetit, Prokuroria dhe Gjykata, organizuan punën që të merrnin masa e duhura. Në radhë të parë, të faktonin këtë veprimtari armiqësore edhe nëpërmjet studimit të dokumenteve. Kjo veprimtari sabotuese dhe armiqësore siç u konsiderua nga Enver Hoxha, përcaktua paraprakisht, madje me emra konkret, që në Plenumin e Komitetit Qendror, që u mbajt posaçërisht për këtë qëllim. Në fjalën që mbajti Enver Hoxha në këtë plenum, e cila u konsiderua edhe si konkluzion përfundimtar, u kërkua që të ndërmerren veprime të mëtejshme, për zbulimin e veprimtarisë së këtij grupi armiqësor, siç u përcaktua gjatë fjalimit.

Në datën 24.03.1975, u organizua Aktivi i Partisë, për të diskutua në lidhje me punën armiqësore në sektorin e naftës e të gazit nën drejtimin e Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Haki Toska. Ky aktiv u mblodh në Pallatin e Kulturës Patos, ku ishin të ftuar mjaft naftëtarë, mes të cilëve edhe autorët e këtij shkrimi. Në këtë aktiv merrnin pjesë Sekretarët e Parë të Komiteteve të Partisë së rretheve, që kishin aktivitet të lidhur me Industrinë e Naftës, si dhe përfaqësues të Ministrive të ndryshme, Sigurimit të Shtetit, përfaqësues të Degës speciale (për naftën) të Ministrisë së Brendshme në Fier,  që mbulonte Industrinë e Naftës etj.

Ky Aktiv u organizua posaçërisht për të diskutuar mbi “veprimtarinë armiqësore të grupit sabotator të naftës”, që ishte cilësuar tanimë si i tillë, nga vetë Enver Hoxha. Në këtë Aktiv, ishin ftuar të merrnin pjesë edhe të cilësuar e “Grupit Armiqësor”, madje edhe të diskutonin, por që në fund dolën të arrestuar nga ky takim. Në këtë grup ishin përfshirë; Lipe Nashi (ish-Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës dhe Gazit, me seli në Fier, me eksperiencë pune në Industrinë e Naftës dhe Gazit, i arsimuar në Shkollën e Partisë në Moskë, drejtues organizativ i shkathët dhe i zoti), Beqir Alija ( Ing. gjeolog, diplomuar në ish-BRSS, ish Drejtor i Institutit të Naftës Fier, i martuar me një grua sovjetike).

Koço Plaku (Ing. gjeolog, i diplomuar në ish BRSS, punonte në Institutin e Naftës Fier dhe vëllai i gjeneral Panajot Plakut, i cili ish  arratisur për në ish-Jugosllavi), Milto Gjikopulli, (Ing gjeolog, studimet i kish kryer në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Shef i Sektorit të Përgjithësimeve në Institutin e Naftës Fier, specialist mjaft i mirë), Protoko Murati (Ing. gjeolog, studimet i kish kryer në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Shef i Sektorit të Gjeologjisë në Institutin e Naftës Fier), Jani Konomi (Ing. Prodhimi Nafte, studimet i kish kryer në Institutin e Naftës Bukuresht, kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës Ballsh).

Në këtë kohë. pati një konvejer arrestimesh dhe dënimesh. Filloi me Ing. Nuredin Skraparin, gjeolog, vazhdoi me grupin e Lipe Nashit, që u arrestuan në kuadrin e aktivit të naftës në 27 mars 1975, më tej vazhdoi me arrestimin e Jani Konomit (Ing. Prodhimi Nafte, studimet i kish kryer në Institutin e Naftës Bukuresht, kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës Ballsh) dhe Dhimitër Stefës (Inxhinier gjeolog, i diplomuar në Rumani) në 18 Prill 1975. Mbas tyre u arrestuan dhe u dënuan me pushkatim, dhe Abdyl Këllezi (Kryetar i Komisionit të Planit të shtetit dhe anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së), Koço Theodhosi (ministër i Industri – Minierave, anëtar i Byrosë Politike specialist i lartë: kimist i diplomuar në Francë). Ky aktiv u zhvillua nga data 24-27 Mars 1975. Në ditën e fundit ata u arrestuan në prani të gjithë pjesëmarrësve.

Në aktiv mori pjesë dhe e drejtoi atë, Haki Toska, anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së, etj. Në presidiumin e aktivit ishte dhe Ing gjeolog Kadri Rama, (i cili pak më vonë, u arrestua dhe u dënua me 24 vjet burg, i akuzuar për sabotim) dhe Jorgo Varfi (teknik i mesëm i prodhimit të Naftës). Varfi i kishte dërguar një letër Enver Hoxhës, duke i ngritur shqetësimin se; “Në Industrinë e Naftës po bëhen sabotime dhe punë armiqësore”.  Letra mund të konsiderohet sipas mendimit tonë, si fillesa e kësaj reprezalje, që u bë në Industrinë e Naftës në atë kohë.

Në atë aktiv, në radhën e parë të sallës, ishin të pranishëm edhe autoritete të tjera të vendit si: Koço Theodhosi, (ish- Ministër i Industri Minierave , i cili pak më vonë u dënua dhe ai, me pushkatim, i akuzuar për sabotim dhe punë armiqësore) dhe Piro Gusho, ish-Sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Fierit (i cili mbas pak ditësh të mbarimit të aktivit të naftës, nga presionet që i bënë në një analizë Partie në Fier, e zhvilluar në Shtëpinë e Oficerëve, në pushimin e mbledhjes, shkoi në shtëpi dhe vrau veten), etj.

Atmosfera e tensionuar në aktiv!

Kur u bë analiza e “Grupit Armiqësor” të Lipe Nashit, atmosfera e krijuar ishte shumë e ndezur dhe e tensionuar. Analiza u zhvillua në një mjedis masiv të mbushur me njerëz të shumtë në sallën e Pallatit të Kulturës Patos. Salla ishte mbushur plot me përfaqësues të punëtorëve, që punonin në Sektorin e Naftës , por edhe me specialistë të ndryshëm. Drejtimin e analizës e kryesonte një presidium, me në krye Haki Toskën, anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së; njeri që ishte përzgjedhur të përfaqësonte autoritetin e partisë. Ishte një situatë shumë e rëndë presioni psikologjik, që endej mbi të gjithë specialistët e naftës.

Diskutimet ishin të përgatitura në mbështetje të Enver Hoxhës dhe të PPSH-së dhe ato përmbanin kritika të ashpra ndaj personave që ishin cilësuar si “sabotator dhe armiq”. Në ditën e fundit të Aktivit, dolën edhe të akuzuarit një e nga një, e mbajtën fjalën e tyre, duke bërë autokritikë të thellë. Por diskutimi i tyre u ndërpre në mes, nga një zë (klithëm) që erdhi nga fundi i sallës: “të arrestohen, nuk kemi ç’të dëgjojmë nga këta armiq e sabotatorë”. Sigurisht ai që foli ishte i udhëzuar dhe i vënë qëllimisht nga Sigurimi i Shtetit, që të bënte një thirrje të tillë. Të akuzuarit kryesorë ishin Lipe Nashi, Beqir Aliaj, Koço Plaku, Milto Gjikopulli, etj. Ne i njihnim të gjithë shumë mirë, madje me Milto Gjikopullin dhe Koço Plakun, kemi pasur shumë shoqëri.

Por edhe me të tjerët nuk ishim të largët se na lidhte puna. Ishte skenar shumë i çuditshëm! Disa prej tyre sapo ishin dekoruar deri me dekoratën më të lartë: “Hero i Punës Socialiste”, siç ia kishin dhënë Lipe Nashit, ndërkohë brenda një periudhe shumë të shkurtër, u akuzuan për sabotim dhe veprimtari armiqësore! Disa kohë mbas arrestimit të grupit të ashtuquajtur “armiqësor”, na thirrën nga Ministria e Brendshme, grupe-grupe dhe na ngarkuan me analizën dhe ekspertizën e “veprimtarisë armiqësore”, të grupit të Lipe Nashit.

U caktuan disa grupe pune, për të bërë këtë analizë dhe ekspertizë si: “Grupi i gjeologjisë”, “Grupi i prodhimit të naftës”, “Grupi i shpimit të puseve të thellë për naftë dhe gas”, “Grupi i prapavijës”, etj. Për të qenë në përputhje me këndvështrimin politik, u njohëm me materialet e Komitetit Qendror të PPSH-së, sidomos me fjalimet e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, në plenumet e fundit të Komitetit Qendror dhe materiale të tjera politike. Kryetarët e grupeve i thirrën në Tiranë, në Komitetin Qendror dhe u dhanë një material “Tepër Sekret”, në lidhje me problemin e “grupit të sabotatorëve”, që ishin arrestuar.

Shqyrtimi i dokumentacioneve

I kushtuam mjaft kohë, shqyrtimit të dokumentacioneve, por dhe akuzave që u bëheshin atyre në përgjithësi, apo akuzave që bënte “klasa punëtore”, në analizat që zhvilloheshin anë e mbanë industrisë së naftës, në organizata të ndryshme, ku analiza kryesore bëhej ne organizatat bazë të partisë të çdo njësie. Materiali kryesor bazë për ne si pjesë e Grupit të Ekspertëve, ishte fjala e Enver Hoxhës, e cila tashmë ishte një akt-akuzë e bërë për këtë grup. Në këtë kuadër, ne ishim të detyruar që t’i përmbaheshim kësaj akuze, sepse nuk na u la që të bënim ne ekspertizën dhe të evidentonim problematikat përkatëse e, pastaj të fliste Enver Hoxha, ku të jepte konkluzionet, por u bë e kundërta!

Ne si grup ekspertësh tashmë, ishim para një kufiri të rrezikshëm, për ta kaluar, apo thyer, fjalës së mbajtur nga Enver Hoxha. Nga data 4.05.1975, deri në datën 1.09.1975, u shkëputëm nga puna për të punuar në Komisionin Qeveritar, për evidentimin e “punës armiqësore në industrinë e Naftës, të grupit të Lipe Nashit”. Ne, autorët e shkrimit, ishim caktuar anëtarë të grupit, për Sektorin e Industrisë së Shpimit. Në këtë grup, merrte pjesë: Ing. Fatmir Shehu-Kryetar grupi, Inxhinier shpimi, Ing. Hysen Bundo, Inxhinier shpimi, Ing. Elmaz Leka, Inxhinier shpimi, Ekonomist Genci Xhuvani (djali i Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit dhe kunati i Ramiz Alisë, ekonomist dhe një njeri shumë fisnik dhe i ditur) dhe një inxhinier mekanik, Ing. Arif Gjata; një njeri mjaft i përgatitur dhe fisnik.

Në këtë grup merrte pjesë edhe Sulo Kamberi, një përgjegjës pusi me eksperiencë, në cilësinë e përfaqësuesit të klasës punëtore Analiza jonë nisi duke na shkëputur fillimisht nga puna dhe u autorizuam se kishim të drejtë që të merrnim çdo dokument të cilin, e konsideronim se ishte i nevojshëm në kuadër të kësaj ekspertize. Ditën e parë pas krijimit si grup i Sektorit të Industrisë së Shpimit, u thirrëm dhe u takuam me zv/ministrin e Brendshëm, Feçor Shehun, i cili edhe na orientoi për detyrën që na ishte ngarkuar. Drejtoria e Përgjithshme e Naftës dhe e Gazit, me arrestimin e Lipe Nashit, u shkri menjëherë dhe u bllokuan gjithë dokumentet. Mbas kësaj shkrirje, Ing. Hysni Frakulla, ish-Sekretar i Komitetit të Partisë së Patosit, u caktua në rolin e drejtuesit të plotfuqishëm, për administrimin e përkohshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës në Fier.

Sigurisht që grupi ynë, ashtu si grupet e tjera, u krijuan mbasi çdo gjë ishte bërë fakt, nga ana e më të madhit të vendit – Enver Hoxhës. Ai nxori një material zyrtar, ku bënte akuza direkte dhe e cilësonte këtë grup, si “armiqësor dhe sabotator”. Pra, të akuzuarit ishin arrestuar dhe akuzuar për punë armiqësore, nga vetë Enver Hoxha, ekspertiza jonë ishte formale dhe ishte e detyruar që të bëhej politike dhe jo një analizë reale ekonomiko- teknike e shkencore. Për rrjedhojë, ne ishim në një situatë shumë të vështirë, sepse  për çdo gjë ishte me kufij të përcaktuar ideologjik dhe politik. Ne si grup ekspertize, nuk mund të bënim dot asnjë argumentim tjetër, veçse që të mbështesnim konkluzionet politike, që i kishte bërë vetë Enver Hoxha, në bazë të të cilit edhe grupi faktikisht, ishte arrestuar.

Grupi jonë i ekspertizës së shpimit, në fakt, nuk kish ndonjë lidhje, me asnjë të arrestuar e të akuzuar për punë armiqësore. Por Sigurimi i Shtetit shpesh na “konsultonte” dhe udhëzonte që edhe në industrinë e shpimit, pavarësisht se nuk ishte arrestuar ndonjë person, bashkë me grupin e ashtuquajtur armiqësor, të Lipe Nashit, kishte shumë vend për të bërë analiza të thella! Sipas tyre, edhe në industrinë e shpimeve, kishte patur punë sabotuese, sepse aty ishin bërë avari që kishin dëmtuar shumë ekonominë, dhe partia kish hedhur parullën: “Të luftojmë konceptet se: nuk ka shpim pa bërë avari, se shpimi, nuk mund të bëhet pa avari, se avaritë janë si thërrimet, kur ha bukë”, etj.

Konkluzionet tona si ekspertë

Ne si grup, ishim shumë të bindur dhe kishim argumentuar, se avaritë që ishin bërë, nuk kishin qenë për faje konkrete individësh, por për shkaqe tekniko-teknologjike të caktuara. Madje, në sektorin e shpimit, ishin bërë mjaft studime dhe aplikime, që  kishin zgjidhur probleme të vështira, të cilat edhe specialistët sovjetikë gjatë punës së tyre, kur u përballuan me to, nuk kishin mundur t’i kapërcenin. Në drejtim të grupit tonë u këmbëngul shumë, që të argumentonim mundësinë e sabotimit, në drejtim të mbytjes së shtresës produktive dhe si pretekst, të nxirrnin përdorimin e baritit, i cili përdorej me sukses në përballimin e presioneve anormale të larta, dhe më vonë të bykut të orizit, që përdorej me sukses kundër humbjeve të qarkullimit. Kjo gjë u argumentua nga ana jonë, se përdorimi i baritit është një nevojë teknologjike, që është e pranishme në tërë praktikën botërore të shpimeve, sidomos në shtresa me përmbajtje fluidesh, që kanë presione të larta.

Ne argumentuam nëpërmjet studimeve që kishim bërë, se në praktikën tonë të shpimit kemi takuar shtresa me gradient presioni, mbi 2.1-2.2 atm /10 metra, gjë që detyronte përdorimin e baritit dhe rënduesve të tjerë. Gjatë kohës së punës në kuadrin e ekspertizës, herë pas here, sidomos kryetarët e Grupeve, thirreshin veç e veç, nga Ministria e Punëve të Brendshme, siç ishte vetë ish-zv/ministri i kohës, Feçor Shehu, apo nga Hetuesia e Përgjithshme dhe kërkonin konsulencë prej shumë ekspertëve, që ishin angazhuar në këtë punë nga të dy institucionet. Grupi i Ekspertëve të Sektorit të Industrisë së Shpimit, nuk kishte asnjë të arrestuar apo burgosur nga ky sektor, brenda grupit dhe nuk pati ballafaqime konkrete, siç pati Grupi i Ekspertëve të Gjeologjisë dhe i Nxjerrjes së Naftës, me të arrestuarit, gjatë hetuesisë apo zhvillimit të gjyqeve.

Kjo ekspertizë zgjati nga data 4.05.1975, deri në 1.09.1975 dhe të themi të drejtën, nuk gjetëm ndonjë element të theksuar që të vërtetonte punën armiqësore të këtij grupi, sidomos në fushën e shpimeve. Ne si grup ekspertize, nuk mund të dilnim kundër analizës dhe denoncimeve, që ishin bërë nga strukturat e shtetit dhe personalisht nga Enver Hoxha, para se të krijohej e të fillonte nga puna grupi i ekspertizës. Prandaj nuk synuam që të kundërshtonim përmbajtjen politike të kësaj çështje, sepse e dinim se ç’na priste! Rruga më e drejtë, mendojmë se do ishte që; para se të akuzoheshin të arrestoheshin dhe të dënoheshin, të bëhej ekspertiza e dokumentuar nga ekspertë teknik dhe ekonomik.

Vetëm më pas, kur të gjendeshin fakte, duhet të dilnin akuzat për sabotim armiqësor. Në gjykimin tonë, kjo do ishte rruga më e drejtë dhe jo e kundërta, siç u bë, që; “u vu karroca para kalit”. Megjithëse, grupi jonë e ruajti etikën politike të “vlerësimit” të akuzave, që ishin bërë nga vetë Enver Hoxha ,për “sabotimin në naftë”, para se ne të krijoheshim si Grup Ekspertësh, në mënyrë unanime, mundëm që me argumentime shumë të hollësishme, të shmangim burgosjen apo dënime më të rëndë të çdo drejtuesi të kohës, që kish punuar në industrinë e shpimeve të naftës.

Në fakt në atë kohë, në industrinë e shpimeve, ushtronin aktivitetin e tyre  gjashtë ndërmarrje shpimi, me rreth 70 sonda, më kapacitete shpimi, deri në 6.700 m. dhe kishte një aktivitet shumë të madh, pasi realizoheshin rreth 300 mijë metro linear shpime. në vit. Gjatë punës. për shkaqe të shumta bëheshin edhe avari të tipave të ndryshme, madje dhe fontana të pa kontrolluara (shpërthim gazi), të cilat në përgjithësi kanë qenë pasojë e mosnjohjes së saktë të prerjes gjeologjike (sidomos në puset e kërkimit). Kjo ndodhte edhe për shkaqe të thyerjes së disiplinës teknike dhe protokolleve të punës, gjatë kryerjes së proceseve të shpimit.

Bilanci ynë i analizës, ishte një sukses për grupin tonë të ekspertëve të industrisë së shpimit, pasi ishim nën presion të zbulonim patjetër; “veprimtari armiqësore dhe sabotuese”, në këtë sektor. Kësisoj, ndërsa në sektorin e gjeologjisë pati dy pushkatime dhe dënime të tjera të rënda, po ashtu dhe në industrinë e prodhimit të naftës dhe gazit, pati dënime të rënda, në industrinë e shpimeve, pati vetëm një dënim, siç ishte përjashtim nga partia i Prof. Ramadan Perhatit dhe dërgimi për edukim në bazë, pranë gjirit të klasës punëtore. Ai u përjashtua nga Partia, siç u deklarua, për “një fshehje në autobiografi”. Ky dënim u bë nga struktura që kishin të bënin me organizatën e partisë, ku ai bënte pjesë. I dënuari nuk ishte i rekomanduar nga ekspertiza jonë! Madje në ekspertizën tonë, nuk ishte përmendur asnjëherë emri i tij.

S’kemi pse mos të themi, se; duke patur besim të plotë tek Partia dhe tek udhëheqësi kryesor i saj, nuk mund të dyshonim tek ajo që deklarohesh në atë kohë, sepse kishim bindjen që Partia, para se të të dënojë, ka të dhëna të plota, nga shumë burime informacioni, që nuk diskutoheshin në atë kohë. Ata që kanë punuar dhe jetuar në atë regjim, e kuptojnë natyrën e bindjeve tona. Gjithkush mund ta provojë, që t’i thotë një njeriu, jo më shumë se një javë rresht, se; “sa qenke zverdhur”! e të shohë se ai do të zverdhet me të vërtetë. Po ne që u lindëm dhe u rritëm me emrin e Partisë e të Enver Hoxhës në mendje, si mund të ishim ndryshe?!  Gjithsesi intuita jonë, na bën të dyshojmë se ajo trazirë e pështjellim i madh që u krijua në atë kohë, mund të ketë qenë edhe veprimtari e shërbimeve inteligjente armiqësore të huaja.

Tashmë është e ditur se ato kanë qenë aktive në Shqipëri, deri në nivele të larta, sidomos ato fqinje e, me shumë mundësi ajo greke, me qëllim që të shkatërrohej industria e naftës dhe rrjedhimisht, ekonomia shqiptare që e kish naftën, thembrën e Akilit. Këtu mund të shtojmë se Greqia dhe sidomos ithtarët e Vorio Epirit në atë kohë, nuk mund të mos kenë qenë të shqetësuar që Shqipëria, zbuloi naftë në Vurg, që siç dihet ata e quajnë pasuri të tyre. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk është çudi që Enver Hoxha, të ketë rënë preh e kësaj loje, kur dhe letrën “frymëzuese”, e bëri një minoritar, që s’mund të themi se e ka bërë me iniciativën dhe ndërgjegjen e tij, por i induktuar me mënyra të stërholluara, nga shërbime të caktuara, të specializuara për këto punë!

Kemi pasur dhe kemi bindje të plotë, që në Industrinë e Naftës, nuk kish hapësira për mundësi sabotimi, nga specialistë apo drejtues të veçantë, sepse ajo industri ishte e organizuar me një konvejer shumëfish kontrolli, duke filluar nga studimet dhe projektimet që bëheshin, e deri në aprovimin e tyre, për t’u zbatuar, të cilat fillonin nga grupet e vogla të punës, e deri ne vazhdim tek këshillat shkencore, tek  njësitë organizative në bazë dhe më lartë në Ministri e, deri në Kryeministri, etj. Dënimet dhe “turbulencat” që janë bërë në kuadrin e Industrisë së Naftës, kohë mbas kohe, mendojmë se kanë qenë plotësisht të pa justifikuara.

Shpesh thuhet se; ata që u dënuan dhe u pushkatuan, kanë dëmtuar shumë industrinë e naftës, se i konsiderojnë si elita dhe korifenj të kësaj industrie dhe se vetëm ata e mbanin industrinë e naftës! Dhe këto i thonë ata që nuk e njohin realitetin. Në mbështetje të fakteve që i njohim fare mirë, mendojmë se këto dënime dhe pushkatime, e kanë dëmtuar shumë Industrinë e Naftës, jo se naftën e mbanin dhe ish në dorë tek ata që u dënuan dhe u pushkatuan , sepse nafta ka qenë një entitet ku rolin kryesor e kishin kolektiva dhe një sekuencë e tërë punimesh dhe kontrollesh, por këto dënime mendojmë se futën frikën në palcë, tek të gjithë specialistët, madje dhe punëtorëve të thjeshtë.

