KANGA E PARE
CUBAT 1)
Viti 1858…
Pesëqind vjet kishin kalue që kur atdheun tonë, të bukurën Shqipni, Turqia vazhdonte ta mbante të lidhun në vargonjtë e robnisë, të mjerë, të lame në gjak nga plagët e randa, të verbët, pa mundun kështu të shihte dritën e diellit, të lirisë, të uritun, qoftë dhe për një një kafshatë buke. Pushtuesi turk e mbante atë të vuejtun, sa edhe nga dhëmbjet nuk e linte të derdhte dhe një pikë loti , aq sa për të do t’i vinte keq edhe miut në mur dhe gjarpnit nën gur.
Atdheu ynë ishte kështu si kau nën zgjedhë. Por jo për gjithnjë. Sepse kishte ardhw dita që shqiptarët të kishin mbi vete vetëm Zotin dhe kurrkujt të mos u përkuleshin në trojet e veta.
Turqia tashma po ligështohej, forcat po i shterreshin dhe vise tw Ballkanit kishin nisw me i dalw nga dora, niswn shqiptarwt me mendue se si Shqipninw me e shkwputw nga zgjedha turke
Të ishin të lirë, si në kohë të Gjergj Kastriotit, krejt më vete dhe nën varësinë e askujt, qoftë ky Sulltani i Turqisë, a knjazi Nikolla 1) i Malit të Zi, në krah të të cilit ishte si gjithnjë Rusia, kjo ishte dëshira e shqiptarëve. Se ky knjaz, i egër dhe lakmitar, që nga pallati I tij në Cetinë ku kishte kryeqendrën, kishte nisw me topa e me ushtri sulmin mbi Shqipninw, për me shtrue bjeshkë e lëndina, përgjatë lumit Drin dhe deri në kalanë e Rozafatit që ngrihej mbi Shkodër, të cilën do ta vinte nën këmbët e tij , edhe sikur gjaku të shkonte deri më gju.
E shihte turku se ç’po ndodhte e lotët i shkojshin faqeve, se vrullin e knjazit nuk mund ta përmbante, ngaqë Moskovi 1) po e rrethonte dhe Stambollin qw ta shtinte në dorë.
Atëherë shqiptarët, lidhun në besë të Zotit , siç lidheshin të parët e tyre në kohë të Kastriotit, ndonëse me një kambë mbathw e tjetrën zbathw, edhe bagëtinë pa grazhd e pa vathë , një herë të ngranë dhe herë të pangranë, lanë grue, motër dhë nanë, me synin pishë e zemrën barot, si era me stuhi, vihen përballë forcave malazeze në buzë të lumit të Cemit.
Vihen përballë njeni-tjetrit shqiptarë e shkja 2), përleshen, kapen fyt më fyt, ofshajnë nga dhimbjet e plagëve, bien shakull 3) për mbi dhe… Midis tyne edhe sokola mali, bij nanash të shkreta, që mbajnw lotët, sepse me gjokset dhe jetën e tyne ata arrijnë me thye sulmet e shkjaut.
Atëherë shqiptarët mblidhen në kuvend dhe një fjalë të madhe i çojnë sulltanit. Jo vetëm knjaz Nikollës nuk i japin pagë e të dhjeta 4), por ata nuk ia japin as Sulltanit atje në Stamboll, se Shqipninë perendia nuk e kishte falë për të qenë robneshë, por me qenë e lirë dhe bijtë e saj bota do t’i quente djalë pas djali, deri sa jeta të mos shuhej, me emrin “shqiptar”.
Turku i dëgjoi këto fjalë, u mbush tanw mëni dhe u lëshue mbi atdheun tonë që t’I përpinte shqiptarët. Por nuk ishte aspak e lehtë, sepse shqiptari gjallë s’përpihej dhe as shkulej edhe sikur ta mësynte krajli 5) a sulltani.
Dhe kështu u kapërthyen turq e shqiptarë, tue lanë në fushën e betejës koka që këputeshin pa dhimbje nga luftëtarët e të dy palëve.
Shqipnia po bahej kështu e pavarun. Por Shkjau dridhej nga frika se tashma tue u shkëputw përgjithnjë nga sulltani, ajo nuk do të binte më pas edhe në kthetrat e tij. Kështu mësyu kundër turkut dhe ashtu si derrat me çakej edhe ata u mbërthyen me njeni-tjetrin, u prenë, u çanë, u përcëlluen dhe u vranë nga zjarri i pushkëve dhe gjylet e topave.
Por knjaz Nikollës zemra i shkon nën thembër 6) dhe nuk gjen dert7), sepse ai kërkon me cdo kusht t’I mposhtë dhe t’i nënshtrojë shqiptarët, ta pushtojë tokën e tyne, atë tokë për të cilën vetëtonte shekuj më parë shpata rrufe e Gjergj Kastriotit. Mirëpo shpejt ndjen se shpirti i qetësohet dhe zemra i rreh prej gëzimit, sepse shpëtimi i vjen nga një mik I largët, por dhe shumë afërt. Eshtë Moskovi.
…Në Petrograd 8) cari 9) po bante një be 9) të madhe për të cilën do të mbetej I habitun qoftë një plak, qoftë një kalama. Ai nuk do të kremtonte natë të madhe, as kumbarë 10) dhe krush nuk do të shkonte. Nuk do të bante as gosti dhe as dasmë. Nuk mjaftonte kjo, por s’do të vishej e as do të krihej dhe as në krye të kuvendit ai nuk do të dilte.
Por kjo do të ndodhte, vetëm kur ai të hynte në Stamboll e të vihej mbi sulltanin; të bahej kështu zot I tokës dhe i detit, t’i priste Evropës tregtinë, që as të shiste dhe as të blinte, që ajo të mbetej në kthetrat e tij të zhytuna në gjak, që ishin mësue të gërryejshnin gjithnjë në plaçkë të huej.
Mirëpo si skile e e vjetër, cari e dinte fort mirë se të arrijshe meu futw deri në Stamboll, nuk ishte e lehtë. Prandej nisi të thurte një plan se si së pari të lëshonte në shpinë të Turqësë shkjetë, pra malazestë, që kështu me sulme të paprituna dhe të mbrapshta t’i nxirte shumë telashe.
Pastaj , ashtu si arusha del prej pusie 11), ai do ta sulmonte befasisht Turqinë, do ta zhbinte e shkatërronte krejt , pa e vra mendjen, se me këtë veprim mbase do ta mbështillte tërë botën në zi 12).
Pasi e pleqnoi këtë punë me vete, cari shkoi në dhomën e tij dhe nisi t’u shkruente miqve kah Serbia që të lidhshin besën që Shkja të ishte gjithë ajo hapësinë tokash nga lumi Budi, në Hungari, deri në Çanak Kala në Turqi. Veç kësaj , porositi që Sulltanin të mos ta lijshin të qetë, por ta ngacmojshin , pwr çdo ditë, për çdo shteg e për çdo kufi, herë me kërcënime dhe herë me pleqni 14), që ta vijshin gjithnjë poshtë e ma poshtë vetes së tyne.
Mandej vazhdoi t’i shkruente knjaz Nikollës15) me dredhi:
” Të përshwndes ty, qe je knjaz Nikolla , se kam dëgjue se ke za të madh 15), se je trim e gërxheli 16), se je burrë e kuvendar 17), se ta ka frikën anmiku.Por me sa duket kjo fjalë s’qenka asgja, sepse ti je rrasë18) në Cetinë me një gjysmë opinge dhe je ba gazi I dheut 19), tue mërzitw miq e kumbarë. Ndërsa turku përbri teje që e mban çallmën në vetull të synit 20), me shallvare 21) derdhë bukur, rri e ban kokrën e pallës 21)…Por thue ty të la kamba e dora dhe nuk po ndihesh për së gjalli?
Mos, bre burrë, se nuk të ka hije që të rrish urtë, ti cubi i Cetinës, dhe ta kalosh motin në shtëpi, tue u ndeshw me furka 22) të grave? Po nuk ta mbush synin Shqipnia, me ato male të madhnueshme, me ato fusha të blerueme?.. Me atë krah mos rri fjetun 23), pse, pa luejtw kambë e dorë, nuk të ndihmon zot, as Shën Nikollë. Pra, ti tundu.. Sa për bukë e për fishekë 24), më tako mue, sepse kam me tw ndihmue. Veç kësaj vene kësulën në sy 25), se, po të ngacmoi sulltani i Stambollit, nuk e le me tw prekë as me pupël.
Pasi e shkroi këtë ketër, pa humbw kohë, ia dorëzoi një kasneci 26), që e futi atë në gji, u nis në udhë, la pas fusha e zaje 27), kapërceu bjeshkë e male, shtegtoi për ujë22), deri sa një ditë me diell, arriti n të Cetinë, fill i vetëm, me këpucë të shqyeme dhe e setër 23) të grisun, dhe knjazit ia dha letrwn në dorë. E mori knjazi atë letër që cari ia kishte çue dhe tri herë resht e lexoi dhe tri ditë të tjera u vu në mendime të thella…
Pastaj i çoi fjalë Vulo Radovi$it, që ishte kerserdari 24) i krahinës Vasoviçit, që të vinte sa ma parë në Cetinë, për ta takue atë, “godpodarin” 25). Dhe Vuloja ashtu bani.
Ai ishte trimi çartun 26), aq sa dhe toka e kishte randë ta mbante mbi vete, me sy që lëshojshin zjarr e shkëndia, me vetulla të trasha e mustaqe vesh më vesh e krye, që arrinte deri te trau i shtëpisë. Dhe veshw e mbathw dhe armë shtrëngue në brez, kishte pamjen e një dragoi 27). Ndaj dhe knjazi e donte fort dhe ia dëgjonte edhe fjalën.
Kështu pra Vuloja zbriti shpejt në Cetinë dhe u prit me nderime të një miku të vyem nga vetë knjazi. Ky së pari e qortoi se nuk ishte dukw prej kaq kohësh nga Cetina. Mandej e pyeti si po kalonte jetën. Dhe u habit kur mësoi prej tij se nga moti i keq toka ishte tha, kishte mbetw djerrë dhe kështu edhe buka atje po mungonte.
Mandej i dha zemër, por dhe i tha se nuk kishte ndodhw kurrë që cubi të mos gjente bukë, ashtu si skifteri të mos gjente gjah dhe të mos hante mish.
-Por tI mjafton t’I sulesh një katundi, – i tha, – e ke për të ba pre lopë e qe. Kështu ke për të mbajtw tanë njerëzit e krahinës dhe jo ma gjindjen e shtëpisë.
Vuloja e dëgjoi knjazin me vemendje dhe i gufmoi zemra, kur ai vazhdoi me fjalët:
-Dëgjo, Vulo miku, mblidh nalt e poshtë disa cuba, të idhtë si gjarpni ndër kaçuba dhe të lehtë si shpendët në fluturim dhe lëshoi andej nga Vranina, që të vrasin, që të presin, që të djegin gurë e dhe, tue grabitw e tue robitw 28), në daç me natë, në daç me ditë. Se unë prandej të kam çue fjalë, që të vish këtu në Cetinë… Trunin një mendim po ma ngacmon: të kapërthehem prapë me turkun, prapë me të vritem , sepse ne, shkjatë, nuk mund të jemi në paqë me të.
Dhe kështu tue ligjërue, knjazi vazhdoi ta mbulonte Vulon me qortime dhe pastaj i dha këshilla si të vepronte që Vraninën ta zhyste në gjak.
Pasi u morën vesh vesh bukur fort me njeni-tjetrin, knjazi e mbajti mikun e vet për darkë. Mandej i dhuroi jo vetëm pare, por edhe një xheverdare.
-Këqyre këtë armë, Vulo, – i tha,- askush vec meje nuk e ka në Malin e Zi. Kondakun 29) e ka të lame në argjend… Por edhe e varun në sergjen 30) dhe jo më në krah të një luftëtari e për më tepwr në krah tëndin, ajo të kall datën 31).
Pas këtyne fjalëve Vulo Radoviçi çue më kambë, u përshendet me gospodarin dhe u nis malit përpjetë në Vasoviç, tue pwrblue me mendje si ta shkretonte Vraninën. Ashtu si knjazi i kishte lanë porosi.
Fjalor dhe frazeologji
1-Cub,i,- ai që del maleve fshihet dhe bën grabitje me armë. Ka dhe kuptimin e një trimi kokëkrisun
2-Moskovi- në kuptimin Rusia, kryeqyteti i se cilës është sot Moska
3-Shkja,u- kështu mbiquheshin malazeztë, armiq tanë në atë periudhë
4-Shakull,i- calik, kacek që mbushet me verë, vaj. Përdoret dhe në kuptimin e mësiperm; bien shakull, pra si thesë, si dëngje, si trungje.
5-Të dhjetat- lloj pagese, takse që shqiptarët ishin të detyruar t’u paguanin e pushtuesve turq.
6-Krajl,i- mbreti
7-S’do të ketë dert- nuk do të ketë qetësi
8- Zemra i shkon në thembër- në kuptimin që trembet, frikësohet, tmerrohet.
9-Kumbarë,a- ndrikull, dëshmitar në martesë.
10-Petrograd- qytet rus, quhej dhe Petërsburg, ish-kryeqytet i Rusisë deri mw 1924
11-Car,i- mbret, (rusisht)
12- Bëj be- betohem
13-Bëj be- betohem
14-Pusi,a- pritë
15-Do ta mbështillte botën në zi- do të krijonte shumë trazira, me luftëra që do të sillnin shkatërrime dhe humbje të mëdha njerëzish të popujve e Evropës
16- … herë me pleqni- herë me të butë, me bisedime me urtësi
17- Knjaz Nikolla- mbreti i Malit të Zi
18-ke za të madh- në kuptimin: je i njohur,i fuqishëm
19- Gërxheli- ?
20-Kuvendar,i- që mblidhet në një kuvend, që kuvendon, bisedon, i gojës
21-Je rrasë në Cetinë- në kuptimin: ke mbetur I vetmuar, i strukur në një qoshe
22 Gazi i dheut- je bërë per t’u tallur nga të tjerët
23-Në vetull të synit- e ke venë mbi sy ( festen, qeleshen kapelen), je rehat, mirë e bukur
24- Shallvare, shallvaret – një lloj veshjeje turke, e gjerë nga brezi poshtë deri te këmbët
25-Ban kokrrën e pallës- bën qef, e kalon kohën bukur, pa kokëçarje
26- Furkë,a- shkop ku gratë vënë tufa leshi a pambuku për ta tjerrë e bërë fije
27-Mos rri I fjetun- zgjohu, hap sytë
28- Sa për bukë e fishëkë- sa për ushqime dhe armatime
29- Vëre kësulën mbi sy- Mos u shqetëso, mos e vrit mendjen
30-Setër- zhaketë
31-Godpodin (në gjuhët sllave)- zot, zotëri
32-I çartur – kokëkrisur; këtu nëkuptimin trim, i guximshëm
33-Zall,i zaje,- breg , rërë
34-Kerserdar,i-?
35-Drague, -oi- kuçedwr, këtu në kuptimin trim
36- I robitun- i robëtur, i bërë rob
37-Kondak- qytë, pjesa e poshtme e pushkës, kryesisht prëj druri
38-Sergjen- dërrasë e ngushtë, ngjitur brinjaz me murin, ku vihen enë dhe sende të tjera.
KANGA E DYTE
OSO KUKA
Ndjehej i mjerë Avdi pasha, sundimtari I turk i Shkodrës, sepse grueja nuk i kishte lindw djalë… Por u habit kur i thanë se edhe Shqipniaa kishte mbetw vetëm më vajza! Mungojshin kështu djemtë që t’u dilshin përpara cubave të Malit të Zi, të cilët ishin sulw në Vraninë, në atë të tërthore1) të saj të zezë, ishin vra sa djem të rinj, ku kishin mbetw djerrë sa toka pjellore, ku kishin mbetw dhe vathët pa bagëti, të grabituna nga këta cuba që po digjshin kulla e stane dhe po thajshin kaq zemra nane.
Këto ishin bama të knjazit të Cetinës, që i dërgonte cubat e tij në Vraninë, që të vritshin e të pritshin, që të rrafshojshin çdo gja dhe një djalë të mos lindte në votër2), që nanat të ofshajshin3), që motrat të qajshin, se mbeteshin pa vëllezën…
“-Si nuk paska qoftë dhe një djalë në Shqipëri, – rënkonte Avdi pasha,- një djalë trim të cilit të mos i dhimbset jeta për atdhe!…
I dëgjoi Oso Kuka këto fjalë të pashës turçeli dhe kaq shumë zemërue, sa dorën e çoi në brez dhe u ba gati të ngrinte koburen dhe ta qëllonte. Por shpejt e mblodhi veten, nuk u ngut, por si trim as edhe nuk u tut4).
-Avdi pashë, – zuni mei thanw ,- mos i përmend dy herë ato fjalë, sepse, për besë, të baj me tw tw qaj e zeza nanë, sepse në Shqipni ka djem si zana5), që për trojet e veta nuk u dhimbset aspak jeta. Prandej, kur Shqipnia të jetë në rrezik, ata të parët do të dalin në fushë të mejdanit5). Dhe atje, qofshin pa kësulë në kokë e pa opinga në këmbë, për kanun, për besë e fe, me armët që ua kanë lënë të parët, do të vihen përballë dushmanit6). Kurse ti, vjen këtu e na thue se në Shqipninuk paska djem që për trojet e tyre nuk iu dhimbska jeta? Por po i lamw tash kwto fjalw: Në Vraninë do të shkoj dhe cubat e knjazit do t’I ndal. Por më duhen dyzetë vetë, djem sypatrembun, që janë gati tw vdesin, djem që mund të lindin veç në Shqipni. Atëherë të jap besën se Vranina do të bjerë gjallë në duert e malazezëve, veç kur ne të digjemi në flakë e barot.
Pasi dëgjoi këto fjalë, Avdi pasha u çue më këmbë dhe pasi iua afrua Oso Kukës, i shtrëngoi dorën dhe i tha:
-Të lumtë ty, Oso Kuka, për fjalët që nxore nga goja, se burrë të tregon edhe pamja jote, tamam sokol mali. Zgjidhi ku të jenë djemtë ma të mirë dhe dil në ato vise të Vraninës, ku të zezat nana kanë varrosw djemt dhe nuset janë shtrëngue të kthehen në gjini7) dhe që janë tue të pritw si drita e diellit.
Pa kalue java, kur tashma agimi ka dalë në buzë malit të Cukalit, çeta e Osos nga qafa e Kalasë së Rozafatit merr rrugën nga Vranina. Çetë e vogël, por me djem të zgjedhun, jo pse ishin të pashëm , por kreshnikë, për zemër dhe trimni. Ashtu si edhe vetë Osoja që u prin, që nuk e ka shokun as kur moti është i vranët, as kur kthjelltohet, që kur kalon sokakut8), gjithkush e përshëndet me nderim.
Pushka i flakon9) mbi krah si rrufe në natë të thellë dhe dy kobure i varen në brez. Kështu i armatosun, veshun e ngjeshun dhe me jelek prej ari mbërthye, me shtatin si div10) dhe synin si shigjetë, Oso Kuka pash më pash11) po i bie pazarit, me trimat e tij.
Fill pas tij vjen Soko Tona i Gurit të Lekës, i shpejtë si lumi i Valbonës, i përmendun edhe larg atyne maleve për mikpritje trimni e besë të dhanë.
Pas i shkon një djalë i rallë, Taro Pëllumbi; mandej bëjnë përpara dy djelmosha prej Zagore, Kacel Doda e Kemi Gila, të pashëm si karafila. Oso Kuka s’do ta merrte mund ta kurrë me mend, se sa do të habiteshin dy vasha të reja, dy bija nanash të atyne mrizeve12) dhe staneve, kur të mësojshin se ai kishte zgjedhw kata dy dhandurë të rinj, për me luftue kundër cubave malazezë.
Mandej vjen një djalë tjetër, që ballin e ka si sini13), synin si duhi14) dhe shpatullat si ari. Ky asht Çoku I Mark Kolë Dinit prej Kabashit tw Dukagjinit, trim I çartun , si zana15), rritun jetim, pa nanë e babë.
Pas këtij shihet çeta tjetër me disa të rinj, por edhe të tjerë, ma të vjetër, por të gjithë trima e bujarë. Veç në pamje e për hijeshi shquhet mbi ta Jup Qehaja, Galo Koqi… Mendej vazhdojnë rrugëtimin Vuksan Gjeli dhe Met Zeneli, e ndër të gjithë si yll drite, dallohet Preng Markola prej Mirdite, lypë për pushkë e për pleqni16), që nga Shkodra , deri në Peshkopi.
Të tanw janë veshw, mbathw dhe armatosun, thue se po shkojnë krushq dhe njeri pas tjetrit po i bien Pazarit si ajo reja prej Tivarit17) ngjitet lart, për të shpërthye ma vonë me rrufe atyre viseve.
Ata arrijnë mendej në bregun e Bunës18), futen dhe zenë vend në një lundër që kur veli ndehet 19), rëshqet dhe çan valët nëpër liqenin e Shkodrës drejt Vraninës, ku po ban nam Cetina20).
Fjalor dhe frazeologji
1-Tërthore,ja – rrethinë e fshatit
2-Një djalë të mos e lenë në votër- në kuptimin që shtëpia të mos ketë më burra
3-Ofshan- rënkon
4- Tutet- frikësohet, trembet
5-Zanë,a- figurë e besimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej si vashë e bukur, por edhe e egër e trimereshë
6-Mejdan,i- vend I hapur, shesh, ( turqisht)
7-Dushman,i- armik, (turqisht)
8-Kthehet në gjini- kthehet në familjen e vet
9-Sokak – rrugë, (turqisht)
10-Div- trupmadh, vigan, me fuqi mbinjerëzore
11-Flakon – merr flakë, flakëron; këtu në kuptimin shndrit, ndriçon, shkëlqen
12-Pash,i – largësia midis dy duarve me krahë të shtrirë, plotësisht anash. Pash më pash- këtu në kuptimin me hapa shumë të mëdhenj
13- Mriz – hije, mesditë, vend ku kalohet mesdita.
14-Sini – pjatë e madhe dhe e sheshtë. Këtu në kuptimin me ballë të sheshtë
15-Duhi – stuhi, vrull; këtu në kuptimin sy me shikim të shpejtë, si shigjetë
16-Lypë të pushkë e pleqni- në kuptimin që kerkohet se ishte trim qëbisedon dhe pajton njerëzit
17-Tivari – qytet shqiptar i cili si qytete e krahina të tjera shqiptare pas Kongresit famëkeq të Berlinit më 1878 u përfshinë në zotërimin e Malit të Zi dhe Serbisë
18 -Buna- lumë pranë Shkodrës
19-Veli ndehet- në kuptimin velat e barkës ngrihen
20-Ku po bën nam Cetina- në kuptimin që cubat e Malit të Zi I po rrëmbejnë shkretojnë dhe vrasin shqiptarët
KANGA E TRETE
PREJA 1)
Pse kjo qyqe2), si asnjë herë tjetër asht tue vajtue atje në Vraninë, në atë të zezë krahinë që shtrihet në breg të liqenit të Shkodrës? Mos po qan, sepse i ka shkue jeta pa pasw e mjera as bir as bijë? Jo, nuk po qan kjo qyqe për hallet e veta, por për një motër që ka mbetw edhe ajo si qyqe në votër 3), sepse është këputw kulmi i shtëpisë3).
Po vajton për motrën e Avdi Hisës, të cilin pabesisht e kishte vra Vulo Radoviçi, i biri i shkinës4), ky që po tmerronte banorët e saj, që nuk po linte as kalë të kalonte andej, që nuk po linte as çikë4) të fejohej, që po vriste djem të rinj, dhe po i shtrëngonte nuset e tyne të ktheheshin të veja te prindërit. Po edhe nanat po i vishte në zi.
Me trembëdhjetë cuba të Cetinës Vuloja kishte mësy5) në mriz të Vraninës6), ku po kullotshin dhen e dhi , të cilat donte me i grabitw . E kishte pikasw Avdiu dhe kishte lëshue piskamën7):
-Ndalu, Vulo, mustaqegjati, nuk po ruej dhi e dhen për Karadak6), por nuk largohem prej këndej, pa e la mrizin në gjak8).
