Teksa po nxirrja nga librat e mi baladat për Gjergj Kastrioti Skënderbeun, thashë me vete se ka mbi 5 shekuj që Heroi ynë enden dhe nëpër këngë si nëpër pllaja e fusha betejash, së pari në ato të popullit të tij dhe të gjuhës së tij, por dhe në popuj të tjerë e gjuhë të tjera.
Shkon te të gjithë fqinjët ballkanikë, që nga pasardhësit e tjerë të ilirëve, kroatë e malazias, te grekërit dhe te sllavët e jugut, në Serbi, Bullgari, etj, te rumunët dhe rend triumfator nëpër Itali, jo vetëm te arbëreshët e tij, shkon në Francë, Belgjikë, Gjermani, në vendet e Europës Veriore, në gjuhët anglo-saksone, në Poloni e në Rusinë dy kontinentale, edhe në Azi, pse jo dhe në Afrikë, Egjipt dhe kapton tej, në Amerikë ku adhurimi shtohet si për një Kryeluftëtar të lirisë dhe mbrojtës të qytetërimit Perëndimor..
Kali i tij duket se është bërë me flatra, i shndërruar në Pegas dhe ai ndal i bronztë në sheshe dhe poema…
Dua të risjell disa prej baladave të mia, pjesëza të nxjerra nga libra të ndryshëm, të shkruara ndër vite, edhe në burg, fshatrave, por dhe në metropole të Europës.
Se si më frushullojnë tani, si flatrime të flatrave të Pegasit Skënderbejan.







Komentet