Pikërisht, ky ishte dëmi më i madh, madje katastrofik, që ju bënë Industrisë së Naftës nga këto dënime. Është një thënie e një ish-Presidenti të Amerikës, që thoshte: “Të kemi frikë nga frika”! Sigurisht edhe nafta ka pasur elitën e saj intelektuale, por nuk mund të thuhet asnjëherë, siç dëgjojmë jo rrallë, se “naftën e mbanin korifenjtë, një grusht specialistësh”, sado të ditur dhe me eksperience që të ishin. Pra Industria e Naftës, nuk u dëmtua se i ikën disa specialistë, sigurisht të shquar, por u dëmtua se me këto masa drastike dhe terrorizuese, ju fut në palcë frika, tek 1.700 specialistët e lartë, 5000 specialistëve të mesëm dhe mbi 30 mijë punëtor, që punonin në këtë industri shumë të komplikuar dhe më përgjegjësi.

Mbas këtyre dënimeve, asnjë, në çdo pozicion pune që ishin, nuk e ndjente veten të sigurt, për të nesërmen. A punohet me frikë?! Së bashku, me të gjithë grupin e ekspertizës së industrisë së shpimeve, punuam me paradigmën: “Kontrollo dhe ekuilibro”! Megjithatë, ne kërkojmë falje dhe ndjesë, për ndonjë qëndrim të padrejtë, për shkaqe vet mbrojtje, sado i parëndësishëm dhe i vogël qoftë, të cilin kemi qenë të detyruar të mbajmë, për arsye politike e, mund të ketë ndikuar sado pak, për shkak të ekspertizës sonë, në drejtim të dënimit të të akuzuarve. Ne nuk ishim vendimmarrës; ekspertët e hetimit dhe të drejtësisë, e kishin fjalën e fundit.

Mbasi doli nga burgu Lipe Nashi, që sigurisht njiheshim shumë mirë personalisht, por që e kisha shumë mik, pasi kishte qenë partizan me dajot e gjyshes time, nga Toçi i Tepelenës (Xhemalajt), e takova rastësisht në Sarandë dhe pimë një kafe. Këtë ndjesë ja kërkova sy më sy dhe ai më tha: -“Fatmir, ju ishit në prefësen e briskut për vete, sepse ne e kishim marrë dënimin, para ekspertizës sua, dhe po të na mbronit, (megjithëse nuk dëgjuam asnjë akuzë nga ty!), do shtonit radhët e grupit, që u arrestua, me në krye mua”! Memorie.al

Rrëfen Bedri Çoku: Klithmat e nëndheshme që tronditën Shqipërinë. Si u pushkatuan në kampin e Spaçit: Koprenca, Kokomani dhe Lezha

 (Fjala e mbajtur me rastin e përvjetorit të tre të pushkatuarve të kampit – burg të Spaçit, Xhelal Koprenca, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezha, organizuar nga Ambasada e Republikës së Austrisë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit, ISKK.)

Të nderuar pjesëmarrës,

Ndodhemi pranë kampit-burg – skëterrë, të diktaturës komuniste shqiptare, ku burra dhe djem të rinj, nga raca më e mirë e kombit tonë, atdhetarë e demokratë, u dergjën me dekada duke punuar me përdhunë, si skllevër, brenda këtij mali të pashpirt, të urryer e të zhgërryer, si vetë fytyra e diktaturës së egër komuniste, u treten eshtrat me dhjetëra prej tyre. Megjithatë, edhe pse nën trysnin e një diktature të pashembullt të historisë njerëzore, në këtë truall kaq të vogël, si një hinkë e përçudnuar e natyrës, kanë ndodhur ngjarje të tilla, për të cilat çdo popull i pushtuar nga regjim sadistë, sllavo-komunist, do të ndjehej krenar për racën e vet nga një regjim sadist, sllavo-komunist, do të ndjehej krenar për racën e vet.

Bëhet fjalë për ngjarje madhore, shumë domethënëse për politikën shqiptare, para dhe paskomuniste : E para, Kryengritja e Famshme e të burgosurve politikë të Spaçit, e cila filloi më 21 Maj të vitit 1973, dhe përfundoi në mënyrë tragjike më 23 Maj, me pushkatimin 4 djemve të rinj , Skënder Daja, 23 vjeç, Pal Zefi, 29 vjeç, Hajri Pashaj, 29 vjeç, dhe Dervish Bejko, 27 vjeç, si dhe me arrestimin e 80 të burgosur të tjerë, nga të cilët 61 u ridënuan me burgime të rënda. Të përkthyera në vite+burg i kalojnë njëmijë e treqind vjet. Por jo vetëm kaq… Një ngjarje tjetër, po në Spaç, po kaq tragjike erdhi si rrjedhim e një thepisjeje të madhe të ngjarjeve politike – ekonomike të Shqipërisë më 1978 -79, menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve politike + ekonomike me Republikën Popullore të Kinës. Me këtë rast Shqipëria, përfundimisht u vetëizolua. Të vetëdijshëm, intelektualët që vuanin në këtë kamp-skllevërish, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, vendosën, bashkërisht, të shkruanin një letër- protestë, drejtuar Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKSh-së, ku bëhej thirrje anëtarëve të saj që të distancoheshin nga rruga ku po i gremiste Enver Hoxha. Këta intelektuale, dhe të tjerë solidarë me ta, u arrestuan të ndarë dy grupe: Një grup me pikëpamje të djathta, përfaqësuar nga i burgosuri historik, Xhela Koprenca dhe grupi i të majtëve, kryesuar nga të burgosurit Vangjel Lezha dhe Fadil Kokomani….të dy ish – gazetarë të shtypit të asaj kohe. Nga këto dy grupe u pushkatuan tre të burgosur politikë, Xhela Koprenca, Vangjel Lezha dhe Fadil Kokomani. Ndërsa të tjerët me ridënime shumë të rënda. Mjaftojnë këto dy ngjarje të rralla në historinë e burgjeve komuniste që historianët tanë, veçmas nga INTERESAT e tyre POLITIKE, nisur thjesht nga interesi kombëtarë, të kishin rrokur këto dy ngjarje sa heroike, aq tragjike për kohën, kur u zhvilluan, me siguri që sot burgu i Spaçit, nuk do të ishte ky qe shohim i rrënuar dhe pa asnjë objekt mbresëlënës, por do të ishte një burg – Muze, i Kujtesës Kombëtare, nga të rrallët në kontinentin tonë. I dhimbshëm është fakti se, nga organet shtetërore apo personalitetet e shtetit, gjatë këtyre tri dekadave, nuk është përmendur asnjëherë, zyrtarisht, apo të jetë organizuar ndonjë konferencë përkujtimore për vlerat dhe rëndësinë e këtyre ngjarjeve, në këtë kamp-burg, i përzgjedhur nga qeveria diktatoriale kinse për t’i shfrytëzuar të dënuarit politikë, jo vetëm për të nxjerr nga nëntoka bakër e pirit, nga një minierë primitive, me rreziqe të panumërta për jetën e tyre, por nëpërmjet dhunës fizike e morale mbi ta, dhe trajtimit çnjerëzor në mënyrën e të ushqyerit, shpresonin që brenda disa vjetësh, këta të burgosur politikë, të mos ishin në gjendje më të komandonin veten e tyre fizikisht e mendërisht. Ndaj, ngaqë ishin të vetëdijshëm për ketë, çdo ditë në rrezik për jetën e tyre, të burgosurit në hyrje të galerisë, përqafoheshin dhe uronin njeri tjetrin : “ Zoti të ndihmoftë të dalësh gjallë!

I vetizoluar dhe i vetëshpallur shtet i diktaturës së proletariatit, klika kriminale, që drejtonte vendin, e molepsur nga megalomania e kreut të shtetit, pretendonte se ideologjikisht përfaqësonte kreun botëror të udhëheqjes marksiste-leniniste, për të përmbysur regjimet antipopullore imperialiste e revizioniste, pikërisht në një kohë kur, shtetet evropiane të të dy kampeve kundërshtare, ai i komunisteve me në krye Bashkimin Sovjetik dhe shtetet kapitaliste evropiane, me në krye SHBA, ishin gati të nënshkruanin në Helsinki paktin e famshëm historikë, të Sigurimit e Bashkëpunimit Evropian, sot institucioni OSBE-së. Marrëzia e kësaj klike shqiptare, e kriminalizuar me bashkëkombësit e vet, për të ruajtur me çdo kusht pushtetin, shpallte me mburrje mospjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë Pakt Ndërshtetëror, duke organizuar e goditur, ndërkohë, grupe armiqësorë të sajuar, brenda radhëve të veta, si grupe, që kërkonin të minonin pushtetin popullor për t’u bashkuar me imperializmin amerikanë e social-imperializmin sovjetik. Kujtoni grupet armiqësore në art e letërsi, në ushtri grupin e gjeneralëve me në krye Ministrin e Mbrojtjes, në ekonomi grupin e Abdyl Këllezit, ministër i ekonomisë, dhe vriste cilindo që klika kriminale e mendonte se i rrezikonte pushtetin. Prandaj, ngritja krye e të burgosurve politikë të Spaçit, nga mënyra si u zhvillua në kohën e regjimit diktatorial, merr vlera të veçanta e të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Thashë, e dhimbshme edhe për faktin sepse deri më sot, asnjë historian apo grup historianësh nuk është marrë me studimin e këtyre ngjarjeve, në mënyrë që të përcaktohen shkencërisht vlerat dhe përmasat e vërteta historike. Pa pretenduar se jam i aftë për të vlerësuar ngjarjet që duhet të hyjnë apo jo në aureolën e ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, apo ndërkombëtare, gjithsesi, si pjesëmarrës direkt në Revoltën e Famshme të 21 majit të vitit 1973, kam të drejtën të them se, nëse do kishin ndodhur këto që përmenda më lartë, pa asnjë dyshim që , datat e këtyre dy ngjarjeve në burgun famëzi të Spaçit, do të ishin futur në Protokollin e Ngjarjeve Përkujtimore të Kombit Shqiptarë.

E konsideroj nder dhe vlerësim të madh ardhjen e ambasadorëve të nderuar e të rëndësishëm për vendin tonë, pikërisht këtu, në vendin ku burrat dhe të rinjtë antikomunistë dhe demokratët shqiptarë, atdhedashës, vuajtjen në këtë katakomb dantesk, por, pikërisht pse ishin të tillë ata djem e burra vendosën për të sulmuar shtetin më të egër të diktaturës komuniste në botë. E them me krenari që ishte lulja e djelmërisë shqiptare, ishin bijë apo trashëgimtarë familjesh të mirënjohura të historisë së kombit tonë. Po përmend nipin e shkodranit të famshëm, Hodo Sokolit, që luftoi kundra grabitësve të trojeve shqiptare, me malazezët, Sami Dangëllia, ky Mandela i Botës, që e nisi kalvarin e vuajtjeve në burgun e Burrelit, më 1944 dhe u lirua me arkivol nga burgu i Shën Vlashit, pasi kishte bërë dyzetë e një vjet burg, pa që i lirë asnjë ditë. Shteti kriminal nuk dëshironte të mbijetonte një i burgosur, Kampion Bote, në Shqipëri, ndaj e la tri ditë e tri net, me stomak të plasur, pa e çuar në spitalin e Sarandës, jo më shumë se 12 kilometra larg. Ishte viti 1987. Me të drejtë “Zëri i Amerikës” në atë kohë, e shpalli Sami Dangëllinë Kampionin e botës, me 41 vjet burg. Por kush është kujtuar për këto ngjarje ekstremisht kriminale në Shqipërinë pluraliste? Apo për pesë mijë varret e paditura, ku dergjen eshtrat e njerëzve që donin Shqipërinë të lirë e demokratike, ku familjarët e tyre, nipërit e mbesat, miqtë dhe dashamirët mund të çonin një lule mbi varret e dashurve?

Them se Revolta e famshme e të Burgosurve Politike të Spaçit, ishte një ngritjekrye edhe për faktin e thjeshtë se ata nuk patëm pushkë e topa, por, për tri ditë e tri net, arritën ta mundnin pushtetin komunist. Për këtë është dëshmitarë i gjithë populli i Mirditës. U çliruan gati 2000 metro katrorë të mëmëdheut nga klika komuniste. U shporrëm kriminelët nga banesat e tyre, për tri ditë e tri net. U ngrit Flamuri Kombëtar, pa yllin e kuq, simbolin e internacionalizmit proletar, mbi dy krerët e shqiponjes, i cili u valëvit krenar në majën më të lartë të hapësirës së çliruar nga demokratët antikomunistë. Vërtet që nuk patën pushkë e raketa, por ama përdorën grushte, dru dhe hekura që goditëm pa mëshirë ata që po i përdornin si skllevër. Nuk patën strategë ushtarakë, por patën shpirtin e tyre të pa epur dhe dëshirën e madhe për ta mposhtur diktaturën. Ata bashkuan të gjitha krahinat e Shqipërisë me “Këshillin Krahinor” që e formuan gjatë zhvillimit të kryengritjes. Qenë të parët në Shqipëri që krijuan “Faltoren e Parë të mëkatarëve”, të cilët, për interesa të ngushta personale, kishin dëmtuar dhe dëmtonin bashkëvuajtësit e tyre, u falën nga Këshilli Krahinorë dhe, iu dha mundësia për t’u bashkuar me kryengritësit, duke shfaqur, me këtë rast, në mënyrë demonstrative, urrejtjen e tyre kundra regjimit. Ata çliruam veten, por nxitën edhe popullin të çlirohej si ata. Kryengritja e tyre mori dhenë edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Agjenci të ndryshme nëpër botë e përhapën si rrufe lajmin për aktin e guximshëm të burgosurve politikë në Kampin shfarosës të Spaçit. Ata lëshuam thirrje për të gjitha fuqitë e mëdha të botës, nëpërmjet spikerëve që hipnin mbi tarracën e pallatit dhe lexonin me zë të lartë promemoriet që lëshonte shtabi i kryengritjes: I bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Sovjetik, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, si dhe të gjitha vendeve të fuqishme të Evropës e të Globit, për t’i ndihmuar të çliroheshim nga diktatura komuniste. Parullat tyre me zë të lartë ishin: Poshtë…komunizmi”…”Poshtë…diktatura komuniste!”..“Rroftë…Amerika!”…“Rroftë Evropa Demokratike”…”Rroftë Bashkimi dhe Sigurimi Evropian”…”Ja vdekje, ja liri”…

Të gjitha këto që po i dëgjoni sot nga unë, mund t’i gjeni në arkivat e Shtetit shqiptar, sepse ngjarja e famshme është e filmuar dhe incizuar besnikërisht nga klika në fuqi. Vetëm vullneti dhe dëshira e mirë duhet për të zbuluar e thënë të vërtetën. Askush nuk e vuri në dyshim, në atë kohë, tronditjen e madhe që i shkaktoi shtetit të diktaturës, Kryengritja e të Burgosurve Politikë të Spaçit…

Faleminderit!

“Pushkatuam 65 ballistë në Lushnje, por gabuam. Ishim të dehur…”- Historiani i njohur publikon letrën e Mehmet Shehut, për masakrën e 30 tetorit 1943

Auron Tare

Pas grisjes së ‘Marrëveshjes së Mukjes’, si dhe pas mbarimit të Konferencës së Labinotit në shtator 1943, komunistët nisën zyrtarisht luftën civile. Nën drejtimin e jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, ata shkaktuan vendit një prej tragjedive më të llahtarshme të vërejtura më parë, me pasoja të rënda edhe për unitetin kombëtar. Fill pas Labinotit, vrasjet u bënë dukuri e zakonshme. Sekretari organizativ i PKSH-së, Koçi Xoxe, i shkruante më 3.10.1943, sekretarit të përgjithshëm të partisë, Enver Hoxhës, ndër të tjera: “Përveç goditjeve që u dhamë (ballistëve-shënim), po i ndjekim këmba-këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç”.

Lufta ndaj jo komunistëve u bë qëllimi i vërtetë i asaj që duhej të ishte luftë kundër pushtuesit. Më 21 tetor 1943, Brigada e Parë Sulmuese (partizane) komuniste, nën drejtimin e Dushan Mugoshës, në Golem të Lushnjës, sulmoi fuqitë balliste të Isa Manastirliut, Hamit Matjanit, Tefik Sfirit dhe Hajdar Cakranit.

Thuhet se fuqia balliste, ishte 400 persona dhe prej tyre u vranë 10-15 veta. Shumë fshatarë u zunë robër. Me urdhrin e Dushan Mugoshës dhe Mehmet Shehut, u pushkatuan rreth 80 robër (Mehmet Shehu thotë; 60).

Këta ballistë ishin nga fshatrat: Remas, Kryekuq, Grabian, Shënkollas, Kalush, Gur, Shënpremte, Sulzotaj, Biçak (prej këtij fshati ishin më pak se 50 të pushkatuar). Nisur nga kjo ngjarje, me anë të një trakti të datës 26 tetor 1943, ‘Balli Kombëtar’ njoftonte se; “vëllavrasja kishte filluar”.

Në lidhje me masakrën e Lushnjës, komandanti i Brigadës së Parë, Mehmet Shehu, informon me një letër të posaçme, (shiko faksimilen) të cilën po e publikojmë më poshtë, të plotë.

Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Kur ishim në Dumre, unë u nisa me 2 batalione të brigadës dhe me 3 mortaja, për të përballuar bashibozukët e Isa Manastirlliut, Hamit Matjanit, Tefik Cfirit e Hajdar Cakranit. Kur shkova pranë Lushnjës, ballistët ishin në Myzeqe, kështu bëmë përgatitjet për t’i rënë Lushnjës.

Porse para se t’i binim Lushnjës, me forcat e Brigadës dhe të Lushnjës, Isa Manastirlliu, na doli befas nga krahu i djathtë, për të marrë krahët neve, ndërsa Hamit Matjani, mendonte të na merrte krahun e majtë, nga Kosova. Neve u detyruam t’u përgjigjemi menjëherë. U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballistë: 172 robër, 10-15 të vrarë.

Robërit i gjykuam. Gjyqi përbëhej prej meje, nën komisarit të komandës vendit Lushnjës dhe një partizani të batalionit të parë, të brigadës. Neve (gjyqi) vendosëm ekzekutimin e 65 ballistëve. Të tjerët, 29 vullnetarë, për Brigadë dhe batalione të vendit, të tjerët u liruan të çarmatosur.

Me të vërtetë që Ballit i u dha një grusht i fortë me ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij (çerdhe të Hamit Matjanit dhe luftëtarë kundër nesh, me armë, kusarë, kriminelë e grabitës të popullit), porse mua më duket se kam qenë gabuar, kemi ekzekutuar, kemi qenë shumë të rreptë.

Do të mjaftonte pushkatimi i 15-20 ballistëve, nga më përgjegjësit. Porse këtë radhë, gabimi, faji kryesor, është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohej prej meje dhe, deri diku, të 2 anëtarët e tjerë, kanë qenë influencuar prej meje.

Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistëve tradhtarë, i revoltuar nga krimet dhe tradhtitë e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikroborgjez i çasteve, qesh i mendimit, për këtë masë të pamasë!

Kjo ka rrjedhur edhe nga shkaku, se unë isha vetëm dhe shokët e tjerë të shtabit brigadës, ishin larg, s’munda të këshillohesha me ta, sepse s’premtonte koha.

Sikur shtabi i brigadës, të qe i gjithë pranë gjyqit, sigurisht që nuk do mbërrinin në ato përfundime. Gjurmët e këtij terrori, duhen zhdukur dhe shpresojmë se do ta zhdukim në të ardhmen.

Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem më i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çasteve, që në mua shfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikroborgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare./ Memorie.al

“Konsumin më të lartë e ka pasur familja Hoxha, me rreth 2 tonë mish“- zbulohet dokumenti për abuzimet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së

 Nga vilat e ‘Bllokut’ e shtëpitë e pushimit, te ushqimet, pijet dhe pakot e ardhura nga jashtë

Kjo drejtori u shërbente kryesisht familjeve të tyre, në përbërje të të cilave bënin pjesë edhe prindërit, fëmijët e martuar dhe familjet e tyre. Sipas të dhënave në raport, u konstatua se veprimtaria e Drejtorisë së Pritjes, nuk ishte krijuar mbi bazën e një ligji të caktuar, por bazohej tek një vendim i Byrosë Politike, me numër 39, datë 23.7.1976; “Mbi trajtimin e kuadrove udhëheqës të Partisë e të shtetit”, shoqëruar edhe me ndonjë letër të Këshillit të Ministrave.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve, ka qenë tepër sekrete. Ato i fshiheshin popullit, aq sa edhe punonjësit e administratës të Drejtorisë së Pritjes, duhet të dinin vetëm pjesën që ua kërkonte detyra. Komisioni hetimor i vitit 1991, kishte arritur në përfundimin se; veprimtaria ekonomike e financiare e Drejtorisë së Pritjes, thithte financime të mëdha shtetërore, që vetëm për vitet e fundit, arrinin në shifrën prej 200 milionë lekë (të reja), një pjesë e madhe e të cilave ishin në valutë.

Sipas të dhënave të komisionit, drejtoria dispononte një potencial prej 183 milionë lekë, mjete themelore dhe një personel prej 646 punonjësish, për të cilët harxhohet 6.2 milionë lekë paga. Komisioni konstatonte ndër të tjera se; për 26 familje të elitës komuniste, sigurohej e konsumohej ajka e produkteve ushqimore të prodhuara në vend e, në disa raste edhe të importuara nga jashtë.

Referuar shifrave që paraqiten në konkluzionet e raportit të mëposhtëm, deputetët e opozitës thanë në kuvend, se; shuma e shpenzuar nga Byroja Politike dhe familja e tyre, ishte e barasvlershme me shumën që konsumonin disa qytete të Shqipërisë. Kjo për shkak se në Shqipërinë komuniste, shumica e popullsisë jetonte në zonat rurale, ku paga mesatare nuk arrinte as deri në 1000 lekë të vjetra, në muaj.

Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së

Të 26 familjet e trajtuara, janë furnizuar pa kufizim me shumëllojshmëri artikujsh ushqimorë të cilësisë së lartë. Për periudhën shtator 1989 – shtator 1990, kur u vu në zbatim sistemi i racionimit të produkteve ushqimore për tërë popullatën, të 26 familjet, konsumonin mesatarisht çdo ditë produkte të ndryshme si: 62 kg mish e nënproduktet e tij, 13 litra vaj, 86 litra qumësht, 20 litra pije, verë e birrë, 56 kg. fruta e perime, etj. Me këto sasi ushqimesh, në kushtet e tallonit në Tiranë, do të garantohej furnizimi me mish i 450 familjeve, me vaj, i 110 familjeve, me djathë, i 190 familjeve dhe me vezë, i 134 familjeve.

Konsumin më të lartë gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e ka pasur familja Hoxha, e cila është furnizuar me rreth 2 tonë mish, 7 kv. sallam, 523 litra vaj, 3.1 kv gjalpë, 326 litra raki, pije e verë, 250 litra birrë, 5.8 tonë fruta dhe agrume, 1.5 kv. lajthi, kikirikë e arra, 1.8 kv. Kafe, etj., etj.