Pastaj Avdia kishte nxjerrë breshanën 9) nga brezi, që e kishte pasw si motër e nanë8), dhe kishte dashw ta qëllonte Vulon; por ajo i kishte shkrepw në dorë dhe kështu Vuloja, që kishte lindw për me vra, me pushkën e tij e kishte lënë trimin të vdekun. Jo vetëm kaq, por si cub që ishte, kundër zakonit, i kishte zhveshw xhamadanin8), i kishte marrë edhe pushkën edhe taganin10), që burrat me nder nuk e bajshin kurrë, kishte vu dhitë përpara dhe ishte zhdukw si hajdut arave.
Kur kishte pa Avdiun që ia kishin sjellë të shtrirë pa jetë në vig11), e motra kishte nisw me vajtue. E krahasonte të vëllanë me një lis me degë të prarueme12), që Vuloja , ky përbindësh, me tokë të zezë e ka martue12), dhe përsëriste fjalët e dhimbshme: “O vëlla, em vëlla!”. Mandej vazhdonte të tregonte për një zog të zi që fluturonte nëpër Shqipni e këndonte se ka mbetw gjak pa u kthye12)
U përhap ky vaj nga liqeni i Shkodrës dhe Vranina dhe e dëgjoi edhe Oso Kuka dhe u bani thirje shokëve:
-Të ngrihemi e të marrim gjakun e Avdiut, t’i kthejmë nderin Shqipërisë, të mos i mbajmë cubat me vjamë13) dhe të mos i lejmë çikat14) të qajnë.
Atëherë u çuen, djemt e Oso Kukës, mbathw e zbathw, siç kishin në qenë, rrokën armët dhe morën nga Vranina për me ngushullue motrën e Avdiut që vazhdonte ende të derdhte lot për vëllanë e vdekun.
Secilit i lëngonte zemra, askush prej tyre nuk frikësohej, dhe ashtu si stuhia që përshkon fushat kryq e tërthor, ashtu si rrufeja netëve mizore, si langoi që del me gjuejtw dhe endet malit pa pushue , ashtu dhe djemtë e Osos ngasin që sa më parë të ndeshen me cubat e Vulos.
Kurrë nuk kishin kërcitw drunjtw e një pyll kur kishte marrë zjarr, ashtui siç kërciste Vranina, ndwsa sokolat e Oso Kukës ngitshin poshtë e përpjetë, thue se kambëve u kishin vu fletë. Kur ja, në breg të Moraçës u dëgjue krisma e pushkës së Preng Markolës nga Mirdita. Ishte i pari ai që i pikasi cubin Mirko që po humbte gjurmët.
-Ngadalë, mor zogu I shkinës, – vikati15) Prenga, – se nuk të le kush të grabitësh gjanë e Vraninës, edhe sikur të ishte vetë knjaz Nikolla.
Krisën kështu pushkët në log zanash16), sa të dridhej fëmia në bark të nënës. I pari që mbeti i vramw ishte cubi Pavloviç, që po u grahte17) dhive të grabituna nëpër ara.
Kur pa Vuloja si e pësoi shoku i tij, për të cilin nuk ishte belegu18), i braktisi dhitë dhe ia mbathi kambëve nga bregu.
-Bini o burra, – briti Osoja sa i mujti zani19) dhe me djem iu lëshue në shpinë si shigjetë kundër tyne.
Dhe ashtu si pulat fshihen në kaçuba kur u sulet skifteri, ashtu atbotë20) u fshehën edhe ata cuba, kush teposhtë, kush nga e përpjeta. Por jo Vuloja, ai që ishte trim , sa t’I bajshe gjamën20). Mirëpo sot nuk po i ecte e mbara21), sepse Taro Pwllumbi i dha atij dhe njw tjetri nganjw plumb një plumb në kokë dhe vrau).
Po ku e kishte Osoja Kerni Gilën? Mos ndoshta se për të një zemër vajze rrihte plot dashuni dhe atij kështu po i dhimbsej jeta e po fshihej nëpër shkurre? Jo, nuk ishte fshehw aspak ai djalë, por në breg të Moraçës ishte ndeshw me Jovanin, një cub tjetër malazez.
Një çast Jovani kishte dashw të ikte. Por nuk kishte pasw forcë dhe cubat e tjerë që po po vrapojshin pwr me shpwtue kokën, e kishin lanë prapa.
Atëherë nëpër breg të liqenit mbi të u derdh Kerni, me karajfile21) në dorë. Përpiqej të godiste anash vetëm për ta plagosw e zanë gjallë. Por nuk e kishte aspak të lehtë, sepse shkaju kishte tri zemra22). Sapo pa Kernin, hodhi pushkën në një ferrë dhe nxori taganin me të cilin kishte vra sa e sa shqiptarë.
-Mos të të rrejë mendja, or trim i ri, – i tha Kernit,- se unë koris23) Malin e Zi tue ra në dorën tande? Por në qofsh I armëve si shqiptarët, nëse je sadopak bujar, nxir dhe ti taganin. Dhe nëse asht e thanë, ma shkurto kokwn në bejleg24).
Kerni u ba gati shpejt gati dhe dhe, pa e zgjatw, i briti:
-Jam shqiptar dhe si pushkën e gjatë , edhe taganin e kam zanat e nuk pres që cubi I Malit të të më mësojë besë dhe burrni. Por, meqë të asht mërzitw jeta, me cubni dhe punë të mbrapshta, ti tash ke mbarue25).
Me të thanë lëto fjalë, uli pushkën për tokë, nxori taganin nga milli26) që nisi me flakwrye nën rrezet e diellit dhe u vu përballë Jovanit. I kryqëzuen taganët që filluen të fringëllojshin 26), të shkrepshin shkëndija, kur ata përpiqeshin që kryet e shoqi-shoqit t’ia këputshin.
Djersë e gjak zuni t’u kullonte, por asnjeri nuk u ligështue. Ashtu si plagoset një ari I goditun nga pushkë a hekur dhe jo vetëm nuk topitet, por vjen e nxihet dhe mësyn me furi e tërbim, ashtu dhe ata dy trima me duer të shpejta, si vetwtima në veprime, , merrshin turr27) me fuqi të reja tue turfullue e kërcënue njeni-tjetrin dhe shkumbë e gjak tue nxjerrë nga goja.
Ndërkaq, aty ia behu Oso Kuka. Pas tij rob me dhi, të grabituana prej tyne dhe cubave të e Vulos. Kerrnit i erdhi marre27) që deri atëherë nuk nuk e kishte vra armikun, ndaj u mat ta godiste me aq furi, sa sikur tagani të kishte hasw në trupin e tjetrit, do ta kishte nda përgjysmë.
Por, befas Osoja, u vu midis tyre dhe u tha:
-Trima, mjaft paskeni luftue, por qenka thanë që njeni-tjetrin mos ta lini të vdekun. Pra, ti, cub malazez, mprehi këmbët28) dhe dredho në shtëpi28) dhe i thuej nanës e nuses sate, në qoftë se i ke gjallë, se sot ke lindw për së dyti. Por thueji shokëve të tu që të mos i rrejë ai cari juaj se ai do të mundet me sundue mbi ne, veç kur në Shqipni të këtë vetëm çika29). Ndoshta ne jemi të ndamw ndër vedi30), por kur shkjau të sulmojë vendin e të parëve tanë31), shqiptarët, myslimnë e të krishtenw, merr vesh or djalë, kanë për t’u gjetw krejt në një fjalë31).
Pas këtyne fjalëve, Jovani heshti dhe pasi luftëtarët shqiptarë i lidhën plagët, ai rroku pushkën e vet dhe u nis shpatit të malit për në Cetinë. Kurse Oso Kuka me trima mori rrugën për në Vraninë, atje ku Zana32) filloi me këndue:
Ku bie32) dielli e ku del hana,
Oso Kukë nuk ban ma nana.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E KATERT
VRANINA
Një lajm i tmerrshëm u përhap në Cetinë. Shqiptarët atje në Vraninë po bajshin kërdi mbi shkjatë: luftojshin me ta, i zijshin, i vritshin , qofshin edhe hajdukë1).Dhe kjo po ndodhte qyshse në krye të tyne ishte tashma Oso Kuka nga Shkodra, që trim si ai nuk kishte atyne anëve:
Vetullat I kishte të zeza, ushtonte mali kur fliste, dridhej fusha kur vikaste2) dhe kur nxirte taganin e rreptë dhe e lëkundte nalt, rrufeja shkrepte kudo. Synin e kishte si të skifterit dhe kur matej me pushkën e tij, mund të vriste këdo, sado larg të ishte.
Burrë kaproç3) dhe trim I rrallë, sa thojshin se nana e kishte lindw me këmishë4), plumbi nuk ngulej në gjoskin e tij, as shpata nuk përkulej, dhe topi t’I binte, ai nuk shkulej nga vendi ku luftonte.
Pas fitoreve në Vraninë kundër malazezëve Oso Kuka paska thanë se shqiptarët, sado armiq t’u dalin përpara, ata nuk bien kurrë në dorë të Gospodarit4).
Këto fjalë i shkuen në vesh knjaz Nikollës, që u zemërue kaq shumë, sa menjëherë thirri në Cetinë tanë krenët e Malit të Zi, njeni si ari dhe tjetri si duhi5), të gjithë trima syptrembun.
Si i pa të rreshtuem në një lëndinë, Knjazi ngërtheu vetullat dhe zuni t’ u fliste:
-Oso Kuka me dyqind fatosë që I ka të zgjedhw në mal e në vërri5), jo nga pamja, por nga trimnia, nga ata që pushkën e kanë nanë e babë6), nuk po na le ta fusim në dorë Vraninën. Dhe paska thanë se shqiptarët do t’I dëbojnë malazeztë që guxojnë të vënë këmbë në trojet e tyre.
Pas këtyre fjalëvë cubat e knjazit u panë sy më sy.
– Ju do të mësyni mbi Vraninë, – vazhdoi kjnazi,- dhe vritni e pritni sa më shumë shqiptarë. Ta dini ne na mbështet Moskovi i cili e ka pleqnue me turqit, që këta të na lenë të lirë të sulmojmë dhe të arrijmë deri në kalanë e Rozafatit në Shkodër dhe kështu të jemi dora-dorës me serbët vëllezën, që do të pushtojnë krahina të Shqipnisw së Veriut. Kurse krahina të tjera do t’i marri bullgari dhe greku. Pra, mbasi ne, shkjatë e Ballkanit, të kemi vu nën vete tanw këto toka të Turqise, do të arrijmë të bashkohemi me vëllezëri tanë rusë në veri. Mirëpo, qëkur ky Oso Kuka na doli në Vraninë, nuk po di nga t’ia mbaj dhe kam frikë se nuk do të mund të pushtoj jo ma toka të tjera, siç i kam premtue carit, por as këto toka shqiptare.
Kështu u tha Knjaz Nikolla krenëve të tij që mbetën të menduem.Por pas pak, njeni prej tyre, Mirkoja, nga më të mirwt, u ngrit e tha:
-Gospodar, ne fjalën e carit nuk mund ta lemë në rrugë6) edhe pse një trim shkodran ka dalë në Vraninë, në atë të zezë krahinë, në breg të liqenit të Shkodrës. Por ta zemë se këtë shkodran, që pushka e asnjerit prej nesh nuk po e rrëzon të vdekur në tokë, nuk po mund ta kapim as gjallë e vdekun. Ne, malazeztë, e dimë që në Shqipni ka djem si zana që kanë lindw me armë në dorë, të përmendun pwr besë dhe fe. Prandej, ky vend nuk bie kaq shpejt në kambët tona. Por mos kjo do të thotë se se atë ne nuk mund ta pushtojmë? Jo, sa më shpejt t’I biem Vraninës! Unë po shkoj atje me shtatëqind vetë që s’e kanë për gja jetën7). Mandejj Gjukoviq Pera të vijë me katërqind pushkë të tjera. Kam besim se me këto ushtri kemi për ta marrë Vraninën, dhe sikur me tagan kokën Oso Kukës të mos ia pres, kam për ta sjellë këtu në Cetinë të ngulun në një hu.
Atëherë knjazi u ngrit dhe u tha krenëve:
-Sokolë të mi, suluni me sa ma shumë ushtarë në Vraninë, pushtojeni dhe kokën e Oso Kokës pritiani.
Rrëfen poeti:
-Ti, moj Zanë, shihi ato kroje ku ujnat rjedhin me curila, shihi bilbilat e pranverës, shih dhe flladin që sjell era, shih trëndafilët të mbuluem nga vesa që bie nga qielli, dhe më kallëzo, a të vjen keq që knjazi me krenët e vet vendosi me cue ushtri në Vraninë dhe me i shkurtue kokën Oso Kukës? Po më lëngon shpirti dhe zemra kur mendoj se ç’kob po i bije në kokë Shqipnisë së mjerë, ku kanë lindw burra si Gjergj Kastrioti, para të cilëve bota habitej, kurse shqiptarët si të hutuem rrinë me duer në ijë9), thue se qielli ka vendosw që ata të mbeten robë nën shkjaun dhe t’i nënshtrohen kështu knjazit.
Prandaj ju, krenë gjithandej në Shqipni, mbajeni mend se detyra juej asht që t’ua ndizni shqiptarëve dashuninë pwr vendin e tyre, që të luftojnë, ashtu Siç po lufton dhe është gati të japë jetën Oso Kuka atje në Vraninë.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E PESTE
DEKA1)
Doli nga ujërat e Riekës2) hija e një të vdekuni, e ndezun në flakë, si të ishin flakë që nxjerr lugati, dhe tue ecw nëpër fusha dhe nëpër shpate malesh, nëpër këneta dhe zallina3), mori rrugën për në Vraninë. Më të mbwrritw atje, bëri nga kulla e xhebehanes4) dhe I dha flakë barotit. Atëherë shpërtheu kulla, u drodh toka, ushtoi liqeni, lumi, mali… dhe Oso Kukës i doli gjumi.
Kishte parë një andërr, andërr të keqe, ndaj mezi nisi të kapërdinte bukën dhe mishin e dashit që po hante, ndaj u ngrit nga tryeza, lau duert dhe u mbështet pranë votrës, tue mendue dhe pi duhan.
Edhe djemtë, me të mbaruem së ngrani, nisën të kuvendojshin me njeni-tjetrin, a të luejshin cic-mic4), të vajisshin pushkët, të mprihshin taganët dhe t’i vijshin fishekët në vezme5). Kurse Soko Toma mbante ende në dorë kockën e shpatullës së dashit që kishte ngranë.
-Këqyre atë shpatull6), – i tha Osoja, – se më duket se ajo diçka tregon.
Dhe Sokoja e ngriti atë, e pa në dritën e kandilit dhe iu përgjigj:
-Shpatulla tregon luftë, varre dhe tym e gjak nëpër oborre.
Pastaj u vranue në fytyrë dhe shtoi:
-Oso, më duket se shpejt do të kemi luftë…
– Merr atëherë, Kaçel, lahutën dhe na këndo një kangë shqiptare, – i tha Osoja një djali aty pranë – se ne nuk mbajmë zi, ende pa qëllue mbi armikun.
Dhe Kaçeli ashtu bani:
-Kishte dalë një arap prej detit , trim dhe belaxhi6), dhe kishte urdhnue që nga çdo shtëpi t’i sillshin nga tri bukë pogaçe, nga shtatë enë më venë për të pi, nga një dash të pjekun në drekë dhe një sqap të rjepun për darkë. Nëqind vetë kishte vra deri atëherë, njëqind shtëpia edhe kishte djegw, kudo ku kishte shkelw kamba e tij. Me të arritw në Shqipni, i kishte dërgue atij trimit, Gjergj Elez Alia, një letër të vrazdë, ku i shkruente:
“ Pasi të marrësh këtë letër, ti ke për të më dalë në mejdan7), sepse përndryshe unë kullat e tua do t’i djeg, toka e kullota do t’i shkel, bagëtinë do të ta mjel dhe gruen tande do ta marr rob”.
E mori Gjergji ketë letër dhe u vranue fort kur e këndoi. Atëherë nisi të hante mish kau dhe të pinte venë trivjeçare. Kur u mbushën plot dy javë, provoi se sa I fuqishëm ishte ba. Kështu, mbërtheu me të dy duert një lis të madh që kishte në oborr, e shkuli më gjithë rrënjë dhe pastaj e nguli prapë aty ku ishte.
Atëherë veshi petkat8) ma të mira, ngjeshi në brez shpatën prej floriri, zgjodhi gjokun pullali9) dhe i tha së amës:
-Hallall 10) ma bëj moj nanë, një amanet11) po të la: në qoftë se arapi do të më vrasë, ti për mue mos derdh lotë.
– Të ruejtë zoti, mor bir, – ia ktheu e ama,- se unë kurrë nuk do të të koris11).
Atëherë Gjergji mori topuzin11) në dorë, i hipi gjokut në shpinë dhe u nis përgjatë shpatit të malit dhe kur zbardhi dita, u ndodh para derës së arapit.
-Nadja e mirë12), arap, – i tha, – nuk asht koha të rrish sot në votër, – por, ashtu siç më ke shkrue në letër, çohu dhe më dil në fushë të mejdanit.
Kur e pa arapi i detit Gjergj Elez Alinë, ngjeshi edhe ai armët, e mbuloi trupin e kalit të tij me lëkura buejsh dhe doli në mejdan. U drodh atëherë gjoku i Gjergjit kur pa kalin e arapit ashtu të zi dhe u zmbpraps.
-Mos u tut13) .- i dha zemër Gjergji gjokut, – se gjaja e coftë13) nuk mund të të bajë gja.
Befas arapi i zi iu turr Gjergjit dhe e qëlloi me topuz. Ky u mënjanue dhe topuzi i rëshqiti mbi kokë.
Atëherë i briti:
-Ngadalë, o arap I zi, se këtu i thonë Gjergj Elez Ali!
E ngriti pastaj topuzin, shtjeu me tërë fuqitë mbi të dhe e la të vdekun në tokë. Mandej zbriti nga kali dhe i preu kokën…
…Kështu po këndonte Kaçeli me lahutë, ndërsa djemtë e dëgjonin të mahnitun nga trimëria e Gjergj Elez Alisë. Por jo Osoja. Ai e kishte mendjen tjetërkund. Ndaj i tha Met Zenelit, një djali aty pranë:
-Bashkë me Vuksanin, Sinanin dhe Kernin, dilni roje në va14), se tash është tue rënë mesnata dhe shkjau besë nuk ka15).
Pasi ata dolën dhe morën nga vau, Oso Kuka dhe djemtë e tjerë ranë me fjetw. Por Oson nuk e zinte gjumi. As edhe një tjetër. Ky ishte Zeliq Gjuka. Ai as nuk flinte dhe as nuk kotej16). Mandje tinës, me një strungë18) vu mbi kokë, la shtëpinë dhe mori nga vau.
Zeliq Gjuka ky zog shkine17) , edhepse shqiptar nga Vranina, i gënjyem nga florinjtë e knjaz Nikollës, kishte tradhtue.
Tue ecw nëpër natë pa hënë, tutje vaut ai u takue me Mirko malazezin, që me ushtrinë e tij të madhe kishte dyndw atyre anëve dhe që aty të sulmomte Vraninën.
Kështu, të primw nga Zeliq tradhtari, shtatëqind ushtarët e Mirkos dhe katërqind pushkët e tjera të Gjokoviç Perës, nëpërmjet lumit Rikës po u afrohesin me lundra18) brigjeve të Vraninës.
Rrëfen poeti:
-Qani zana,në ato maja ku hani, në ato kroje ku pini,në ato hije ku vallëzoni, qani dhe lotët mos i pushoni, sepse tash në ato curra19), kanë për të dhanë jetën djem që me aq kujdes i keni rritw, që armikut të mos i frikohen, edhe pse sot janë të rrethue nga shumë ushtri anmike. Thue ata mund të vdesin , sepse tashmë ato ushtri po i afrohen Vraninës dhe tradhtisht do ta pushtojnë? Po, por jo pa gjak!
U ndezën flakë breshanat20), kulluen gjak shpatat, kulluen gjak edhe zemrat e djemve shqiptarë, sepse tridhjetë prej tyre mbetën të vramë dhe dhjetë të tjerë të plagosun randë.
Po vallë Oso Kuka ishte?
Në xhebehane paska shkue, në atë kullë tw barotit21), se për së gjalli ai nuk bie kurrë në dorë të anmiqve, pa marrë hakun e djemve të vramë.
Kur panë malazeztë se pushka kishte pushue andej nga brigjet e liqenit dhe perreth dhe s’po dëgjohej ma, u turrën nga xhebehania që të kapshin Oso Kukën.
Kështu, tue brohoritw për knjazin, njëqind vetë, ndër ushtarët ma të guximshëm, kërcyen në kulmin e pullazit të kullës, u ngjitën mbi frengjitë22) dhe nisën me shkatwrrue muret e përgjakuna të saj.
-Ah, ngadalë, knjaz Nikollë, që të vraftë zoti! – u dëgjue një zë nga brenda kullës, – se këtu i thonë Oso baroti, dhe nuk ke pa shqiptar me sy që të djegë veten dhe ushtarë të tu.
Atëherë i dha zjarr barotit .
Seç u drodh Vranina e shkretë, ç’u hodh kulla përpjetë dhe oshëtima e saj gjëmoi deri te Kalaja e Rozafatit!..
Tjegulla, gurë e trarë, hi, tym dhe gjymtyrë njerëzish fluturuen në ajër.
Vazhdon poeti:
-Ejani, ejani, nana malazeze, mblidhni trupat e bijve tuej dhe mandej mësoini fëmijët që të mos lakmojnë ma toka shqiptare, se shtrenjtë kanë për ta pague gjakun që Oso Kuka me djem të tij derdhi në ato fusha të Vraninës. Se pa u djegw në kullën e barotit, fisi I shqiptarit nuk do të bjerë kurrë në dorë të pushtuesve të huej.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E GJASHTE
DERVISH PASHA)
Që nga ajo ditë kishin kalue plot njëzetë vjet…Kishte ardhw viti 1878.
Në Stamboll po binte mbramja dhe po mbulonte edhe pallatin e sulltanit, të rrethuem nga roja të shumtw.
Pa pritun, një shtegtar ia behu te portat e pallatit. Dukej se vinte nga vise shumë të largëta, sepse ishte i lagun, i mbuluem me djersë, i drangun,1) me tirqe2) shpërvjelë deri në gju dhe rripin shtrëngue në bel. Por ajo që habiti rojat , ishte se kërkoi të takonte vetë sulltanin!… Atëherë ata e pyetën se kush ishte.
-Kam qenë dikur me nam , kam pasw toka, bagëti, kam pasw shumë pasuni, – zuni të thoshte shtegtari i ngratë, – kurse sot gjithçka që kisha m’I rrëmbeu i hueji që më mban nën zgjedhë e kështu kam mbetw i përbuzun, i shtypun, si mishi për kërrabë , për t’u zie, a për t’u pjekw 3). S’jam pra veç hije mbi dhe, hija e Shkodrës4) që mw ka dërgue të takoj vetë sulltanin.
E dëgjuen rojat këtë shtegtar dhe ashtu siç ishte, i lodhun dhe i këputun, tamam si hije, e përcollën para sulltanit.
Nisi e foli atëherë shtegtari:
-Sot, sulltan, në Shqipni, nuk je ti, por ai knjaz Nikolla, që me cubat e tij nga Cetina ka pushtue jo vetëm Vraninën, por hovin kërkon me e ndalë nw Shkodwr. Dhe po të mos ishin trimat e Mirditës5), ata cuba me kohë do të kishin hy atje. Kështu, o sulltan, ose hiq dorë nga Shqipnia, ose ndryshe shpejt dwrgo ushtri që të zmbrapsë malazezët pushtues.
E dëgjoi sulltani shtegtarin që si hije qëndronte para tij , keq u idhnue dhe çoi e thirri aty për aty Dervish pashën dhe i dha urdhën:
-Kështu si e ka nisw, ai ai knjaz Nikolla Shkodrën do që ta bajë shkja6),-
prandej merr pesëdhjetë tabore7) dhe dil në Mal të Zi pwr me i thye cubat e tij.
Pyet poeti:
-Por njëmend6) , moj Shkodër, Dervish Pasha e ngriti tanw këtë ushtri që të të dalë zot 7) dhe të të këpusë prangat që prej s’dihet se kur8) Turqia në këmbë t’I ka vënë ty dhe atdheut? Jo, moj e shkretë, ai vjen pwr me tw mbajtw gjithnjë rob, pwr me tw ndrydhw nën thembër8) dhe shishin9), pwr me ta ngulw më thellë në zemër, edhe gjakun me ta pi, për me tw lanw kalbun mbi tokë, ty dhe atdheun.