Në vitin 1989, familjet janë furnizuar me artikuj ushqimorë, me vleftën prej 1.8 milionë lekë. Nga këto, sipas rregullit të parashikuar në vendimin e Byrosë Politike, është zbritur vlefta e ushqimeve të caktuara për personelin shërbyes të këtyre familjeve, si dhe për tri familjet kryesore: Hoxha, Alia e Çarçani, zbriteshin edhe shpenzimet e pritjeve, përcjelljeve e të darkave, që organizoheshin në shtëpitë e tyre, të cilat mbuloheshin nga shteti; të gjitha këto me një shumë prej 582 mijë lekësh.

Si rezultat, janë paguar nga familjet 1.2 milionë lekë, që për familje të veçanta përbëjnë shuma tepër të mëdha, tej mundësive, nga të ardhurat e ligjshme të tyre, po të kemi parasysh edhe shpenzimet e tjera të jetesës, si për qiranë, ujin, energjinë elektrike, veshjen, e të tjera me radhë.

Familja Hoxha, nga 367 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 72 mijë lekë.

Familja Alia, nga 133 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 25 mijë lekë.

Familja Çarçani, nga 91 mijë lekë të konsumuara, ka paguar vetëm 57 mijë lekë.

Vilat luksoze të Byrosë Politike të PPSH-së

Jetohej në vila luksoze dhe të pajisura tej normativave të parashikuara në vetë vendimin e Byrosë Politike. Në përdorim të familjeve, të 82 vilat e banimit dhe të pushimit, i kanë kushtuar shtetit, 88 milionë lekë dhe pajisjet e brendshme, 28 milionë lekë. Vetëm familja Hoxha, ka pasur në dispozicion 2 vila banimi dhe 4 vila pushimi, me vleftë 26 milionë lekë dhe me pajisje me vleftë 10 milionë lekë.

Ndërsa të tjerët, nga një vilë për banim dhe nga një vilë për pushim, megjithëse vendimi nuk përcakton, që të ketë vila pushimi personale. Vilat personale të Haki Toskës, Spiro Kolekës, Vito Kapos, Manush Myftiu, Lenka Çukos, Rita Markos, Hekuran Isait, Pali Miskës, Simon Stefanit, Hajredin Çelikut, Besnik Bekteshit etj., kushtojnë 1.2 milionë lekë, me sipërfaqe banimi të bollshme e, që në kushtet tona në secilën prej tyre, mund të strehoheshin 7 deri 8 familje.

Kështu për banesën e Foto Çamit, megjithëse kishte nevojë vetëm për rikonstruksion çatie, në vitin 1988, u shpenzuan 657 mijë lekë, pasi iu shtuan 3 dhoma e 3 banjo, duke e çuar numrin e tyre, në 11 dhoma dhe 5 banjo, kur përbërja familjare, ishte vetëm 4 veta.

Për banesën e Manush Myftiut, (anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së dhe zv/kryeministër), megjithëse kishte nevojë vetëm për rikonstruksionin e çatisë dhe veshjen e disa mjediseve dhe anekseve, në vitin 1988, u shpenzuan 400 mijë lekë, pasi u shtuan 4 dhoma dhe 3 banjo, duke e çuar numrin e tyre, në 12 dhoma e 6 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 6 veta.

Në banesën e Lenka Çukos, (anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së) në vitin 1986, kur filluan punimet për riparimin e çatisë, me kërkesën e saj u ndërhy edhe në strukturat e tjera ekzistuese të ndërtesës, si dhe u shtuan 4 dhoma e 2 banjo, duke e çuar numrin e tyre në 15 dhoma e 5 banjo.

Në banesën e Besnik Bekteshit, (anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së dhe ministër i Energjetikë), megjithëse kishte 10 dhoma, në vitin 1986 shpenzohen 312 mijë lekë, duke shtuar edhe 3 dhoma të tjera dhe 3 banjo, kur përbërja familjare ishte vetëm 6 veta.

Në banesën e Simon Stefanit, (anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe ministër i Punëve të Brendshme), në vitin 1988 shpenzohen 626 mijë lekë për të shtuar 4 dhoma, megjithëse kishte 8 dhoma dhe përbërja familjare ishte vetëm 8 veta.

Edhe në vilat e plazhit të Durrësit, që shërbenin për pushime, janë bërë shtesa të pamotivuara për nevojat e familjes. Kështu vilës së Pali Miskës, me 4 dhoma, në vitin 1986, i shtohen 5 dhoma dhe 4 banjo, duke shpenzuar 400 mijë lekë. Vilës së Hekuran Isait, me 7 dhoma, në vitin 1987, i shtohen 3 dhoma e 2 banjo. Vilës së Qirjako Mihalit, me 5 dhoma, në vitin 1988, i shtohen 2 dhoma dhe 4 banjo të tjera.

Vetëm në mjediset e banimit të familjes Hoxha, në pallatin kryesor të saj, ka 7.2 milionë lekë pajisje, ndër të cilat 262 kolltukë, kanape e divane, me një vleftë prej 430 mijë lekësh, 47 dollapë, me një vlerë prej 71 mijë lekësh, 556 abazhurë, llambadarë e ndriçues, me vleftë 314 lekë, 28 frigoriferë me vleftë 133 mijë lekë, 29 televizorë e videokaseta, me vleftë 178 mijë lekë, 19 magnetofon e radio-magnetofon, me vleftë 73 mijë lekë, 65 biblioteka, dollapë e dhoma gjumi, me vleftë 448 mijë lekë, 200 qilima leshi, me vleftë 233 mijë lekë, 3.747 metra katrorë sixhade e tapet, me vleftë 900 mijë lekë e, me radhë aparatura ngrohjeje, ftohjeje, pastrimi, kondicionerë, aparate fotografike dhe aparate të tjera, me vlefta të konsiderueshme.

Nga 25 milionë lekë, që është vlefta e pajisjeve në vilat personale të banimit e të pushimit, sipas vendimit të mësipërm, u takojnë familjeve vetëm 6.5 milionë lekë, ose vetëm një e katërta e asaj që është shpenzuar, pjesa tjetër prej 18.5 milionë lekësh, janë shpenzime të tepërta për luks dhe të shpërdoruara për privilegje të tyre.

Edhe po ta marrim si të mirëqenë këtë vendim të Byrosë Politike, amortizimi i pajisjeve mbi normat e lejuara për to, përbën një dëm ekonomik dhe shpërdorim. Nga amortizimi i tyre, i llogaritur për 3 vjetët e fundit, që zë shumën për 2.7 milionë lekë, në ngarkim të familjes Hoxha, janë 1.4 milionë lekë, të familjes Alia, 372 mijë lekë, të familjes Çarçani, 105 mijë lekë, të familjes Isai, 102 mijë lekë, e kështu me radhë.

“Pako nga jashtë shtetit”!

Koli apo pako të ardhura nga ambasadat e vendeve të ndryshme të botës, në adresë të Drejtorisë së Pritjes ose, edhe me iniciale të tjera. Vetëm nga pikat doganore të Rinasit, të Tiranës e të Durrësit, për vitet 1989-1990, në adresë të Drejtorisë së Pritjes, kanë ardhur 1 323 koli, me adresën marrëse; “Drejtoria e Pritjes”, 294 koli me adresë “x-31” dhe “Drejtoria e Shtypit”, ndërsa 335 të tjera, në adresë të familjeve të veçanta. Këto nuk kontrolloheshin nga Dogana, pasi i tillë ishte edhe udhëzimi sekret. Këtu nuk llogariten qindra apo mijëra pako, të ardhura e të dala nga drejtime e pika doganore të ndryshme, të paregjistruara e pa kontroll doganor.

Në këto rrethana, nuk gjendet se sa kanë qenë, çfarë është futur dhe çfarë ka dalë nëpërmjet këtyre kolive. Përveç atyre që kanë ardhur në adresë të Drejtorisë së Pritjes, nuk kanë munguar edhe pakot për familje të veçanta, sigurisht pa tagël dhe kontroll doganor.

Kështu, për vitet 1989-1990, familjes së Nexhmije Hoxhës, i kanë ardhur 294 koli, familjes së Lumturi Rexhës, 18 koli, Simon Stefanit 32 koli, Qirjako Mihalit 25, Haxhi Lleshit 101 koli, Lenka Çukos e Spiro Kolekës, nga 24 koli, Besnik Bekteshit 47, Shefqet Peçit 9 dhe të tjerëve nga 6, apo më tepër. Ndoshta këto koli kanë qenë taksat që këto familje mblidhnin nga rrjeti i të afërmve apo, i miqve të caktuar nëpër ambasada, apo kudo në botë prej tyre.

Grabitja e pajisjeve kur u përzunë nga vilat luksoze

Ka përfunduar inventarizimi fizik i pajisjeve të familjeve të përmendura. Me dorëzimin e vilave të banimit, disa persona i zhveshën e, i dëmtuan ato, duke marrë pjesët e instaluara. Kështu vlefta e dëmit nga familja Toska, është 11 mijë lekë, nga familja Myftiu, 5.300 lekë, nga familja Mihali, 4.300 lekë, nga familja Murra, 1.300 lekë.

Gjithashtu rezultuan edhe 90 mijë lekë mungesa, në pajisjet për përdorim në banesa, të cilat u zhdëmtuan ashtu si dhe dëmtimet e mësipërme. Krahas kësaj, me komision të posaçëm, u rivlerësuan pajisjet që u mbajtën nga vetë familjet dhe u arkëtuan prej tyre shumat përkatëse, për 750 mijë lekë. Pjesa tjetër u grumbullua.

Veshjet luksoze dhe kozmetika e grave të udhëheqjes

Janë bërë shpenzime të konsiderueshme në valutë, për veshje luksoze dhe kozmetikë. Edhe pse nuk ka ndonjë vendim të veçantë, për t’u trajtuar udhëheqja partiake dhe shtetërore, si dhe familjet e tyre, me veshje apo kozmetikë importi, si dhe me veshje speciale të porositur në vend, çdo vit janë vënë në dispozicion shuma të mëdha në valutë dhe në lekë.

Me urdhër të ish-titullarëve të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit, nëpërmjet Industrial-Impeksit, për vitet 1988-1990, u janë dhënë ambasadave në Romë, në Vjenë dhe në Paris, 457 mijë dollar, për blerje, privatisht me dollarë në dorë në dyqanet speciale dhe të modës mallra, si; veshmbathje, kozmetikë, pajisje gjuetie, elektro shtëpiake apo ushqimore.

Theksojmë se fondet e dhëna nga Drejtoria e Pritjes dhe të përdorura nga Industrial-Impeksi, nëpërmjet edhe ambasadave, kanë qenë jashtë kontrollit. Në disa raste mallrat jashtë shtetit, janë blerë nga vetë përdoruesit dhe pagesa e vleftës së tyre, është bërë me vonesë, nga një deri në tre vjet.

Kështu familja Hoxha në vitin 1988, ka marrë 3.300 dollarë dhe pagesa e vleftës së mallrave të blera me to, është bërë në qershor të vitit 1991. Po kështu ka vepruar familja Çarçani, për 1.500 dollarë dhe e Qirjako Mihalit, për 1.000 dollarë. Në këto ambasada ,nuk justifikohen sot, 91 mijë dollarë. Kjo diferencë dhe të tjera, mund të argumentohen nëse janë shpërdorime, abuzime apo shpenzime të pa dokumentuara, vetëm pasi të kryhet kontrolli në vend.

Blerja e veshjeve dhe e artikujve të kozmetikës, është bërë me çmime të larta në valutë, ndërsa vlerësimi për pagesë nga ana e përfituesve, është bërë me lekë vendi dhe me çmime tepër të ulëta. Ka përfituar më shumë nga diferenca midis valutës së harxhuar dhe çmimit të paguar, familja Alia, për 174 mijë lekë, familja Hoxha, për 84 mijë lekë, Pirro Kondi, për 13.700 lekë, Adil Çarçani, për 25.200 lekë, Qirjako Mihali, për 5.500 lekë, Llambi Gegprifti, për 3.300 lekë. Memorie.al

Jeta e jashtëzakonshme e Andrée Blouin, heroinës së pavarësisë së Afrikës

“E di që mund të vdesësh dy herë. Së pari vjen vdekja fizike… të harrosh është një vdekje e dytë”, vëren skenaristja Eve Blouin, në një epilog në fund të autobiografisë së nënës së saj.

Eva e kupton këtë ndjenjë më shumë se shumica.

Në vitet 1950 dhe 60, nëna e saj, e ndjera Andrée Blouin, u hodh në luftën për një Afrikë të lirë, duke mobilizuar gratë e Republikës Demokratike të Kongos kundër kolonializmit dhe duke u ngritur për t’u bërë një këshilltar kryesor i Patrice Lumumba, kryeministri i parë i DR Kongos dhe një hero i nderuar i pavarësisë.

Ajo shkëmbeu ide me revolucionarë të famshëm si Kwame Nkrumah i Ganës, Sékou Touré i Guinesë dhe Ahmed Ben Bella i Algjerisë, megjithatë historia e saj nuk dihet.

Në një përpjekje për të korrigjuar këtë padrejtësi, kujtimet e Blouin, të titulluar Vendi im, Afrika: Autobiografia e Pasioniarisë së Zezë, po ribotohet, pasi ka kaluar dekada të tëra pa shtypje.

Në libër, Blouin shpjegoi se dëshira e saj për dekolonizimin u ndez nga një tragjedi personale.

Ajo u rrit midis Republikës së Afrikës Qendrore (CAR) dhe Kongos-Brazzaville, të cilat në atë kohë ishin koloni franceze të quajtura Ubangi-Shari dhe Kongo Franceze respektivisht.

Në vitet 1940, djali i saj dy vjeçar, Rene, po trajtohej në spital për malarien në CAR.

Rene ishte i përzier si nëna e tij, dhe për shkak se ishte një e katërta afrikan, atij iu mohuan mjekimi. Javë më vonë, Rene kishte vdekur.

“Vdekja e djalit tim më politizoi si asgjë tjetër”, shkruante Blouin në kujtimet e saj.

Ajo shtoi se kolonializmi “nuk ishte më një çështje e fatit tim keqdashës, por një sistem i së keqes, tentakulat e të cilit shtriheshin në çdo fazë të jetës afrikane”.

Blouin lindi në vitin 1921, nga një baba francez i bardhë 40-vjeçar dhe një nënë zezake 14-vjeçare nga CAR.

Të dy u takuan kur babai i Blouin kaloi nëpër fshatin e nënës së saj për të shitur mallra.

“Edhe sot, historia e babait dhe nënës sime, ndërsa më jep shumë dhimbje, më mahnit akoma”, tha Blouin.

Kur ajo ishte vetëm tre vjeç, babai i Blouin e vendosi atë në një manastir për vajza të racave të përziera, i cili drejtohej nga murgesha franceze në Kongo-Brazzaville fqinj.

Kjo ishte praktikë e zakonshme në Francën dhe kolonitë afrikane të Belgjikës – mendohet se mijëra fëmijë të lindur nga kolonialistët dhe gratë afrikane dërgoheshin në jetimore dhe u ndanë nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Blouin shkroi: “Shtëpia e fëmijës shërbeu si një lloj koshi mbeturinash për mbetjet e kësaj shoqërie bardh e zi: fëmijët e gjakut të përzier që nuk përshtaten askund”.Përvoja e Blouin në jetimore ishte jashtëzakonisht negative – ajo shkroi se fëmijët në institucion ishin goditur me kamxhik, kequshqyer dhe dhunuar verbalisht.

Por ajo ishte kokëfortë – ajo u arratis nga jetimorja në moshën 15-vjeçare pasi murgeshat u përpoqën ta detyronin të martohej.

Blouin përfundimisht u martua me vullnetin e saj, dy herë. Pas vdekjes së Rene, ajo u zhvendos me burrin e saj të dytë në Guinea, një vend i Afrikës Perëndimore i cili qeverisej gjithashtu nga francezët.

Në atë kohë, Guinea ishte në mes të një “stuhie politike”, shkroi ajo. Franca i kishte premtuar vendit pavarësinë, por gjithashtu u kërkoi Guineasve të votonin në një referendum nëse vendi duhet të mbajë apo jo lidhje ekonomike, diplomatike dhe ushtarake me Francën.

Dega Guineane e lëvizjes pan-afrikane Rassemblement Démocratique Africain (RDA) donte që vendi të votonte “Jo”, duke argumentuar se vendit i duhej çlirim total. Në vitin 1958, Blouin iu bashkua fushatës, duke vozitur në të gjithë vendin për të folur në mitingje.

Një vit më vonë, Guinea siguroi pavarësinë e saj duke votuar “Jo” dhe Sékou Touré, udhëheqësi i RDA i Guinesë, u bë presidenti i parë i vendit.

Në këtë pikë, Blouin kishte filluar të zhvillonte një ndikim të konsiderueshëm në qarqet postkoloniale pan-afrikane. Ajo shkroi se pasi Guinea u bë e pavarur, ajo e përdori këtë ndikim për të këshilluar Presidentin e ri të CAR, Barthélemy Boganda, duke e bindur atë të largohej në një grindje diplomatike me udhëheqësin e Kongos-Brazzaville pas pavarësisë, Fulbert Youlou.

Por këshillimi nuk ishte gjithçka që Blouin duhej t’i ofronte kësaj Afrike që ndryshonte shpejt.

Në një restorant në kryeqytetin e Guinesë, Conakry, ajo takoi një grup aktivistësh çlirimtarësh nga ajo që më vonë do të bëhej DR Kongo. Ata i kërkuan asaj që t’i ndihmonte të mobilizonin gratë kongoleze në luftën kundër sundimit kolonial belg.

Blouin u tërhoq në dy drejtime. Nga njëra anë, ajo kishte tre fëmijë të vegjël – përfshirë Evën – për të rritur. Nga ana tjetër, “ajo kishte shqetësimin e një idealisti me një zemërim të caktuar ndaj botës siç ishte”, tha Eva, tani 67 vjeç, për BBC.

Në vitin 1960, me inkurajimin e Nkrumah, Andrée Blouin fluturoi vetëm në DR Kongo. Ajo iu bashkua aktivistëve të shquar të çlirimit meshkuj, si Pierre Mulele dhe Antoine Gizenga, në rrugë, duke bërë fushatë në të gjithë hapësirën prej 2.4 milionë km katrorë (906,000 milje katrorë) të vendit. Ajo preu një figurë të habitshme, duke udhëtuar nëpër shkurre me flokët e saj të shtruar, fustanet në formë dhe nuancat elegante dhe të tejdukshme.Në Kahemba, afër kufirit me Angolën, Blouin dhe ekipi i saj ndaluan fushatën e tyre për të ndihmuar në ndërtimin e një baze për luftëtarët e pavarësisë angoleze që ishin larguar nga autoritetet koloniale portugeze.

Ajo iu drejtua turmave të grave, duke i inkurajuar ato të nxisin barazinë gjinore si dhe pavarësinë e Kongos. Ajo gjithashtu kishte një aftësi për organizim dhe strategji.

Së shpejti, fuqitë koloniale dhe shtypi ndërkombëtar e kapën erën e punës së Blouin. Ata e akuzuan atë se ishte, ndër shumë gjëra, zonja e Nkrumah, agjentja e Sékou Touré dhe “kurtizanja e të gjithë krerëve të shteteve afrikane”.

Ajo tërhoqi edhe më shumë vëmendjen kur u njoh me Lumumba.

Në librin e saj, Blouin e përshkruan atë si një burrë “të gjallë dhe elegant”, “emri i të cilit ishte shkruar me shkronja ari në qiellin e Kongos”.

Kur vendi fitoi pavarësinë e tij në vitin 1960, Lumumba u bë kryeministri i parë i tij. Ai ishte vetëm 34 vjeç.

Lumumba zgjodhi Blouin si “shefin e protokollit” dhe shkrimtarin e tij. Dyshja bashkëpunuan aq ngushtë sa shtypi i quajti “Lumum-Blouin”.

Blouin u përshkrua nga revista amerikane Time si një “41-vjeçare e pashme”, “vullneti i çelikut dhe energjia e shpejtë e të cilit e bëjnë atë një ndihmëse të paçmuar politike”.

Por një mori fatkeqësish goditën ekipin Lumum-Blouin – dhe qeverinë e sapoformuar – vetëm disa ditë pas mandatit të tyre.

Së pari, ushtria u revoltua kundër komandantëve të bardhë të Belgjikës, duke shkaktuar dhunë në mbarë vendin. Më pas, Belgjika, Britania e Madhe dhe SHBA-ja mbështetën shkëputjen në Katanga, një rajon i pasur me minerale ku të tre vendet perëndimore kishin interesa. Parashutistët belgë u kthyen në vend, gjoja për të rivendosur sigurinë.

Blouin i përshkroi ngjarjet si një “luftë nervash”, me tradhtarë që “organizohen kudo”.Ajo shkroi se Lumumba ishte një “hero i vërtetë i kohëve moderne”, por gjithashtu pranoi se mendonte se ai ishte naiv dhe, nganjëherë, shumë i butë.

“Është e vërtetë që ata që kanë besimin më të mirë janë shpesh të mashtruarit më mizorisht”, tha ajo.

Brenda shtatë muajve pasi Lumumba mori përgjegjësinë, shefi i shtabit të ushtrisë Joseph Mobutu mori pushtetin.

Më 17 janar, Lumumba u vra nga skuadra e pushkatimit, me mbështetjen e heshtur të Belgjikës. Është e mundur që Britania e Madhe të ketë qenë bashkëpunëtore , ndërkohë që SHBA-ja kishte organizuar komplote të mëparshme për të vrarë Lumumba – nga frika se ai ishte dashamirës ndaj Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Në librin e saj, Blouin tha se tronditja dhe pikëllimi i shkaktuar nga vdekja e Lumumba e la atë pa fjalë.

“Asnjëherë më parë nuk kam mbetur pa rrëke gjërash për të thënë”, ka shkruar ajo.

Ajo jetonte në Paris në kohën e vrasjes, pasi ishte detyruar në mërgim pas grushtit të shtetit të Mobutu.

Për të siguruar që Blouin nuk do të fliste me shtypin ndërkombëtar, autoritetet e detyruan familjen e saj – e cila ishte zhvendosur në Kongo – të qëndronte në vend si “peng”.

Ndarja ishte dërrmuese për Blouin, i cili, siç e përshkruan Eva, ishte “shumë mbrojtës” dhe “shumë nënë”.

Duke reflektuar për personalitetin e nënës së saj, Eva shton: “Askush nuk do të donte ta kundërshtonte atë, sepse edhe pse kishte një zemër të madhe dhe bujare, ajo mund të ishte mjaft e paqëndrueshme.”

Ndërsa Blouin ishte në mërgim, ushtarët plaçkitën shtëpinë e familjes së saj dhe e rrahën brutalisht nënën e saj me një armë, duke i dëmtuar përgjithmonë shtyllën kurrizore.

Familja e Blouin më në fund ishte në gjendje t’i bashkohej asaj pas disa muajsh ndarje.

Ata kaluan një periudhë të shkurtër në Algjeri – ku iu ofrua vend i shenjtë nga Presidenti i parë i vendit pas pavarësisë, Ahmed Ben Bella.

Më pas ata u vendosën në Paris. Blouin mbeti i përfshirë në pan-Afrikanizëm nga larg “në formën e artikujve dhe takimeve pothuajse të përditshme”, shkroi Eve në epilogun e kujtimeve.Kur Blouin filloi të shkruante autobiografinë e saj në vitet 1970, ajo ende kishte nderim të madh për lëvizjet për pavarësi të cilave iu kushtua.

Ajo vlerësoi shumë Sékou Touré, i cili deri në atë moment kishte krijuar një shtet njëpartiak dhe po shtypte pamëshirshëm lirinë e shprehjes.

Megjithatë, Blouin u bë thellësisht i dëshpëruar që Afrika nuk ishte bërë “e lirë”, siç kishte shpresuar.

“Nuk janë të huajt ata që e kanë dëmtuar më shumë Afrikën, por vullneti i gjymtuar i njerëzve dhe egoizmi i disa prej udhëheqësve tanë”, shkroi ajo.

Ajo e hidhëroi vdekjen e ëndrrës së saj, aq sa nuk pranoi të merrte ilaçe për kancerin që po i rrënonte trupin.

“Ishte e tmerrshme për të parë. Unë isha absolutisht e pafuqishme,” tha Eve.

Blouin ndërroi jetë në Paris më 9 prill 1986, në moshën 65-vjeçare. Sipas Evës, vdekja e nënës së saj u prit nga bota me “indiferencë të tmerrshme”.

Megjithatë, ajo mbetet një frymëzim në disa kënde. Në kryeqytetin e DR Kongos, Kinshasa, një qendër kulturore me emrin Blouin ofron programe edukative, konferenca dhe shfaqje filmash – të gjitha të mbështetura nga një etikë pan-afrikane.

Dhe përmes My Country, Afrika, historia e jashtëzakonshme e Blouin po publikohet për herë të dytë, këtë herë në një botë që tregon interes më të madh për kontributet historike të grave.

Lexuesit e rinj do të mësojnë për vajzën që nga sistemi kolonial u fsheh në luftën për lirinë e miliona afrikanëve me ngjyrë./ BBC – Syri.Net

“Dridheshim, një roje i pashpirt pa një të burgosur që kishte mbi krye plasmasin, e nxori nga rreshti dhe e…”- Zbardhen kujtimet e ish-Ipeshkvit të Shkodrës

Nga Dom Zef Simoni

Pjesa e katërmbëdhjetë

Memorie.al publikon një studim të panjohur të Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”, ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me radhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkv nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali i II-të , pasi ka përshkruar një histori të shkurtër të Klerit Katolik në Shqipëri, është ndalur gjatë në persekutimin që pësoi Kisha Katolike në regjimin komunist, nga viti 1944 deri në vitin 1990.

Studimi i plotë i Dom Zef Simonit, duke filluar nga tentativat e qeverisë komuniste të Tiranës menjëherë pas mbarimit të Luftës për ta shkëputur Kishën Katolike nga Vatikani, fillimisht duke i ndaluar kthimin në Shqipëri Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris, pas vizitës që ai kishte bërë te Papa në Vatikan në vitin 1945 dhe më pas me presionet e kërcënimet ndaj Monsinjor Frano Gjinit, Gaspër Thaçit e Vinçens Prenushti, të cilët e kundërshtuan prerë “ofertën” e Enver Hoxhës dhe si rezultat u pushkatuan prej tij, si dhe fatin tragjik të shumë klerikëve të tjerë që arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.

Në kamp

Gjithçka bahej me një rregull. Në kamp nuk kishte asnjë konfuzion të jashtëm. Në orën pesë të mëngjesit, bahej zgjimi. Ndihej zani i fortë i Dhimos, ish-oficer, e mbas lirimit të tij, gati njëzetë vjetësh në burg, ndigjohej zani i Jorgjit, çoban vlleh. Tellallë të burgosun. Zgjimi ishte fjalë e randë për ne. Të burgosunve iu çilshin sytë e gjatë natës e, kishin pikëllimin e ditës, kur delte një diell i bukur e i shndritshëm, mes atyne maleve të thata, nësa i burgosuni merrte koshiencën e gjendjes së vet. I burgosuni çdo ditë mund të bante një formim, ose një rrënim të jetës së vet, nëpër të cilën kalonte. Ky futej në punë, në galeritë e nëntokës edhe ata që nuk punojshin në minierë, gjindeshin në tunelet e luftave mizore, tue u gjetë në pozicionet ma të tmerrshme që ka toka dhe kontinenti ynë. Dhe ti pyet veten.

Çka baj këtu, ku gjendem, ku jam, pse jam këtu?! Të gjendesh vetëm një ditë e natë, njëzet e katër orëshe, në këtë vend, nuk të duhet vetja asgja. Por me ditë, me javë, me muej, vjete, me të tanë jetën, shumë edhe të vdesin këtu. Gjithçka do të bahej me shpejtësi mbas zgjimit, për të krye nevojat personale. Një torturë antinjerëzore në ato WC pa dyer, gjithsej trembëdhjetë e, me shpejtësi me u la në ato pak çezme me pak ujë, për të gjithë të burgosunit. Aty edhe me la rrobet, tue pasë pak govata. Gjithçka pak, ngusht dhe ngut. Një shkuemje e ardhje, një lëvizje njerëzish, që shumë edhe ngitshin si të tërbuem, se po avitej koha rreth orës 730, kur tellalli lajmonte apelin tjetër.

Për këtë do të mblidheshin të gjithë në tarracë, tue u ngjitë disa kambë shkallë. Tarraca ishte e madhe, ku mund të bahej edhe një shëtitje, që herë herë lejohej e, të shumtën e herës jo, pse që andej shihej diçka ma tepër e, dukej dhe një cep rruge. Apeli bahej rregullisht dy herë në ditë, e nisi të bahej edhe tri here, mbas vdekjes së diktatorit të dytë, kryeministrit Mehmet Shehu. E deri që vinte koha e numërimit, do të rrijshim shpesh herë edhe një orë e ma, në kambë, në shi, në të ftohtë, në ngricë e akull, edhe në pikën e të nxehtit të verës.

Kjo ishte një orë e randë e shtypjes sonë. Kalojshim dy nga dy tue zbritë nëpër shkallë, tue hjekë kapelat e, tue dalë kokat tullace tonat, në prani të oficerit të rojes, të policëve për t’u dhanë nderimin, për t’u hjedhë si kem zotave të rrejshëm. Ata dojshin që të mos kishim asnjë personalitet, por që këtu edhe mblidhej helmi i mallkimit tonë, që do të binte patjetër mbi njerëzit e dhunës, mbi dhunuesit e njeriut. Këtu qëndronte në një anë fitorja e rrejshme e komunizmit, por këtu do të ishte edhe jona, pse në ato orë sinjifikative e të përqendrueme në çdo ditë, ma në shej të shtypjes, nga shkaku i tyne, do të bijë ndëshkimi i Zotit mbi ata që dhunojnë dinjitetin e njeriut.

Dinjiteti i njeriut asht pronë e Perëndisë. Asht fort e randë me të rrahë, me të gandue me goditje shtazarake, me të vra, por ia kalon të gjitha të zezave, me të poshtnue, pse poshtnuesi do me hjekë dinjitetin. Komunizmi nuk ka ba të keqen vetëm tue pushkatue e tue burgosë njerëz, pse këso punësh kanë ndodhë gjatë kohës së historisë të panjehuna, as pse ka prishë karakterin njeriut, që kjo prishje asht konsekuencë e të këqijave, por kryesisht se komunizmi, e ka prishë karakterin, tue dhunue sistematikisht e çast për çast dinjitetin, e njerëzit kanë arritë vetë të mos kenë dinjitet. Pse u thyen nazistët e fashistët gjatë Luftës së Dytë Botnore? Kjo u ngjau atyne, pse dhunuen dinjitetin e anmiqve të vet. Kjo do t’u ngjajë edhe çdo forme të komunizmit. Këtu ishte siguria jonë e, për shumë kohë, edhe morali ynë.

Aty kishte një organizim të tillë, që, po nuk pate vullnet edhe të fortë, mund të rrëzoheshe, shkojsha tue ra. Një pjesë të kohës, mund të shëtitshin rreth njëmijë e pesëqind vetë, në ato dy oborre të vogla, që duhej të kisha kujdes të mos shpëtonte ndonjë fjalë, bisedë, se spiunët të viheshin mbrapa, për ta dëgjue. Fjala burg ndryshon nga hetuesia. Në hetuesi ke luftë të fortë, përpjekje, shumë andrralla. Del e rrallë, mos me dalë. Kurse në burg, ke një jetë me një farë stabiliteti të keq. Ke punë, ke ajër. Por je futë në një diçka të gjatë, me ditë, me vjet dhe të papërcaktueme, pse mund të dënohesh përsëri. Po të ishte e mundun të rrijsha me secilin njeri aty, e po të hyjsha në mbrendinë e atyne qenieve që thirren të burgosun, do të zbulojshe botën e dhimbave të tyne e, do të shihsha se në ata asht mbyllë gjithçka.

Vizitat e motrës në Spaç e Ballsh

Në burg je futë në një errësinë. Ke vetëm realitetin e presionit. Kje nda nga familja, nga të afërmit, nga miqtë. Njerëzit e familjes, pret me aq dashuni. Këta rrinë me ty afër dhjetë minuta. Te vëllau e te unë, vinte motra, aq e sakrifikueme për ne. Mjaft me kujtue për atë vështirësitë që kishte për të ba udhëtime në Ballsh, ku ishte Gjergji e, në Spaç, me rrugë të vështira për të ardhë te unë, që në udhëtim do ta mundonte pshtjellimi që kishte në stomak e, që do ta bante fytyrën e saj si të një kufomë, në çdo udhëtim. E krejt peshën ushqimit që do t’i binte tue ecë kambë në një copë rrugë e, kishte nxjerrë nga gojët e paushqyeme. Në takim u bajshin biseda të shkurta, të shpejta e të kjarta, e takimi mbaronte me përshëndetjet e fundit e lot nanash, motrash, nusesh dhe fëmijësh. Familjet, për të na ndihmue, na dërgojshin pakot edhe me postë.

Të papunët  në Spaç

Kishin vuajtje, lodhje, ata që punojshin me tre turne në minierë, dërrmoheshin. Të papunët që ishin rreth pesëqind vetësh, edhe ata bajshin punë të vogla, të mbrendshme. Ishte një kuzhinë që e quejshin private. Për të përgatitë zjarrin, komanda jepte pluhun qymyrit, për të ba topa. Të gjithë të burgosunit e papunësisë, nxirreshin jashtë në një patalok, të ulun ndenjun afër zyrës së komandës, në të ftohtë, ngricë, erë, për të ba topa me dorë. Një punë që zgjat rreth dy orësh, pothuej çdo ditë, tue na ndejë mbi krye brigadieri çoban, i papunësisë. Nuk ishte nevoja të kishe një polic ma të mirë. Ata që punojshin, kishin racionin e bukës, 900 gr. në ditë e, gjellë në mëngjes e drekë. Darka kishte çajin me copën e marmalatës, ose të djathit. Sa herë, kishte asish që nuk hajshin orizin, ose makaronat me mish, për arsye se atyne që nxirshin sidomos piritin, u pritej oreksi e, ua jepshin shokëve të vet, që i kishin në papunësi, ku kishte shumë uri.

Në papunësi kishte 600 gr. bukë në ditë, por edhe kjo nuk jepej e saktë. Kuota e ushqimit, ishte në vlerën e tetë lekëve të vjetra në ditë. Në një javë, mund të binte vetëm voj luledielli, dy lugë gjelle. Ishte racion. Në daç haje gjellën, në daç mos e ha. Çdo mëngjes dimnit, nuk të daheshin disa lloj purrijsh të thatë, ardhë me makina ndër thasë, që nuk haheshin, nuk kapërdiheshin e, na i derdhshim në kazanat e tepricave, për thitë e komandës. “Oh, nuk shtihet në gojë ajo supa e orizit në drekë”. Ngërdhesheshin gojët. Kërkohet kund ndonjë presh o hudër, që hynte në kamp prej komandës. Një pjatë me groshë të hollë e, kjo çdo tri ditësh, e kthente ditën në një festë. Çdo mbramje për darkë, do të merreshe rriskën e bukës dhe gotën e çajës, pothuej pa sheqer. Mes vapës, shiut, borës e akullit, deri në temperaturën minus 10-15, për sa vjetë, do të ishim të inkuadruem në rreshta, tri orë e ma tepër në ditë, në tri kohët e ngranjes, për të marrë atë ushqim që e kishin përgatitë të tillë, për të na prishë çdo dëshirë për të jetue. Ushqim i përshtatshëm, vetëm për shejtënt e kafshët.

Kur binte shi, nuk u lejonte për të marrë plasmasa për t’u mbrojtë. Kështu lageshin të gjithë e, baheshin qull kapotat e krenat. Dridheshim sidomos, kur shiu binte në të ftohtë. Një roje e pashpirt, pau një të burgosun që kishte vu mbi krye plasmasin. E nxori nga rreshti dhe e vendosi në një pozicion, që mbi qafën e tij të bijshin pikat e shiut, për t’i kalue nëpër shtat. Gjithkah më delte keq. Edhe po të kishem një farë komoditeti, shpirtnisht nuk do të më pëlqente, se më dukej sikur të mendojsha për ndejtjen aty, për një jetë, që bahet jotja, që zgjaste kështu kohën e robnisë. Dispozicioni duhet të ishte i tillë, që mos me jetue me realitetin. Asht një mënyrë për t’i shpëtue ramjes, për të mbajtë nalt moralin tand dhe me mendue përherë, që mos të shkëputesha për asnjë çast nga e ardhmja, nga ajo që nuk e ke prezent.

Ka jetë ma. Edhe mos me pasë, edhe mos me jetue ma, asht vlera se nuk je rrëxue. “Frangar, non flectar”. (“Përkulem, por nuk thehem”). Ç’më duhet atëherë realiteti? Harroje! Mërdhas? Lëviz, për me u nxe! Kam uri! Do të ha. Jam i lodhun, tue ndejë në kambë edhe apel, ma tepër se tri orë, katër, në ditë me shi, në diell. Do të çlodhem dhe jetoj. Ky asht një stoicizëm. Por ka edhe ma për mue. Ka tjetër për atë që i jep vështrimin e naltë jetës. Ajo që shejtnoi vuejtjen, më del gjithherë përpara. Sakrificë me shpërblim. Vuajtjen unë nuk e kërkoj fort, por e pranoj, kur jam në atë. Kam qëllim të naltë. Vuen Krishti në mue. Edhe më duket atëherë, se vuej ma pak. Ajo shkrihet në meritim. Edhe kështu punoj për të ardhmen.

Tash mund ta çmojmë edhe temën e hartimit të Padër Gjonit, që na dha në klasën e gjashtë të liceut: “Gjenitë formohen në vetmi, karakteret në zhurmë”. Vetmi ka pak, aspak. Zhurmë ka shumë. Këtu formohen karakteret. Në çdo çast mund të acarojë dikush. Njerëz shumë të mirë, të sjellshëm, të edukuem, shpirtmirë, me ide dhe ideale, por ka edhe asish që janë mbrapa në mirësitë njerëzore. Ngushtica që asht karakteristikë e kohës dhe e regjimit, i jepshin rast grindjeve, sa zbulimeve që ngjanin ndër ata njerëz intrigantë, spiuj, të veseve që përshkojshin kampin, tue i dhanë asaj grope natyrore të burgut, frikë e ankth.

Në burg natyra jote ishte e pamundun, të mos shfaqeshe me të tanë fuqinë e vet, në thellësinë e veprimeve. Zbuloheshe krejt. Jeta këtu nuk kishte maskë. “Pse, o njeri, o i burgosun i del shoqit tand para në radha, kur je vu në rresht, për të marrë bukën, pa i marrë lejen, pa ndonjë arsye”?! E këtë nuk do ta bajë ndonjë i sëmurë, ndonjë që nuk ka ndihma, por ata që kërkojnë me përfitue në gjithçka. Po pse atëherë ke ra në burg? Plotësova idenë, se drejtësia duhet të jetë karakteristika e parë e njeriut. Njeriu, po nuk qe i drejtë me ty, ai asht bisha jote. Mos vallë janë kushtet, rrethanat, gjithçka mbi njeriun. Jo. Këta ndikojnë. Por nuk janë. Personaliteti i njeriut, asht i njajtë, në çdo rast. Unë kisha vendosë për veti shpesh here, që bukën ta merrshe ndër të fundit në radhë, pa shikjue a më delte kush përpara. Ruejsha qetësinë.

Vetëm një herë e pyeta një të burgosun, i cili për tri ditë rresht, vinte para meje në radhë, më delte para. Hynte dhe nuk me përshëndette. Nuk më flitte asnjë fjalë. M’u zgjue një kureshtje e, tue pasë një zemërim të mbrendshem, e pyeta në të tretën ditë, me një farë toni: “Përse o djalë më del para, tue qënë unë fort ma i madh se ti në moshë, edhe i sëmurë? Unë i gjykoj keq këto veprime”! i tham. “Vij, – më tha, – para teje, se nuk më thue gja, pse ju priftënt jeni njerëz të mirë. Ju duroni. Ke shumë arsye. – Më tha, e tue më lypë të falun, vazhdoi: – Jam i ri, e nuk dij çka baj nga vuejtjet. Jam djalë i vetëm dhe prindët i kam në vështirësi, si edhe të sëmurë”. I kërkova edhe unë të falun:

“Rri para meje, kur të duesh.” Por ai nuk erdhi ma, por më jepte një përshëndetje në kamp. Ky fakt gati si i ngjashëm me atë ngjarjen, kur protestova në kishë për mos me ia dhanë kemin atij shoqit tim. E përshkonte veten time një dell shekullar. Kishte shumë të rinj që preokupoheshin për dije, sidomos për gjuhët e huaja. Gjatë vjetëve të burgut po të zbulohej kush se merrrej me ato, ia merrshin fletoret, shënimet dhe ato t’i izolojshin për tridhjetë ditë. Kështu u dënuen herë mbas herë, edhe njeni për tridhjetë fjalë të gjuhës italishte. Për një fjalë, një ditë burg. Për tridhjetë, shumëzim aritmetik. Ndej tue mërdhitë se ishte dimen. Duel në krye të muejit. I ndejën gati shokët me ushqime për ta marrë veten në dorë, ajo fytyrë që ishte ba si kufomë.

Birucat e vdekjes

Me u futë në birucë, donte të thonte, sidomos dimnit, me hy në një dhomë torture, e gjatë gati dy metër, ku nëpër bira hynte erë e akull e, le të imagjinohen pasojat e randa fizike, në këto dhoma të quejtuna “birucat e vdekjes…”! Arsyet e hymjes ishin ma të ndryshmet e, për disa persona që komanda i quante kokëfortë e të rrezikshëm, për pikëpamjet e tyne, pritshin shkakun ma të voglin, për t’i shti në birucë. Më këtë persona atëherë organizojshin edhe rrahjet me skuadra policësh, që arrinin deri në 13 veta.

Po të gjente roja shkakun ma të voglin e shkeljes së rregullores: se nuk asht rregullue mirë shtrati, o tue hangër ndonjë send sado të vogël, në dhomën e fjetjes, aty e kishe vendin. Birucat ishin vendosun mbi përrue e dimnit frynte era e ftohtë. Ishte këtu pika e akullt në Shqipni. Përroni përfund ishte krejt akull e për plasat e birucave hynte era e pamëshirshme si katileshë. Mbrendë nuk hynte asnjë ushqim tjetër veç atij të komandës. I dënuemi do të rrinte tanë ditën në kambë, me një veshje të hollë, pse të hiqshin edhe ndonjë xhup që kishe. Në mbramje do të hyjshin dy batanije të leckosuna.

Çdo natë në torturën e fortë të dimnit, të akulluem me borë në tokë e ngricë në zemër. Kamp e tmerr. Kampi i Riedukimit 303 Spaç, i kishin vu emnin. Baheshin mbledhje të shpeshta e, i kryesonte komanda me komandantin, ose ma shpesh komisari politik. Ato ishin mbledhje të idhta, që zakonisht baheshin ditë të dielle paradite. Lëshohej në ato zeheri komunist, me rrebtësi ushtarake e, ishin paralajmëruese arrestimesh të reja në kamp. Kishte raste që bisedohej për të drejtat e të burgosunve, por ma tepër për detyrat. Flitej për rregullimin e brendshëm, pastërti, ushqimin që nuk ndërronte aspak. Ushqimi kontrollohej çdo ditë nga oficeri i rojes dhe mjeku i kampit. Ishin dy mjekë; mjeku ushtarak i komandës dhe mjeku i burgosun i kampit.

Mjeku i burgosun, në infermieri bante vizitat, jepte mjekimet dhe lejet e pushimit të kufizueme, mos me dalë në punë për ata të minierës e, për të papunët me pushue në shtrat, kur ishin me temperaturë. Komanda porositte në çdo mbledhje, që të rrijshim urtë e të mos flitshim kundër pushtetit: “se na ju presim gjuhën. Gjuhën tuaj gjarpën. Prej kësaj gjuhe, keni ra këtu. Ky asht pushteti ideal”. Thonte nënkomisari, Nikolla, prej Puke. “Hi, hi”, qeshte kah fundi i sallës, ndonje grup i të burgosunve. Pa e dijtë shkakun e zhurmës, nënkomisari merrte zemër e ndezej flakë në fytyrë, tue marrë një ngjyrë të keqe të fortë. “Mos hidhni vner kundër pushtetit, Riedukohuni. Për këtë kemi vu edhe leximin e shtypit”.

Çdo ditë, veç ditës së dielle, që kishte pushim, bahej leximi i artë i veprave të shokut Enver, tri orë në ditë e, në vjetët e fundit, dy orë, deri kah ora 1030 të paradites. Pastaj na mbërthejshin në shtrat, për mos t’i ba zhurmë na të papunësisë, atyne që flejshin për të dalë në punë, në turnin e dytë. Do të mbretnonte një heshti vorri, në sa bota në këtë orë asht në lëvizjen e ditës e të jetës. E nësa ishim të shtrimë, kontrolloheshim vazhdimisht nga policia, që përshkonte dhomat me një ecje të ngadalë e, tue na lëshue sytë mbi secilin. Për dymbëdhjetë vjetë, unë ndijsha leximin.