Pastaj i drejtohet atdheut:
-Po djemtë, Shqipni, ti ku i ke djemtë, ku i ke? As sulltanit ata të mos i shtrohen, turq, serbë, a grekë, të mos quhen, a për pare e timare9), për çifligje e beglleqe të mos shiten, që ti të mbetesh kështu grue horre, dhe jo nanë e zonjë si në kohë të Kastriotit. Ku i ke pra djemtë, që të mos lenë Dervisha e Nikolla që të ta lajnë trupin me gjak10), dhe të të poshtwnojnë si nanë pa djalë? S’ janë të huejt që të shpëtojnë Shqipninë, por shqiptarët dhe kurrkush tjetër, se po qe se ti humb10), për fajin e tyne kjo ka për të ndodhw.
Pastaj poeti vazhdon:
-Pse po ndjej dhe andej nga Shkodra fort po dëgjohet lodra11) e trumpeta dhe po ushton Kalaja e Rozafatit? Sepse Dervish pasha ia behu në Shkodër, që me anadollakët12) e tij Cetinës t’i vëjw flakë dhe knjaz Nikollën ta zejë gjallë, ta lidhë dhe sulltanit në Stamboll t’ia dërgojë?
Mirëpo kjo nuk ishte kaq e lehtë, se ky knjaz kishte do13) trima të fortë që për të ishin gati të shkojshin në luftë, sic shkojnë krushqit në dasmë14), edhepse plumbat i presin në parzëm15) .
Aëherë Dervish pasha e ndau ushtrinë në tri çeta; njenën e lëshoi nga Podgorica, tjetrën nga Kernica dhe të tretën e mbajti pas vetes.
Ndizet zharrë e vërri, kërcet pushka dhe havani16), sa jehona përhapet anë e kand Ballkanit. Turqit rrethojnë Cetinën. Por malezezët lidhin besë që atë ta dorëzojnë dhe vetë të mos gjunjëzohen.
Kanë ngjeshw vezmet në brez, gati kanë taganat në mille17) dhe pushkët në krahë I mbajnë dhe përleshen me turqit.
Megjithatë, ushtritë e Dervish pashës shtyhen përpara; marrin Vraninën, ku vite të shkueme Oso Kuka i mbyllun në atë kullë, nuk u dorëzue, i dha flakën fuçive të barotit që shpërthyen në zjarr, shembën kullën dhe nëpër rrënojat e saj bashkë me djemtë u vranë edhe ushtarët e knjazit. Pastaj ushtritë e Dervish pashës pushtojnë dhe dy qytete të tjera, Zetën dhe Podgoricën, dhe ndodhen kështu para Cetinës , aty ku e knjazi kishte çerdhen…
Kërkon Dervish pasha ta shtijë pallatin e knjazit nëndë pash nën dhe!.. Por sa shumë ka shkrehw atje potera18), sa më shumë është ndezw lufta, sa shumë gjak asht derdhw, sa shumë ushtarë turq janë sharrue19)!…
Mësynte turku me fuqi, por edhe shkjau mbahej trimnisht…Dhe kah u ndeshën aq furishëm, shpërthyen krismat e bubullimat, nisi pushka dhe nuk reshtte, filloi topi të gjëmonte, u ndërsynë20) turk e shkja, me njeni-tjetrin tue u përla21); njeni mësynte e tjetri shtynte, si dema ballë për ballë, kapërthye bërrylash, atje ku bajnë gjedhët mriz prej të nxehtit22), atje ku toka asht zall dhe ku është djerrë, ndërsa pluhni i dendun ngrihej në ajri 23).
Dhe ky dyluftim midis tyne vazhdonte. Dy herë turku e kapi për shpatullash, dy herë shkjau e lëshoi ndër zaje, por kur së treti24), turku mori ta kapte, për të dalë në majë të malit, por nuk mundi. Atëherë ata nxorën taganat dhe si bisha tue uluritw, zunë të luftojshin. E hodhi turku shkjaun për tokë, por u drodh, nuk e vrau dhe kurrizin i ktheu.
T’iu hodh atëherë shkjau25) pas gjurmëve, vrap për vrap26) e ndoqi, dikë tue e therw e dikë tue e lanë të vdekun, e dërmoi dhe e shtyu deri në Rjekë, Vraninë, iu vu si shigjetë në shpinë dhe e dëboi edhe që andej.
Kur pa Dervish pasha se knjaz Nikolla ia shkatërroi ushtrinë , u zemërue fort , përplasi këmbët i tërbuem dhe tjetër komandant zgjodhi, atë që më I miri ishte midis luftëtarëve të tij.
Pastaj e nxori ushtrinë e tij pas shpinës së cubave malazezë, që kështu t’ua priste rrugën atyne e t’I rrethonte. Por knjazi e kuptoi shpejt rrezikun dhe i trembun se mos kapej rob nga turqit, me çetat e veta mori malit të përpjetë.
Kështu Dervish pasha me vetulla të trasha ngërthye27) mbi ballë, u fut në Cetinë.
Por a do të qëndronte gjatë atje? Nuk dihej, sepse ndërkohë diçka po vlonte atje në Berlin28).
KANGA E SHTATE
KUVENDI I BERLINIT1)
Ç’ishin ato bubullima që ndëgjoheshin andej nga Rumelia2), nga Plevna3) dhe përhapeshin në tanë Bullgarinë? Ç’ishte ky gjëmim topash, ç’ishte kjo gjamë, aq sa toka të dridhej nën kambë?
Ishin topat e Rusisë dhe havanët4) e Turqisë që shpërthejshin në fushat e betejave. Të dy si bisha kundër njeni-tjetrit. Turqit zmbraseshin dhe rusët mësyjshin, që të arrijshin kështu në portat e Stambollit, ta rrëzojshin sulltanin dhe perandorinë e tij të madhe.
U shqetësuen shumë kraljat e Evropës dhe u vunë midis këtyre bishave. I shtrënguen ato ta ndalojshin luftën dhe të bajshin paqe. Ndaj u mblodhën në Berlin. Të bisedojshin që shuheshin kështu mëritë midis vendeve të tjera , të ngulshin gurë në kufij të rinj, që nga Ballkani, deri në Detin e Zi.
Por, a kishin besë e fe këta krajla, ma të fortët mbi dhe, me armët e mbërthyeme ende në brez, a kishin besë e fe për popujt e vegjël, a kishin besë edhe për fatin e Shqipnisë?
Jo, për të tjerë kishin, por jo për Shqipninë…
Ndaj, kur ata ishin ulw në tryezë dhe të kërrusun mbi hartën e Evropës po bisedojshin me njeri-tjetrin se si do t’I ngulshin gurët edhe në kufinjtë e Shqipërisë sonë me vendet që e rrethojshin, në sallë u fut knjaz Nikolla i Malit të Zi.
Të tanë kthyen kokën nga ky burrë i thinjun . Dhe kur e panë me dollomanë5) të lëshueme, strugën6) mbi krahë të vjetërueme, shallvaret të shqyeme mbi kupë të gjurit, ndjenë dhimbsuni. Por ndjenë edhe më shumë dhimbsuni, kur ai nisi t’u ankohej:
-Tokë buke ne nuk kemi, se bjeshkët dhe vërritë na janë tha e shkrumbue. Me shkëmbenj e rrasa të lëmueme asht i mbuluem i tanw vendi e kallëzat e grunit askund nuk t’i ze syni. Kështu cërnagorasit7) e mi nga halli lëshohen në tokat pjellore shqiptare, aq të begata, në daç me bjeshkë e vërri, me fusha për me kullotw bagëtia dhe bukë për me prodhue.
E dëgjuen të heshtun krajlat e Evropës këtë knjaz që nuk pushonte të derdhte lotë. Aspak nuk e qortuen, ndonëse e dijshin se sa dame u kishte sjellë shqiptarëve me cubat e tij gjakatarë. Biseduen atëherë kokë më kokë edhe me sulltanin e Stambollit që rrinte i heshtun diku në tryezë dhe së bashku vunë dorë mbi letër8) që ta ndihmojshin këtë burrë dhe popullin e vet!… Kështu që këndej e tutje Plava dhe Gucia, qytete krejt shqiptare, t’ia bajshin dhuratë atij. Por jo vetëm kaq: edhe Shkodra me gjithë malësinë përreth, deri në lumin Drin, t’i faleshin Malit të Zi.
T’i merrte knjaz Nikolla tërë këto toka pa shti asnjë pushkë? Dhuratë ma të madhe kurrë nuk kishte ëndërrue!…
Kur malazeztë morwn vesh këtë lajm kaq të mirë nga Evropa dhe Stambolli, qenkan hedhw, paskan kërcyer dhe këngës ç’ia paskan nisw dhe e kësulën mbi sy e paskan vu8).
Të kishte shqiptari këndej e tutje mbi kokë shkjaun? Atë që e kishte mësy, grabitw, vra, që ishte rrekw t’i futej në votër dhe të bahej zot i shtëpisë dhe tokës së tij? T’i hante ai bukë të bardhë e mish viçi, në sofër, të pinte ai verë prej poçi, sa gjaku t’i plaste në faqe?
Kjo mund të ndodhte vetëm kur flakë të merrte rrokullia9).
U kthye kështu knjaz Nikolla në Cetinë dhe shpejt i çoi fjalë mikut të vet, Pal Milanit, që, pa humbw kohë, të vinte e ta takonte. Dhe ai nuk vonoi dhe erdhi në pallat.
-Dëgjo, Pal , pesë tabore kam me t’i dhanw, pesë tabore me djem të rij, djem nanash malazeze. Sulu me ta në Hot e Grudë, pastaj në Plavë edhe Guci që edhe ato krahina për një javë të m’i shtrosh, se krajlat e Evropës m’i kanë falw, që mbi to të shkel si të due10). Mandej si ujku prej pusisë, sulu mbi ata trimat e malësorë , qoftë me shpatë, qoftë me konop11). Si të kesh shtrue kështu edhe Malësinë, rrugën hapun e kemi për me marrë Shkodrën, tue hedhw valle me lodër, pa na u futw ferrë në kambë11).
E dëgjoi Mark Milani knjazin dhe i shpjegoi:
-Nuk shtrohet Malësia për një javë, dhe as me pushkë nuk merret Shqipnia.Ndaj vëniu vesh fjalëve të mia, o knjaz, mos nguc grethat me krande12), se vetes dam ke për t’i ba. Mos harro se as Zoti as Kanuni nuk thotë që në vend të huaj hysh përdhuni13). Me më thanw, në zjarr të hidhem, a detit i bie anembanë, jam gati që tash, por të shkoj në Shqipni, jo, nuk mundem.
U gajas knjazi dhe buza i shkoi vesh më vesh.
-Ç’burrë na qenke ti, Pal Milani, që këto fjalë nxore nga goja, sikur grue të ishe dhe prej tyne të trembeshe! Mirë do të ishte për ty që kamilaf14) në kokë të vijshe dhe deri në gju ta zgjasshe mjekrën. Ose ma mirw, shko në shtëpi dhe aty bashkë me shoqen tënde tjerr lesh në furkë dhe ngrohu në diell, se për luftë nuk qenke.
Si i tha plot mllef këto fjalë Pal Milanit, vazhdoi:
-Sa për luftë asht Mark Milani. Si luan asht ai trim, trim që ushtrisë ka për t’i pri, Plavë e Guci në dorë do të shtijë dhe pastaj nw Shkodwr do tw futet ngadhnjyes.
Rrëfen poeti:
-Si shumë gjatë ke folw, knjaz Nikolla. Por mos e lësho vrapin, më shumë se ç’e ke hapin15). Ti lakmon që tokat shqiptare t’i bash të tuat, pa pyetw vetë shqiptarët? Po si të shkon mendja ty se ata do të t’i falin ato toka, pa zbraw pushkë, mor Nikollë?! Mundet që njerëz të huej të ndodhen ngushtw , por në qoftë se nuk u shkojnë shqiptarwve për mik dhe i prekin në erz16), atëherë shqiptarwt ngjajnë si të kishin lindw, veshun me çelik dhe gjallë nuk u shtrohen atyne të huejve, edhe sikur vdekjen ta shohin me sy.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E TETE
ALI PASHE GUCIA1)
Dielli ende nuk kishte lindw, kur Ali pashë Gucia u zgjue, u vesh, i hipi gjokut dhe tek po largohej, u ndal te dera e shtëpisë dhe i thirri nanës së vet:
-Pa më dëgjo, moj loke, m’u baj nder miqve dhe shokëve2) dhe tanë atyre që më nderojnë; mos le të vobegtë të qajnë në derë, t’u bahesh si motër e vëlla, dhe si nanë e babë, ashtu na kanë mësue prindwt . Unë po nisem andej kah Peja3), për me takue Haxhi Zekën4). Por nuk dI nëse kam me tw pa përsëri4).
Mandej i tha së shoqes:
-Një amanet jam tue të lanë. Rritma djalin, djalë bujar, që të bahet burrë trim e armët nga dora të mos i lëshojë . Dhe, nëse malazeztë do të sulen në Guci, baje zemrën gur dhe preja kryet në djep, që gjallë të mos ma lesh në duert e knjaz Nikollës. Ma mirë në vorr ta qash, se sa gjallë të jetë nën shkja.
Kështu tha Ali pashë Gucia dhe mbi kalë si breshni me stuhi mori tërthores së malit.
Çka mendonte ai kah vrante5) ato vetulla të trasha dhe ata sy si shigjeta, tue shtegtue e tue lanë pas rrugë kodra e fusha?
Dhe ja, ndërsa kali po vraponte porsi re, një lis të bukur ai pa përpara, një lis të bukur dhe plot hije, ndrwsa përbri një gurrë gurgullonte plot ujë si flori. Nën atë hije Ali pasha e ndali gjokun dhe zbriti për me pushue .
Aty ai nisi të sodiste hijeshitë e viseve të Shqipnisë…Rreth e qark i dukej se shihte liqej, ara, lumej , male të madhnueshme, pyje të blerueme.
Atëherë sytë iu mbushën me lotë, kur mendoi se fati i atdheut tashma ishte në duert e hueja, se ma i keqi pushtues që e kishte shkelw, kurrë nuk e kishte lanë të ngrinte krye, që të shihte dritë me sy.
Dhe ndërsa rrinte kështu i mërzitun, pa pritun pa se përmes logut6) po vinte një vashë. Belin e kishte të shtrëguem me një rrip ari, flokët të hedhun pas shtatit, si ato rrezet e diellit që duken majë shpatit tw malit. Ishte e gjatë si breshana7), tamam sikur të ishte zanë.
U trand gjoku8) kur e pa, lëvizi veshët, ngriti kryet dhe nuk ia ndau sytë, turfulloi disa herë dhe u zmbraps nëpër rudinën9) e gjelbër ku rrinte ndenjur Ali pashë Gucia . E pa edhe ai vetë, u ngrit dhe nisi ta kundronte10), pa dijtw se kjo qenie ishte njeri, apo hyjni.
Dhe pas pak, ndërsa po e këqyrte ashtu me habi, e pyeti se kush ishte:
– E c’ randësi ka kush jam, – iu përgjigj vajza, – por as pashkë dhe as bajram nuk kremtoj,9) dhe erdha të të them se ngushtë 11) janë punët sot në Shqipni se, besa, krejt po harrohet, se knjaz Nikolla si lugat ka dërgue sogjet10) shpat më shpat, që të arrijnë deri në Kalanë e Rozafatit, sepse në Berlin u nda pleqnia12), që krahina të Shqipërisë t’i marrë Mali i Zi .
– Cfarë po thue? – zuni tw gërthiste Aliu. – Knjaz Nikolla paska me pushtue malet tona dhe tokat deri në Drin dashka me i rrëmbye?
-Kështu në këmbë të shkjaut do të vuajë Shqipnia, – vazhdoi ajo,- se sot shqiptarët po rrehen me pare dhe timare13), besë dhe fis po mohojnë, po harrojnë edhe atdheun, dhe me armë po vrasin njeni – tjetrin. Marre14) e turp se po njollosisin namin e të parëve! Jam unë, ora e Shqipërië që i them këto fjalë, prandej shqiptarët do t’I nam14), që të mos u zhbihet arave grami15), që bagëtitë të ngordhin, që djalë të mos u lindë në votër, që të mos u rritet vëlla e motër, dhe kështu të shuhen nën zgjedhë të huej, si shuhet si kripa në ujë.
– Të lëshofsha mbi kokë bjeshkë e male, moj orë, – mori dhe i tha atëherë Aliu,- mos na nam më, se neve nama16) na ka ra , se ne besa na ka vra, derisa ka arritw që fisi i shqiptarit të dridhet para shkjaut. Të dridhet shqiptari para knjazit, që as sa luga në fytin e një bualli nuk çon kandar17) në këtë tokë?! Por, në qoftë se shqiptari ka gjetw hije për të pushue, gurra për të marrë fresk dhe rudina pwr të vallzue krah për krah me vajza të bukura, kur lulëzon e butë pranvera18), më kallëzo si ta shpëtojmë të ngratën Shqipëri, se po të baj be16), se djali për atë nuk po më dhimbset, se për të dhe jetën e fal19).
Kur dëgjoi Ora e Shqipërisë se ç’i tha Ali pasha, u gëzue fort dhe nisi të ligjëronte20):
-Çohu pra më këmbë , për derisa je gjallë, se koha nuk pret dhe knjazi me topa po na kërcënon, dil e tako Haxhi Zekën, grish21) Kosovën dhe krahina të tjera, lësho kushtrimin në gegë e toskë, që të mblidhen si kokrrat në shegë, që të lidhin besën midis tyre, që shkjaut të mos i nënshtroheni. Me ju do të jem edhe unë, dhe meqë ti bane be se jep jetën për Shqipninë, unë po të jap fuqi , që lisat t’i shkulësh, që tagani i armikut kurrë të mos ngulet në trupin tand , që plumbi I pushkës mos me tw vra, që gjylja e topit mos me të ra.
Pas këtyre fjalëve të Orës së Shqipërisë, trimi u shtrëngue dhe me duar lisin e mbërtheu, si ë ishte hu gardhi, dy tri herë e atë e tundi, me gjithë rrënjë nga toka e shkuli dhe përsëri e nguli aty ngrihej ma parë.
Pastaj u kthye për me dwgjue se çfarë do t’I thoshte Ora e Shqipërisë. Por u habit kur pa ajo ishte zhdukw si vesa që zhduket mbi lule.
Vështroi rreth e qark nga zabeli121), deri lart ku shihej bora që mbulonte majat e maleve, që të shquente se ku ishte zhdukw Ora. Por më kot, atë askund nuk e pa.
Kur gjoku nisi të hingëllinte dhe me thundër të godiste tokën, si ta lajmëronte se nuk ishte koha të priste, Ali pasha atëherë u përmend dhe kujtoi fjalët që I kishte thënë ora: se Shqipnia ndodhej në rrezik, dhe kështu gjokut i kërceu mbi shpinë dhe bashkë me të u vërsul përpara, sa dy herë ishte vështirë të shihej me sy22).
Të arrinte sa më parë në Pejë…
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NENDTE
LIDHJA E PRIZRENIT1)
Sapo arriti në Pejë , Ali pashë Gucia, shumë i shqetësuem për këto të këqia që goditshin mbi Shqipninë, lëshoi kushtrimin që të gjithë krenët e krahinave të atdheut tonë të mblidheshin sa ma parë në Prizren. Aty do të vendosshin se me shpwtue atë nga caponjtë2) e Malit të Zi, që me ushtri të armatosun edhe topa, po dyndte3) drejt dy qyteteve shqiptare, Plavës dhe Gucisë.
Me tw ndwgjue këtë kushtrim, ashtu si yjet që shkrepin shpejt në qiell , ashtu u ngritën edhe burrat ma në za, nga të gjitha anët e Shqipërisë, të përmendun për urti2) e trimni dhe u mblodhën së bashku në Prizren.
Po përse atje në ato mrize dhe zaje po dëgjohet një piskamë? Ora e Shqipërisë paska qenë tue e u la në një gurrë, paska dëgjue këtë lajm të gëzuem dhe menjëherë paska fluturue majë bjeshkës dhe paska takue Zanën.
Dhe që aty, të dyja, dora-dorës, zanë vend në një kodër dhe kuvendojnë me njena-tjetrën.
-Ti moj zanë,- nis e thotë Ora, – ke dëshirë me tw tregue ndodhi trimërish dhe me njohtw vetë ata trima që për liri vringëllojnë shpatat si vetëtima, trandin botën si bubullima, që i bajnë copë e grimë armiqtë e Shqipnisë? A nuk i sheh atje në Prizren ata burra që janë mbledhw dhe po bisedojnë në kuvend?
-Unë po i shoh, – përgjigjet zana,- por nuk i njoh se kush janë, por ndoshta akejtë4) na qenkan ngjallw, ata që patën pushtue Trojën dhe ai trimi në krye të kuvendit fort m’i ngjaka Agamemnonit5). Kurse ai tjetri, pak ma tutje, me ata mustaqe të mëdha, që flitka sikur të ulurinte, mos është Diomedi6)?
– Akej, për besë7) ata nuk janë, – ia kthen Ora dhe qesh me vete për fjalët e Zanës,- por nuk janë as viganë e katallanë8), por janë krenët e Shqipërisë, gegë e toskë të bashkuem , të cilët po vendosin që Evropës t’i çojnë letër, që mos ta copëtojë Shqipninw ë e mjerë. Sa për atë trim që sheh në krye të vendit dhe që I ngjan Agamemnonit, ai nuk asht askush tjetër, veç Ali pashë Gucia, të cilit për të drejtat e Shqipërisë nuk i dhimbset as nana, as djali. Kurse ai tjetri , me ato mustaqe të mëdha, nuk është Diomedi, por bajraktari i Shkrelit, Marash Vata, që ngjan si pirgu9) në ballë të kështjellës, të cilin që nuk e trand as dhe topi. A e sheh atë burrë zeshkan, me fustan dhe me kollçikë10), dhe që flitka me fjalë kaq të matuna, që me to edhe krajlat i mbërthen? Asht Abdyl Frashëri, që gjithkund ku e qiti shtegu11), ia zbardhi faqen Shqipnisë. Pastaj vjen Preng Bibë Doda12), që duket i ri, por I vjetër për pleqni13) .
Zana rrinte e dëgjonte çka i rrëfente Ora e Shqipërisë për ata burra të tjerë që po bisedojshin në atë kuvend. Pastaj ajo e pyeti atë me kurreshtje:
-Po kush është ai flokëzi, me dy kobure në brez që festen14) ka vënë mënjanë në krye?
-Ai është Abdulla Dreni, ndër burrat më të gjallë në kuvend, kaq i dashun në Prizren, Gjakovë dhe tërë Kosovën, ai kurrë nuk ka lënë fjalë peng15).
Ndërsa nalt në kodër ora dhe Zana po ligjërojshin , atje poshtë në Prizren Abdyl Frashëri e çelte kështu kuvendin:
-Kur në kodra të Kapitol16) ulkonja ende nuk kishte dalë për t’I dhanë sisë Romulit17), dhe kur Troja tashma ishte rrënue, andej larg kah Urali nëpër kreshta të nalta, sllavët endeshin si bisha mali, tue kërkue për molla të egra; kurse në viset e Ballkanit të parët tanë, pellazgët, kullotshin gjanë e gjallë dhe qetë i ngitshin nëpër ara dhe përgjatë shtegut të qytetnimit kishin shkue shumë përpara, që andej nga nisin ernat e ftohta të Veriut dhe deri në Vezuvin17) e mbuluem me shkurre, fis më të vjetër se se fisi i shqiptarit askund nuk kishte. Po në këto male e shkrepa tona Zeusi18) i stwrviti njerëzit dhe me bekimin e Dodonës19) edhe i zbuti. Këtu orë e zana nisën vallen të kërcejshin dhe nëpër lëndina e livdheve të gjana Pegasi18) filloi të lodronte.