Lektori ishte i burgosun. Do të rrijshim të gjithë me vëmendje. Ishte prezent brigadieri i rrebtë e papunësisë, Jorgji. E kur hynte roja në sallën e leximit, të gjithë rregullojshin pozicionet e veta. Një roje në repartin e Përparimit, afër Sarandës, ku gjindeshe në vjetin e fundit të burgimit, pau një të burgosun të moshuem që kishte ulë kokën mbi tavolinë. Roja me qetësinë ma të madhe, kërkoi një kovë ujë, për t’ia hjedhë në fytyrë e, tue i lëshue një britme shkyese, i tha: “Kështu i dëgjon ti veprat e mëdha të shokut Enver”?! dhe e nxuer jashtë, për ta çue në komandë. Me shkue në komandë, donte me thanë me hy në torturë.

Ishte dimën, shumë të ftohtë. Kishte ngricë. Malet përreth të zbardhueme prej bore. Ishte ditë me pak diell, diell i marrtë, 7°C. Do të bahej kontroll në kamp, siç bahej një herë në muej. Kontrolli zgjati gati pesë orë. Lektorit i thanë të lexonte. Çka? Veprat e shokut Enver. Na nxeheshim. Na nxejshin veprat.  Urrejtje, nxehtësi zemrimi. Kamp e tmerr. Në Spaç shtojshin telat me gjemba, rrethime. Ishin katër. U shtue edhe një. U banë pesë. Rojet ushtarake që ishin ditë e natë në kontroll, na zgjojshin kuriozitetin. Ata vejshin helmeta. Herë i hiqshin, herë i vejshin edhe mbrenda dite. Na bajshim interpretime politikë brenda burgut. Çdo ditë jetojshim me frikë, kishim presionin e madh psikologjik.

Formoheshin bindje, se vështirë të delej ma prej aty: nga kampi i shfarosjes. Një i burgosun që kishte qenë në kampin e Mat’hauzen, thonte se ky i Spaçit, ia kalonte atij për mundimin dhe terrorin. Hyjshin fjalë: “Këto ditë do të ketë arrestime”. E hidhte fjalën ndonjë agjent i tyne. Ka arrestime. Arrestime mbas arrestimesh, në burg. Pa pritë pa kujtue apel. “Apeli”, thirrte zani i trishtueshem. Ora 11°°. Leni leximin. Asht apeli. Të gjithë rrijnë pa za, heshtje vdekjeje. Të gjithë të radhitun. U nxinte për ne qielli, erreshin zemrat. Secili thonte me veti; mos jam unë? Mos jemi shumë? Përsëri nana, fëmijë që do të vuejnë. Përsëri me strajca për të marrë mbrapa me lot ndër sy, me kambë të këputuna, njerëzit e tyne. Çka janë këto ngjarje kështu?!

Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho (23 shkurt 1979)

Hynte në kamp komisari politik, komandanti, operativi, oficera dhe shumë roje. Arrestohen si anmiq të popullit. Rojet u futshin mes të burgosunve. U vejshin hekura ndër duer. Të arrestuemit çojshin krenat përpjetë, shej papërulje. Heshtje e krejt kampit gjat asaj dite. Ditë zije. Kështu veprojshin sa herë. Edhe katërdhjetë vetë pëmjëherë. Por këtë arrestim, e banë pa apel, por tue i marrë nëpër dhoma. Përsëri shtijshin fjalë se do të arrestohen edhe tjerë. U arrestuen përnjëherë edhe njëzet e shtatë. Edhe grupi i Fadil Kokomanit dhe i Vangjel Lezhos, me 23 shkurt 1979.

Të dy ishin me pikëpamje të forta komuniste. Këta të dy, i kishin dërgue nga burgu një letër Komitetit Qendror, tue i kërkue të ndërronte vija e Enverit, me e hjekë Enverin. Këta dojshin me u rivendosë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Atje kishin mbarue edhe studimet. Komunizmi nuk xen vend. Ai ka diktaturë e totalitarizëm. Për Fadilin, Vangjelin e shokët e tyne, duhet me marrë frymë gjithçka, nëpër birën e Moskës. Komunizmi me dhunë e merr pushtetin, me dhunë e gjak e mban. Dhuna e gjaku, asht binom i komunizmit. U ishte mbushë mendja atyne, se ishin në të mbarën.

Po Bashkimi Sovjetik kje shembull i përsosun i tmerrit e, për gjashtëmbëdhjetë vjetët, i nxorën sytë e ujtë Shqipnisë. Çka i duheshin lidhjet me këtë vend e, me këto ide e parime?! Po të jeshë komunist, të hiqet koka edhe prej tuejve, edhe po të bajsh ndonjë kritikë. Fadili ishte stoik, gazetar e letrar. Vangjeli ishte gazetar, letrar edhe besimtar kristian. Ishin njerëz me guxim dhe të ndershëm nga karakteri. Kishin ra shumë persona që i përkitshin rrymës së revizionizmit, djemtë e sa kuadrove të partisë dhe të pushtetit, si të Beqir Ballukut, Teme Sejkos, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela, me tendenca demokratike e, sa të tjerë. Të gjithë kishin pikëpamje socialiste, por nga karakteri të ndershëm e, mund të rrijshe pa asnjë frikë me ata, mund të flitsha lirisht, pse ishin vërtetë besnikë. Memorie.al

Vijon

Geraldinë: “Mijëra shqiptarë besnikë ende shpresojnë që së shpejti të kthehemi si mbreti dhe mbretëresha e tyre…”

Daily Express (1939) — Intervista ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë në Stokholm

Geraldina pret fotografin

 

Ndërsa Mbreti Zog priti dje gazetarët, mbretëresha Geraldinë u “intervistua – fotografua” nga fotografi i Daily Express në Stokholm. Ai është fotografi i parë që pritet zyrtarisht që kur mbretëresha e re u detyrua të ikte nga Shqipëria me foshnjën e saj, atëherë vetëm disa ditëshe. Fotot tregojnë se sa mirë është tani nga kalvari i udhëtimit të saj tetëmbëdhjetë orësh në rrugët me gunga drejt Greqisë. “Isha shumë e sëmurë,” i tha ajo Hilde Marchant-it të martën, “dhe nuk e dija vërtet se çfarë po ndodhte. Fëmija qau gjatë gjithë kohës… Tani ai është mirë.” – Burimi : Daily Express, e enjte, 20 korrik 1939, faqe n°3.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Dhjetor 2024

 

“Daily Express” ka botuar, të mërkurën e 19 korrikut 1939, në ballinë dhe faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretëreshën Geraldinë në Stokholm, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbretëresha Geraldinë rrëfen historinë e saj

 

 

Geraldina me bashkëshortin e saj ish-Mbretin Zog zbarkuan dje në Stokholm. Foto e Daily Express.

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 19 korrik 1939, ballinë dhe faqe n°3

 

Zogu ka kurorën në një valixhe

Dhe gruaja e tij thotë : “Dua një jetë të qetë në Angli me fëmijën tim”

Nga Hilde Marchant

 

Stokholm, e martë.

 

Ahmet Zogu i Shqipërisë, ish-rebel, ish-mbret, është duke shkuar për në Angli me kurorën në valixhen e tij për të udhëhequr jetën e një zotërie anglez.

 

Ndërkohë, ai është vendosur me gruan e tij, Geraldinën, në suitën e dytë më të mirë, (18 £ në ditë) të një hoteli në Stokholm, me pamjen mjaft magjepsëse të pallatit të Mbretit të Suedisë përtej lumit.

 

Suita më e mirë është rezervuar nga një turist amerikan.

 

Zogu ende shpreson. “Unë jam ende një fuqi politike.” — thotë ai.

 

Këtë mbrëmje me truprojën shqiptare rreth meje fola me ish-mbretëreshën në sallonin e suitës së tyre. Ajo flet me një theks të çuditshëm amerikano-shqiptar. Ajo po pret të vijë me padurim në Angli.

 

Ne do të vendosemi atje. Anglezët kanë zemra të ngrohta dhe unë i kam dashur gjithmonë. Atje do të jemi në gjendje të jetojmë të lumtur dhe të qetë dhe ta rrisim fëmijën tim ashtu siç duam.

 

Më pas, pas një reagimi të shkurtër të sekretarit, ajo shtoi : “Sigurisht, ne nuk planifikojmë të vendosemi për një kohë të gjatë. Shpresojmë të kthehemi shumë shpejt në Shqipëri. Burri im po punon që Shqipëria të rifitojë pavarësinë dhe ne do të kthehemi e të kurorëzohemi.

 

Ndërkohë ata do të vendosen në Angli. “Ne duam një pronë jashtë Londrës. Gjithmonë kam dashur të udhëtoj dhe, mbi të gjitha, të shoh Anglinë, por kurrë nuk kam shpresuar se do të ishte krejt kështu.

 

Mbretëresha Geraldinë kishte veshur një fustan të bardhë dhe bizhuteritë e saj e vetme ishin disa kapëse moderne me diamante.

 

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 19 korrik 1939, ballinë dhe faqe n°3

Më duhej të lija gjithçka në pallat. Unë arrita të paketoja vetëm një valixhe. Nuk munda t’i merrja të gjitha bizhuteritë e mia, mora vetëm dy-tre sende që më kishte dhënë burri.

 

Isha shumë e sëmurë gjatë rrugës dhe më duhej të hipja në barelë dhe nuk isha plotësisht e sigurt se çfarë po ndodhte. Foshnja qau gjatë gjithë kohës, humbi peshë dhe u sëmur. Patëm frikë për të. Por ai u shërua shpejt kur unë ndalova së udhëtuari.

 

Djali i saj i vogël ishte tre ditësh kur ajo u largua nga Shqipëria.

 

Tani mjekët thonë se ai po gjallërohet. Ai ka shtuar peshë dhe nuk qan më.

 

Fëmija është i bukur me sy blu të ndezur. Një kirurg suedez materniteti e pa sot atë dhe tha se ishte po aq i rëndë në peshë sa çdo foshnje për moshën e tij.

 

Mbretëresha Geraldinë, njëzet e tre vjeç, naive dhe me stil amerikan, ka entuziazëm të madh. Ajo u shërua shpejt nga tragjedia e arratisjes së tyre – tetëmbëdhjetë orë me makinë mbi rrugët me gunga malore për në Greqi – kur italianët hynë në Shqipëri.

 

Mbreti Zog, megjithatë, luan rolin e të Burgosurit modern të Zendas. Kur zbriti nga anija në portet e Stokholmit, ai dha përshëndetjen mbretërore shqiptare – duke e vënë krahun në gjoks.

 

Ai kishte ecur drejt urës së këmbësorëve që të çonte në breg, sikur do të shkonte në teatër për të parë një shfaqje. Ai qëndroi në këmbë për të marrë duartrokitje, por turma heshti.

 

Mbreti, i veshur me një kapelë marinari, xhaketë sportive blu dhe këmishë të bardhë, përshëndeti dhe mbretëresha tundi me dorë. Pas në heshtjeje të vdekur hynë në doganë.

 

Më pas katër motrat e Zogut zbritën në pasarelë me vello në kapelet e tyre të anuara dhe me lule në krahë.

 

Valixhja e re

 

Pas tyre, një valixhe krejt e re prej lëkure viçi, një nga butonat e të cilës ishte hapur. Ajo përmbante pasurinë dhe kurorën e Zogut. Ai e paguan udhëtimin e tij në mërgim me ar të lashtë, monedha të vjetra shqiptare dhe bizhuteri që i futi në valixhe para se të ikte.

 

Kur mbretëresha më foli më vonë, ajo tha : “Mbreti arriti të shpëtonte disa relike nga pallati, por ai madje duhej të linte rrobat tona pas.

 

E pyeta nëse i pëlqente të bënte një jetë private. Ajo u përgjigj : “Më pëlqen. Tani do të vendosemi në një jetë të qetë familjare. Sigurisht që këtë e kisha në Shqipëri, megjithëse kisha disa ceremoni publike për të bërë. Pavarësisht gjithçkaje, unë preferoja të qëndroja në shtëpi.

 

Për një çift të sapomartuar, ata janë të rrethuar nga familjarë të shumtë. Katër motrat e ndjekin çiftin kudo që shkojnë. Edhe ato presin të kthehen në Shqipëri, ku kanë qenë kapitene në ushtrinë e grave.

 

Ish-mbretëresha Geraldinë u sëmur gjatë udhëtimit nga Riga në Stokholm. Ishte një udhëtim i vështirë dhe ajo mbërriti shumë e zbehtë, flokët i binin në fytyrë.

 

Ajo kishte veshur një pallto të bardhë të lehtë dhe një fustan të thjeshtë me stampa. Sapo mbërritën në hotel, një “manikyre” dhe një parukiere erdhën për t’i parë dhe ish-Mbreti Zog solli një berber. Rrobat e tyre ishin të gjitha të hekurosura nga një shërbëtor.

 

Sa herë që ndonjë nga shërbëtorët kalonte në dhomë, ata kontrolloheshin nga truproja që ishte ulur jashtë derës.

 

Këta burra janë besnikë. Ata janë anëtarët e oborrit mbretëror shqiptar që e ndoqën Zogun në ekzil.

 

Ata u përpoqën që suita e hotelit të dukej si një oborr mbretëror. Ata mbanin një shërbëtor në derë gjatë gjithë kohës dhe sillnin tufa me trëndafila në dhomë.

 

Lulet ishin kryesisht nga konsulli shqiptar, z. Gordland, agjent i sigurimit të transportit detar, i cili ende e mban titullin me dinjitetin më të lartë.

 

Kur mbretëresha Geraldinë e kaloi ditën me shërbëtoren e saj dhe manikyristen, ajo dukej një foto krejt ndryshe. Ajo është e gjatë, e hollë dhe e bukur.

 

 

Por ajo më tha : “Nuk bëhet fjalë që ne të shkojmë në Hollywood. Unë nuk do të bëj një film, dhe burri im nuk do të shkruaj një libër.”

 

Mijëra shqiptarë besnikë ende shpresojnë që së shpejti të kthehemi si mbreti dhe mbretëresha e tyre dhe të ruajmë dinjitetin tonë për ta. Bashkëshorti im dhe unë do të donim të shihnim sërish Shqipërinë.

 

Ndërkohë, princi i vogël flinte një kat më lart, në një dhomë në qoshe. Kur hyri në hotel dhe u përkëdhel nga turistët amerikanë, ai vetëm qeshi.

 

Djepi i tij, i mbuluar me një mbulesë anti-pluhuri, e ndoqi në një tjetër taksi.

 

Gjëja e parë që bënë dadot e tij ishte ta ushqenin dhe më pas ai shkoi të flinte gjithë pasditen. Ai është i vetmi person i lumtur dhe i pashqetësuar në të gjithë grupin, megjithëse me siguri do të rritet një pretendent i ri mjaft i pakënaqur.

 

Dëshmia e ish-Ipeshkvit të Shkodrës: Në Spaç, ishte një i burgosur në shërbim të tyre!

Për shumë vite, duke shëtitur në vende të Europës ku gjendeshin shqiptarë, kishte rekrutuar…

 

Publikohet një studim të panjohur të Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”, ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me radhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkv nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali i II-të , pasi ka përshkruar një histori të shkurtër të Klerit Katolik në Shqipëri, është ndalur gjatë në persekutimin që pësoi Kisha Katolike në regjimin komunist, nga viti 1944 deri në vitin 1990. Studimi i plotë i Dom Zef Simonit, duke filluar nga tentativat e qeverisë komuniste të Tiranës menjëherë pas mbarimit të Luftës për ta shkëputur Kishën Katolike nga Vatikani, fillimisht duke i ndaluar kthimin në Shqipëri Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris, pas vizitës që ai kishte bërë te Papa në Vatikan në vitin 1945 dhe më pas me presionet e kërcënimet ndaj Monsinjor Frano Gjinit, Gaspër Thaçit e Vinçens Prenushti, të cilët e kundërshtuan prerë “ofertën” e Enver Hoxhës dhe si rezultat u pushkatuan prej tij, si dhe fatin tragjik të shumë klerikëve të tjerë që arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.  

Unë isha i sigurt se atyne, në këtë denoncim, nuk i siellshe asnjë rrjedhim kurrë. Ishin dy persona që me të vërtetë më kishin ba provokime e që unë, tue i njohtë, nuk u kisha përgjegjë. Ata kishin folë me mue, kurse unë jo me këta. Porsa nisa të flas, vetëm për këta të dy, hetuesi nuk donte të dinte asgja për këta. “Të tjerë, të tjerë”, lypte hetuesi. Unë kisha folë edhe me të tjerë, por falenderoj Zotin, se asnjë fjalë nuk më shkau nga goja. “Në radhën tjetër, pasi të mendohesh në dhomë e, trajtojmë përsëri këtë problem”, më foli. Porsa shkova në dhomë i mendojsha se aty kishte aparat incizimi e, tue fole me vete, lehtë, me pak za, thashë: “Unë çuditem se, nuk kam çka të tham”.

Në radhën tjetër, që qe dita e nesërme, më deklaruan se e mbyllin me sot hetuesinë. Kishin formulue akuzat. Të gjitha kot. Të gjitha hiç. Të gjitha përralla. Më thanë janë katër. Ishin neni i mos denoncimit e, ai i agjitacionit e i propagandës me shkrim. “Të tjerat, – thanë, – i heqim” e, ishin neni i organizimit që ishte krye, tue u caktue “Këshilli i ri dioqezan” dhe i emnimit tim, Vikar i Përgjithshëm dhe neni për shërbime fetare, por që këto nuk i përfshinte kushtetuta, që ende nuk kishte dalë. Si mbas këtyne, dënohem për veprimtari armiqësore. Akuzat ishin të vërteta, por në akuza ishin të dhunueme të drejtat e liritë. Ishte triumfi i dhunës.

Gjyqi, 26 prill 1977

Në një mëngjes, hetuesi më lajmoi në birucë ku ishe, se do delsha në gjyq, në këtë ditë. “Gjyqi do të bahet brenda, në Degë – më tha, me dyer të mbylluna. Asht gjyq special. Kështu asht vendosë për arsye të marrëdhënieve që ka pasë Kisha me shtet”. Ishte 26 prill 1977. Po shtijshin në gjyq edhe grigjën. Grigja ku asht? Bariun ku e kanë? Në vend që Monsinjori te gjendej te Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, ora 10 e paraditës, me rasën e festës të saj, së bashku me klerin, për të celebrue Meshën Shejte, në prani të mija vetëve, të divoçemve nga qyteti e katundet, që mbushnin Shenjtoren, sheshin e shpatin e kalasë, asht në sallën e gjyqit, bamë asht e lëkurë, si një kufomë në kambë. Ashtu më kishin ba edhe mue. Qe kanga fetare popullore: “Ndër ezgjete e kobe tona!/ Të bijtë e Zojës derman kërkojnë”.

Shekujt e prishjes sonë, kishin mbledhë ndër ezgjete e kohë një histori të shplakosun, që lëshonte zeherin e një fanatizmi të tërbuem, kundër çdo gjaje shejte dhe sidomos të besimit katolik.

Jemi në gjyq katër vetë: Imzot Ernest Çoba, Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Lec Sahatçia, Ordinar i Abacisë së Mirditës, Dom Kolec Toni, meshtar, pjesëtar i Këshillit dioqezan edhe unë, me detyrën e Vikarit të Përgjithshëm. Të gjithë ishim të veshun me rrobe uniforme, një dok ngjyrë mishi, të mbyllun, si një ironi e thellë orientale komuniste, na i veshën në këtë ditë të kjahmetëshme, tue na çue në një sallë të madhe të gjyqit, të lidhun hekurash e të shoqnuem me dy policë. Për ne të katërt, ishin gjithsej tetë policë, edhe dy ma tepër.

Na u tha të flitshim lirshëm. “Mund të shprehni mendimet tueja, mbasi ju jeni njerëz të qetë dhe nuk delni jashtë rregullit”.

Na ishim për ata krejt e kundërta e tyne, që përfaqësojmë vetëm një botë që duhet rrënue, një botë të thellë e obskurantiste, anmiq të vazhdueshëm të pastërtisë së historisë, frymëzuesit e shtypjes, intrigave, anmiqtë e kulturës e të shkencës. Në sallë hyni trupi gjykues me kryetarin, dy anëtarë dhe prokurori xuni vendin e vet. Na do të çohemi në kambë, për nderim. Filloi gjyqi ora 9ºº. Tri ditë, ora 9 ºº të paraditës, deri ora 13 ºº. Filloi sulmi i tyne. Dy ditët e para, kaluen me marrjen në pyetje të Monsinjorit, së pari me akuzën e marrëdhënieve të fshehta të tij, me Selinë Shejte, përmes Ambasadës Italiane e, relacionet e tij me Dom Dedën e, Dom Ivon. Mandej të Imzot Lec Sahatçisë, të akuzuem se kishte marrë pjesë direkt, në vrasjen e Bardhok Bibës, në gusht të vjetit 1949 e, formatë të agjitacionit e propagandës e, Dom Koleci e unë, për mos denoncimin e marrëdhënieve të Monsinjorit me Selinë Shejte dhe agjitacion e propagandë. E unë edhe me shkrim.

Akuzat nuk kishin asnjë vlerë, asnjë faj, por faji ynë qëndron te të qenunit tonë. Dojshin të arrijshin te zhdukja e plotë e meshtarisë e e besimit. Na përfaqësojshim për ata, të gjitha të zezat. Kështu mendojshin këta. Gjyqi kishte fillue punën, ishte në mbrendi. Na folëm të gjitha fjalët tona drejt, pa pasion dhe në një mënyrë konkrete. Gjyqi i Monsinjorit, zgjati dy paradite. Ishin tue e repë me ngadalë. Për krejt veprimtarinë që kishte ushtrue, në lidhje me Selinë Shejte e, Dom Dedë Malën, e spjegoi se e kishte të lidhun me ndërgjegjen. Me gjthë sulmet që i banë Imzot Lec Sahatçisë, kryetari i gjykatës e prokurori, ai pohonte se kishte qenë në dijeni për vrasjen e tij, por aspak se kishte përgatitë gja në këtë vrasje e, se ishte në gjendje të komplikueme në ato rrethana.

“Edhe sot, – thonte – për mue, në lidhje me këto, asht mister”. Zemrimi i prokurorit qe i tërbuem. “Pohoje të drejtën, se të shkon koka. Je nën forcën e partisë”. Dom Kolec Toni, deklaronte me guxim, se; “nuk ekziston ekonomia private, por gjithçka asht shtetnore e, për këtë arsye na gjindemi këtu”. Me mue u morën ma tepër se, pse nuk kisha denoncue as shkrimet, që ishin me përmbajtje religjioze dhe kundër materializmit, diktaturës dhe luftës së klasave. Pyetjes së kryetarit të gjyqit se; “pse nuk kisha denoncue”, u thashë se jam kundër denoncimit. E vazhdojsha tue u thanë se; “po të më provokojë kush, i tham ma mirë të mos flasë me mue, se me pranue me ardhë me denoncue. Mandej, si më kërkoni të denoncoj, mbasi edhe këto çeshtje, ishin tonat. Kam shkrue kundër jush edhe pse kam një formim katolik dhe së dyti, se me veprat që keni ba ju në Shqipni e, sidomos, me mbylljen e kishave, isha shumë i zemruem”.