Ashtu si Leka20) me ushtritë e tij arriti deri në Indi, me rrufe në në dorë dhe vetëtimë në sy, ashtu si Pirroja20), që mprehu shpatën dhe doli deri në det si duhi, ashtu dhe shqiptari, kudo mori turr21), lidhw fort me besë e fe, dhe nuk u gjend kund mal e shkëmb që atij t’I ndalte hovin . Galë22), romakë, dikur motit kishin kalue nëpër tokat tona, e pastaj sllavë, por shqiptarët nuk iu përkulën dhe gjallë qafën nën zgjedhën e tyne nuk e vunë.
Rrinte Ora dhe Zana dhe dëgjojshin këto që rrefente Abdyl Frashëri në Kuvendin e Prizrenit, rrijshin dhe dëgjojnin edhe ata burra rreth tij dhe mbusheshin me krenari.
-Porsi ai tallazi I detit që dynd si mal i bardhë prej shkumbe tue lanë pas vdekje dhe tmerr pas vetes dhe pastaj thyhet ndër shkëmbenj, – vazhdonte të thonte Abdyl Frashëri, – ashtu forcat e cilido anmiku që desh me i sjellw dam Shqipnisë, erdh dhe u thye në gjokset e bijve të tanë. Pati kujtue sulltan Murati se shqiptarët robw do t’i zinte, dhe u sul me ushtri të madhe, me djem të regjun me gjak nëpë luftna, kur bota mbarë rrinte e heshtun nga frika dhe Evropa qante me lot. Por u gabuen, se Skënderbeu nxori pallën atje në Krujë, që vetëtoi nga rrezet e diellit, dhe si breshën dhe stuhi u sulën shqiptarët mbi turqit mizorë.
Trandet toka, tymi çohet deri në re, bubullojnë male dhe gurishte dhe shtri në fushë të luftës, jeniçeri 23) mbetet i ndrydhun nën këmbën e shqiptarit. Jeniçeri24) e sheh, ndonëse vonë, se Shqipnia me dhunë nuk mposhtet dhe se e kanë gënjye ata që i kanë thënë se për atdhe shqiptari nuk e jep jetën.
U habitën Ora dhe zana, kur Abdyl Frashëri briti:
-Sot shtatë krajlat e Evropës dhe sulltani të mbledhun atje në Berlin, kanë pleqnue ndërmjet tyre që Malësinë t’ia lëshojnë knjaz Nikollës, që të na ndajnë vëlla me vëlla dhe të na lejw rob nën shkja, që të ndezin zjarr në votrat tona, që të bajnë dru në zabelet tona, të luej shkjau harushë me ne25), thua se nuk ka shqiptarë mbi dhe.
Kush asht nip i Kastriotit që ka nder dhe nuk përulet dhe asht burrë si burrat, sot armët duhet të rrokë dhe të dalë në breg të Cemit26), nga ku malazeztë po na kërcënohen dhe t’i tregojmë kujtdo se Shqipnia nuk shtrohet pa gjak.
Kështu foli Albdyl Frashëri. U çue atëherë Mark Lula, i pari i Shalës, me sytë zjarr, sokol mali, i zoti i pushkës dhe i fjalës, dhe tha:
-Kam ra pre27), kam ba gjaqe, jetën e kam shkue si bishë mali, zbathun, zhveshun edhe pa ngranë, por as sulltanit dhe as knjazit tungjatjeta nuk u kam thanë . Prandej, nëse shkjau kërkon të na mësyjë dhe të dalë këndej nga viset tona, ka për t’u ndeshw me armët e mia, të Lekëve të Dukagjinit28) dhe ne me ndihmën e perendisë kemi për të thye pleqninë e Berlinit.
Ora e Shqipnisë dhe zana mbetën të prekuna nga këto fjalë të shqiptueme me kaq mllef dhe kaq çiltërsi.
-Por ne nuk duhet të luftojmë vetëm shkjatë, – vazhdoi Mark Lula, – sepse kemi brenda trojeve tona anadollakun29), që kurrë të keqen nuk na e ka nda, që kurrë qafës nuk na e ka heqw lakun30), që edhe zemrën na e ka tha, që na ka mbytw babë e nanë, që s’na ka lanë të rrisim djalë në vatër, na ka korrë grurin në arë, na ka marrë tokën e trashëgueme, na ka marrë qetë, ende tokën pa lërue, na ka marrë lopët me gjithë viça, na ka marrë delet me gjithë ogiça31), na ka marrë dhen, na ka marrë dhi, na ka marrë vathë edhe mrize dhe na ka mbyllw gojën, që të mos flasim gjuhën tonë. Kështu si krajlat Evropës, ashtu dhe sulltani e knjazi duen të na mbajnë rob nën veten e tyre. Ndaj ne të huejt zotë nuk i duem, sepse shqiptari asht zot në truelin e vet.
– Të lumtë goja, o bajraktar,- i tha Ali pasha të parit të Shalës, – se ti lak s’i bake fjalës32), se shqiptarët, turq e shkja me sy nuk duem me i pa . Pra, o burra të marrim e të shkruejmë një letër për shtatë krajlat që janë mbledhw në Berlin, ku t’u themi se pa u shterrë Drini e Shkumbini, edhe Buna pa u tha, ne të gjallë nuk rrimë nën shkja.
Kështu foli Pasha i Gucisë kështu dhe kreret e Shqipërisë nisën me shkrue letrën:
“Këtë tokë ku ne rrojmë, zoti vetë na e ka falë dhe as italianit nuk ia kemi marrë, as francezit s’ia kemi rrëmbye, as anglezit, as gjermanit, se më sllavit jo e jo, që veç dje ka ra në Ballkan33) dhe askush nuk e di se kur ka për ta këputw zverkun, si ai vrulli i karkalecit që sot është këtu e nesër nuk dihet se ku. Sa për sulltanin e Stambollit që thotë se knjaz Nikollës do me i falw falë Shkodrën dhe Malësinë, mund t’i thoni se Shqipnia nuk asht shportë fiqsh për me ua falë miqve pëshqesh34), por asht tokë e të parëve tanë, që e kanë la me gjak të turkut. Prandej nuk ka as sulltan, a knjaz që këtë botë që ta falë e ta shesë, deri sa të ketë një bir shqiptari mbi dhe.
Mbasi mbaruen së shkruemi letrën e dërguen drejt e në Berlin, ku krajlat dhe sulltani kishin zanë të ndanin35) gjyq , në shekullin e ngratë36), të mbuluem me gjak.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E DHJETE
MEHMET ALI PASHA
Kudo në Shqipni u përhap lajmi se sulltani kishte caktue në Kosovë një pashë të ri, Mehmet Aliun, dhe se ndodhej në konakun1) e Abdulla Drenit në Gjakovë, për t’u takue me krenët e Shqiqërisë.
Kaluen tri ditë, kaluen dhe tri net dhe krenët shqiptarë, kush bej e kush agë, kush vojvodë2) dhe kush bajraktar, të primë nga Ali pashë Gucia dhe Haxhi Zeka, shkuen me takue Mehmet pashën.
Pinë duhan dhe kafe, banë edhe biseda për robw dhe shtëpi3), por nga e vona Mehmet pasha nisi me thanw:
-A e dini sa shumë ju do baba sulltani? Ju bën selam4) dhe thotë se ju ka në zemër, tamam si hajmali4), se ju ruen si sytë e ballit, se ju ka si lulja në saksi5)…
E dëgjuen krerët shqiptarë pashwn turk dhe e kuptuen se pas këtyne fjalëve të ambla, diçka fshihej.
-Por kanë ardhw kohë shumë të vështira, – vazhdoi pashai,- si për sulltanin, ashtu edhe për krajlat e Evropës.
U mendue një çast e pastaj vazhdoi:
-Kohë vështira kanë ardhw edhe për knjaz Nikollën, që ka mbetw i mjerë në ato shkrepa të Cetinës, sa që i dhimbset edhe gurit edhe drunit. Prandej krajlat e Evropës kanë pleqnue që t’I luten sulltanit dhe t’i dhurojë knjazit andej nga Shqipëria ndonjë grimë tokë djerrë, a ndonjë pëllëmbë toke buke sepse, vallahi6), ky knjaz ka ra ngushtë . Dhe kështu sulltani, që iu rritë jeta, ka vendosw që t’i japë Malit të Zi, Hotin, Grudën dhe Plavën me gjithë Gucinë.
U ba një heshtje e shkurtën dhe pastaj Ali pashë Gucia, tepër i zemëruem , nisi me folw:
– Për atë zot, sulltani ka gabue, se kjo asht punë nuk bëhet kurrë. Po ç’qenka Shqipëria, vend i shkretë që u jepka si plaçkë dhe kujt, Malit të Zi? Prandaj, ti pashë, ngarko rraqet7) dhe mbathja për në Stamboll. Sa për toka të Shqipnisë, në to shqiptari ka ngulw shpatën dhe ai knjaz Nikolla s’ka për ta shkulw kurrë.
Nuk mundi pashai turk të duronte këto fyerje, ndaj tanw mllef i tha Ali Gucisë:
-Ti qenkë arnaut8) i çmendun, për t’u varw në litar! Po nuk e di ti se po të mos ishte sulltani, dritë e diell s’kishte për të pasw në Shqipni? S’ka shqiptarë dhe as Shqipni, veç ka Allah9)) sulltan dhe Turqi.
Atëherë urdhnoi çaushin që me zaptie10) hyri me vrull në dhomë dhe mori burgosi pabesisht Ali Gucinë dhe krenët e tjerë shqiptarë. U befasue Abdulla Dreni!.. Kurrë nuk e priste të ndodhhte kjo. Mehmet pasha kishte ardhw mik në shtëpi të tij, që kur errej dhe kur zbardhte dita, me dreka e darka, me të gjitha të mirat dhe ja, po dënonte vëllezërit e tij shqiptarë. Pra, po mbante gjarpërin në gji….Mirëpo, sipas kanunit, miku që të vjen në shtëpi, duhet të pritet si mik dhe të mos dorëzohet kurrë.
Por kudo u dha kushtrimi, që u përhap nga Gjakova, në Qafë të Dielit, që nga Sharri në Buletin, dhe nga çdo shtëpi u ngritën trima; plot të tjerë u turrën edhe nga Peja e Rugova, Gashi e Krasniqia. Dyndën mandej e Plava dhe Gucia dhe të tanw zbritën në Gjakovë.
I vuni re ata nga dritarja Mehmet pasha dhe pyeti Abdulla Drenin:
-Ç’janë këta që shoh nëpër rrugë të Gjakovës? Mos janë krushq që kanë ardhw të marrin nuse, apo axhamij11) të sulltanit që shkojnë për t’u veshw nizamë?
– Nuk janë as krushq, as dhe axhamij, – iu përgjigj Abdulla Dreni, – por djem shqiptarë, që kërkojnë të bisedojnë me ty, për krenët tanë që erdhën këtu dhe më nuk u kthyen në shtëpitë e tyne.
U vrenjt pashai nga këto fjalë, se atij mendja nuk i kishte shkue kurrë që të ngriheshin shqiptarët e të vijshin për këtë punë me pushkë në Gjakovë. U tremb dhe atëherë dha urdhën që krenët të liroheshin sa ma parë nga burgu.
Dha ata, pa u takue aspak me të, u mblodhën në kuvend dhe një zani u thanë shqiptarëve:
-Sulltani për një rrotulll gurabie11) na ka shitw te Mali I ZI!
-Shqipninë gjallë nuk e lëshojmë, – britën luftëtarët, – dhe në dorë të knjazit ne nuk bijmë. Kurse pashait këtu t’ia bajmë gjyqin, që të marrin vesh krajlat e Evropës dhe sulltani se Shqipërinë kush nuk mund ta prekë.
Të tanw ishin gati të suleshin nga konaku i Abdulla Drenit, që të kapshin pashain turk.
Atëherë u ngrit Haxhi Zeka dhe i qetësoi:
-Derë në za është shtëpia e Drenit, ku hanë bukë të varfën dhe të verbën. Kështu asht mirë që t’i çojmë lajm që pashën turk të na e dorëzojë gjallë.
E dëgjuen fjalën e tij trimat dhe u bindën. Dërguen kështu lajmësin12), që trokiti në derë të Abdullait dhe i tha se përse kishin ardhw.
U mendue për disa çaste ai dhe e pastaj nisi me thanw:
– Baba mua më kam mësue që sa të jem gjallë, miqtë kurrë të mos i lëshoj12).Po të më lypni gjithçka që ai më ka lënë, unë që tash po jua jap. Po ju jap mal e vërri, tokën me gjithë shtëpi, vathën me bagëti, por erz13) shpirt e mik nuk fal.
Me t’u largue lajmësi, Abdulla Dreni u ngujue14) me pashwn dhe ata që e shoqnojshin në konakun e tij.
Mbetën të shtangun atje në kuvend. Shumë prej trimave bisedojshin me njeni-tjetrin se Abdulla Dreni duhej t’ua dorëzonte pashën e Sulltanit, se kanuni i maleve nuk e quante për mik hasmin15) e vendit. Të tjerë thojshin të kundërtën, pra se ai kishte të drejtë ta mbronte atë si mik.
Ndaj u ndez lufta midis shqiptarit që vriste shqiptarin, për një pashë që paska çue sulltani!… U ngatërruen kështu keq vëlla me vëlla, kur të gjithë duhej të luftojshin kundër turqëve dhe malazezve!
Plot tri ditë dhe plot tri net krisi pushka nëpër rrugët e Gjakovës, derisa kulla u mor dhe pashai turk mbeti i vramw.
Atëherë u mblodhën të tanw aty në kuvend dhe i çuen fjalë sulltanit :
– Pa dëgjo ti, more sulltan, çfarë po të thotë populli i Kosovës. Nëse një ditë do të vijë ndonjë pasha tjetër në Shqipëri, që t’ia dredhë lakun bakeqit15), që shtegtari rrugës të shkojë pa frikë se e grabit dikush, që të ngrejë kisha e xhamia për besimtarët, le të vijë , se ende doret nuk të kemi dalë16). Por, nëse e dërgon për ta nda Shqipninë dhe knjaz Nikollës t’ia japësh një pjesë dhuratë, ta dish se kemi për ta vra, pa thanë as edhe dy fjalë, siç vramë Mehmet pashën. “Miku s’vritet – , thotë kanuni, por ai nuk erdhi për mik dhe, meqë ty nuk kemi ku të të gjejmë, veqilët17) e tu do t’I zhdukim, nese duan të na shesin tek të huejt”.
Kur ka shkue fjala te krajlat e Evropës se çfarë kanë ba shqiptarët në Gjakovë, ata kanë mbetw të habitun.
“Po ky komb vallë ç’qenka? Një grusht njerëzish të vobegtë, të cilëve as emnin nuk ua kemi dëgjue dhe që guxojnë të hedhin poshtë vendimin tonë dhe të sulltanit të Stambollit!?!…”
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NJEMBEDHJETE
LUGATI1)
Kishte ra nata.
Knjaz Nikolla së bashku me gruen e tij, Milenën, po rrijshin pranë votrës, kurse fëmijët kishin ra me fjetw.
Ai tymoste duhan, pinte venë dhe hante gështenja që e shoqja ia qëronte dhe ia vinte përpara. Dhe atëherë zuni t’i lëvdohej asaj tanw gaz:
– Ndëgjo, Milenë, turkun e mposhta, krajlat e Evropës mua më duen, kurse serbi dhe greku frikën ma kanë. Si të pushtoj Mostarin2) , në dorë do të shtij pastaj Shkodrën, Prizrenin dhe deri në Bullgari do të shkoj. Kështu bahem vërtet mbret. Atëherë dhe ty kam me tw ba mbretneshë, kurorë kam me tw vu kokë, dhe me arw kam me tw mbulue, sepse kudo që dielli shkrep mbi dhe3), më trim se unë nuk ke me gjetw kurrë.
Qeshi Milena pas fjalëve të burrit të saj dhe heshti, sepse e shihte që ai fliste si i dehun nga vena që po pinte. Por, kur dëgjoi se fëmijët po qajshin, i tha e shqetësueme:
– Po shkoj t’i shoh se ata të shkretë, diçka kanë pa që gjumi nuk po I ze.
-Po çfarë paskan pa, moj grue, – ia priti knjazi, – që nuk dashkan të flejnë, se ne këtu jemi dhe nuk kemi dëgjue ndonjë zhurmë!
-Nuk di ç’të them, por kur po luejshin nëpër kthina4) të pallatit, paskan pa të strukun pas shtambave me ujë dikë me çallmë, si të ishte turk, me çibuk në gojë dhe qyrk4) mbi krahë, fytyrëzbehtë dhe buzëkërveshun5), dhe me sy nga ku dilshin flakë. A mos ndoshta asht lugat, siç po flitet gjithandej? Sepse një turk i pabesë e faqezi atje poshtë oborrit qenka çue nga vorri dhe të kallka tmerr.
– A i ke mendtë në krye, Milenë, që nxjerr nga goja këto fjalë, se lugat a shtrigë6) në këtë shekull nuk ka, por kush e di se çfarë kanë pa ata, që u asht dukw si lugat. Ai që vdes dhe futet në dhe, nuk kthehet ma në jetë. Po ju gratë merreni me dokrra7), prandej më shih mua që merrem me njerëz të gjallë dhe as që më bie ndër mend për të vdekunit.
– Mundet që lugetën të mos ketë, – tha Milena, – por jo shtriga, sepse, po të duesh, të njoh me një grue që këtu në Cetinë ka pa gra që dilshin natën dhe pmandej prej pullazit porsi shkëndija futeshin brenda nëpër shtëpi dhe u zijshin në frymën njerëzve. Dhe në familje thojshin se ata kishin vdekw nga ankthi. Kurse vdekja u kishte ardhw nga shtrigat.
-Përralla, përralla, – u hodh Nikolla, – të tana janë përralla, sepse shtriga nuk ka askund! Por a di çfarë, moj burrneshë, meqë thua se shtriga paska, a nuk m’i lëshon mue që të më përpijnë gjallë?
-Unë jam në hall, mor burrë, për fëmijët e shkretë që sonte m’I ka kapw frika , – ia ktheu Milena, – Por, çohu të bijmë dhe ne të flemë, se paska shkue vonë dhe ata janë tue na pritw.
Si tha këto fjalë, mbushw me maraz dhe me gjysmë zani shtoi “ natën e mirë”, e shoqja shkoi të flinte me fëmijët, të cilët ishin ende të frikësuem.
Qeshi Nikolla nën mustaqe dhe për t’u vu punëve kapak8), mori dhe mbushi një gotë tjetër me venë, e piu, shkundi hinin e duhanit nga llulla, dhe shkoi edhe ai të flinte në dhomën e vet ku shpejt filloi me gërhitw.
Dhe ja, aty nga mesnata, knjaz Nikollës i doli gjumi dhe befas në mes të dhomës pa një njëri, ndenjun më këmbë, me mjekërr gati një pëllambë të gjatë dhe barkun të frymë, me trupin të mbështjellë me një çarçaf të vdekunish që aty-këtu kishte njolla gjaku të zi.
U tremb knjazi, dhe trupi iu rrëqeth, flokët iu çuen si shtëllunga përpjetë, fryma nisi t’i merrej dhe u mbulue i tani në djersë. E këqyrte atë i tmerruem, pa mundw të lëvizte. Ishte ky lugati?
Kambë-kambë9) ai pa se ai nisi t’i afrohej shtratit të tij. Atëherë çoi shpejt dorën në kobure, deshi t’i jepte zjarr, kur befas lugati i tha:
-Nuk kam ardhw me ba keq dhe as me vra, por kam ardhw me tw kallëzue për disa ngjarje që asht mirë t’i dish. Unë jam Mehmet Ali Pasha, që sulltani më pati nisw në Shqipni për me tw dhanw ty , siç e di, Hot e Grudë, Plavë e Guci…Por, kur mbërrita në Gjakovë, më gjeti e zeza10), sepse krenët shqiptarë, me Ali pashë Gucinë kishin lidhw besë të madhe: plak dhe dhe i ri të fillojshin luftën dhe aty ta shuejnin jetën e tyne . Kështu u ngrit e tanw Kosova dhe luftëtarët shqiptarë më rrethuen në shtëpinë e Abdulla Drenit, ku mue të mjerin edhe më vranë, më mbuluen tërë gjak dhe, siç më sheh, mbeta qyqe. Ndaj ty, kjnaz Nikollë, nuk të ka mbetw tjetër, veç që ato krahina të Shqipnisë t’I marrësh vetë me pushkë dhe zjarr dhe se, pa djegw disa bajraqe11), tokë shqiptare nuk vë kurrë në dorë.
-Për besë, – nisi me i thanw Nikolla , – mbasi vetë Stambolli nuk mundka të më jepka këto krahina, e shoh që puna ka për të shkue gjatë, sepse , siç me the edhe vetë, qysh se qenke mbulue me plagë të përgjakura , Shqipëria nuk u merrka pa luftë.
U vrenjt në fytyrë pashai turk, sytë i nxorën shkëndija dhe dhambët I kërcitën nga marazi.
-Madje, të mbuloheni me zi para se të futeni në Shqipëri,- vazhdoi pasha turk,- sepse shqiptarët i kam pa vetë që janë trima dhe nuk bahen robw të të tjerëve. Prandaj, mblidh shpejt një ushtri dhe nise drejt për në Plavë dhe Guci që mandej t’u biesh atyre natën nëpër terr dhe t’i zhbish. Atëherë të mësysh në Malësi, të mposhtësh malësorët, sepse vetëm kështu mund të pushtoh Shkodrën. Mos harro se shqiptarët kanë nisw të zgjohen, kanë nisw të shkruejnë në gjuhën e tyre dhe them se nuk do të shkojë gjatë që Shqipnia të kërkojë të dalë me vetë, si serbët , grekët dhe bullgarët, dhe të shkëputen nga Turqia.
Kështu i tha Lugati knjaz Nikollës dhe, pa pritun, u zhduk nëpër kthinë, tue lanë pas një erë të qelbun, që u përhap nëpër tërë Cetinën.
Knjaz Nikolla u çue atëherë u vesh shpejt dhe doli nëpër natë me hanë, që të takonte Mark Milanin dhe kështu të mendojshin bashkë se me nisw ushtrinë për në Plavë e mandej në Guci, t’i lajshin në gjak, të ndizshin në flakë Malësinë që kështu më pas të humbte Shqipnia12).
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E DYMBEDHJETE
MARASH UCI
Pranë një lajthie që ngrihej në një mriz, tre barinj po kullotshin bagëtinë. Ishte Marash Uci me dy bijtë e tij. Marashi, i biri i Uc Mehmetit, i kishte ra detit anembanë1), kishte pa tokat e sulltanit, që nga Hoti dhe deri ku buka piqet në diell2), sepse kishte qenë ushtar në ato vise.
Burrë i fortë dhe në armë, që i kishte si nanë e babë3), babë kishte taganin dhe nanë, breshanën dhe motër e vëlla, dy pistolat4), Marash Uci kërkohej dhe nderohej, sepse prej tij merreshin mendime dhe vendime nëpër gjyqe që baheshin në bajraqe5).
Marashi u kallëzonte vazhdimisht djemve të Hotit ngjarje të mbushuna plot trimni të shqiptarit që bante dekën si me le6). U përmendte orë dhe zana, u fliste për lugetën që dilshin kur hana mbulohej nga retë, për kulshedra7) dhe dragoj që endeshin nëpër viset tona, të cilët i njihte aq mirë.
Por ç’kishte sot Marashi? Përse ishte i vranuem dhe heshtte , thue se bisha kishte ra në bagëti të tij dhe i kishte shqye, thue se tokat i kishin mbetw djerrë, thue se nga fatkeqësitë që kishte pasun ai i ngrati, miku e kishte gjetw pa bukë në shtëpi?
Jo, asnjë nga këto nuk kishte ndodhw, sepse, kur bishat kishin sulmue bagëtinë, nuk kishte mbetw kurrë pa i pa dhe pa i vra, se dhe qetë i kishin lërue tokën, se edhe miqtë i kishte pritw gjithnjë ma së miri.
Megjithatë, ai filloi t’u fliste bijve të vet:
-Pa dëgjoni, o djem të rinj, sot kam një punë dhe atje nuk mund të rri pa shkue. Sepse, siç thotë i moçmi, zëne zogun sot, se herën tjetër ka metw shpëtue nga duert7). S’di pra, nëse atje ku po shkoj, kam me qwndrue një javë, a një muaj.Por, nëse asht thanë nga perendia që të mos shkel ma nën këto hije dhe të mos të luftoj kundër anmikut, si dikur në ato kohë që kanë perendue8), ju o djem, ju qofsha falë, më dëgjoni një këshillë:
Amanet po ju lë të rueni gjënë e gjallë, armët t’i mbushni dhe kurrë të mos t’i dorëzoni, me shokët kurrë të mos ziheni, se një ditë të ngushtë do t’ju gjenden afër si vëllezën. Të huejin9) mos ta poshtëroni, dhe, siç është zakoni, ta mbani me bukë, dhe vendin tuej gjithnjë ta doni.
Kështu tha Marashi, u çue më këmbë dhe shtrëngoi armët, ato armë që ndizeshin flakë si rrufeja që shkrep në male. Mandej kapërceu shpatin e malit dhe pas një ore u ndodh në Stare, kapërceu një përrua dhe shpejtoi hapin si të ishte një djalë njëzetëvjeçar.
Po arrinte në Gjenoviç, fshat i Hotit, ku do të takonte Cun Mulën, në atë shtëpi bajraktarësh, që ngrihej në krye të katundit, në atë shtëpi ku hante bukë i verbti dhe i shkreti10).
-Mirë se të gjej or Çun Mula, – e përshëndeti kur e pa që ai i doli përpara derës së shtëpisë.
-Mirë se vjen, o Marash Uci,- ia ktheu Çuni.- Po ç’të shtyu ty të digjesh nëpër zheg11) dhe të vish në këto anë? Mos të ka ndodhw gjë e keqe, se të shoh që ke ardhw i armatosun.
-Jo, s’ka ndodhw gja e keqe. Por rreziqet që na kanë ardhw nga armiqtë po bahen edhe ma të mëdha. Ndaj, çoiu fjalë krenëve të Hotit që të mblidhen në Kishën e Shën Gjonit në Brigje dhe të kuvendojnë për gjendjen e randë në të cilën ndodhemi.
Kështu tha Marash Uci dhe, pa e zgjatw, nëpër zheg rrugën, mori të kthehej andej nga kishte ardhw.
Mbeti i menduem Cun Mula. Kishte dy rrugë: ose shqiptarët të shkojshin ushtarë në shërbim të sulltanit, ose të nisshin sulmet kundwr Malit të Zi që i kërcënonte. Vendosi t’u çonte fjalë krenëve që të mblidheshin në kuvend, t’i peshojshin punët dhe të vendosshin si do të veprojshin.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E TREMBEDHJETE
TE KISHA E SHEN GJONIT
Dielli kishte perendue dhe hana kishte dalë në qiell, kur në Veleçik1) filloi të pingëronte2) Zana dhe zari i saj nisi të përhapej tanw trishtim kudo:
-Eh, ju male shqiptare, në të cilat jeton shqipja e lirisë, dikur në ato kohë të bardha ju nuk latë të armik të na afrohej. Këtë e di çdo shpat, çdo përrue, çdo bimë dhe gur yti , kudo në Shqipni, ku gjaku i anmikut u derdh rrëkajë3) prej shpatës së çelikut që flakëronte në dorë të shqiptarit.
A kishte qenë e mundun në ato kohë të lumtuna, që me lotë gjaku sot lotohen4), që qoftë një truell i tokës sonë të rrëmbehej nga dora e huej grabitqare? Kurrë, sikur bota e mbarë të ishte ngritw, sepse bij të Gjergj Kastrioit do ta kishin ndalw atë dorë rrëmbyese, do t’ia kishin këputw dorën me armët e tyre ngadhnnjimtare. Por sot kanë ndërrue stina dhe moti, se sot ka gjindje3) për të cilën zot është ari4), dhe këtë tokë që shqiptari i ngratë e pati mbrojtw me gjak, sot duen ta ndajnë copo-copa, pa asnjë dhimbje. Po përse? Sepse kështu don Evropa.
Uh, Evropë, ti grua e përdalun, që ke mohue5) besën e zotit, po kjo qenka shenja e qytetarisë, të ndash tokat Shqipërisë, që të ushqesh këlyshët e Rusisë? Kështu prej eshtnave të shqiptarëve të gjorë që dhanë jetën për dheun e të parëve, je ti, Evropë që ban që të lindin fatosë të rinj, të cilët një copë të kësaj Shqipërie nuk lënë që të bjerë në duert e shkjaut, pa e lanë të lahet me gjak.
E dëgjoi poeti këtë za të trishtë të Zanës dhe i tha:
-Lum, o Zanë, që po mallkon armiqtë dhe po u jep zemër djemve të Malësisë, të cilët po qajnë hallet e atdheut, se sot, sado që shqiptarët kanë ra poshtë, shkëndija e burrërisë nuk asht shue në zemra, nuk kanë mbetw të shkreta armët besnike, sepse gratë tona po lindin fatosë të rij.
A nuk i sheh ti ata burra që kah Brigja po ecin nëpër shkambinj dhe po ngjiten në Kishën e Shën Gjonit? Ata janë krenët e Hotit që Cun Mula i lajmëroi të mblidhen në kuvend dhe të lidhin besën për me i dalw zot Shqipnisë.
Kur krenët qenë mbledhw të tanw, u ngrit njeni prej tyne, Mashi, kreu i Hotit që nisi me thanw :
-Pa dëgjoni, o trima një fjalë, kemi katërqind e sa vjet që sulltanit i bajmë hysmet6), kush në ushtri e kush angari, tue pasw dyshek tokën dhe jastek gurin, por tue qenë trima , qysh se ka nisw jeta. Por na ka dalë një anmik tjetër, shkjau që kërkon të na shkretojë. Ju e dini se Moskovi, të cilit hovi iu preftë, atje në Kuvendin e Berlinit me krajla të tjerë të Evropës ka vendosw me i dhanw knjazit të Cetinës Hot e Grudë, Plavë e Guci. Prandej ky knjaz ka ngrehw topa dhe ka mbledhw ushtri, që këto tri ditë të sulmojë Malësinë, sikur ajo të ishte gja e shkretë dhe jo pjesë e Shqipnisw.
Kështu i tha Mashi ato fjalë dha krerët e tjerë mbetën të heshtun, sikur rrufe t’u kishin ra mbi kokë. Qëndrojshin me sy të ngulun për dhe dhe askush nuk nxirte një fjalë nga goja.
Por mandej Mashi nisi të fliste përsëri:
-Ç’ thoni burra, fe e zakone, bjeshkë e verri dhe kullotat tona vërtet do t’ia lëshojmë knjazit, pa shti asnjë pushkë?
U ngrit atëherë Gjeto Marku dhe tha plot zemërim:
-Në Hot e Grudë knjaz Nikolla nuk ka për t’i shkelw kurrë, edhe sikur të mbesim në çika7), sepse mbarë malësorët, nga shtatë deri shtëdhjetë vjeç, dinë të vdesin, por për tokën e tyne.
Pastaj Çun Mula, si u mendue, nisi kështu me ligjwrue:
– S’kemi ç’presim burra, armët besnike t’i ngjeshim dhe knjazit t’i presim hovin, sikur edhe të vdesim. E dimë se jemi pak dhe ata shumë, ndoshta edhe fishekë nuk kemi sa ata, por edhe ushtarët e Gjergj Kastriotit nuk i numërojshin kurrë ushtritë anmike, sepse numërohen dhentë, numërohen dhitë, por jo trimat që lindin me armë.
Atëherë pas tij u çuen menjëherë të tanw krenët e Hotit dhe u betuen sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit8), se knjaz Nikolla do t’I merrte ato trojet, veç kur pushtuesit malazezë t’u kishin grabitw lopë dhe qe, kur t’u kishin djegw stan dhe shtëpi dhe kur ata të ishin futw në dhe8) me gra dhe fëmijë.
-Atëherë unë po zgjedh njëzetë martina9), – nisi me thanw përsëri Çun Mula dhe po ngujohem te ura e Rrzhanicës, pwr mos me lanw kambë maalazezi të kapërcejë kufirin. Në Traboin të dalë Gjetja me djemtë e tij. T’i çojmë fjalë dhe Dedë Gjon Lulit që të ngrejë tanw fisin e vet. Dhe ti Masho, pa lindw dielli, të nisesh në Shkodër, të takosh 10) Hodo Pashën dhe t’I thuesh që tanw qyteti të rrokë armët. Edhe gazetat të shkruejnë se çfarë po e kërcënon atdheun që është në rrezik të madh.
Pastaj kuvendi u shpërnda. Të gjithë krerët ishin të shqetësuem. Mos ndoshta Shqipnia do të mbetej nën zgjedhën e malalezve?
Fjalor dhe frazeologji
KANGAE KATERMBEDHJETE
TE URA E RRZHANICES1)
Riza Pasha2) doli nalt mbi kalanë e Shkodrës dhe u habit kur pa që mjegulla kishte ra mbi Rrzhanicë, fshat që shtrihej poshtë Podgoricës3).
-Nuk ka ra mjegull atyre anëve, – i tha myftiu4) që e shoqnonte, por asht tymi i barotit që del nga pushkët e djemve të Hotit. Ata po luftojnë me ushtrinë malazeze të Mark Milanit, që ka dyndw atje edhe me topa, pwr me u futw në Malësi.
Trim si dragoi ky Mark Milani, hipun mbi kalë, kishte urdhnue burizanin e vet3) që t’I binte burisë dhe kështu ushtria ishte reshtue në fushën e luftës.
– Erdhi dita, – nisi ai t’u fliste ushtarëve – që ato që vendosi Rusia në Berlin me krajlat e tjerë të Evropë, ne t’i zbatojmë. Pra, Hot e Grudë, Plavë e Guci, t’i bajmë tonat. Por, siç e shihni, jo pa derdhw gjak. Në qofshi bijtë e atyne që ruejnë besimin në fenë tonë, ju në mbramje do të hyni në Hot dhe atje do të ngulni flamurin malazez.
Më të mbarue këto fjalë, u dëgjue përsëri buria dhe ushtria malazeze u sul përpara.
Rrrëfen poeti:
-Eh, moj zanë, të qofsha falë, a mund të më thuesh, sa ushtarë ka Mark Milani?
– Tetëqind pushkë janë në atë çetën që prin, – iu përgjigj Zana,- të gjithë nga Ljubotina; djem të dobët në pamje, por trima, të cilët kanë djegw saraje e kulla dhe kanë për prijës Ceroviçin, atë vetulltrashin mustaqezi, që thonë se se është Ora e malazezëve. Njëmijë pushkë dërgoi Cetina, djem të guximshëm, që kanë komandant atë Vukotiçin, të cilin , siç thonë, kjnjazi nuk e ndërron me sytë e ballit4). Nandëqind luftëtarë ka nisw për luftë Nikshiqi, të cilët kanë në krye vojvodën5) që quhet Matiniç, i cili mezi ç’pret të futet në Malësi.
-Matiniç, bre djalë djali, – thotë poeti,- me tanw mend paske kujtue se do ta shtrosh Malësinë me nantëqind vetë? Po si kujton ti, se Malësia ka dalë faret6), se shqipatët nuk bajnë ma djem, por vajza që dinë të tjerrin lesh në furka4)? Ah, ngadalë, sot ke për të pa te Ura e Rrzhanicës se në Malësi nuk lindin vetëm gra. Do ta kuptosh këtë, kur të shohësh nanat malazeze tue vajtue dhe tue namw7) martinat8), që ua lanë nuset e veja.
Dhe ja, porsi reja e zezë vjen ushtria malazeze, për me shkrepw në Malësi, me rrufe dhe shina. U prin Mark Milani, gjithnjë mbi kalë, dhe po i afrohet Urës së së Rrxhanicës. Dëgjohet përsëri buria. Ai merr dylbinë9) që të këqyrw ç’po ndodh atje mbi urë. Dhe i habitun pyet:
-A janë orla a janë petrita10) ata që shoh?
– Nuk janë as orla dhe as petrita, – përgjigjet poeti, – por trimat malësorë, Halil Haka dhe Palokë Gjoka, me njëzetë djem të rallë që i ka dërgue Çun Mula për të luftue në Urën e Rrzhanicës.
Kurse atje në urë Palokë Gjoka, djalë i fortë, çon dorën mbi ballë dhe thotë:
-Zot i madh, sa shumë shkja na paskan dalë, thue se janë krushq nga Mali i Zi, që kanë ardhw me marrw nuse në Malësi. Por nuk di se kujt t’ia drejtoj pushkën më parë. Ma tepër se kurrë armët sot nuk do t’i lëshojmë dhe nuk do të pranojmë që vajzat t’i martojmë, pa i fejue11). Pra, të luftojmë burra, që vorrin t’ua bajmë anmiqve në këto shkambij dhe t’ia kthejmë knjazit krushqit12), të mos turpnojmë kështu Hotin dhe veten. Mbarë Evropa ashtë ngritw më këmbë, sulltani dhe krajlat e Evropës po shohin si luftojnë shqiptarët me malazezët, tue përsëritw fjalët: ” Ma mirë të vdesim dhe të na qajnë nën dhe, se të na shajnë se mbetëm gjallë nën shkjatë”.
Krisi pushka, gjëmoi topi, po kush qëlloi i pari mbi tri taboret malazeze? Qenka Marka Kola, që me martinën e tij goditi në shenjë dhe la të vdekun burizanin e Mark Milanit.
-Më këmbë, djem, – uluriu Mark Milani, – se për atë zot, na ra Malësia13)!
Gjëmuen prapë pushkë dhe topa , gjëmoi Cemi, u drodh Rrzhanica.
Dhe ashtu si përroi që fryhet, kur bien shina dhe, tue shungullue turbullt, vërshon dhe rrokullis pemë dhe ura që, thyen ledhet14) nëpër ara, ashtu dhe Malësia u hodh në luftë.
Kërciti topi pa pushim, rrahu martina si bubullimë, ushtoi Rrzhanica, u ngrit tymi përpjetë dhe asgja nuk shihej, aq sa luftëtarët nuk njihshin njeni-tjetrin.
Rrëfen poeti:
“Oh, ju orla dhe korba të zinj, qysh se trimi përleshet me trimin në fushën e betejës trupa të vramwsh do të shihni, dhe ato do t’I keni ushqim, sepse shumë nga nanat kanw me vajtue , shumë nuse kanw me mbetw tw veja të , sepse shumë nga djemtë me nga një vashë u banë dhandurë, morën nga një plumb në krahnor14).
Pra, mos qaj nana e Sokolit, se djali mbeti tue luftue15). Por e pagoi veten mirë16), sepse vrau dy djem malazezë. Por të qajë edhe nëna e Matiniçit, të cilin e këputi17) Gjeto Marku. Por vetë e pati fajin ky prijës shkja, që erdhi me topa në Rrzhanicë dhe gjeti vdekjen në tokën shqiptare”.
Por çfarë ka Zana që po vajton? Tringa e mjerë ka mbetw pa vëlla. Edhe ai ka dhanë jetën në Rrzhanicë, pa pasw motrën që t’i qëndrojë mbi kokë, që plagët e trupit t’ia shërojë.
Ka dhanë jetën edhe Nikë Daka. Si ari i plagosun që sulet brenda në vathë, ashtu dhe ai, i plagosun për vdekje, u sul mbi urë kundër malazezvë, si të donte t’i përpinte ata të gjallë. Por atje e goditën dy plumba…
-Bini djem, se mbeti18) Nika! – briti atëherë Halil Haka.
Dhe atëherë u çue më kambë, nxorin taganin dhe mori yrysh19) mbi urë.
U dynd Gruda, u dynd Hoti, dhe si rrebeshet që lëshohen së nalti dhe bien teposhtë tue shungullue, ashtu dhe gurë e shkëmbenj u rrokulisën teposhtë tue rrëzue gjithçka që gjejshin përpara.
U ndeshën shqiptarë dhe malazezë, si dy përrenj që vërshojnë prej burimesh të ndryshme dhe përplasen me shkulme21) me njeni-tjetrin në grykën e një mali dhe lëshohen mandej gjatë zallit nëpër fusha dhe ara.
Heshti pushka heshti topi, u ndeshën luftëtarët midis tyre, flakëruen koka të prera, u derdh gjaku dhe bubulloi toka…
Rrëfen përsëri poeti :
“Shih , moj nanë e zezë20) shkjau, dil një herë në atë vetull mali21) dhe numëroi ata që kanë mbetw pa jetë. Ai Jovani, ai Stijani, ai Nikiçi, a Radiçi, ashtë djali yt, moj kërcune22)?
Po përse lumi i Cemit po gjëmon, përse mali po ushton, përse fusha sikur tundet?
Thonë asht thyer Mark Milani”.
Ti, mor Mark Milan, nuk i ke njohw djemtë e Malësisë. Rubla që tw jep Rusia, nuk topit taganin tonë23). Por nëse i gjallë kërkon të arrish në Cetinë, jepu kambëve sa më shpejt.
U largue Marku, u largue ushtria e tij nga Rrzhanica, e ndjekun nga malësorët. Qenë me fat ata të që mbwrritën të parët në Cetinë, sepse të tjerët, u kapën robw prej trimave shqiptarë.
Ra nata dhe ata zunë kudo prita, sepse malazezët nuk kishin besë mund të sulmojshin përsëri.
Fjalor dhe frazeologji
KENGAE PESEMBEDHJETE
KASNECI1)
Në kulmin e pullazit të pallatit të knjaz Nikollës u dëgjue një za që bani “Kra,kra…”.
Ishte një sorrë2) që sillte ogur3) të zi. Ndaj knjazi doli në ballkon dhe, që ta përzinte, nisi me bwrtitw me të madhe:”Hu,hu,hu!”. Mandej hodhi vështrimin nga mali dhe pa një djalë tue ardhw me vrap si era, thue se po e ndiqte dikush .
“ Mos është hajn4)?, – mendoi knjazi me vete.
Nuk zgjati shumë dha ai djalë mbërriti si vetëtimë në pallat dhe u takue me knjazin .
-Mirë se vjen, o gërxheli5),- i tha ai.- A kemi me lajme të mira nga Mark Milani, atje në fushën e mejdanit?
– Mark Milani me ushtrinë e tij u largue nga mejdani, – iu përgjigj duke ofsha lajmëtari.- Shqiptarët disave u prenë kokat të tjerë i vranë…Në udhën e Qemoskut ata na vunë përpara, si të ishim derra nëpër ara. Na ndoqën pas gjurmëve, deri sa u err dhe atëherë lufta mbaroi. Nuk kishim për t’u tërheqw, se edhe dhe ne jemi zot të armëve. Por nuk mjaftoi ky kob6) i zi dhe u dha kudo kushtrimi që për do shtëpi shqiptari, një të shkojë në luftë, ata të malit, me pushkë dhe ata të fushës, me kuej, të gjithë të lidhun në besën arbnore. Dhe kështu, të primw nga Hodo Begu, shqiptarët janë sulw në malet tona me huta6) dhe taganë. Dy mijë djem ka dërgue Dukagjini dhe Shala. Ata kanë në krye Mark Lulën, i njohun si burrë i pjekun dhe për allti7). Nga pesë bajrakët që ka Mirdita, kanë dalë tri mijë luftëtarë të shpejtë porsi rrufeja dhe të primë nga Prenk Bibë Doda dhe kanë zënë pritë në krepat e Rrogamit. Veç këtyne në Shkodër janë ba gati për luftë myslimanë dhe të krishtenë, të armatosun dhe veshun e mbathun si kapedanë.
Knjazi e dëgjonte i habitun kasnecin dhe mezi e përmbante veten.
-Unë, të them të drejtën, – vazhdoi kasneci,- këtyne u druhem shumë, se kur një djalë zotni si ata, le tokë, grue dhe fëmijë, ai ka vendosw ma mirë me vdekw, se të kthehet, aq ma tepër që kanë në krye një luan si Hodo Begu. Veç tyne janë ngritw Tuzi dhe Malësia e Epërme, Shkreli, Vukli, Nikçi dhe Këlmendi, ku ka dalë për me luftue një djalë për çdo shtëpi. Janë ngritw mandej Lumë dhe Pejë, Gash dhe Krasniqe, Tetovë, Gash dhe Gjakovë, që në Tuz të sulmojnë së bashku, tue u betue, të krishtenë për Ungjillin, myslimanë për Kuranin, se sa të jenë gjallë, Malësinë të mos e dorëzojnë. Mark Milani prandej po tutet dhe po të lutet se që të nisësh edhe një herë luftën për me shti në dorë Malësinë… Por do të mendojmë për të tjera ngatërresa, të premton ai, dhe pa shqye ndonjë copë toke shqiptare nuk do të rrimë, sa të kemi nanën Rusi.
Kështu tha kasneci tue ofsha, kur knjaz Nikolla u vranue, u mpi dhe nga goja nuk nxori asnjë fjalë.
Ndenji kështu një copë herë dhe pastaj i shkroi Mark Milanit një letër, ku e porosiste që të largohej nga fusha e luftës.
“Mark Milan, – i shkruante knjazi , – asht tue më ardhw tepër keq që Hot dhe Grudë nuk janë toka të Cerngorës. Gjithmonë bela8) kanë pasw të huejtë me shqiptarët. Se lisi nuk pritet me një të goditun9). Prandej çetat tash nisi shpejt në shtëpitë e veta. Me sa po shoh unë, Shqipninë do ta nënshtrojmë vonë”.
E mbështolli letrën me dyll të zi, e vulosi dhe ia dha kasnecit, që e puthi, e vuni në ballë dhe pastaj u nis nga e përpjeta, tue i ra rrugës kryq e tërthor, tue ecw ditën edhe natën, pa u ndalw asnjë çast.
Ma së fundi, kur po agonte, arriti në fushën e Qemoskut dhe u takue me Mark Milanin. Pasi e lexoi atë letër, ai mbeti kryeulun dhe mustaqevarun dhe vendosi të kthehej me ushtri në Cetinë.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E GJASHTEMBEDHJETE
KULSHEDRA1)
Përse sonte po shpërthen shtërgata me vetëtima e rrufe, thue se po shembet qielli dhe toka, përse po vërshejnë përrojtë, përse po shungullon era dhe ushtojnë malet, sa me të futw tmerr? Përse moti po shkreh kështu?
Ka dalë kulshedra në Bigë të Shalës, me gjashtë kokë dhe gjashtë palë kthetra, me një sy në ballë në njenën kokë, që zjarr nxjerr nga goja , me bishtin që e hedh dhe e përdredh, tue hingëlli e turfullue2).
Rrokullis gurë dhe shkëmbenj dhe Dukagjinin kërkon ta shuejë, sepse Shala i paska ba një dhunë3); kur ishte vogël, dragoi Bala, i strehuem në një shpellë mali , tek po flinte, i paska nxjerrë syrin me një hu dhe ia paska ngulw deri në tru.
Ashtë ndezw në flakë e tanwr Biga e Shalës, që nga gurishtet e lumit, deri në majë të pishave të malit dhe asht tmerrue gjindja4) nga kjo ngjarje, kur ka pa se nga nxehtësia edhe shkambijtë po plasshin si gështenja.
Të tanw janë ngulw nëpër shtëpi e stane, kurse bishat janë fshehw nëpër male.
Kur dragonjtë shqiptarë, si të fushës dhe Malësisë, kanë pa vetëtimat dhe kanë dëgjue bubullimat që ushtojshin nëpër Dukagjin, mbi Qafën e Diellit dhe lumin Drin, janë kujtue se ka dalë Kulshedra për me rrwnue ndonjë mal.
Atëherë, kudo ku kanë qenë, në mal a fushë, myslimanë, a të krishtenë, me flamurë kuqezi, me sopata, veriga5), danë6) dhe hekura në duer, në Bigë të Shalës kanë marrë fluturim, për t’i dalë kulshedrës përpara që aq shumë dame po bënte.
Prej Mirdite ngrihet Llesh Gjoni, me të bashkohet Bibë Llesh Markola. Niset prej Shkodre Ndrekë Heqimi, që për trimni shokët i ka të rrallë dhe bashkë me të sokolat e çartun, Gokë Kukli, Beqo Qoshja dhe Hamza Sadiku. Pastaj zbresin nga Peja dy djelmosha si dy rrufe, Rustem Uka, Xhemë Sadriu, dhe pas tyne Ton Golia, të lindun dhe rritun në Rugovë, djem ma të fortë nuk i gjen në tanw Kosovën. Ata hipun mbi kuaj, marrin turr7) si duhia dhe vihen përballë Kulshedrës, sikur duen ta shqyejnë me dhëmbë.