Me disa biseda të prokurorit, shprehej në një mënyrë sintetike e ngadhënjyese vepra e dhunës, që nuk të len me lëvizë e, që na dojshin të ishim ndër hekura, se prania jonë për ata, ishte një kishë e çilun, një predk ende mbi tokë. Regjimi dhe trupi gjykues, kishte një kokë të vetme. Enveri do vetëm unitet e punë ideologjie e, tue i ba të gjithë përgjegjësit e detyrave të zhdukjes, të veprojnë me bindje, se kështu vendi ka gjetë udhën. Kjo luftë klase, asht e tipit unitet-dhunë. Prokurori çonte zanin shumë herë, detyra kryesore e tij dhe e prokurorëve, nga Koçi Xoxe, Aranit Çela e qinda nëpër rrethe e qytete, për të qenë gati për sulme. Me qëndrim si të një ujku, që fryhet për të shkye prene e vet, i binte barra për të triumfue mbi anmiq të klasës, i gëzuem se punon me aq siguri, për vijën e partisë, besnik saj, deri në fund. Kryetari i gjykatës, ndera e drejtësisë, që peshon gjithçka me trunin e klasës, mban një ekuilibër, si triumfues i pangishëm.

Asht vegla kryesore e aparatit, që qet e përcjell krena njerëzish e, pjesën e madhe i dërgon në vendet e vuajtjes e të vdekjes, pa një skrupull, tue dashtë me pa gjithçka të mbarueme, për t’i dhanë fund breznive, pa asnjë brez të vjetër, pa asnjë të vërtetë të kalueme. Ky gjyq pat edhe dëshmitarë, njëmbëdhjetë e, u randue prej pasaktësive të tyne. Zoti i pastë falë, se kishte edhe shpifje. E treta ditë pati edhe mbas ditën, për t’u dhanë vendimi. E për këtë u hapën dyert, ku morën pjesë shumë nëpunës të Degës së Shkodrës. Monsinjor Çoba, qe dënue 25 vjet, Imzot Lec Sahatçia, 20 vjet, Dom Kolec Toni, 13 vjet, e unë 15 vjet.  Gjyqi mbaroi tue rrahë shuplakë shumë, për “drejtësinë e partisë, kundër armiqve të tërbuar kundër pushtetit popullor”. Historia e Degave, mbretnia e vdekjes dhe e gjakut, e etjes vetëm për krime, që kishte fillue zyrtarisht në javët e para të vjetit dyzet e katër, tash i jepte një farë fundi hierarkisë kishtare. Nuk kishte ditë ma të keqe, për popullin e historinë.

Mbas do kohe do të arrestonin edhe klerikë të tjerë, si: Padër Anton Lulin, Dom Pjetër Grudën, Padër Leon Kabashin, Dom Nikollë Gjinin e, Padër Gjergj Vatën.

Monsinjori lëshoi një za të lehtë, tue kërkue një absolucion. Ashtu bamë të gjithë, ndaj njeni-tjetrit. E na me pranga në duer, u zhdukem të gjithë e, Monsinjorin, për të mos e pa ma. Ai do të kalonte vuejtje tjera shpirtnore, morale e fizike. Do të merrshim lajmin për atë, se vdiq në spitalin e Tiranës, mbas një punkture që i kishin ba, gjoja, për t’i pre dhimbjet e, për t’i pushue zemrën. Plani i tyne qe vu në zbatim, me 12 janar 1980, ditën e Shën Ernestit, të cilit Monsinjori i lutte emnin. Mbas gjyqit, na ramë në një qetësi, në një heshtje, për të marrë shpejt një rrugë të re të gjatë, të jetës. Mund të thomi se kishte mbarue gjithçka dhe populli në hallet e të vraponte për të fitue keqas një kafshatë bukë dhe i tretun e i habitun, në hapsinën e vuejtjeve të randa. Një polic i ri, i vrantë e i qetë, me një mirësi natyrore, Hamzai, pyeti, kur dola për pastrim, se sa isha dënue. “Mue më dhanë 15-shin”, kje përgjigja ime. Ai u vra dhe e mori si një tallje. Por nuk foli.

Burgu i Spaçit, 13 maj 1977

Ishte dita 16 maj, ditë e hanë, kur më nisën për Tiranë. Dola nga birucat e hetuesisë, nga, ajo dhomë mizore, ku kalova gati një njëmbëdhjetë muej, me aq dhimbje, vuajtje, tortura, izolim. Delsha nga Dega e, hypsha në një autobus, ku ishin 10 vetë. U takova edhe me Dom Kolecin. Largohem për një kohë të gjatë nga qyteti im, tue lanë në shtëpi nanën e motnueme dhe motrën e shumë sakrificave, vëllanë, që do të kishte vuajtjet e sëmundjes dhe të burgut. Të gjitha plagë të reja. Dy ditë para se të arrijsha në kaushën e Tiranës, ku mblidheshin të gjithë të dënuemit e Degëve të ndryshme, për t’u shpërnda nëpër reparte të ndryshme, Gjergjin e kishin nisë në Repartin e Ballshit. Burg quejshin vetëm një, atë të Burrelit. Mbas dhjetë ditësh, që kaluem në Kaushë të Tiranës, përsëri me autobus, së bashku me Dom Kolec Tonin, gjithsej shtatëmbëdhjetë vetë, u nisem në Repartin 303 të Spaçit, për të kalue një jetë gjalle e për gazep.

Kjo makinë e mbyllun, terr brenda, dukej një diçka që nuk ngjet me asgjë. Çdo realitet, asht origjinal. Çdo makinë mund të çonte nga Tirana në Spaç, por të gjitha edhe me diferenca. Kjo makinë ka specifikën e vet. Ka të përbashkëtën, se ecë si të gjithë. Por të veçantën, se nuk ecë si tjerat. Kjo ka shpejtësi edhe ndër kthesa, ka tundje, ka mizori, ka inat. Janë shtatëmbëdhjetë vetë të lidhun duersh me hekura. Atij që i delte të shihte gja mes disa birave gjatë ecjes së saj, edhe mue, në këtë ditë me diell, na dukej sa e pamëshirshme asht toka, me ato pamje fikse të shpejta. Nuk dallohesh mali e fusha, në këtë rrethanë. Të jepej përshtypja e një kaosi, si një absurditet në ekzistencë. Vetëm dritë shihet, përzje me terr të madh, me ngjyrë afër territ dhe humnera kohe, robnie. Na qenie verte të daluna nga varri, na u dukte vetja, tue pa njeni-tjetrin, se ishim hjedhë në një infinit kotësie.

Ishte kjo ditë e premte, kur arritëm afër orës dy mbas mesdite, u hap porta e madhe e repartit, tue u mbylle menjëherë. Ndjeva e përfshiva izolimin e gjatë. Hyna pa e ditë, kur dal! A dal?! Kjo kje një punë e çastit e, tue mbetë e ardhmja edhe në errsinë, fshehtësi, u hap udha dhe u forcue bindja, për ato forca që ka njeriu për të rezistue. Këtu më duhet për të kalue vjetët. Në dorë të Zotit. Rojet e kampit që shërbejshin aty, janë vetëm roje; besnikët e pushtetit, gjykatave, të diktatorit. Janë veglat e punës të asaj makine, diktaturës së adhurueme që jeton me këto forca e, që bajshin punën speciale të shtypjes nga afër, e paraqitshin anën fort të keqe të saj, në atë vend të rrethuem me male të pablerim, e me tela me gjemba, pranë një përroni shumë herë të thatë, mbi të cilin silleshin në pak qiell orrlat, mbi krenat tonë të gjallë e të vdekun. Ishte vërtetë edhe një burg natyral.

Këto roje kishin qëndrim si një një. Ishin të qetë, kishin pak fjalë, pse edhe këta të urdhnuem të mos bajshin biseda me të burgosun, me këto “anmiq”, “fara e keqe në Shqipninë socialiste”. Ishte një polici e rafinueme mirditore. Kur kishin punë me dhanë ndëshkime, veç ndëshkimit që kishte burgu mbas revoltës, ngjajtë më 1973, policët u bajshin grupe apo skuadra për rrahje, deri që lodheshin mbi trupin qyqarit të burgosun, shumë herë hero i pashembullt. E kjo dhunë shtazarake ndodhte, pse nuk ka krye realizimin e normës në minierë, që me pa me sy të hinte tmerri, ose të gjente polici, tue u përçapë pse ke shtie ndonjë send të vogël në gojë. Dy roje ushtarake me rroben e ngjyrës së blertë, na banë ngadalë një apel, tue shikue qetë secilin nesh në fytyrë, porsa përgjigjeshim. Na çuen me një të burgosun në shërbim të tyne, në një magazine, për me marrë rroben devizë ngjyrë tullë e, një dyshek me kashtë e katër batanije të vjetra, e vështirë me i prekë me dorë, sa neveri të jepshin.

Ndër to kam fjetë dymbëdhjetë vjet, unë e shumica e të burgonve, se të privilegjuemit në shërbim të tyne, i kishin edhe të reja.

Rrobë-divizë, merrshin çdo vjetë, po tash rrobe me vija dyshekësh. Të gjithë të qethun, na zbritën tue ba disa kambë shkallë guri në kamp, që kishte trajtën e një koni. Në dy oborre, na pritshin me qindra të burgosunish. U përqafuem me të njohtun dhe me tre meshtarë që i gjetëm aty, Dom Ndoc Sahatçin, Dom Ernest Troshanin e, Dom Martin Trushin. Kishte dhe shkodranë e ndër ata, Zef Ashta, me akademi dhe ba burg afër tridhjetë vjet, me të cilin do të rrijshim çdo ditë, njeri i qetë dhe simpatik e që, vdiq në një ditë maji mbas disa vjetësh. Aty gjetëm Tonin Andrachio-n, të nipin e Monsinjor Ernest Çobës, një djalë shembull në burg, i rrallë për vetitë e mira të karakterit, të inteligjencës e të virtyteve të krishtena. Një grup mirditoresh, njeni ma i mirë se tjetri, njerëz të dashun e besnikë.

E kur do të vinte Nikollë Prenga prej burgut të Burrelit, njeri i shquem në kampe, ky grup mirditorësh, do të forcohej. Edhe prej maleve të Veriut, kishte burra të mirë e, sa fshatarë prej anave tona, me një qëndrim si duhet: njerëz të besimit në fe e, me virtyte. Tue njohtë ngadalë kampin, do gjejshim djelmosha nga Vlona e krahinat e Jugut të Shqipnisë, të zgjedhun, të vendosun, trima dhe guximtarë. Pashë shumë fytyra të reja në këtë kamp të rrezikshëm të revoltës, ngja para katër vjetësh të ardhjes sime. Kishte edhe një vjet, për të mbarue dënimi zyrtar i kampit të ndëshkuem. Po ai ndëshkim e ai terror që gjeta, vazhdoi edhe ma i fortë.

Me rastin e revoltës, thuhej se kishte marrë pjesë për ta shtypë, vetë Kryeministri, kjenë pushkatue katër vetë dhe arrestue, torturue tmerrësisht, ma se tetëdhjetë vetë e, dënue. Do të merrshin pjesë në punë të gjithë të dënuemit pa përjashtim, në minierë, kjofshin ata edhe të sëmurë me gjithë farë lloj sëmundjesh, edhe ata që ishin edhe me temperaturë të naltë. Porsa u veshëm dhe u sistemuem shpejt nëpër dhoma, ku banojshin pesëdhjetë e dy vetë, në çdo dhomë, në tre kate e, ku unë u vendosa në katin e ultë të katit të tretë të ndërtesës, na lajmëruen ta kryejshim disa formalitete, regjistrime e porosi, që na i jepte komandanti i kampit.

“Zyra Teknike”, në Spaç

Kampi drejtohej nga komanda, por në kamp ishte dhe një zyre që përbahej nga tre të burgosun, të aprovuem nga Ministria e Punëve të Brendshme e, që këta lidhshin e zgjidhshin gjithçka në komandë e, ishin të ngjitun me këtë porsi mishi kocin, e që komandë, Zyre Teknike dhe të burgosun, formojshin një treshe reale. Kjo zyrë e dytë, thirret; Zyre Teknike. Zyre tru. Kjo drejton punën e minierës, nëntokën edhe tokën e rrethueme me miniera, vend me rreziqe shembjeje, ku ndodhshin aksidente e vdekje, numri i të cilëve kishte arrijtë mbi njëqind persona. Komandanti në këso rastesh, porositte me dhimbje hipokrite, që në punë të kenë kujdes: “kur të hyni në nëntokë” e në anën tjetër kërkonte me rigorozitet plotësimin e normës patjetër, se asht ligj. “Duhet të punoni, të lani fajet tueja, jo fajet, por krimet që ia keni ba pushtetit popullor”.

Në minierë mund të ishin heroj, që ndyheshin me baltë e pastroheshin me vendosmëni. Zyra Teknike aty shikjonte disiplinën e kampit. Asht qendra e rrjetit, të të gjithë lëvizjeve zyrtare e të fshehta. Tue qenë qendra e informacionit dhe e ndërlidhjes, që organizon spiunazhin dhe i vën në lëvizje në këtë regjim të pështjellimit, këta janë persona fort të besueshëm të komandës. Janë të burgosun dhe komandantë në një shtypje që bahet me shumë forma. Tamam si në Orient. Shqipni që organizon spiunazhin në burg, jashtë, edhe jashtë Shqipnie, edhe në Vatikan.

Zyhdi Çitaku

E një i burgosun që ishte në shërbim të tyre, Zyhdi Çitaku, për shumë vjet, tue shëtitë në shumë vende të Europës, ku gjindeshin shqiptarë, kishte rekruetue persona në shërbim të regjimit. E tue qenë se ky kishte ba disa gabime jashtë, në lidhje me planin e tyne, kur kishte ardhë në Shqipni, shpejt e kishin arrestue dhe e kishin dënue randë. Në burg sillej mirë. Dita e shtunde dhe e diella, më dolën disi të qeshuna, në diell të bukur maji. Kështu më kaluen edhe disa javë, por i lodhun shumë e marrje të forta mendsh, sidomos kur ngjiteshe nëpër shkallë, tue u mbështetë parmakësh, kur shkojsha në dhomë. Por kur fillon të mësohesh e të ban burgu për veti, atëherë nisë jeta e tij dhe dalëngadalë njohja me vuetje të tjera e fatkeqësi. Quhej; kampi i anmiqve. Kishte shumë njerëz edhe me kulturë, por jo si ata që ishin në shumë vjetët e para, ku gjindej ajka e kulturës së kombit dhe e intelektualëve të mirfilltë, me shkolla të universiteteve të Europës e të Amerikës, ku kampet dhe repartet, nuk kishin sheje spiunazhi, veç rrallë ndonjë që zbulohej menjëherë.

Njerëzit ishin me kulture të marrun ma tepër, gjatë periudhës së socializmit, edhe disa të marrun në vendet socialiste të Europës, inxhinierë, ushtarakë, të sistemit, shumë njerëz që nuk mund të quheshin figura politike, por ma tepër nga ata që kishin shkelë, si mbas pushtetit, ligjet e kushtetutës. Kushtetutës së quajtun ma ma demokratikja në botë, që pa ekzagjerim kishte shtie nëpër burgje, një të treten e popullsisë shqiptare.

Duhej të bisedohej me shumë kujdes me njeni-tjetrin, rreth problemeve që i përkitshin jetës politike. Shumë kërkojshin të gjejshin shokun, të rrahshin probleme të ndryshme, që lidhet me jetën e nevojën e jetës sate. Do të bisedohej, por ma shumë për ngjarjet që ishin në botë dhe brenda kufijve tanë, informacione prej gazetave që hyjshin në kamp dhe lajmeve të radios, që të shurdhonte prej orës 6 të mëngjesit e, gjatë ditës. Do të bisedohej me kujdes, pse aty punonte rrjeti spiunazhit, fort i rrezikshëm, që të sillte shpejt arrestimin tand të ri. Të kanë dënue herën e parë dhjetë vjet, për agjitacion e propagandë, të bahen me dënimin e ri, edhe dhjetë të tjera, e me radhë tridhjetë, katërdhjetë vjet. E si mbas rasës, edhe me vdekë mbrendë. Sa vetë kanë vdekë brenda nëpër burgje?!

Spaç: 1700 të burgosur, politika kineze!

Të burgosunit vërejnë gjithçka. Autoburgu sillte çdo dhjetë ditë të burgosun të tjerë, edhe kuadro ish partie e të pushtetit, që Enveri i lidhte për së gjalli, e që brenda vjetit u shumuen. Kampi kishte një forcë, rreth njëmijë e shtatëqind vetash. Shumica fort e madhe, ishin të ri. I sillte politika kineze, agjitacioni e propaganda, tentativat për ikje, kuadrot revizioniste, që partia po i nxirrte jashtë me shtjelma, tue i çue në plumb e nëpër burgje. Të gjithë këto njerëz, kushtetuta rrënimqare i quante; “trathtarë të atdheut”. Na kishim emnin e keq, u quejshim “trathtarë”. Ky titull nuk na randonte, por na bante të qesheshim me ironinë tonë, se ku kishte arrijtë ky koncept trathtar, në Shqipninë e luftës së klasave?! Këta që vijshin me autoburg, siellshin lajme se janë mbushë Degat e Brendshme, me të arrestuem. Presin të dalin në gjyq. Kampi nuk ishte i fjetun. Kishte njerëz energjikë dhe të fuqishëm, plot guxim dhe një farë mburrjeje. Dita, javët, muejt, kalojshin shpejt. Vjeti nuk mbaronte kurr. Jeta kishte mundime të mëdha, të kohës e të vendit ku gjindeshin. Memorie.al

KUJTOJ PROFESORIN E NDERUEM, PIKTORIN SIMON RROTA- Pergatiti Fritz RADOVANI

                         Prof. SIMON RROTA  (1887-1961)

 

Profesor Simon Gjush Rrota asht le në Shkoder me 23 Tetor 1887. Vemendja e Babës Gjush per edukimin e fëmijve asht kenë e posaçme. Kujdesi per shkollim nuk i ka mungue asnjenit asnjëherë. Këte verteton edhe prania e Kol Idromenos në edukimin e tyne. Kola, i madhi djalë ishte profesor në Universitetin e Vjenës.  At Justini ishte Frat Françeskan, dijetar i vertetë që solli në Shqipni fotokopjen e “Mesharit” të Buzukut. Ndersa Gjoni ishte mësues në Fieri. Ndersa Simoni mori mësimet e para nga mësuesi Kol  Idromeno, i njoftun edhe si piktor në Shqipni aso kohe.e ma von në shkollën italiane t’ artizanatit me mësues Saverio Polarolin, tue ndjekë ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos. Punësohet  tek Ndrek Mini[2] deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget në Mal të Zi prej ku gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë.

Me ndihmën e Polarolit regjistrohet në akademinë e Breras të Milanos në të cilën studion nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Në atë periudhë viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipni. Fillimisht punon në Lushnjë si fotograf  tek vëllai i tij Gjon Rrota që ishte njëkohësisht edhe mësues, ma  vonë si dekorator në shoqnitë kulturore të Shkodrës.

Më 1922 emnohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetëror të Shkodres prej nga shkëputet vetëm pas 40 vjetëve.

Gjatë kësaj periudhë merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa prej aktiviteteve ndërkombëtare. U vlerësue shumë nga të gjithë”… për një mënyrë të vetën në të pikturueme, si dhe për krijimet e Tija artistike.”

Si tek të gjithë rilindasit ndjenjat patriotike, atdhedashunia ishin shtrati emocional i artit të tij. Simoni nuk i kërkoi kurrë majat e virtuozizmit dhe dukjen e sforcueme. Ai ishte një personalitet i thjeshtë me një dhunti natyrore për punë dhe krijimtari të pandërpreme me çka ngjallte ngado simpati dhe mirëkuptim. Asht i pari mësues i vizatimit të cilit do t’i thurren vargje e do t’i këndohen këngë. Ai jetoi dhe punoi në një kohë kur shoqnia dhe shteti shqiptar po hidhshin hapat e para, në një kohë kur çdo gja me vlerë kërcënohej nga forca të egra fatale, nga terri i kudogjindshëm, në një kohë kur një ligësi absurde, e stisur nga njëqind duer të padukshme e rrezikonin imazhin- pikturën shqiptare – poaq sa dhe fjalën shqipe.

Në largësinë një shekullore, në vorbullën e përpjekjeve kolektive spikat vepra e artistit dhe pedagogut të paepun i cili do të jetë pjesë e asaj shtylle që siguroi vazhdimësinë, tue u ba simbol i kambënguljes kulturore.

Siç dihet vizatimi për fëmijët asht dëfrim, një lojë. Tek Simoni do të ketë kenë paksa ndryshe sepse Kolë Idromeno e ngushëllonte sikur të ishte fjala për një martirizim :”… këta njerëz do të jenë dëshmitarët e punës sonë”. Ky vrap ndër gurë e pengesa do t’i japë qëndresën e një suste çeliku. Edhe i shkuem në moshë, etja, dëshira për punë do ta ngrinin që me natë për të fitue ditën.

Prof. Vladimir Jani në monografinë kushtue Simon Rrotës kujton: “Njëherë para nja gjashtë vjetësh u ndesha me të pa le dielli tek ura në Ajazëm-bri Rozafatit, me kavalet në dorë. “Kam vjet shumë,- më tha- por nuk due me vdekë pa i krye do punë dhe nuk mund të za vend pa pikturue”. Cilatdo kjofshin preferencat personale të artdashësve të shumtë, në një pikë të gjithë bashkohen me kritikën e cila nuk ndesh asnjë kundërthanie midis artit dhe personalitetit të tij si “…një qytetar i mirë, i pa të keq, i drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm.” Shprehjet e tij vizuale gjenerojnë impulset e një Shpirti të këthjelltë plot mirësi. “Ma i riu” i rilindasve e përjetoi atë epokë me gjithë kënien tue mbart në shtratin e artit të dashtun idealin kombëtar dhe mishënimin e tij-Gjergj Kastriotin per të cilët Prof. Simoni do të kujtohet gjithmonë.

“Ndër ditët e sundimit të sulltan Hamitit-tregon piktori-ishte një periudhë kaq e vështirë për piktorët sa mjaftonte me të pa kush në dorë një skicë njeriu për t’u krijue dyshimi se asht fytyra e Skënderbeut. Dhe mjaftonte ky fakt për të dhanë rrugën e internimit ose burgun e përjetshëm”. Këtij represioni vite ma vonë, artisti do ti përgjegjet me tabllonë “Beteja” ku paraqet Skënderbeun tue u përleshë me tërbim kundër turqve si dhe me kompozimin e njohurn”Skënderbeu në shtratin e vdekjes”. Gjatë jetës së vetë piktorit ju kushtua kryesisht peizazhit dhe portretit të cilat do të na i japë “… me ngjyra të gjalla e të forta dhe të bukura… tue trajtue tema etnografike paraqet edhe objekte të vjetra, shtëpia tipike të moçme, kostume kombëtare… të cilat kanë vlera artistike dhe historike”. Narracioni i tij nuk asht i rastësishëm, por i qëllimtë. “Tabllotë e tij kanë karakter përshkrues… dhe po ti mblidhnim të gjitha sëbashku do të fitojnë ma shumë interes se plotësojnë njëra-tjetrën…”. Me punë të palodhur ai arriti të bahet”… një nga portretistët dhe pejsazhistët e rëndësishëm për artin realist shqiptar të gjysmës së parë të shekullit XX”.

Dëshira e Simon Rrotës ka kenë që “… të japë të gjallë kohën e vet, tua tregojë brezave të ardhshëm se cila ishte jetesa, cili kje Shpirti, zakoni, zhvillimi, dhe dëshira e shqiptarit dhe kryesisht e shkodranit të shekullit të tij”.

Në Itali Simoni ka ra në kontakt me klasicizmin e pastër.

Piktorët gjenialë si Rafaeli, Veroneze, Tintoreto, Karavaxho e deri tek ma të spikatunit lanë gjurmë tek Ai. Teknika e draperive të Rafaelit ndjehet mjaft mirë tek portreti i S. P. Pistulit. Ndërsa tek portreti i së shoqes, Karlës, loja e dritë – hijeve krahas butësisë rafaeljane na flet për afinitet me Karavazhistët.

Asht për të ardhur keq se nga riprodhimet e dobëta artdashësit janë privue nga ambëlsia dhe delikatesa e origjinalit. I dashuruem mbas sfumaturave, me tone të buta dhe të ngrohta artisti u përcjell brezave imazhin e krijesës ma të shtrenjtë të jetës së tij. Karla, kjo vajzë milaneze, lë postin e sekretares stenografe në firmën e famshme farmaceutike Montekatini drejtë një të ardhme aspak të sigurt mbas Simonit të saj shqiptar. Prodhimtaria e pazakontë (700 vepra) si dhe frymëzimi i pandërpremë i piktorit do të ishin të pamunduna pa Karlën e Tij besnike.

Romantizmin e shëndetshëm si dhe skenat e paqme bukolike Simoni do ti mbaj nën kontrollin e profesionistit serioz. Për shembull në tabllonë “Ura e Mesit” autori nuk ka si qëllim të tregojë arkitekturën e një monumenti kulturor. Harku i madh dhe i randë jepet pjesërisht, aq sa me hijen e vet qarkon horizontin, ujnat, dritën dhe bagëtinë tue lanë mënjanë bareshën të zhytun në një vetmi soditëse të një jete të abandonueme. Pëlhurat e tij janë ndërtue thjeshtë dhe po thjeshtë perceptohen. I përmbajtun dhe i ngrohtë, ndonjëherë ma të rradhë e freskon paletën me tone të ftohta si tek pejsazhi modest “Bora pranë Arrës së Pashës”. Damtimi i dorës siç është konstatuar ndonjëherë më duket një lloj konforti midis recetave akademike, larg pranimit dinamik të modelit.

“Përse mor baba ban gra me japanxha, mure e shtëpi të vjetra e kaq shumë veshje shkodrane ?” e pyeti në një rast Maria, nusja e të birit. I mendueshëm i moçmi Simon iu përgjigj : “Ka me ardhë një kohë moj bijë që kanë me u kërkue këto dukje dhe veshje dhe rinia nuk do ti gjej ma kurkund”  Hijet e rrepta të rrugëve, dyert e mëdha prej guri të latuar me qemer, me pullaz të gjanë për strehë e me frëngji, artisti nuk do ti shohë si dekore të thjeshta dhe kurioze ; ai do të hulumtojë shpirtin që ato mbartin. Piktori e di mirë se rrugët e qyteteve kanë diçka nga fytyra e vërtetë e vendit. Kontakti me sa e sa “fytyra” përtej Adriatikut i dha shkathtësinë selektive për të hjek të tepërtat dhe evidentuar domethanien preçize të detajeve. Psikologjia e gurtë e pejsazheve plotësohet me figura të rradha njerëzore ; ma së shumti gra me veshje tipike lokale. Ato shkojnë dhe vijnë tue prezantue, veshjet, etnografinë, natyrshëm larg pozave dhe sforcimeve; me shami kumashi në kokë, me japanxhat, xhybet, barnavekët dhe eteritë. Në të gjithë këto ndërmarrje artisti pati përkrahje dhe mirëkuptim.

Kam bindjen se ma mirë vepra dhe personaliteti i Simonit rilevohet po të ballafaqohet me piktorin V. Mio. Ndonëse është konsideruar si një nga “peizazhistët e parë të plenerit në Shqipni” më duket se ai mbeti në periferi të impresionizmit; përballë Mios Simon Rrota duket i rreptë dhe disi i ngurtë. Liria poetike dhe intelektuale e Vangjushit mbetet e huaj për të. I ajthëm, tërësisht evropian por dhe atdhetar i flaktë, Simoni pikturon Zotin Krisht tek thërret : “Lini fëmijët të vinë tek unë…”, ndërsa Mio vendos një kishë në pejzash i ngazëllyer nga gjetja e një pleneri befasues. Por i mblidhni të gjitha tabllotë e Mios dhe i vendosni përballë një peizazhi mitik siç është “Derë e Madhe” dhe do të shihni se realizmi tragjik dhe metafizik i kësaj të fundit do ti lanë mbrapa frymëzimet impresioniste. Mio nuk pikturoi në Shkodër ashtu si Simoni nuk do të dinte se çfarë të vendoste përpara dyerve modeste. Këto dy shprehje artistike kaq të plota dhe të pavarura, pothuej të njëkohshme, përbajnë një pasuni të vërtetë kulturore kombëtare, një traditë origjinale dhe besnike ndaj rranjëve që u dhanë jetë.

Krijimtaria e tij përfshinë kompozime, portrete, peizazhe e vizatime me karbon. Ndër më të njohurat janë “Beteja e Skënderbeut” (1916), “Te pusi i fshatit”, “Portë Shkodre”, etj. Në mënyrë të veçantë përmendet për portretin e Lekë Dukagjinit. Punimet e tij artistike e vendosin atë, ndër piktorët më të njohun shqiptar. Vdiq më 27 janar 1961. Simoni nuk ka masat e Kolë Idromenos, ai ngjan ma tepër me rrjedhën e bollshme të një prroi i cili përshkron kodra dhe male. Zëri i tij modest paralajmëroi një të ardhme për të cilën ai nuk e kurseu talentin. I drejtë dhe gjithherë i gëzueshëm por pa ju fshehur imazheve dramatike ai kalonte e rridhte për të drejt moteve që do të vinin një mesazh fisnik dhe burrëror. Në mes të artit zyrtar ai nuk bije në sy. Tonet e nostalgjisë dhe një lloj brenge romantike e shoqnojnë ndonjëherë në ngujimin, në vetëflijimin e tij, tek një art me interes të theksuar etnografik. Mbas vdekjes më 1961 ju dha titulli “Piktor i Merituar” dhe më 1999 “Piktor i Popullit”.

Kujtimet e Profesor Simoit me kenjen nxanës i Tij lidhen me një episod aso kohe i “pathanun”: Na thirri një mbasdreke në sallen e vizatimit mue dhe Dorote Serreqin. Na shpjegoj se donte me na mësue me shkrue bukur. Shkrimi i bukur asht kerkesë e shkollës socialiste. Tue mësue ju me shkrue bukur, neser do të duheni perme shkrue edhe parulla. A e dini se mund të gjeni vende pune të mira në saje të shkrimit bukur?

***

Kjo thanje u ba realitet i jetës seme kur erdhi Hrushovi në Shkoder…

Oh sa shumë kujtime ruej per Ju o i Nderuemi Profesor Simon Rrota ?!

Emni i Yt nuk fshihet kurr nga kujtesa ime…

Emni i Profesor Simonit per mue asht Perjetshem!

Melbourne, 4 Janar 2025.

 

Daily Herald (1934) “Ju shpjegoj arsyen e çarmatimit të Shqipërisë…” — Intervista ekskluzive me Mbretin Zog në Durrës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Dhjetor 2024

“Daily Herald” ka botuar, të hënën e 15 tetorit 1934, në faqen n°10, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog I në Durrës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog tregon se si çarmatoset

nga Ronald Matthews

Durrës, Shqipëri.

Shqipëria, kombi më i vogël në botë dhe i kërcënuar nga të dyja anët nga fqinjët e fuqishëm, është gati të japë një shembull global në çarmatim.

Gjysma e ushtrisë së saj do të shndërrohet në një trupë punëtore bujqësore dhe do të fillojë të punojë tokën, ndërsa gjysma tjetër do të rezervohet për ruajtjen e rendit të brendshëm dhe do të vihet nën të njëjtën komandë si xhandarmëria.

Planin e tij drastik për ta bërë këtë dhe motivet e tij m’i shpjegoi Mbreti Zog, në një audiencë që më dha në vilën e tij verore në plazhin e Durrësit.

***

Vila është një shtëpi njëkatëshe e thjeshtë prej druri, e ndërtuar mbi shtylla që arrijnë deri në det, dhe do të ishte e padallueshme nga dhjetëra ndërtesa të ngjashme, të themi, në Shoreham-on-Sea, po të mos ishin dy rojet malsore me uniforma gri-jeshile dhe me jaka vjollcë, të pranishëm në këmbët e shkallëve që të çonin deri në të.

Nga vila mbretërore të çon në det një skelë e vogël të cilën mbreti e përdor për zhytje, ndërsa e vetmja njësi shërbimi e marinës shqiptare, një anije e vogël roje, vështron gjithmonë rreth njëqind metra larg kur mbreti Zog dëshiron të notojë.

Duke më pritur, Mbreti kishte thyer rregullin e tij për të mos takuar kurrë më vizitorë të jashtëm ndërsa ishte me pushime në plazh.

Por ai ishte i lumtur, tha ai, t’u tregonte lexuesve të një gazete të madhe britanike se çfarë po bënte për kombin e tij të vogël, por krenar.

Dhe ai foli me mua për më shumë se një orë në dhomën e tij të punës, me muret e saj të veshura në nuanca pastel të trëndafilit, gri dhe të bardhë, dhe të varura me piktura me kostume dhe peizazhe shqiptare, dhe mobiljet e saj të përbëra nga një tavolinë e thjeshtë lisi, një raft librash, dy tavolina të vogla dhe disa karrige me sixhade.

Shqipëria,” — tha mbreti – ai ishte i veshur me një kostum ngjyrë kaki, me një kravatë gri të çelur me pika me ngjyra të ndezura – “nuk ka ndërmend të jetë nën protektoratin e askujt kushdo qoftë.

Ajo është e vendosur të ruajë pavarësinë e saj, e cila nuk është vetëm interesi i saj, por është thelbësor për paqen evropiane.” – fjalë domethënëse pas demonstratës detare italiane në Durrës në korrik, e cila pothuajse çoi në një konflikt italo-jugosllav.

***

Megjithatë, ne jemi një vend i varfër. Ne nuk kemi avionë ushtarakë, tanke apo artileri të rëndë si fqinjët tanë dhe nuk mund t’i përballojmë ata.

Ajo për të cilën Shqipëria ka nevojë kryesisht për të shpenzuar para është zhvillimi i bujqësisë së saj, sepse 400 vjet sundim turk e kanë lënë atë të prapambetur jo vetëm kulturalisht, por edhe në metodat e prodhimit.

Prandaj kam përgatitur një projektligj, i cili do të dorëzohet në Kuvend, sipas të cilit gjysma e rekrutëve të rinj të ushtrisë do të angazhohen në punimin e tokave të destinuara për kultivimin e fushës potencialisht pjellore të Myzeqesë (në Shqipërinë e mesme).

Ata do të marrin edhe udhëzime për metodat e reja të bujqësisë, të cilat do të përhapen gradualisht në të gjithë vendin.

Gjysma tjetër do të përdoret për ruajtjen e sigurisë së brendshme, nën të njëjtën komandë si xhandarmëria.

Mbreti Zog është realist, sepse kudo pranohet se Shqipëria nuk mund të shpresonte të mbrohej nga një pushtim i huaj, përveçse me luftë guerile dhe se siguria e saj e vetme qëndron në drejtësinë kolektive të Lidhjes së Kombeve.

Vetëm konservatorizmi kërkon mbajtjen e një ushtrie të vërtetë – dhe Mbreti është më radikal se çdo ministër i tij.

***

E pyeta mbretin – nuk mund të emërohet një xhandar, as të shkarkohet një oficer policie pa dijeninë e tij – cilat, sipas tij, ishin funksionet e familjes mbretërore në botën moderne.

Një mbret,” — u përgjigj ai, “duhet të jetë një udhëheqës dhe një mësues i popullit të tij. Dhe nuk mund të mësohet një fëmijë pesë vjeç në të njëjtën mënyrë si një i ri që ka arritur moshën madhore.

Ne ende po vuajmë nga trashëgimia e sundimit turk, kur mësimi i shqipes në shkolla ishte i ndaluar.

Por ne po e fitojmë luftën kundër analfabetizmit – ku kishte 2000 nxënës në shkollat tona disa vite më parë tani ka 60000 – dhe me kalimin e kësaj, kompetencat dhe përgjegjësitë e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit do të rriten.

Sepse unë nuk besoj në asnjë të drejtë hyjnore të mbretërve – pushteti nuk vjen nga lart, por nga poshtë – nga njerëzit.

As nuk besoj se Demokracia është sot në një gjendje dekadence.

Unë mendoj se edhe vendet ku demokracia është shfuqizuar me të vërtetë duan të kthehen tek ajo, sepse duhet të dinë se pushteti vjen nga poshtë.

Mendoj se misionin më të madh të jetës sime do ta ndiej të kryer, — tha mbreti, kur statusi dhe kultura e gruas në Shqipëri të ngrihet në nivelin e shteteve të tjera ballkanike dhe më pas në nivelin e grave të botës perëndimore.

Do të jetë një proces i gjatë, sepse kemi shumë paragjykime për të kapërcyer dhe para se të realizohet kjo, gratë duhet të votojnë.

Statusi i lartë i gruas është, besoj, një nga faktorët më të mëdhenj të fuqisë së një shteti.

Tashmë kam dhënë urdhër që gratë të punësohen në poste në shërbimet publike kudo që të jetë e mundur.” – dhe kjo në një vend ku deri pak vite më parë gratë konsideroheshin pak më shumë si orendi.

***

Dhe më tej ai foli se si, me një plan tjetër të tij, klubet e diskutimit në qytete dhe fshatra, duke lëshuar fletushkat e tyre të lajmeve, do të ngrinin nivelin e inteligjencës së rinisë së vendit, duke filluar nga dimri i ardhshëm.

Teksa fliste, duke menduar dhe me saktësi, zhurma e dallgëve vinte nga dritarja e hapur me pamje nga deti. Herë pas here, një buzëqeshje e vogël ndriçonte sytë e tij blu.

Mbreti Zog, m’u duk, ndërsa u ngrit për të më shtrënguar dorën, të jetë sundimtari më i vetmuar në Evropë.

Tani është vetëm 40 vjeç dhe që nga lufta, fillimisht si ministër, më pas si kryeministër, president dhe mbret, ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në bashkimin e Shqipërisë si komb.

Sot, ai mban mbi supe të gjithë barrën e Qeverisë.

Vendi i tij është shumë i vogël, shumë i varfër dhe fqinjët e shikojnë me nostalgji të përhershme.

***

Dhe ai është i rrethuar nga ministra të moshës së mesme, të rritur sipas traditës së vjetër turke, tepër konservatorë, në pjesën më të madhe, për të vlerësuar lehtësisht idetë e tij.

Pak nga të rinjtë, të rritur gjatë viteve të shkurtra të sundimit të tij, janë ende mjaft të formuar për të marrë përgjegjësi të mëdha. Një pjesë e mirë e tyre janë kritikë të ashpër ndaj brezit më të vjetër.

Prapambetja e fshatarësisë dhe e malësorëve shqiptarë përbën një frenim për çdo përparim, qoftë edhe shumë gradual.

Mbreti Zog dukej i lodhur, edhe në pushime. Kjo nuk më habiti.

Fotografi rrëfen detajet e veçanta: Nga pula me tollon, te fishekzjarrët me parashutë, ju tregoj Vitin e Ri para ’90

Në Shqipëri: E vetmja festë e vitit madhore popullore.

 

Ajo natë, si e vetmja festë popullore është festuar më shumë se cdo festë tjetër në Shqipëri. Sipas një modeli uniform, mundësive, rrethanave, kushteve, në familje, lokale, në shesh, në spitale, reparte ushtarake, deri edhe në postat kufitare. Si e rikthen sot për “Panorama”, fotografi i njohur, Nikolin Baba, ato fundviti, kur punohej edhe paraditen 31 dhjetorit? Nga pemsa e Vitit të Ri, dezhurnet, menunë e darkës, Koncerti televiziv, restorantet, gjithcka, deri edhe Koncertin e Vjenës në Rai 1. Të paktën deri më 1990 një Shqipëri ku festohej por edhe vigjëlohej.

Baba, si kujtoni prag festën e Vitit të Ri?

Atmosfera e ardhjes së Vitit të Ri, niste me Festivalin e Këngës në RTVSH, që zakonsiht zhvillohej në javën e fundit të dhjetorit. Pastaj pema e Vitit të Ri, që vendosje atë javë, ndonëse jo traditë e të gjitha familjeve, kjo për mentalitetin, përkatësitë fetare. Ato nuk tregtoheshin nga shteti, por nga persona që i merrnin në Malin e Dajtit, edhe pse ishte e ndaluar, duke i shitur rrugëve. Një e tillë kushtonte 10 lekë. Me pak zbukurime, pambuk, disa lodra, arra të ngjyrosura, etj. Ndonëse dikur në dyqanin e Valutës shiteshin zbukurime të ardhura nga Cekia, shitja e topave masivë me ngjyra për një pemë, kujtoj vitin 1972, kur në Ma-Po-n e madhe fluksi për blerjen e tyre, një prodhim kinez, ishte i jashtëzakonshëm.

Tirana e Vitit të Ri, 1973
Tirana e Vitit të Ri, 1973

Nga kartolinat, e gjithë Shqipëria një foto te Skënderbeu?  

Kartolinat ishin një nga mënyrat për të uruar, si brenda Tiranës, në qytete të tjera dhe jashtë Shqipërisë. Ato i gjeje në postë, kinkaleri, dhe kushtonin pesë lekë. Posta qëndrore, postierët kishin shumë punë në atë periudhë. Atmosfera festive në Tiranë, ndihej, kryesisht në bulevardin kryesor, te lulishtja pas monumentit të Skenderbeut, pemët e larta të saj, zbuluroheshin me llampa që lyheshin me bojra të ndryshme dhe të zakonshmit fotografë. Paraditja, aty kishte fluks të madh, familje, fëmijë, të ardhur, vetëm për të bërë një foto.

Dhuratat, ato për fëmijë, tjetër festë?

Bëhet fjalë për ato që jepeshin për fëmijët, në ndërmarrje, shkolla, institucione, kopshte, kudo. Punonjësve i mbahej një kuotë e vogël nga paga e tyre, duke organizuar më pas takime, festime për t’ja shpërndarë fëmijëve. Në ditët e fundit të vitit një pritje e madhe organizohej në Pallatin e Brigadave nga Enver Hoxha me pionierët e dalluar. Po kështu edhe tek fëmijët jetimë, ata me probleme shëndetësore, etj. Për punonjsit e dalluarit jepeshin shpërblime te vogla financiare.

Hotel Dajti, mjedisi i brendshëm ku festohej nata e Vitit të Ri
Hotel Dajti, mjedisi i brendshëm ku festohej nata e Vitit të Ri

Edhe ndeshje futbolli?

E vecanta e 31 dhjetorit ishte ndeshja e futbollit që zhvillohej në Pallatit të Pionerëve, paradite, një takim që u kthye në një traditë, në të cilën luanin edhe futbollistët më të njohur, të klubeve të kryeqytetit. Takimi ndiqej deri edhe nga jashtë rrethimit, me njerëzit që qëndronin matanë murit, ose sipër tij, pasi nuk kishte hapsirë për të qenë brenda territorit të vogël të fushës, me  spekakorë në këmbë në bordurat e saj. Nga Dekori I Tiranës, vendoseshin banera të mëdhenj festivë. Ardhja e plakut të Vitit të Ri në familje, ndërmarrje, institucione për fëmijët ishte dicka jo e zakontë.

Dezhurne me turne, festojmë e vigjëlojmë

Të parët që largoheshin nga Tirana ishin studentët që ktheheshin për pak ditë në shtëpitë e tyre, dhe veprimtaritë sportive, artistike ndërpriteshin. Në ato ditë as gazetat “Zëri i Popullit, “Bashkimi”, “Sporti”, “Drita” nuk dilnin. Të djelën e fundit të muajit punohej, për të zevendësuar 2 janarin, ndërkohë që shqiptarët mund të ishin i vetmi popull që punonin edhe paraditen e 31 dhjetorit. Natën e Vitit të Ri, si dhe datat 1 e 2 janar në ndërmarrje, dikastere, kudo organizoheshin dezhurne, cdo dy orë me punonjësit që alternoheshin sipas një grafiku, ku ata më të rinjtë, të pamartuarit ishin të angazhuarit, ndërsa gratë, vajzat jo.

Radhë në dyqane para festave të Vitit të Ri
Radhë në dyqane para festave të Vitit të Ri

Vjen 31 dhjetori, si pritej ajo ditë?

Gjatë ditës së 31 dhjetorit qyteti gumëzhinte dhe dyqanet ishin të hapura deri pak orë para mbrëmjes, deri edhe berberët, permanentet, pastaj të gjithë të mbledhur në shtëpi. Nata e fundvitit festohej në reparte ushtarake, konvikte, spitale, Shtëpitë e Pleqve, të Beqarëve, të fëmijëve jetimë, deri edhe në postata kufitare, me televizor, radio, apo ndonjë magnetofon.

Policia patrullonte, pra një vend ku punojmë, festojmë por edhe vigjilojmë.

Jo të gjithë e festojnë ?

Natën e fudnvitit, të nesërmen urgjencat e spitaleve ishin në gadishmëri, PTT gjithashtu me vetëm një sportel. Nuk ndryshonte lëvizja e trenave, që pasi kryenin udhëtimin e fundit të vitit, të nesërmen niseshin normalisht. Po kështu edhe autobuzat e udhëtarëve me destinacion qytetet e largëta. në ato ditë lëvizja urbane ishet e kufizuar.

Cila ishte menuja e asaj nate?