Krahas tyne vihen Gjetë Gjeka nga Shllaku, që kur flet një fjalë, tundet shkambi, Prelë Tuli nga Palçi, mësyn nga Kthjella Mark Kuli, Dodë Preçi nga Kastrati, zbret si stuhi nga Shkreli Marash Vata dhe pas tij Gjin Pjetri nga Kurbini.
Takohen të tanw në Qafën e Boshit me dragoj të Shalës dhe Shoshit , me Mar Lilën, trim bujar, Gjelosh Kolën, Mehmet Shpendin, Let Putanin dhe Tol Canin, që i gjejnë tue luftue me Kulshedrën.
Mblidhen dragojtë në atë qafë mali dhe bisedojnë si të mësyjnë dhe ta mposhtin këtë kulshedër dhe pastaj tue vikatw, me armët që kanë në duer, e godasin hërë në kokë, herë në shpinë, i vërsulen turra-turra, tue e gjuejtw edhe me copa shkëmbinjsh.
Trandet Biga, trandet Shala, kur kulshedra hidhet dhe përdridhet fort, ngrihet njëqind pash në ajër, herë sulmom me furi, herë struket në shpellë, lëshon flakë zjarr dhe jargë8) nga goja, rrëmben gurë me kthetra, që si kokrra rane9) bien kudo, përplas bishtin poshtë e nalt, sa ajri fishkëllen rreth e rrotull, por pa i frikësue dragojtë.
Dhe ja, turret ai Llesh Gjoni, që ka në dorë një palë danë të gjata dhe ndonëse e rreh era dhe shtërgata, nëpër dritën e vetëtimës përleshet me Kulçedrën, ia hap njenën nofull, kur ajo kërkonte qw të përpinte Mehmet Shpendin.
Trembet Kulshedra, kur e sheh dhe zbrapset rrëshqanë si breshkë, futet në shpellë, por le jashtë krenët, nga të cilët vazhdon të nxjerrë zjarr.
Por Llesh Gjonin nuk e merr frika dhe drejt e mbi të sulet dhe me sa fuqi që ka, ia shtrëngon nofullën me danë.
Hidhet përpjetë Kulshedra, përpushet10) me kthetra, hingëllin me shtatë gurmazë11), sa vigma12) e saj dëgjohet shumë larg, bahet gërmuq11) dhe rrëzohet për tokë, tue u përplasw dhe kalamendun mbi gurët e shpellës. Mandej përpiqet që danët t’ia hapë me kambë, t’ia brejë me dhambë, por më kot.
Lleshi kërkon ta tërheqë nga shpella, kurse kulshedra të shpëtojë nga shtrëngimi i danëve. Por nuk mundet. Ajo nxjerr nga goja shkumbë e gjak dhe rënkon thellë.
Atëherë Lleshi i jep shtatit me furi13), e ngre kulshedrën, i nxjerr gjysmën e trupit të saj jashtë shpellës dhe u thwrret shokëve të vinë aty sa më parë.
Dhe dragojtë lëshohen si shigjetë drejt shpellëss dhe e sulmojnë kulshedrën nga të gjitha anët. Rustem Uka i këput me shpatë njenën kokë. Ton Golia ia flakëron në kokën tjetër me topuzin njëqind okësh14). Hungëron shtaza me mëni, tërbohet nga dhimbjet, kërcen përpjetë, por Lleshi ia ka mbërrhye qafën, kurse Gjeto Gega, i ngul patërshanën15) tri pëllëmbë në rrazë të grykës.
Ban Kulshedra të çohet më këmbë, ban të rrëshqasë vithambrapa16), që të struket në shpellë, por LLeshi vazhdon ta shtrëngojë me danët në duer dhe kështu ajo rrëzohet përmbys, me nofull të shqyeme deri në fyt.
-Bini burra, mos e lëshoni ,- piskat 16)Llesh Gjoni dhe prapë me danët i këput edhe një kokë.
Sulen pastaj dragojtë e tjerë dhe me armët e tyne e godasin kulshedrën ku mundin.
Atëherë përsëri fishkëllen era dhe nis shtrëngata, shungullon mali me oshëtima, ngrihet tym dhe mjegull dhe tundet fort Biga e Shalës.
Trembet Kulshedra dhe futet në shpellë, zmbrapset edhe me shumë brenda saj dhe pastaj rrokulliset teposhtë faqeve të thikta bashkë me gurë e shkëmbinj dhe shembet në liqen. Ndërsa trupi I saj zhytet thellë ujnave të tij, toka tronditet anembanë.
Çohen atëherë dragojtë, shkëpusin një një copë mali dhe e venë në grykë të shpellës, që Kulshedra ta mos e hapë kurrë dhe të mos i sjellë ma dame Dukagjinit.
Pa pritun, dëgjohet kudo zani i Orës së Shqipnisw që lajmëron për këtë bamë të madhe të dragojve shqiptarë.
Mandej ajo u drejtohet orëve të tjera:
-Ata nuset nuk i kanë sonte, që t’iu gatuejnë darkë, prandej, moj motra, t’u bajmë bukën, të mjelim sutat, të gjejmë mjaltë nëpër zgavra dhe të pjekim mish për ta në hell.
Pas fjalëve të saj, orët zhduken dhe pa kalue shumë kohë, gjejnë gjithçka duhet per atë darkë .
Atëherë dragojtë, me Llesh Gjonin në krye të vendit, ulen të hanë. Pastaj nisin të bisedojnë me Orën e bukur të Shalës, kujtojnë trimnitë e Gjergj Kastriotit, tregojnë për luftat e trimave, që Shqipwria të dalë në vedi17) dhe të mos urdhnohet ma as nga sulltani dhe as knjazi.
Ma vonë Ora e Shalës nis dhe u thotë shoqeve të veta që të ngrihen dhe t’ia nisin një valleje dhe të këndojnë për dragojtë.
Ngrihen shpejt orët e tjera, veshun me petka të bardha si dëbora, të kapuna dora-dorës, me kunora lulesh në krye dhe me ato këmbë të lehta vallëzojnë dhe këndojnë:
Na ishte një vajzë në Janinë18), që Eufrozinë e quejshin,me bukuri të rrallë; synin si dielli, ballin si hëna dhe shtatin si i selvi e kishte. E sheh Ali pasha19) në ballkon dhe e pëlqen fort. Prandaj I thotë arapit që atë vajzë ta merrte dhe t’ia sillte atij.
Dhe arapi ashtu ban.
-T’u thaftë goja, – i thotë vajza, – unë nuk shkoj, se kam erz20) dhe fe , dhe nuk di me folw me pashallarë, qoftë ky Ali pashë Tepelena, që kokën mund të ma presë, siç ka pre koka të tjera.
Mbushet pasha tanw mëni dhe e porosit arapin se, nëqoftë se vajza nuk do të shkonte po atë natë tek ai , gjumin do ta bante me bretkosa21).
E takon arapi vajzën dhe e merr me trap dhe e çon në liqen.
-Nuk ka rrugë tjetër, – i thotë. – O do të shkosh sonte te pasha, ose këtu do të të mbys në ujë.
-Unë te pasha do të shkoj, por më parë due të vishem, – thotë vajza dhe merr e hidhet nga trapi në në ujë dhe zhhduket në fund të liqenit.
U përhap lajmi anembanë:
-Kësi vajzash ka në Shqipëri, që për erz dhe për fe, rininë e bajnë fli23).
Kështu kënduen orët atë natë; dhe kur nisi me ague, bashkë me dragoj, të gjithë u ngritën në ajër dhe u zhdukën si vetëtima.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E SHTATEMBEDHJETE
NE QAFE HARDHI1)
Nana kërkon të birin, Rustem Ukën…
E kërkon ato ditë pranvere kur bulon molla dhe lulëzon thana, kur në Qafë Hardhi po pingëron zana. Dhe ja, përmes rrezeve që lëshon hana, kur dita ende nuk ka ague, në atë qafë mali kishte shpërthye luftë e rreptë; kishte nisw pushka të kriste me ushtimë, kishte nisw topi të gjëmonte, sa sa ishin tronditw verri dhe kënetë.
Ç’ ka ndodhw?
Knjaz Nikolla ka ngritw një ushtri më kambë, me plot tetë tabore burrash malazezë, dikush kuqalash, dikush i murrmë, dikush me mustaqe deri në brez, a vesh më vesh, por të tanw të guximshëm, që nuk i tremb as pushka as tagani. Komandant kanë Mark Milanin, të cilin knjazi e ka urdhnue që t’i prijë ushtrisë natën, pa hanë, dhe ta nxjerrë fshehtazi në Plavë e Guci. Dhe për këtë qëllim ka dërgue atyre viseve një pararojë prej treqind vetësh.
Dy trima shqiptarë, djem të rinj, të dy të lindun dragoj, në agimin e asaj dite Ora e shqiptarëve i kishte porositw që me huta mbërthye në duer, të dilshin dhe të zijshin pritë pranë një pylli, në Qafë Hardhi, sepse andej mund të kalojshin anmiqtë malazezë.
Dhe vërtet, pa kalue shumë kohë, nëpër errësinën, që mbulonte pyllin, ata kishin dëgjue zhurmë hapash të lehtë dhe pastaj kishin pa njerëz të armatosun që nuk flitshin me njeni-tjetrin dhe bajshin përpara si të ishin hajna2) që shkojnë për me grabitw dhe vra.
Por shpejt kishin kuptue se ata ishin një çetë, pararojë e ushtisë malazeze.
Atëherë Rustemi dhe Uka nuk kishin mendue gjatë, por kishin nisw me luftue kundër tyne.
Ushtoi bjeshka cep më cep, si të kishte krisur topi dhe havani3).
Ashtu si shpëndahet një tufë ngjalash dhe struken nëpër rrasa e zhur, kur dikush hedh një gur në pellg , ashtu dhe malazeztë, kur dëgjuen krismat e hutave të Rustemit dhe Xhemës, u shpërndanë nëpë pyll dhe u fshehën si të mundshin mbas kaçubave dhe trungjve të pemëve. Kuptuen se kishin ra në pritë4). U shtrënguen të luftojshin, se vetëm kështu mund të shpëtojshin kokën.
Me armët e tyne trimat dragoj vranë shumë nga armiqtë.
Dragojtë vetëm dy dhe malazeztë treqind, që vikatshin e mallkojshin njeni-tjetrin dhe qëllojshin edhe ma me tërbim.
… Lufta ndizet dhe ma shumë, rënkojnë të plagosunit, plumbat vërshojnë pa pushue, gjeth e degë bien për tokë, fillon bari të thahet. Kaq shumë vapë nis e ban nga flaka e barotit.
A thue dy trima, sado dragoj, do të përballin një ushtri?
Ngre Rustemi kryet pëmbi një shkëmb dhe u ban zë armiqve:
-Me ngadalë, moj Cernagore5), se këtu i thonë Shqipni krenare, nuk po i biem më qafë ndokuj , nuk po luftojmë për me rrëmbye gjanë e huej, por për nder dhe për liri , që knjazit të mos i biem kurrë në dorë.
I dëgjon këto fjalë kerserdari6) malazez, i fshehun pas një një grumbulli gurësh, vranohet në fytyrë, shtrëngon dhambët dhe me za sikur të ishte tue pallë7), vikat:
– Siç e kemi pasw zakon, ballë për ballë me armiqt jemi pre dhe nuk jemi fshehw si urithë.
Mandej ngrihet më kambë, me pushkën në dorë dhe taganin ndër dhambë dhe vrapon nëpër terr me njëqind ushtarë, i mbrojtun pas trungjeve të pemëve dhe herë me vrap dhe herë këmbadoras, sulet me furi dhe u afrohet rugovasve, pwr me i shti të gjallë në dorë. Dhe mbetet i habitun kur tash që ka ague, përballë tyne nuk sheh ushtri, as çetë , por vetëm dy vetë.
Mirwpo dy dragojtë nuk bien kurrë në dorë të tij, sepse Rustem Uka, kur ka pa çetën e shkjejve, edhe ai ashtë ngritw më këmbë, si luan ka zanë vend pas një shkëmbi dhe ka nisw me qwllue edhe ma shpejt dhe pa mëshirë mbi ta.
Vrapin shkjatë e kanë ndalw dhe atëherë krismat e pushkëve dhe fishkëllimat e plumbave kanë nisw të bien kryq e tërthor.
Dalin barinjtë nëpër stane dhe habiten kur dëgjojnë këto krisma që vijnë nga pylli dhe japin kushtrimin.
Ashtu si pas një shiu të rëndë vjeshte prej kreshtave të thikta shkëputen gurë, bien teposhte, tue u rrokullisw e dërmue dheun dhe plandosen teposhtë, derisa të hasin në një pengesë, a të ndalen në një përrue, ashtu dhe barijtë u sulën në Qafë Hardhi, atje ku kishte nisw lufta.
Me pushkët në duer, kësulën në gji, sapo arrijnë atje, zenë prita dhe nisin me shti pa reshtw mbi anmiqtë.
Janë mbërthye dhe kapërthye shqiptarë me shkja, ndërsa mjegulla dhe tymi u rri mbi krye. Një çast shqiptari shkjaun po e shtyn, pastaj ashtë shkjau që nis ta mësyjë atë. Shtyhen dhe zmbrapsen si vala e detit, njeni vritet, tjetri plagoset…
Dhe kur shqiptarë dhe shkja luftojnë ende trup me trup dhe pushka vazhdon të kërcasë, Zhukë Isufi, ashtu si mëzati 7) kur e pickon zekthi, sulet ngado, ashtu dhe ai merr yrysh8) kundër malazezve të mjerë.
Lëshohet pastaj Man Sela me dy kobure në brez dhe martinën8) në dorë, sa kur e shohin shkjatë, zmbrapsen si lepuj nëpër shpella, për tw shpwtue prej plumbave tw tij.
Ngrihet më pas dhe Nel Bisha dhe pas tij edhe Rahman Dyli, që shtien mbi shkja të tjerë, të cilët bien shakull për tokë dhe bahen mish për kafshë të egra.
Rrëfen poeti:
“Ju të mjera nana shkina seç po mbështilleni edhe më shumë me të zeza, qyshse trimat shqiptarë po luftojnë në Qafë Hardhi, dhe jetën po jua shkurtojnë, zemrën po jua ndajnë dysh, tue lanë dikë pa burrë, dikë pa djalë.Të shkretat ju që jeni gjallë, sepse gjithnjë do të vueni nga ky kob.
Por zemra mue gjak po më pikon, kur shoh se shkjatë na paskan vra Tahir Gjelin, Isuf Pulën, Kot Kaçelin dhe djem të tjerë që ma të mirë se ata, vështirë me u gjendw në këtë tokë”.
Një i tillë është Isuf Pula, të cilin nuk e tremb flaka e barotit , që turr8) lëshohet mbi malazezë , dikë tue e vra, dikë në gjak tue e la, thue sikur kulshedra po përleshet me të.
Dhe ja, përballë i del një shkja. Vazhdojnë të shtien me armë kundër njeni-tjetrit. Një plumb godet hutën e Isufit dhe e damton. Ai nuk mund ta përdorë ma, prandej nxjerr taganin dhe si ari i sulet malazezit. Por ai arrin ta qëllojë. Isufi mbetet, nuk rënkon, bie për tokë dhe kur po jep shpirt, i mbuluem tanw gjak, arrin të thotë: ”Shëndosh vatani9)!”.
Sheh Rustem Uka se çfarë ndodhi dhe bashkë me shqiptarë të tjerë, tue uluritw si bishë u sulen malazezve, që atëherë lenë pritat dhe zbrapsen në pikë të vrapit, si zagarë9), marrin përmes pyllit dhe zhduken shpatit pa lanë gjurmë, tue lanë plot të vramë.
Sapo sheh që malazeztë thyhen në Qafë Hardhi, Zana fluturon shkëmb më shkëmb dhe ia merr kangës:
-Ty të lumtë, moj Shqipni, që ngado ku bie dielli, nuk ke shoqe për trimni dhe besë. Zbathw dhe zhveshw ashtë shqiptari, jetën e kalon me vështirësi, por sikur të huejt të shkelin tokën e vet, mbushet me mëni, ngrihet me armë dhe sulet kundër tyne, si skifteri mbi zogjtë e pulës.
Knjaz Nikolla atje në Cetinë pas këtyre ngjarjeve rri e mendon gjatë dhe kupton edhe një herë, se sado që të dërgojë ushtri, nuk futet dot në Shqipni. Megjithatë, nuk përulet…
Rrëfen poeti përsëri:
-Mos u ngut, moj Zanë, dhe kangës dhe valles mos ia merr, se lufta ende nuk ka mbarue, dhe Shqipnisw hallet nuk i kanë mbarue. Unë druej se sot gjak ka për t’u derdhw përsëri, se shkjau nuk mposhtet kaq shpejt. Shih malin e Vizitorit10) që asht nxi, mbushw me ushtarë malazezë, që po shpejtojnë nga Ura e Sutkjeskës, në atë shesh ku Mark Milani ka dhanë urdhën që të mblidhet tanw ushtria. Shih, Zanë si shpërtheu zjarri në atë buzë mali. Pra, lufta ka fillue përsëri. Ç’do të bajnë tash shqiptarët?
-Të qëndrojnë, nuk ka rrugë tjetër, – përgjigjet Zana.- Unë po shoh tash se malazezët kanë sulmue Strekën, Gashin, Krasniqen, Murinën, Reçin dhe Dardhën, Nikajn dhe Mërturin e plot krahina të tjera, dhe po dyndin nga Plava dhe Gucia. Shoh që shqiptarët po ngrihen. Atyne u prin Ali pashë Gucia, ai që ka hypw në atë kalë pullali11). Me të janë bashkue bajraktarë dhe bejlerë11) të tjerë. Janë Sadri Mehmeti e Jakup Feri, Alush Smajli dhe Smajl Hasani, që me një të goditun me tagan, i presin kokën armikut. Po kaq trim janë dhe Prelë Tuli, me hutën që nuk e ndan nga krahu dhe zjarrin në gji, dhe të tjerë që po bashkohen dhe po marrin nga Sutjeska, pwr me u vu përballë ushtrisë malazeze.
Kështu foli Zana dhe nisi të fluturonte cep më cep tëmaleve, derisa u ul mbi një shkamb në majë të Sutjeskës. Që prej andej do të shihte se si do të zhvillohej lufta midis midis shqiptarëve dhe shkjave.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E TETEMBEDHJETE
TE URA E SUTJESKES1)
Kur pa se përpekjet për me pushtue Gucinë tue marrë Qafë Hardhinë, përfunduen me humbje të randa, sipas këshillës së knjaz Nikollës, Mark Milani vendosi që me tetë taboret e tij, pa u diktue nga shqiptarët, të niste sulmin nga Sutjeska, ku do të gjendte shteg të lirw.
Por u gabue ky ky komandant dinak, sepse Ali pashë Gucia me dy mijë ushtërë të tij u ngujuen rreth kwtij qyteti dhe nisën me hapw zjarr kundër forcave malazeze, në pritje të një beteje të ashpër.
Rrëfen poeti:
“Shqiptarë dhe shkja me mëninë që kanë për njeni-tjetrin , kanë për t’u ndeshw mbi ata shkambij. Kanë për t’u gri, kanë për t’u pre, kanë për tw mbetw tw vrarw, pa pasw pranw të të mjerat nana, që t’u thonë një fjalë të ambël”.
Kështu nis atje beteja , nis pushka të kërcasë, nis topi të gjëmojë, lëshohen si breshën plumba e gjyle, dëgjohen krisma që t’i shurdhojnë veshwt, shihet tym, që sytë të verbon, sa që të kesh edhe njëqind kokë, vështirë se ndonjë do të mbetet pa t’u këputw.
Ushtojnë britmat dhe vikamat, ashtu si tw ujqënve tw uritun, kur dëbora mbulon bjeshkë e vërri , si breshni që kur nis e bie, zemrën bujkut ia ligështon.
Atëherë shqiptarë dhe shkje dalin nga pritat dhe nuk shohin jetë a vdekje , veç hap pas hapi mësyjnë njeri-tjetrin, grykë më grykë sulmojnë me armë dhe dhe bien të vdekun në atë truell.
Sa keq për shqiptarët që janë ndodhw në kufi me kata anmiq të pabesë, por edhe trima!
Kur po mësynte anës një kodre, i pari që ra në atë truall, ishte Selman Ymeri nga Plava, që një fjalë peng kurrë nuk pati lënë3). Pas tij dhe një plavas tjetër, Kurt Zeneli. Por hakun e tij ia mori Adush Haliti që e qëlloi në kokë shkjaun dhe e la pa frymë në një përroskë4). Mandej mbeti i vramë Beqir Haxhia, ai burrë i guximshëm prej Gucia, që nuk gjendej as në Shqipni dhe as në Cërnagore.
Befas, kur Mican Leka nga Dardha pa një malazez që po shtinte mbi Zyber Smajlin nga Reçi, ngriti hutën dhe plumbi i tij goditi në gurmaz. Malazezi ngriti duert në varrë4), filloi me bwrtitw dhe, tue u lëkundw, ra pingul në një pellg, me kambët përpjetë dhe kokën zhytun në baltë.
Atëherë kur një malazez tjetër pa se ç’pësoi shoku tij, nuk e bani të gjatë, por shtrëngoi taganin ndër dhambë dhe me pushkën në duer, iu vërsul Micanit, që ta shqyente, ashtu si ariu shqyen me dhambë një derr të egër që i afrohet shpellës së tij.
Por Micani, me ta pa, u çue më këmbë, vuni hutën në sy u vu përballë tij. Të dy qëlluen flakë për flakë mbi njeri – tjetrin.
Ra shkjau pikë gjallë5) për tokë, por ra dhe Micani i goditun në krahnor. Ra në përrue mbi hutën me duer. Dhe kur shokët iu afruen, mundi me u thanw:
-Amanet, shokët e mi, kur të kaloni nëpër Dardhë, armët e mia atje të m’i çoni, dhe në oborr të kullës të m’I lini. Nanës dhe babës mos u tregoni, se janë të vjetër dhe do të dëshpërohen. Sikur nana të pyesë për mue, i thoni se djali asht martue. Nëse pyet se ç’nuse mori , i thoni se mori një plumb në krahnor. “Qëndro, nanë, – i thoni, – se Micani mbeti tue luftue në Mal të Zi , për Shqipni”.
Rrëfen poeti:
“Mican, ty nana të pati porositw që kur të shtiesh mbi malazezë, të kujtohesh për një plakë që kishte thanë se luftë dhe dasmë pa mish nuk ka6). Dhe ti, si bishë u vërsule dhe qëllove kryq e tërthor6) dhe vrave shumë nga malazeztë. Prandej ty, Mican, nuk ka përse të dhimbet jeta, se veten e ke pague mirë7) dhe emni yt ka me u këndue në Lahutën e Malësisë”.
Pasi Mata dhe Micani ranë në fushën e luftës, gjëmoi sërishmi topi dhe havani, buçiti huta dhe novica, dhanë jetën të tjerë shqiptarë dhe malazezë, ku dy-tre, ku pesë, ku gjashtë, dhe të gjithë të rinj.
Po përse po këndon një zog i zi, në ato lugina të Gucisë tue fluturue nga një selvi në një tjetër?
-Amanet, fusha dhe male, shuani këngët dhe vallet, se në Krasniqe ka ra një kob. Tek luftonte kundër shkajve në Sutjeskë, Arif Smajli, ky djalë vigan, qenka vra. Sa shumë lot ka me derdhë nana e vet, kur të marrë vesh këtë lajm.
Kështu këndon zogu.
– Ule zanin, ti zog mali,- i përgjigjet poeti, – se nuk di se çfarë po thue, se ti veç të këndosh nga një degë në një degë tjetër di. Përse ta qajë e ama Smajlin, kur ai trimi Sadik Rama ia ka marrë hakun, kur ka vra dy malazezë dhe tre të tjerë i ka plagosun? Por nana të qajë Cen Brahimin, që kur pa Sabriun, pra probatinin9), e vet, që plumbi e mori në parzmë, iku me vrap dhe e la të vdekun.Koriti kështu kështu Shqipërinë, sepse shkjetë ia prenë kokën, ia ngulën në hu që ta hajshin sorra e skifterë.
Atëherë ata nisën të lëvdoheshin:
– Pa shiko, Ali pashë Gucia, kjo koka në majë të hunit është e Sadri Çunit që dashka me të thanwnjë fjalë. Dashka me të thanw se komandant Mark Milani kërkon t’I japësh drekën në Plavë, darkën në Guci, ku do të vijë të pushojë10), mandej të ndalet në Shkodër dhe ta ngulë flamurin në kalanë e Rozafatit .