Menuja e asaj nate kishte pulën e vendit apo hungareze, që shiteshin me tallon në dyqanet e lagjeve, ose një gjel deti të marrë një muaj më parë e të ushqyer me ullinj në banjon e pallatit, apo oborrin e shtëpisë. Ishte kthyer në traditë që në një shesh midis pallateve bë zona të vecanta të Tiranës, shërbenin për “Luftë” gjelash, që ndiqeshin nga banorët, duke shpallur gjelin kampionin. Sigurisht edhe të tjera, ndër to peshku, por më pak, se nuk tregtohej masisvisht, sallamrat, etj.

Furrat sa punë atë ditë?

tirana viti i ri 6 tirana viti i ri 5 tirana viti i ri 4

Furrat e pjekjeve punonin pa ndërprerje. Pasi dorëzoje tavën, furrtari te jepte një letër me një numër i njëjtë me atë të një llamarineje matalike, që ai vendoste në tavë. Njerëzit siguronin bukë rezervë pasi dyqani i bukës mbyllej për dy ditë. Përgatitja për natën e Vitit të Ri ishte tejet lodhëse për gratë, që gatuanin pa pushim në kushte aspak normale në apartamentet e kohës.

Cilat ishin pijet e preferuara?

Rakija, vecanërisht ajo e Skraparit, Përmetit, por, edhe vera ishte pije e preferuar dhe masive. Riesling, Tokai, ose Shesh i Zi, Merlot, Kallmet, e kuqe ose e bardhë të cilësisë së dytë, një shishe kushtonte 42 lekë, dhe tregëtohej në Ushqimore. Cilësia e parë, si ajo Pino Nero, kishte tjetër destinacion. Birra me shishe sihte e KU “Ali Kelmendi” Tiranë. Limonë, portokallë nga bregdeti, Himara, siguronin vetëm ata që kishin të afërm në ato zona.

Jemi në kohën e tallonit, si funksiononte në ato vite?

Gjithcka me listë, miqësi, njohja e një shitëse ushqimoreje, Fruta Perime, Bulmetit, të siguronte dicka më shumë. Gatuhej me vajgur, me furnellat e Gjirokastrës, sobat me dru, tavat me korent, etj. Jo në pak raste nga ngarkesa e madhe, rrezikonte ikja me orë e dritave. Familjet e dëshmorëve kishin një tollon me shumë. Edhe në një familje, ku djali i martuar figuronte i ndarë me prindërit, sic veprohej formalisht, merrte nje racion më shumë.

Mesnatë, të gjithë në shesh?

Në shumë raste kishte grupe të rinj, miq e shokë që mblidheshin atë natë në shtëpinë e dikujt, për të dalë në shesh në 12-të pas mesnate.  Ashtu si në festat e 28-29 Nëntorit, ajo orë e ndarjes së viteve shoqërohej me fishekzjarre. Paraditen e 31 dhjetorit, në disa pika të Tiranës, pas Bankës, sot selia e PS, mbrapa Teatrit të Operas, vendoseshin murtaja dhe zona rrerthohej me ushtarakë.

Fishekzjarret, me sytë nga qielli?

Radhë në dyqane para festave të Vitit të Ri
Radhë në dyqane para festave të Vitit të Ri

Disa prej tyre ishin në formë parashute, në majë kishin një kub, që i shërbente për rënie të lirë. Njerëzit me vështrimin lart prisnin, dhe pastaj kush mundet t’i kapte. Edhe në shi, me cadër qëndronin në pritje të tyre. Me fat ishin familjet tiranase, kur një erë e lehtë i shtynte të binin në bacen, shtëpinë e tyre. Ishin të preferuara pasi me materialin e tyre, copën ngjyrë të bardhë mund të qepje një këmishë, ose një palë rroba banje.

Nga dëshira për to, dhe heqja nga qarkullimi?

Për një periudhe kohe, fishekzjarret për popullsinë u ndaluan, nuk lejoheshin, pasi ishin të rrezikshme, shkaktonin dëme, djegie, dhe urgjenca e spitalit ishte plot me njerëz që merrnin ndihmën e shpejtë nga plagët që u kishte krijuar zjarri i një fishekzjarri, duke luajtur, drejtuar njëri tjetrit. Veshja e një pardesyje, o dicka të tillë atë  mbrëmje ishte e rrezikshme, nëse të godiste një fishekzjarr.

Po nxënësit, shkollat, studentët si e festonin?

Në shkolla, gjimnaze, liceun artistik, universitete festohej para se ato të mbylleshin, dhe konviktorët e studentët të largoheshin. Gjithcka e improvizuar, ku kërcehej me muzikë që sigurohej me magnetofonë, kush mundej të kishte një të tillë. Nga ato me shirita tek ato me kaseta që u futën dhe patën përdorim në fillim të viteve 70-të.

Televizioni, një program për të gjithë?   

Të ulur në tavolina, para televizorëve “Butrinti”, “Iliria”, Dajti”, të gjithë ndiqnin “Koncertin e Madh të Vitit të ri” një program me këngë të muzikës së lehtë, popullore, humor, valle popullore, nga e gjithë Shqipëria. Me këngëtarët nga Vace Zela, Tonin Tërshana, Bashkim Alibali, Agim Krajka, etj, etj, te humoristët e njohur, Tano Banushi, Skënder Sallaku, Met Bega, Zef Deda,  Fadil Hasa, trupat e estradave të Tiranës, Shkodrës, Fierit, Durrësit, parodistët e Vlorës, të cilin televizioni shqiptar e përgatiste që në shtator. Jepej i regjistruar më 31, 1 dhe 2 janar, duke filluar pas revistës televizive, ora 20.30, dhe vazhdonte deri në orën 2 pas mesnate. Mbyllja bëhej me natën finale të Festivalit të Këngës, ritransmetim, një film o numra cirku. Nuk kishte fjalim përshëndetës nga udhëheqësi i shtetit. Po kështu edhe radioja.

Ndiqej edhe Koncerti i Vjenës?

Me 1 janar, në orën 12.00, nga kanalin italian Rai 1, jepej Koncerti I njohur i Vjenës. Ndiqej me shumë interes nga kryeqytetasit, qëe prisnsin në atë orë. Pas 1973, shkëputjes së kanaleve televizive italiane, lejohej hapja e sinjalit, i cili pritej menjëherë pas përfundimit të koncertit. E frekuentuar ishte shëtitja në bulevard, ose në Rrugën e Dibrës e njohur si Broduei i Tiranës, kur koha ishte e mirë, paraditen dhe në mbrëmjen e 1 e 2 janarit.

Një Tiranë me shumë lokale për jë natë feste?

Eshtë festuar kudo, në shtëpi, lokale, me Kursalin, Internacionalin, Vollgën, Lidhjen e Shkrimtarëve, pranë Teatrit Popullor, Shtëpinë e Oficerave, Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”. Pastaj Hotel “Dajti”. Them deri në vitet 70-të, kanë qenë ndër lokalet më të preferuara për qytetarët.

Hotel “Dajti”, ballo e muzikë perendimore

Hotel “Dajti”, me një mjedis madhështor, sallat gjigante, luksoze, hollin-sallon modern, restorantin krijonte një mundësi të madhe dëfrimi, që garantonte mbi 250 persona gjatë natës së Vitit të Ri. Aty gatuhej shumë mirë dhe ushqimi ishte cilësor. Në mjedisin e brendshëm vendoseshin dy pemë të larta të zbukuruara, njëra në hollin kryesor dhe tjetra në sallën e madhe, ku edhe vallzohej. Pijet ishin të të llojeve të huaja e shqiptare të cilësisë së parë, tregtoheshin paketa cigare të markave të huaja, ndërsa orkestra ishte ajo e tavernës që ekzekutonte muzikë perendimore, këngë ruse, lindore të kohës, por edhe italiane, franceze, etj.

Më shumë të huaj apo jo?

Fillimisht aty shkonin kryesisht të shkolluarit në perëndim, familje mjekësh, inteletualësh, sportistë të njohur, fëmijët e udhëheqësve të lartë, artistë, pedagogë, ushtarakë, zyrtarë e pushtetarë, shkrimtarë, kompozitorë. Por edhe specialist të huaj, si ata jugosllavë, rusë, të vendeve lindore, të pranishëm këtu për ndërtimin veprave të 5-vjecarëve. Pa dyshim diplomatë. Ajo natë e Vitit të Ri, pritej si eveniment edhe për faktin se të krijohej mundësia për t’u takuar, njohur me të huaj Deri para prishjes me Lindjen, rreth viteve 61’, fluksi ka qenë i madh.

Një franceze, balerinë e asaj nate?

Ajo që kujtohet ishte Zonja Karmon, e njohur jo vetëm si gruaja e Paskal Karmon, Sekretarit të Parë të ambasadës franceze, por për elegancën, veshjen e saj moderne, kryesisht prej lëkure. Po kështu edhe gratë, vajzat e zyrtarëve të ambasadave perendimore, studentëve të huaj që studionin në universitetet tona. Një argëtim që vazhdonte deri në orët e para të mëngjesit. Frekuentimi intensiv i “Dajtit”, vijoi deri pak pas viteve 70-të, kur edhe filloi survejimi agresiv i të huajve, shqiptarëve, etj.

Në lokal, me prenotim një muaj përpara

Ndonëse pati një frenim festimi i natës së Vitit të Ri, sidomos në mesvitet 70-80-të si pasojë e situatave të tensionuara politiko-ekonomike-kulturore dhe jetës sociale të kufizuar, rikthimi tek nata dëfryese e fundvitit në një restorant nisi të funkionojë. Të kaloje natën e Vitit të Ri në një lokal si Vollga (Drini), Arbana, Arbëria, apo Rinia, ishte privilegj, pasi jo të gjithë i kishin mundësitë. Për të siguruar një tavolinë, për atë natë, duhej të bëje një prenotim në ditët e para të dhjetorit, pranë administratës së hotelit.

Hotel Tirana, dikur 15 katëshi më i pëlqyeri?

Në Tiranë, frekuentohej kryesisht 15-katëshi, i përuruar në vitin 1979, ku të gjithë vraponin aty. Nëse nuk arrije të siguroje, duhej nxituar tek restorantet e tjera. Me një pemë të madhe të vendosur në qendër, mbrëmja fillonte në orën 9.00, dhe familjarët vinin të veshur me arsenalin më të mirë, duke e konsideruar si një natë luksi atë mbrëmje. Cmimi varionte nga nga 600 lekë personi dhe 1200 lekë cifti. Të restorantet e tjera, vlera e një nate e Vitit të Ri, shkonte në 450 lekë me një menu me të zakonshmet, antipasta, pastaj pulë ose pilaf me gjel, bërxollë me patate, një shishe verë, birrë ose raki dhe ëmbëlsira në fund. Cigarja pihej në pufundësi.

Nikolin-Babani

Orkestrat, muzikë por e kontrolluar, vetëm ajo që lejohej?  

Orkestra, ishte ajo e tavernës, ndërsa në restornatet e tjera përbëhej nga instrumentë të njohur të kryeqytetit. Ajo e dinte mirë repertorin, me një programin e kontrolluar më parë, me muzikë të lehtë shqiptare, pak të huaj, jo këngë kushtuar Partisë, shpesh edhe me një këngëtar o këngëtare. Pastaj vallzim, me tre kërcime, një pauz, sërish tre kërcime, kështu vijohej. Ora 24.00 fikeshin dritat, përplaseshin gotat dhe një puthje në faqe, pastaj dalja jashtë për të parë fishekzjarret. Më pas organizoheshin edhe lojra-llotari me prezantues, aktorë të njohur si Vilson Gjoncaj dhe fituesit merrnin një dhuratë. Qëndrimi në restorant vazhdonte deri në orët e para të mëngjesit.

Po në qytetet e tjera

Kujtoj Durrësin, “Vollgën”, “Adriatikun”, ku është festuar, sidomos nga të huajt, kryesisht marinarët e anijeve, që ndodheshin aty atë fudnviti. Muzikë e kohës, vallzim, argëtim i madh. Orkestra përbëhej me instrumentisë durrsakë shumë të njohur. Kjo rreth viteve 60-të më shumë.

Politikanët, byroistë e deputetë, si e festonin atë natë?                  

Në vitet 50 60-të, festa e Vitit të Ri për byroistët, qveritarët organizohej në Pallatit të Brigadave. Pastaj në bllok. Kujtoj që në orët e asaj nate, ajo ishte zona, ku mbizotëronte errësira, një heshtje e thellë, gjithcka e ruajtur me ushtarë. E nesërmja shoqërohej me vizitat tradicionale brenda bllokut, me ato në familjet e dëshmorëve. Deputetet, ishin njerëz që pak niheshin, jo si të sotmit. Festonin në shtëpitë, familjet e tyre, pak në restorante. Në përgjithësi i kushtëzonte qëndrimi në mjedise publike.

Po fëmijët e tyre ku e kalonin Vitin e Ri?

Kujtoj mirë që një natë të Vitit ët Ri, në restorant “Arbëria”, pas mesnatës erdhi djali i ish-kK/Ministrit asokohe, me miqëtë e tij dhe drejtori me shpejtësi i rregulloi një tavolinë. Dukeshin që kishin pirë. Pas pak, ndërsa një burrë po kërcente me një gotë vere mbi kokë sic ndodh shpesh në kërcimet popullore, papritur një mollë fluturoi drejt gotës, por pa e prekur. Situata u kthye në humor pasi, duke vijuar kërcimin, mbajtësi i gotës së verës, iu drejtua atij, duke bërë një gjest me dorë,  pas të cilës plasi e qeshura. Ndërkohë, reagoi drejtori që dicka foli me të. Vite më vonë e kam takuar ish-djalin e K/Ministrit dhe kur ja kujtova, m’u përgjigj se nuk mbante mend asgjë.

1 janar, vizitat lodhëse, ardhja në shtëpi e njeriut të parë?  

Dita e parë e Viti të Ri, 1 janari, me pak njerëz në qarkullim, gjithcka e mbyllur, asnjë bar i hapur, dhe që familjet në atë start vendosnin kalendarin vjetor në mur, një format standart, por ndryshonin vetëm pamjet, i prodhuar nga MMS“Hamit Shijaku“-Tiranë. 20 lekë kushtonte. Për të ardhur te vizitat cfilitëse nga ato familjare, të fqinjve që fillonin në atë mesditë. Rëndësi kishte njeriu i parë që vinte për vizitë, që sipas fjalëve, ishte ai që do të përcaktonte fatin e mirë ose jo të familjes për atë vit.

Dhe fëmija e parë, tjetër ngjarje e bujshme apo jo?  

Fëmija e parë që lindte në orët e para të Vitit të Ri, për maternitetin, familjen, deri edhe në TVSH, që nuk mungonte me emisionet e lajmeve, ishte një ndër informacionet kryesore e të rëndësishme. Me 3 janar e gjithë Shqipëria, kudo, në cdo skaj të saj i rikthehej punës, ritmit ditor, javor, normalitetit. Vetëm nëse qëllonte e dielë. Përjashtim bënin shkollat, arsimi: Në vitet 70-të, ai fillonte një ditë pas Shpalljes së Pamvarësisë që ishte ditë pushimi, pra më 12 janar, ndërsa më vonë, ishte 5 janari dita e rikthimit të studentëve, nënësve, mësuesve në bankat e shkollës./ NGA UVIL ZAJMI 

Biblioteka ideale shqipe e Norbert Joklit…dhe bibliotekat tona pa ideal- Nga FRANO KULLI

 

Në artikullin e vet “Tue bisedue me profesor Joklin” Ernest Koliqi shkruan: “Biblioteka shqip e Profesor Joklit, besoj të jetë mâ e plotësuemja qi mund të gjindet. I rrijnë përkrah ndoshta ato të Françiskajvet në Shkodër, të Mid’had Frashërit në Tiranë dhe të Lef Nosit n’Elbasan. Këtyne dyjave të fundit ua kam ndëgjue vetëm zanin , pse nuk pata fatin t’i shof. Botime të vjetra e të reja: Toskësh e Gegësh e Shqiptarësh t’Italisë…”

Shkrimi është botuar me 1938 në “Demokratía” e Vangjel Koçës e Branko Merxhanit, mbas një vizite që ai i bën Norbert Joklit në Vjenë, i shoqëruar nga dy studentë shqiptarë të atyre viteve atje. Njëri prej të cilëve ishte Aleks Buda. Është ribotuar pastaj më vonë në “Shejzat nr.1-4 1972.

Paska qênë dashtë – vijon Koliqit – të shkojshëm larg Shqypnije, në nji vend të huej, për të gjetun biblioteken ideale shqipe, atê për të cilën ka nevojë, çdo shkollë e mesme e Shqipnís, çdo Bashki shqiptare e radhës së parë, çdo studjues i gjuhës s’onë!..”

Para se me arrit te ky përfundim, sa surprizues për të aq magjepsës për lexuesin e tij, Koliqi përshkruan në imtësi gjithçka aty sheh me të gjitha shqisat e njeriut që librin e ka shqisë e gjymtyrë të përveçme. Ky ka qenë takimi i parë i tij me Joklin. Kurse në ribotimin te “Shejzat” Koliqi përshkruan edhe fundin tragjik të Albanologut të famshëm, një fund i njohur disi përciptasi në Shqipëri. Përciptas po themi, sepse pak kush i din përpjekjet e shqiptarëve të njëmendtë për ta shpëtuar atë, i cili, pa qenë shqiptar i kishte dhënë gjithësinë e vet, të dijshme e të vullnetshme sa s’bëhet, kulturës shqiptare. Dikush din përpjekjet e Fishtës me letrat dërguar deri te Duçja, që atij t’i krijohej mundësia të strehohej në Shqipëri, po pak kush i din, besoj, përpjekjet e qeverive shqiptare të kohës (1941-1942) për të. Kurse Koliqi, i cili ka dokumentimin e këtyre përpjekjeve, që gjinden në arkivin e vet privat na bën me dije: “Unë menjiherë i telefonova Botta-it në Romë, (aso kohe ministër i arsimit t’Italis) e shkova mandej fill te Mustafa Kruja [kryeministri shqiptar], i cili n’sy tem mori telefonin e foli me Ciano-n tue e lutë nxehtësisht me ba çmos për shpëtimin e Jokliit. Ciano përgjegji se do të lutte Musolinin me ndërhy pranë Hitlerit. Por të gjitha orvatjet dështuen, Jokli u fut në një tren, që do ta shpiente në Poloni. Gjatë udhëtimit, mësa treni po kalonte për nji urë, u hodh në greminë prej nji naltësie niqind metrash, u përplas mbi záll të lumit e vdiq. Kështë mbaroi albanologu i madh, tue mbajtë fjalën e folun se, pa biblioteken e vet dhe pa mundësinë m’u dhanë mbas studimeve, nuk iu donte gjâ jeta.”

Libërdashja, si kategori publike e marrëdhënies së ndërsjellët të njeriut me dijen, gjithherë te ne ka ecë nëpërmjet lëkundjeve e ulje ngritjeve të përsëritura. Në varësi e sipas kurbës e trajtesës së kultivuar që asaj i ka bërë shoqëria, elita e saj. Do muaj më parë pati ulë qepenat njëra prej librarive të rëndësishme në Tiranë. Edhe ajo që për më se njëzet vite shërbente edhe si agjenci shpërndarje ka paketuar nëpër kuti librat qëndrimgjatë aty dhe vijoi, gjithashtu, melodinë krrakrra-itëse të qepen-uljes. Por, fati e ka dashtë, këto ditë është hapur një e re me emrin e një tjetër albanologu të madh , jezuitit Giuseppe (Zef) Valentini, bashkëpunëtor e mik i ngushtë i Koliqit. Edhe një tjetër librari me emrin, gjithashtu domethënës “Lahuta” në Portën e parë ajrore (Aeroportin e Rinasit) të shqiptarëve, të cilët era mërgimtare po i hallakatë më me shumicë se asnjëherë më parë nëpër Europë. Dhe ndalin aty për të marrë me vete një copë Shqipërie. Një copë Shqipërie ideale mbasi Shqipërisë reale i kanë kthyer shpinën, me dhimbje e me pezm.

Kurse marrëdhëniet e enteve publike me librin e me leximin, gjithherë kanë lënë për të dëshiruar. Edhe atëherë kur në krye të tyre, Ministrisë së Kulturës kanë qenë shkrimtarë. Dhe s’është kaq paradoksale sa duket, nëse gërmon pak, fare pak më thellë në njohjen e politikave qeverisëse për librin. Sot, sistemi i qarkullimit libror në Shqipëri është me cilësinë më të ulët krahasuar me vendet fqinje me ne. Sikundërse përkujdesja shtetërore për të e pakrahasueshme me asgjë dhe me askënd, kurrkund përreth nesh. Asgjë pothuajse asgjë nuk gjendet në bibliotekat e shkollave tona publike nga librat e autoreve më të shquar të traditës…Prej atyre që në “bibliotekën shqipe” të albanologut ishin tuba e librave të zgjedhur. E le më të të vijë në mendje ndonjë qasje me Evropën, për ku gërthasim se duam të shkojmë. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, sot ekziston më shumë si një ent ku rrogëtohen disa njerëz.

E shfytyruar padrejtësisht deri në dhimbje. E denjë për të lidhur aty Gomarin Viskë Babatasi, që Fishta e sjell te Komedia e vet Satirë “Gomari i Babatasit”, në pjesën e dytë të saj “Visku i Babatasit”. Visk Babatasi është një nga të rrallët personazhe me emër të vërtetë në vepër, është person real i jetës sociale dhe politike shqiptare. Asokohe (1922- 1928) qe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Ishte sekretar i revistës “Albania” të Konicës, po i përgojuar dendur edhe nga ai. Ishte korçar, antikatolik i shpallur, por edhe antigegë, gjithashtu. Kishte shumë humor dhe Fishtës i pëlqente humori i tij. Babatasi e kishte bërë zakon të shkonte në punë me gomar, sjellje kjo që i shkonte fort përshtat humorit të tij. Dhe e lidhte gomarin te dritarja e kryeministrisë, që ishte njëherësh edhe ministri e jashtme. Një ditë, ndërsa po lidhte gomarin në hekurat e dritares, i afrohet roja e i thotë: “Ka urdhnue zoti ministër mos me e lidhë ma gomarin këtu”. Atëherë Babatasi i kthehet e i thotë: “Ka të drejtë, zotëria, dy gomarë në një ministri nuk bën të lidhen”…

Statuquosë së rrënuar të Bibliotekës së sotme Kombëtare i pati paraprí njëherë djegia e një tjetër herë përmbytja. Ndoshta për ta bërë më të pranuar atë që do të vinte më pas. Ndërsa sipër ambienteve të saj të stërngushta sa të marrin frymën, aty në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë bëjnë karshillek ca zyra të një Instituti Italian. Me një kontratë, nënshkruar para gati tridhjetë vjetësh, me shtetin shqiptar. Sfiduese deri ku s’shkon, që përpos të tjerash është përmbytëse nga fyerja e poshtnimi që i bën librit, punëtorëve të librit, përdoruesve të tij, intelektualëve, krejt kulturës sonë kombëtare dhe dijes sonë./Gazeta Panorama


Send this to a friend