Kur Ali pashë Gucia kur pa kokën e Sabri Çunit mbi hu dhe dëgjoi se si talleshin me të, lëshoi kushtrimin:
-Bini burra, kudo që jeni, se shkjau po na vë në lojë11), na ka nxi armë dhe fytyrë, prandej t’I marrim hakun Çunit dy për një, siç e kemi në kanun12).
Ashtu si bagëtia vihet turr e vrap pas bariut që ka gjetw ujë për me shue etjen në ditë të nxehta vere, ashtu dhe burrat e Malësisë e dëgjuen kushtrimin e Ali pashës dhe u sulën nga furi aty ku shkjatë kishin ngulw kokën e Sadri Cunit.
Kur malazezët panë shqiptarët që po i sulmojshin, të gjithë trima në za, lanë pritat nxorën taganët dhe me fytyra të vnerosuna dhe sy të të skuqun si gjaku, tue vikatw u sulën edhe ata si llavë13) kundër shqiptarëve.
Lahet në gjak e tanw fusha e betejës.Trimi përleshet me trimin, hidhet, struket, herë ngre shtatin me dredhi, herë taganin e tund me furi, herë tue u mbrojtw, herë tue mësy, jo për me shpëtue vetë i gjallë, por për me lanë hasmin14) pa krye.
Shkrabiç Pera, trim i çartun, merr hov dhe hidhet mbi shqiptarë, thue se do që t’I përpijë, ndeshet me Sulë Memën nga Lumi i Bardhë, kërkon t’i presë kokën dhe t’ia dërgojë knjazit si dhuratë. Por asht Qerim çela, si zog petriti, që taganin ia ngjesh atij në krye dhe ia ndan më dysh.
Fusha e betejës bahet lamsh, trimat vazhdojnë me u kapwrthye, shqiptarë mbi shkje dhe shkje mbi shqiptarë dhe shumë prej tyne mbeten të vdekun .
Por ende nuk ësht marrë gjaku i Sadri Çunit.
Ndeshet tash Prelë Tuli me një shkja, i gjatë sa koka i takon në tavan, krahun e ka të trashë sa një muranë15), shtatin të madh sa një mullar. Vasil e ka emnin.
– A jeti ai Prela, që je ba kasap mbi ne14), – i thotë Vasili, – që ke pre krenë malazezësh, si të ishin kokë bagëtish? Të kam kërkue në qiell dhe po të gjej në tokë!
Dhe pas këtyne fjalëve sulet mbi të si kulshedër, thue se do ta shtinte nëndë pashë nën dhe.
Nis e i thotë Prela Vasilit:
-Kokën kam me ta pre, si me pre një kokë berri15) dhe nanën tënde do ta mbështjell në zi.
-Unë, mor Prelë, – përgjigjet Vasili, – shqiptarin e kam si burnotin15) që e thith me hundë dhe e ha dy herë gjallë. Por ta dish se ne, malazeztë, shpejt kemi kemi për me shkue në Shkodër dhe mandej kemi per të pushtue Shqipninë. Kurse ty Prelë, tash po ta këpus kokën dhe si Sadriut kam për ta ngulw në hu.
-Mortja16) ty mendjen ta ka trullosw – ia kthen Prela tue qeshw me të madhe, – prandej ndaj mbahu, Vasil, se ngusht ke ra.
Pastaj i turren njeri-tjetrit. Shkumbë u del nga goja, djersët u rrjedhin rrëke-rrëke, kah orvaten, kah rropaten që shoqi-shoqin ta venë nën vete. Mandej Prela nxjerr shpejt thikën dhe ia ngul shkjaut në brinjë. Gurgullon gjaku teposhtë, ndërsa shkjau përplas kambë e duer tue u zvarisw nëpër tokë. Por Prela nuk ndjen aspak dhimbje për të, ndaj ia pret kokën dhe trupin ia hedh në hendek.
-A po dëgjon, or Mark Milani – nis e bërtet, – të përshendet Ali pasha i Gucisë dhe të thotë mirë se vjen kur të duesh në Plavë dhe Guci, ku e gjen tryezën gjithmonë të shtrueme17).Por tash po i çoj knjazit një dhuratë, pemë e mirë, mbi në Malin e Zi18), por këputun në Shqipni, që ta ndajë ndër miq që ka kudo.
Dhe Prela, pasi thotë këto fjalë, ia flak kokën e Vasilit malazezve.
C’janë hjedhw përpjetë dhe janë tërbue shkjatë!..
Janë derdhw shkrep më shkrep mbi shqiptarë, kush pa opingë, kush pa kësulë në kokë, me tagana dhe pushkë në duer, me sy që u lëshojnë shkëndija, tue gërthitw e uluritw dhe tue u sulw poshtë shpatit.
Atëherë dëgjohen sërishmi krismat e armëve, shqiptarët lenë llogoret, hidhen mbi malazeztë, që zmbrapsen në Sutjeskë, të tmerruem dhe të mundun prej tyre.
Fjalor dhe frazeologji
KENGAE NENTEMBEDHJETE
PATER GJONI1)
Ç’po vikat dhe po mallkon Zana:
-Shue , qoftë kjo kjo fara e shkjaut, qysh se ra në Ballkan2), sepse i ashtë vardisw fisit të shqiptarit dhe asht përpjekw përherë, pa asnjë të drejtë dhe arsye, me rrëmbye me pushkë dhe me top toka shqiptare, dhe të mos me e lanw të ngrejë kokën kurrë.
– Mos mallko, moj zanë, – i thotë poeti, – se mallkimi asht arma e të ligut, dhe jo vetëm nuk e tremb anmikun, por madje e ban me qeshë. Atë e tremb një zemër e guximshmre, një pushkë dhe dëshira për me qenë i lirë, me besë të fortë, si në kohën e Gjergj Kastriotit. Por, a nuk po nuk ndjen, moj zanë, si gjëmojnë prrojet e zaje, kur shqiptarë dhe shkje po ndeshen në Sutjeskë fyt më fyt me fyt? Fluturo andej që t’i shohësh vetë me sytë. Malazeztë janë shty në Sutjeskë ku po djegin shtëpi dhe stane.
Këqyr, moj zanë, rritw nëpër gurra, këqyr ata burra që po zbresin nga Vishnjeva në Vermosh. Mos pandeh se janë krushq dhe dasmorë dhe janë nisw me marrw nuse? Jo, janë trimat malësorë, që sapo Ali poshë Gucia dha kushtrimin, po vërshojnë nga Sutjeska, për me i dëbue malazeztë. Ai i njeh ti, ata gunëzij, kambëzbathun dhe kryqin në gji, që janë bashkue me atë çetë? U prin Patër Gjoni, frati i Këlmendit, që, me të dëgjue këtë kushtrim, bani thirrje që nga çdo shtëpi të dilshin luftëtarë për me u bashkue me ushtrinë.
Mblidhen të tanë në kuvend dhe bajnë pyetjen: “Të shkojnë, a të mos shkojnë në luftë?”
-Se për atë zot,- nis e thotë Uc Gjoka nga Hoti,- mirë që jemi gjallë, sepse jemi vra dhe po vritemi me shkjatë, kush për shteg, kush për kufi, vritu me ta në Kërbnicë, theru në Pllanicë, Shpuzë dhe Podgoricë dhe kështu po na shkon jeta zi e ma zi. Prandej unë them se këtë çeshtje sot ta lamë dhe të shohim turkun që lufton me shkjatë, deri sa të dy të hanë kokat e njeni-tjetrit.
– Mirë po flet ti, Uc, – thotë Vocërr Preçi, – sepse a do të kemi hajër, po të vritemi me shkjatë, kur në robni të turkut jemi, i cili gjunin në bark na e mban, lëkurën na e rjep dhe as të qajmë nuk na le?
-Unë them se turku ka mbarue, – shton Curr Ula,- por sikur shkjau të hyjë në Shqipni, burra, ta dini mirë, se prej vendit tonë ai ma nuk largohet, se varw do të na mbajë në çengel , s’ do të kemi as fis, as atdhe, as edhe një pëllambë tokë pwr me varrosw të afërmit tanë.
Për pak bahet qetësi.
-Pesëqind vjet kanë shkue,- flet pastaj Vocërr Deda ,- dhe ne themi: “Sot shkon turku, mot shkon turku”… I ashtë grisw xhoka2), i asht çjerrë qyrku3), por, megjithatë, ai mban kosha e trina4). Prandej unë them se na del ma mirë me shkue nëpër shtëpia e të shtrohemi me petulla dhe raki, ndonjë berr ta pjekim dhe ta hamë dhe mandej të bisedojmë, nëse të shkojmë a të mos shkojmë, që të lemë kryet për turq a për shkja, sepse kemi kohë pwr të vdekw5).
I dëgjon ata Patër Gjoni dhe një dell i lëviz në ballë6).
-Prindët tuej, burra trima, – thotë ai i zemëruem, – ato vende ku knjazi ka shpërthyee me ushtrinë e tij, i kanë la me gjak dhe i kanë ba nanat malazeze të qajnë, kurse vetë ata burra aty ku dhanë jetën, kanë mbetw pa u qa dhe pa u vajtue, janë ba ushqim për sorra dhe fajkoj, por vendin nuk e kanë lëshue kurrë. Kurse sot, vaj medet 7), shkjau po shkel mbi eshtnat e tyne, tue u hedhw dhe spërdredhw, po hyn brenda në Guci, dhe ju në vend që t‘I ndalni hovin, doni të rrini nëpër shtëpia, shtri mënjanë, duhan tue pi, me mendjen te rakia dhe mishi i pjekun, sikur vend i huej tw jetw Shqipnia. Por ç’të baj se frati nuk vret,5) se ndrydhe, sot do të isha bashkue me luftëtarët, sepse nuk jam as krushk, as dhandër dhe s’kam për me mbajtw as bir, as bijë. Por kam për t’i namë shkjetë, kam për t’I mallkue, vetëm me lotë të syve të mi, lot me gjak e vrer përzie, prandej po dal në atë kep bjeshke, me sy të hedhun nga Sutjeska: “Qofshin shue me tokë dhe farë, qofshin qofshin shue me bjeshkë e vërri, qofshin shue me bagëti, qofshin shue me njerëzit e shtëpisë, plak grue dhe fëmijë”.
Kështu tha frati, u çue më kambë dhe u largue.
Kur panë trimat malësorë se ai mori rrugën nga bjeshka që të dilte në Sutjeskë dhe t’I lëshonte shkjaut ato mallkime, u ngritën edhe ata dhe ndoqën gjurmët e tij.
-Patër , – tha një nga malësorët , -ne jemi krye, por ti je sy, nga të na thuajsh ti, kemi për me mwsye, në flakë të zjarrrit, në ujët të detit, kundër asqerëve6) të knjazit dhe të sulltanit, që Malësia të jëtë e lirë.
Atëherë frati foli :
– Bini në gjunjë dhe pendohuni dhe unë kam me ju shlye mëkatet, pa qenë nevoja që të rrëfeheni, sepse lufta nuk pret.
Dhe trimat ashtu banë , ndërsa frati, tue ngritw sytë nga qielli, nisi dhe tha:
-Ki mëshirë për ta, o zot, jepu forcë kundër anmikut që po u rri mbi kokë dhe nuk po u lë të shohin dritw me sy.
Pas kësaj urate, trimat u çuen më kambë, e falenderuan patër Gjonin dhe morën rrugën drejt Sutjeskës.
Seç’ po u ndritshin martinat në krahë, taganat seç po xixëllojshin, kur hapin shpejtojshin, ndërsa në gji u vlonte gjak dhe urrejtje. Dhe kur kaluen anës shpatit , Lulash Ndreu, xhakoni7) i fratit, filloi me këndue:
– Na thonë se Moskovi i paska dhanë fjalën Malit të Zi, që të hyjë dhe të shtrohet në vise shqiptare. Po cili zot i tha Harushës së Veriut7): ”Në dorën tande asht e tanw Evropa dhe ndaje atë copa-copa?”. Cili zot I tha shkjaut: ”Merr drapnin dhe korr ku nuk mbolle?”8). Ah, ngadalë , ti, cubi I Cetinës, se ke për me hasw burra që kanë lindw me pushkë në dorë. A kujton ti se në dej të shqiptarëve nuk vlon gjaku që pati vlue dikur? Çohuni shqiptarë, myslimanë dhe të krishtenë, çohuni dhe mblidhuni në fushën e betejës, që t’I tregojmë botës se Shqipnia asht e shqiptarit!
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NJEZETE
LEKET1)
Ndërsa Lulash Ndreu këndonte, lekët kaluen shpat më shpat dhe përrue më përrue, dolën në Sutjeskë dhe panë se në rrazë të bjeshkës po vlonte pushka dhe topi, se atje ngrihej një mjegull e dendun, se shtëpi dhe stane ishin rrënue, se gra që mbajshin në duer ç’të mundshin, po largoheshin të tmerrueme që andej.
Atëherë trimat, si një copë mali që shkëputet dhe shembet në zall, u shkëputën poshtë faqeve të thikta.
U trand Zana, si të shihte një rrufe që shkrep në kohë të kthjelltë. Por jo, nuk kishte shkrepw ndonjë rrufe, nuk ishte tundw toka nga ndonjë tërmet, por ato ishin krisma të armëve të malësorëve, që ushtojshin mbi Sutjeskë.
Seç u ndez vendi barot nga të shtimet e pareshtuna! Shqiptarë dhe shkja derdheshin shkambit dhe bregut, kodrës dhe livadhit, lëshoheshin në pikë të vrapit , duke vringëllue taganët dhe u përleshw me njeni-tjetrin!
Ndër ta ishin Mac Kaculi, Caruk Curi, Cuba Deli, Mash Coku dhe plot lekë të tjerë.
Luftimet vazhdojshin. Fyt më fyt e ballë për ballë, nandë të vdekun dhe vetëm një i gjallë kishte mbetw nga shkjatë. Vërshojnin malësorët, u kërcejnin malazezëve nëpër llogore, tue i hutue, tue i përpushw, tue i ba të dridheshin si gjarpëri që vëlon në zjarr.
Trimni të rrallë tregojshin dhe lekë të tjerë, Llesh Nikë Daka, Nikë Gjelosh Luli, Dodë Preçi, që i zmbrapsshin i dhe i zhbijshin malazeztë.
Ankohej një nanë malazeze:
-Qyqja, bir, si i bahet hallit, se po shoh dy djem të rinj që po mësyjnë kundër teje dhe shokëve të tu, djem që si kulshedra po hidhen shkamb më shkamb. Tmerr do ta keni t’u dilni përballë, sepse kanë për t’ju përpi të gjallë! Mallkue qofshin ata që ju dërguen në luftë, që të ndesheni më keq se ujqënit dhe bishat me ta , vetëm prej dëshirës për të shkelw të tjerët dhe gjënë e huaj të rrëmbeni pa nder!
Rrëfen pastaj poeti:
-Keq po më vjen , moj nanë e shkretë, por ty djali t’u vra. Ishte fshehw pas një trungu peme. Askush nuk di me tregue se si ai iu sul dhe luftoi me lekët. Kaq trim ishte. Dhe vrau disa prej tyne. Atëherë si tallaze deti atyne iu hodhën dy djem të të rinj, ata që paske pa, që ty t’u dukën si kulshedra. Ata ishin djem nanash, Bec dhe Çul Patani. Bashkë me ta u sulën dhe lekë të tjerë.
Ushtoi zhurma, ushtoi era, u këputën kokë, u këputën trupa malazezësh. Kështu, moj nanë aty në një driz3) mbeti dhe biri yt. Përse të na binte kjo namë dhe kjo rrufe, përse shqiptarë dhe shkje të mos bajnë së bashku hije mbi këtë tokë?4) Sepse janë shokët e birit tënd që duen të bajnë robë shqiptarët.
Por ç’kanë malet që gjëmojnë, përse ngrys vetullat Mark Milani?
Thonë ka mësy Rushman Hasani, shpatë e gjallë4), me shallin të dredhun rreth kokës, varun martinën në krah, futun koburet në brez. Ai shtrëngon dhambët, ulurin si përbindësh, buzët i shkrumbohen, sytë i vnerosen, kur hidhet mbi shkjatë. Nuk po e ndal shkrep, nuk po e ndal shkëmb, po i kapërcen përroskat cep më cep dhe me shkjatë po përlahet5), dikujt tue i pre krah, një tjetri tue i ça kryet, sa atyne u hyn tmerri.
Llahtarisen shkjetë dhe me taganë i sulen atij në shpinë. Por Rushmani rrotullon shtatin e tij të gjatë dhe me shpatën të shtrëngueme në dorë, ua këput kokat që bien për tokë si kokrra bostani. Këto pamje ia plasin zemrën Mark Milanit, që rri e shikon gjithcka në një rrafsh mali.
-Pasha5) armët që më ka lanë baba, – bërtet pastaj,- nishan në ballë kam për t’i vue , krushk dhe kumbarë do ta bëj, dy koburë larë në ar do t’I dhuroj , atij që do të vrasë këtë Rushmanin!
Atëherë Mil Spasi sypatrembun, nis e merr hov si derr i egër. Toka dridhet nën kambët e tij, kur mësyn drejt kah Rushmani. Mark Milani mbushet tanw gëzim. Por nuk sheh Dash Galanin që i del Milit përpara. Mirëpo ky i shmanget, pa pritun i ngul shpatën dhe e l të vramë.
Pastaj me një goditje tjetër të shpatës qëllon për vdekje edhe Kolë Cujën. E dëgjon Rushmani rënkimin e tij.
Si një fajkue që shpëton nga kafazi dhe fluturon në qiell si shigjetë, ndërsa shpendët zhduken nëpër përrenj, ashtu dhe shkjetë ua mbathin këmbëve, kur dëgjojnë jehonën e zanit të Rushmanit që mallkon Mil Spasin. Ky, kur e vëren , i dridhet trupi, buza i zbardhet, ngujohet aty si një derr i egër, që pasi ka kapërcye zabel më zabel, kur nuk sheh shteg për të ikur, turfullon me mëri dhe rri e pret.
Befas aty ia beh Bec Patani. Ballin e ka të gjanë si fushë mejdani, vetullat të zeza si të korbit, synin zjarr, si flakë baroti, mik me të huej dhe vëlla me shokë6). E shen Milin, por nuk e njeh, ndaj i turret, tamam në çastin kur ai do të dyluftojë me Rushmanin.
Por kur e sheh përsëri Milin, ndalet I shtangur.
Vite ma parë sulltani kishte vënë bimbashin7) e vet, Ali Qorrin, të kapte gjallë a vdekun atë dhe shokun tjetër të tij, Çulin, si anmiq të Turqisë, që kishin vra shumë zaptie, nizamë e spahinj8). Dhe do ta shpërblente atë me shumw pare.
Ali Qorri kishte ndjekw Becin dhe Çulin kamba- këmbës. Dhe një ditë me treqind sejmenë i kishte rrethue në një shtëpi në Lezhë. Atje Beci me dy plumba në krahnor kishte arritw të vriste Ali Qorrin dhe bashkë me Çulin, midis zjarrit të armëve armike, kishte mundw tw çante rrethimin, kishte kalue lumin Buna, kishte dalë në Malin e Zi dhe ishte ndalw në konakun e Mil Spasit. Ai i kishte pritw e mbajtw të dy për tre vjet si miq, si vëllezën dhe madje kishin pi gjakun e njeni-tjetrit7).
-A më rrejnë sytë, a je ti Milo Spasi? – e pyet Beci atë që ka përpara, – se kurrë nuk kam mendue se këtu do të takohemi së bashku dhe se do të luftojmë si bisha, si anmiq.…
-Po, unë jam,- i përgjigjet Mili.
Atëherë të dy trimat përshëndeten sipas zakonit kokë më kokë dhe nisin e bisedojnë.
Habitet Rushmani, kur I sheh dhe habitet edhe ma shumë kur Beci i tregon ç’ka ndodhw midis tyre, ndaj i thotë Milit:
-Nëse do të dalim të gjallë nga kjo betejë, do të dojsha që të vijshe në Shkrej, ku jetoj, që djalit me m’i pre flokët dhe me tw ba kështu kumbarë.
Mili pranon me dëshirë, mandej nxjerr nga brezi revolen, më e fortë se pushka, dhe ia fal Rushmanit. Pastaj asht Rushmani që i dhuron Milit një pipë argjendi dhe si përshëndetet me të, i thotë Becit:
-Tash merre mikun dhe nxire shëndosh nga llogoret tona.
Ç’janë këto piskama8) që dëgjohen asaj gryke mali? Janë piskama që dalin nga gjokset e treqind barinjve, që kanë në krye Rustem Ukën, të cilët u zenë prita malazezëve, për mos t’i lanë të futen në Guci. Por aty vjen lajmi se Mark Milani me ushtrinë e tij po niset për nga Sutjeska, për ta rrethue dhe pushtue.
Atëherë Rustemi me sokolët e tij, ende pa perenduar dielli, fluturon andej dhe lëshon kushtrimin. Trimat e tij hidhen në luftë tue tundw taganët në ajër.
Aty kapërthehen dhe bëhen lëmsh me shkjatë, tymi i barotit u pengon pamjen, dikush ka humbw një sy, dikujt krahu I ka mbetw cung, shumë koka rrokullisen për tokë, gjaku derdhet me rrëke.
Vetëm kur dielli perendoi, pushuen krismat, u shkreh lufta dhe çetat u larguan, ndërsa hëna nisi me u dukw në qiell.
Fjalor dhe frazeologji
KENGA E NJEZETENJEJTE
NDERMJETESIA
Rrëfen poeti:
– Amanet moj hanë, a di me mw thanw, nëse të ka rastisw ndonjëherë të shohësh në këtë shekull, se ç’ po ndodh në atë të mjerën Sutjeskë?
Shpat, rudinë, vaditw me gjak, trupa njerëzish, njeni plagosun, tjetri vdekun, kush përmbys e kush në shpinë, disa shqiptarë, të tjerë shkje, të dergjun të tanw mbi këtë tokë të zezë, pa pasw gur varri mbi krye.
Tutje janë kryqëzue huta dhe novica1), këtu një këllef kobureje, atje një vezme fishekësh, diku një batanie, në anën tjetër një xhurdi2), ma tutje mbi mure të rrënueme shtëpish, trarë të shembun, tjegulla të thyeme, re tymi që ngrihet nalt, dhe një ulkonjë që ulurin mbi Sutjeskën e shkretueme.
Shumë nana kanë qa, shumë vajza janë fishkun, njëna për vëllanë, tjetra për burrin , të tanë të humbun, në Shqipni dhe Mal të Zi.
Sa qenë gjallë, shikuen me mëni njeni-tjetrin, u ndeshën, u vranë, dhe tash po në atë fushë i ka vëllaznue vdekja.
Atëherë Patër Gjoni shkon te pasha turk dhe i lutet që të vramët në luftë, shqiptarë dhe shkje, të mos bahen ushqim për sorra e falkonj2) dhe për kafshë të egra, sepse ata nuk ishin hajdutë të mbetun nëpër kaçuba, por trima që luftuen burrnisht kundër njeni-tjetrit, kush si bishë e kush si luan.
-Prandej, – nis e flet Patër Gjoni, – kam mendue të shkoj te Mark Milani e t’i shpjegoj që deri nesër të vdekunit t’I varrosim dhe të kujdesemi për të plagosunit.
-Mirë e ke mendue,- pohon pashai turk,- i thuej Mark Milanit, që lufta të pushojë deri në agim dhe gjindja3) pa armë të merret me sabah4) me këtë detyrë të shenjtë.
Shkon atëherë Patër Gjoni në shatorren4)) e Mark Milanit dhe bisedon me të. Pasi e dëgjon me vemendje , komandanti malazez i thotë:
-Në këtë punë të ndihmoftë zoti, mor I bekuem, se dhe mue me ke në besë. Por due me të pyetw për një gja: Ti i krishtenë dhe unë i krishtenë, të dy me kryq në dorë dhe me kryq në ballë, a është më mirë që të vazhdoni të jeni rob të turkut, që gjithmonë ju ka grabitw, apo të baheni ortakë me ne, tue ruejtw doke dhe fenë e krishtene dhe tue njohtw “gospodar” knjaz Nikollën tonë trim dhe fisnik?
Ia kthen frati qetë dhe mbarë:
-Tungjatjeta, komandar, muslimanë dhe të krishtenë së bashku e kanë Shqipninë një atdhe . Mirëpo ti nuk ke dyndw me top dhe bajoneta që të luftosh myslimanët, por për të shtrue toka tonat deri në valët e Drinit4). Por ta dish se unë, frati, po të them ketë të vërtetë: Bashkë me myslimanë baj fli veten , për Shqipninë lidhem me vargoj dhe varem në kërrabë5), se ju mund ta na nënshtroni, vetëm kur pëllambë për pëllambë truellin tonë ta lani me gjak.
Kështu tha frati dhe bëni me u largue, por Mark Milani u tregue bujar dhe u nda me të, tue i shtrëngue dorën.
Më të pushue lufta, gjatë tanw natës deri në agim, njerëzit e familjeve, shqiptarë dhe malazezë, secili në tokën e tyre, varrosën të vramwt në luftë dhe u morën me mjekimin e të plagosunve, qofshin këta myslimanë, a të krishtenë.
Mandej , si hangrën bukë dhe pinë raki, sipas zakonit, tue bisedue me dhimbje për të vramwt, trimat nisën me hapw gropa dhe llogore, me pre drunj, për me zanë shtigje nga mund të kalojshin malazezët dhe kështu, kur të vezullonte ylli i dritës5), të nisshin pwrswri me luftue.
…Dhe ja, kur po ktheheshin pwr nw shtwpitw e tyre u duk një i ri, pa pushkë në krah dhe pa thikë në brez, pa kësulë në kokë, me fytyrë e duer të gërvishtuna, me këmishë dhe opinga të shqyeme, i cili mezi mbahej më kambë.
E pyeti Beci ç’i kishte ndodhw.
-Rastisi që një ditë dhe u zuna me do shokë të mi dhe shtimë kundër njeri-tjetrit. – iu përgjigj i riu, – Dhe kështu u shtrëngova të hidhesha në Mal të Zi, ku, sa për të mos mbetw pa ngranë, punova te shtëpia e një zotnie. Por tash që lufta ashtë ndezw, malazeztw erdhën dhe më detyruen me punue për ta, me cue kosha me zahire7) dhe me mbajtw gurë dhe shkëmbinj për ushtrinë e tyne. Vendosa me ikw tinës, sepse shkjau, pas besës që vutë për varrimin e të vramëvë, asht tue ju rrethue. Kështu Mark Milani ka dhanë urdhën që menjëherë ushtria malazeze nga Sutjeska të shtrihet në rrazë të bjeshkëve, të zëjë tanw rrugët dhe shtigjet dhe të arrijë në Nokshiq8). Prandaj them se duhet të shpejtoni dhe t’i dëftoni Ali pashës dhe krenëve shqiptarë që të përgatiten, sa nuk asht vonë.
Atëherë Beci me shokë dhe të riun malësor u nisën shpejt për në Sutjeskë dhe njoftuen krenët se ç’po ndodhte. Ata zunë me kuvendue dhe pastaj vendosën me lanw deri nw mwngjes një forcë prej treqind vetësh në Sutjeskë dhe me u nisw natwn, pwr me mbwrrijtw në Nokshiq.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NJEZETEDYTE
TRINGA
Vetëtin andej nga Nokshiqi. Gjëmimi krismave dëgjohet në Pejën1) e vogël. Janë armët e ushtrisë së Mark Milanit që shtien, që të derdhin përsëri gjak shqiptari.
Komandanti malazez e ka mendue mirë: Gjatë tanw natës, ende pa ague, kur afati i besës për me varrosw të vramwt në beteja nuk ka mbarue, ushtria e tij , pasi ka kalue nëpër gryka e nëpër maja, t’i afrohet Nokshiqit dhe që aty të vërsulet me tetë tabore, ashtu si fajkoi i vësulet një lepuri kur e pikas në ndonjë drizë.
Dhe kështu forcat e tij futen befasisht në Nokshiq dhe nisin me shkatërrue çdo gja që gjejnë përpara.
Nokshiqasit dalin të llahtarisun nga shtëpitë. Fëmijët qajnë, nënat dihasin, aty klithin, aty thërrasin njeni-tjetrin që të ikin që , të shkapërcejnë ledhe2) dhe gardhe, nëpër kodra e brigje, dhe bashkë me ta edhe gjedhët3), që turren me tërbim; hingëllojnë mazat, marrin fushës, pluhni ngrihet nëpër ajër dhe bashkohet me tymin që del nga rrënojat e shtëpive që digjen.
Ne Nokshiq mbeten ve$ disa pleq dhe do gra, sa me ruejtw ndonjë kasolle e bagëti. Të tjerët me fëmijë pwr dore dhe djepa në krahë, tashma janë largue të tmerruem nëpër terr, që t’u shpëtojnë mizorive të atyne që në krahnor në vend të zemrës kanë një gur vorri dhe dinë vetëm të grabisin dhe të vrasin.
Kështu Mark Milani kërkon t’u tregojë shqiptarëve seç’kob tjetër po u sjelll. Por nuk ka mendue mirë, se këtë nuk ka arritw ta bajë as sulltani i i Stambollit e jo ma knjaz Nikolla.
Rrëfen poeti:
– Po çuditem , kur shoh atje larg një shtëpi me oxhak që nxirka tym, dhe që paska një vathë përbri, me dhi e dhen, aty pranë një qen në stelë3), një kalë dhe gjedhe në katue, kotecat plot me shpendë dhe ma tutje një pendë me qe për me lërue arën…
Një bukuri e rrallë në Plavë dhe Guci…Dhe po habitem kur nuk po shoh asnjë njeri që të largohet nga kjo shtëpI, për me shpëtue veten, as me pla$ka ngarkue në shpinë, as me bagëti të vume përpara, sado që shkina e shkja po i afrohen; shkjetë me armë dhe shkinat me thasë e strajca, pwr me grabitw si zakonisht gjanë e huej.
Vec te dera e kësaj shtëpie po shoh një vajzë, që ka veshw një xhubletë të bardhë, që ka një rubë4) rreth ballit dhe flokët i derdhen jashtë shamisë.
Shtatin e paska si breshana5) synin si yll, ngjaka si molla në degë, si lulja që shpërthen. Dhe ndejka dhe këqyrka se ç’tmerr po ndodh përreth…Dhe nuk dashka t’u largoka!…
A thue, zanë, qofsha gabue, kjo vajzë ashtë miqësue me ndonjë shkja, prandej rri dhe po pret atë te dera e shtëpisë?
Përgjigjet Zana:
-Mos e thuej, bre burrë atë fjalë, se baj be për vjollca e karajfila, për bilbila nëpër bjeshkë, për hijeshi nëpër lëndina, për flutura nëpër fusha, për orë e shtojzavalle6), se vajzë ma fisnike nuk ke pa. Asht e bija e Ulë Kaqetës, burrë i pushkës dhe i fjalës, e cila nuk ka koritw as babë dhe as nanë që tash kalben në varr, që i kanë lanë plang e shtëpi dhe gjith$ka të begatë.
Tringë ia thonë emrin. Ka dhe një vëlla, Curr Ulën, pika e djalit7), të cilin ajo e do si sytë e dritës. Por Tringa paska lindw orëzëzë8), sepse vëllai tue luftue me shkja, u plagos randë nga dy plumba. Dhe tash u ba një vit që lëngon, pa mundw me u ngritw kurrë më kambë.
Natë e ditë motra tue ofsha, i rrinte mbi kokë, si nana i rri fëmjës te djepi dhe lotët nuk i thaheshinn kurrë në sy. I sillte mjek, i blente melheme, por ai i mjeri nuk po bahej mirë, fliste në jerm8) dhe priste vdekjen. Kurse ajo as nuk hante as nuk pinte dhe vetëm rrallë thërriste ndonjë shoqe për me e ndihmue.
Por kur po agonte, kishte mbetw vetëm, se edhe shoqet tashmë ishin largue nga Nokshiqi me familje, që të mos vriteshin nga shkjatë.
Si e marrë mendsh9) për fatin e vëllait, u çue e mjera dhe doli te dera e shtëpisë, pa qiellin mbulue me tym , pa flakët e zjarrit që po përhapeshinn rreth e rrotull, dëgjoi krismat e pushkëve, pastaj pa shkja që shtijshin dhe vritshin këdo pa mëshirë, që po i afroheshin shtëpisë së saj dhe një çast edhe ajo mendoi të ikte. Por kujtoi vëllain.
“ Si mundem me e lanw Currin vetëm”, – tha me vete, – të shtrimë, kur askush nuk mund ta ndihmojë dhe shkjatë do ta vrasin menjëherë?”.
Djersë të ftohta i ranë mbi ballë, donte të qante dhe nuk mundej, zemra i rrehte prej trishtimit. Nuk dinte e shkreta nga t’ia mbante. Ve$ të shkonte të mbytej në lumë. Apo të binte në duart e shkjave, të fliste gjuhën e tyne dhe t’u shërbente si robinë?
“Si nuk u shkëputka një një buzë mali pwr me mw zanw nën vete?”- mendoi.
Shihte malazeztë që tue vikatw futeshin nëpër shtëpitë aty pranë, që vazhdojshin me vra dhe me grabitw dhe që pas pak do të arrijshin edhe në shtëpinë e saj.
Ashtu si suta10) që ndahet nga shoqet dhe turret si shigjetë në pyll, tue u dridhw nga frika, kur sheh gjuetarin që shtin, ashtu dhe Tringa vrapoi në shtëpi, e zbehtë si qirini, me buzë të nxime, mbërtheu shulin në derë dhe të rëqethuna nisën me i shkue nëpër shtat. Nga tmerri të gjitha sendet i dukeshin si të ishin shkja, me orendi, enë dhe rroba…
Në ata gjendje , dënesi11), harroi veten, harroi dhe shkjatë, po jo vëllain, ndaj shkoi dhe i qëndroi mbi kokë, i puthi ballin, i puthi sytë dhe ia lau fytyrën me lotët e saj. Vëllai u përmend dhe kur pa se cirka12) i bijshin mbi fytyrë, mendoi se jashtë ishte tue ra shi, prandej e pyeti :
-Moj shtëpi që mbetsh shkret, po kaq shpejt çatia po të pikon?
-Jo, mor Curr, – i përgjigj motra, – nuk janë cirka shiu ato që pikojnë nga hatullat13), por janë lotët e mi.
-Po ti, motër përse po qan dhe po ma ndan zemrën dysh13), kur tashma shpirti po më del? Mos të kam lanë pa ngranë dhe pa pi, pa u veshun dhe stolisw si shoqet e tjera në Malësi, ose mos të paskam folw randë?
Atëherë motra i vuni dorën në ballë dhe iu përgjigj ambël:
– Çka po thua, mor vëlla, po kaq shumë jermi të ka turbullue? Ti nuk më ke folw kurrë rëndë, por si nuk t’u mëkëmb ky shtat, për me dalë te dera, si nuk t’u tha motra nga vera14), që unë të mos shkoj robinë te shkjatë?
Curri vranoi vetullat dhe i tha:
-Ç’thue Tringë, edhe pse unë do të kalbem nën dhe, ti nuk do të shkosh kurrë robinë te shkjatëv, se fisi ynë nuk të lë, pa derdhw gjak.
-Por ti nuk e di, mor vëlla, se shkjau ka ra në Nokshiq dhe po ban kërdi tue vra dhe pla$kitw!
Atëherë vëllai u zbeh, psherëtiu, hodhi sytë nga pushka, që nuk e kishte prekw me dorë që prej një viti, fryma iu mor dhe nuk tha ma asnjë fjalë.
Kur e pa të vdekun, Tringa nisi me vajtue, por edhe mendoi si do ta varroste, kur shkjau vazhdonte të vriste dhe të digjte…
Përjashta dëgjoheshinn zëra malazezësh që mblidhshinn kashtë, për t’i dhanë zjarr një shtëpie aty pranë.
Atëherë Tringa nxitoi të futej dhe të fshihej në një arkë të madhe, por pastaj u ndal dhe tha me vete:
“Ç’ më duhet ma jeta, kur kam vëllanë të vdekun mbi dhe? “
Flakwroi15) drejt e në dhomë të burrave, ku ai dergjej i vdekun, e puthi edhe një herë në ballë, rrëmbeu hutën dhe mësyu nga dera, në oborr.
Dhe befas vuni re një malazez të vrazhdë që po afrohej andej.
Kur pa Tringën , kujtoi se ndodhej para një zane dhe u betue për Shën Pjetrin13) e Cetinës, se sikur rrotull t’i binte botës, nuk do të gjendte kurrë vajzë ma të bukur sa ajo. Prandej vendosi ta merrte dhe ta shpinte robinë në shtëpinë e tij.
Kështu sulet nga Tringa, por ndalet kur sheh se ajo ka ngritw hutën drejt tij.
-Mos, moj bujareshë, – bërtet i tmerruem,- se po shoh se vërtet qenke bijë fisi trimash!..
Por Tringa e qëllon drejt e në parzëm16). Malazezi shembet si shkamb, por vajza nuk luan prej vendit, me synin si flakë baroti. Dhe kur përpiqet të fusë në hutë plumbin e dytë, një malazez tjetër aty në oborr, shtie dhe godet në ballë. Tringa bie e vdekun, me mollëzat e fytyrës të lame krejt në gjak.
Edhe dielli që ndri$onte për ditë mbi tokë, nuk kishte pa një vajzë shqiptare të binte gjallë në duert e shkjave…
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NJEZETEETRETE
TE TBANAT1) E CURR ULES
Kështu u shue Tringa atje në oborin e shtëpisë. Si lulja e çelun mbi gem2), që këputet nga breshëri.
Vrasësi ishte Vasil Ndreka, një shkja, sykwrveshun3) dhe thinja në kokë.
Kjo ndodhi kur trimat shqiptarë që po vijshin nga Sutjeska, gjatë rrugës nëpër kreshta e suka, u ndeshën me gra dhe fëmijë të cilët kishin lënë Nokshiqin. Dhe kur prej tyre mësuen se ç’krime kishin ba shkjatë kundër gjindjes së pafajshme, gra me fëmijë dhe të moshuem, u derdhën me furi si bisha mali, shpateve të thikta, luginave, kodrave dhe fushave, të gjithë që të jepshin jetën në Nokshiq.
Dhe ja, Gjetë Gega, bajraktari i njohun i Shllakut, tue u vërsulw thep më thep, arriiti te shtëpia e Tringës dhe kur e pa atë të vrame nga Vasili , e qëlloi me pushkën e tij dhe e la të vdekun. Pastaj nxori prej millit shpatën dhe i preu kokën.
Por Vasili nuk ishte vetëm. Në çast aty u duk një burrë kapro$4), harushan5), me kryet si rrënjë trungu, mustaqet derdhë si shtëllunga, i fortë, sa pa u lodhw fare, mund të mbante këdo në shpinë, nga Nokshiqi në Cetinë.
Ky ishte Millosh Pera prej Vasovi$i, që kur pa Vasilin pa kokë, ngriti novicën, por ajo nuk mori zjarr. Atëherë e hodhi tutje, nxori taganin dhe u vu përballë Gjetës.
Edhe Gjeka nxori taganin e vet dhe të dy nisën të përlesheshin.Taganët përplaseshin e vezullonin në duert e tyre, gati për me pre kokat e njeni-tjetrit.
Kur shkinat panë me sy këtë dyluftim të rreptë, lëshuen britma dhe u banë zë shkjajve të vijshin në ndihmë të Milloshit . Por ata ishin hutue pas pla$kave që po grabitshin. Milloshi u ndodh ngusht, sepse nuk mund të mësynte, por vetëm të mbrohej me taganin e tij.
Kështu Gjeta shty dhe Milloshi prit, hapu Gjeta, për ta lënë vdekun, rrëshqit Milloshi, për t’i shpëtue, erdhi një çast që Gjeka e goditi Milloshin në bark. Ai u tërhoq gjithnjë mbrapsht, kambët i ndeshën në kufomën e shokut të vet, Vasil Pera, të vramë Tringa, dhe nuk lëvizi.
Por kur Gjeka i ktheu shpinën, duke e kujtue të vdekun, shkjau i përmbysun si buell, u ngrit më kambë dhe u përpoq që ta godiste atë në qafë. Por nuk mundi, sepse iu errën sytë, bani disa hapa, tagani i shpëtoi nga duert dhe ra i vdekun për tokë.
Gratë malazeze u llahtarisën kur panw ç’ndodhi dhe nisën me bërtititw dhe me qa. Pasatj iu sulën Gjetos që ta mbytshin. Atëherë Gjetoja shkuli një hu gardhi dhe filloi tua tundte mbi kokë që t’I trembte. Dhe ato tue sha dhe mallkue Gjeton, u larguen.
Por britmat e tyne i dëgjoi Kërsti$ Vuku, një nga besnikët ma trima të knjaz Nikollës, që hekurin e brente me dhambë6). Kur pikasi shokët e vet, Vasil Ndrekën dhe Millosh Perën, të shtrimë përmbys dhe të vdekun, u mbush me mëni, flokët iu ngritën përpjetë dhe me novicën në duer, si ujku sulet mbi një sqap, edhe ai u sul mbi Gjeton, që nxori shpejt koburen i dha zjarr dhe ia thau shkjaut lëkurën7).
Në ato çaste aty u derdh një çetë ushtarësh malazezë. Ata nuk pritën, por banë drejt nga Gjetoja pwr me e copwtue me taganët e tyne. Por nuk panë që në mes të oborrit u duk Luc Gjeloshi, nga Gruda, që u turr dhe qëndroi pranë Gjetos me shpatë në dorë.
Kështu nisi kjo betëjë. Dhe sapo një nga malazezët deshi ta godiste Gjeton, Luci shtjeu me pushkë mbi të dhe e qëlloi nën vetull.
U tërbuen shkjatë kur shikuen shokun e tyre të vdekun dhe i rrethuen të dy trimat malësorë. Dhe do t’i kishin vra, por, pa pritun ay ia behën malësorë të tjerë, djelmosha si dema, që edhe hija e tyre të frikësonte dhe hovin nuk ua ndalte as topi.
Këta si panë që shkjetë kishin rrethue Gjeton dhe Lucin që mezi mbroheshin, u lëshuen kundër tyne. Aty u mbërthyen, u kapërthyen, u kacafytën, disa të rrokun, të tjerë të plandosun për tokë. Përpiqeshin me duer t’i zijshin frymën njeni-tjetrit, përpiqeshin edhe t’i nxirnin shpirtin me thonj, si kthetra kulshedrash.
Vazhduen kështu gjatë këto dyluftime.
Bijshin për tokë të plagosun nga shqiptarë dhe malazezë, tue rënkue nga dhëmbjet e varrëve8), bijshin dhe të vramë dhe mbeteshin të heshtun…
Nga shatorrja e tij Mark Milani pa re tymi që ende ngriheshin nga shtëpitë e rrënueme dhe të djeguna në Nokshiq që kishin mbulue qiellin. Mbathi atëherë çizmet, u vesh, u armatos dhe çoi më kambë ushtrinë të përbame nga gjashtë tabore, kaloi me të nëpër bjeshkë dhe u ndal në rrethinat e Sutjeskës. Mendonte t’i sulmote shqiptarët në befasi dhe t’i gjendte as të fjetun dhe as të zgjuem, t’i rrethonte, dhe ashtu si$ zihen peshqit gjallë në rrjetë, edhe ai t’i zinte ata, t’I vinte në radhë si bagëti dhe t’ia dërgonte të gjithë të lidhun knjaz Nikollës në Cetinë.
Por dëgjoi krisma armësh poshtë Nokshiqit. Krejt i habitun dhe i turullosun, u turr në një shkamb, ngriti dylbitw dhe nisi të këqyrte rreth e rrotull, mal më mal dhe vërri më vërri.
Atëherë mbeti dhe ma i habitun kur pa luftëtarë shqiptarë që kishin nisw me luftue, pa shpatat që ndritshin nën rrezet e diellit, pa plot ushtarë të tij të përmbysun atje tek Tbanat e Curr Ulës, pa dhe kapitenin e tij, Mirkon, që ndonëse trim, dukej i hutuem dhe ashtu si mëzati që bërlyket9) në fushë tue uluritw, edhe ai vikati tanw zemërim:
-Ku je, Mirko, që ti mos qofsh?10)
Kuptoi se luftwtarë të tjerë kishin ardhw nga Sutjeska në Nokshiq, për me dëbue forcat malazeze nga tokat shqiptare. Dhë menjëherë dha urdhën që disa tabore, me shkja nga më të egrit, që nuk dijshin ç’ishtë besa dhe nderi, të hidhesin andej, për me ndihmue ushtrinë, që kishte humbur mendjen pa pla$kave dhe që po grabiste nw shtëpitë pa zot.
U dëgjue atëherë buria që dha sinjalin e sulmit, pastaj krismat e daulleve dhe ushtria malazeze u nis për në Nokshiq, për t’i ardhw në ndihmë forcave të Mirko Kapitanit.
U ndez përsëri plot urrejtje lufta midis shqiptarëve dhe shkjave, vloi përsëri huta dhe novica, u përzien kapica10) dhe kësula, britma,ulurima, zunë topat të gjëmojshin, shungullima e tyne u përhap gjithandej dhe qielli i Nokshiqit u mbulue përsëri nga mjegulla dhe tymi.
Fjalor dhe frazeologji
KANGAE NJEZETEKATERT
ZANA E VIZITORIT1)
Ndërsa lufta vazhdonte e ashpër, Zana e Vizitorit kishte dalë në një cep prej nga po kundronte se si në rrethinat e Nokshiqit lufta vazhdonte të ishte gjithnjë dhe ma e ashpër.
Ishin një grusht trimash shqiptarë të atyre anëve, që për pesëqind vjet nuk ia kishin nda pushkën sulltanit dhe e kishin kalue jetën të lirë, ashtu si shqipja, kurse serbi ngastrestar kishte nisw krushqi2) dhe miqësi me turkun.
Dhe ndwrsa vazhdonte me dwgjue krismat e e armëve që dendësoheshin gjithnjw e ma shumë dhe me kundrue dyluftimet me tagana dhe trup me trup, te Tbanat e Curr Ulës, sytë e Zanës panë Tringën e mjerë, të shtrime pranë derws së shtëpisë dhe të zhytun në një pellg gjaku.
Zana e kishte njohun atë ende fëmijë, kur luente me shoqe të saj, në fushat e Vizitorit, kur shtihej sikur qante, që kur të bahej nuse, të dinte të vajtonte për burrat që do të vriteshin në luftë me malazezët, kurse tashti kishte mbetun vetë e vrame prej tyre.
Dhe kur e shihte aq tëçiltër dhe aq të thjeshtë në ato argëtime e lojna fëmijësh, dhe të endej fushave si një flutur, Zana kënaqej dhe u tregonte shtojzavalleve për të. U fliste për bukurinë e saj, për shtatin si trungu i pishës, për vetullat e holla, për sytë si kokrra qershie, për dhambët si gurët e lumit, u rrwfente si e mbronte nga kafshët e egra, kur kulloste tufën e dhenve, të cilat, sado të urituna, gati pwr t’iu sulw dhe shqye, largoheshin prej saj me kokë të ulun.
Prandej, kur Zana e Vizitorit pa trupin pa jetë të Tringës, u rëqeth dhe me flatrat e prarueme4), si ato të pëllumbit, u lëshue teposhtë, drejt e në oborrin e shtëpisë së Curr Ulës.
Vdekun Curri, i shtrimë në dhome , Tringa shtrimë, pa jetë në oborr…
Si nana që kur fëmijën e ze gjumi në vatër, e merr pezull dhe e çon te shtroja5), ashtu dhe Zana e ngriti pezull, ia vuni asaj kryet në njenin krah, si të druente se mos po i delte gjumi, u ngrit në ajër përmes plumbave dhe gjyleve të topave, dhe pasi fluturoi, u ul në strehën e saj, pas shkëmbinjsh të kreshtave të Vizitorit.
Pas kreshtave shtrihej një fushë e gjelbwrueme, ku vijshin orë dhe zana të viseve shqiptare që laheshin dhe freskoheshin aty në ujnat e një gurre dhe vallëzojshin dhe këndojshin nën dritën e hanës.
Në atë fushë e uli Zana Tringën dhe nisi të ofshante . E dëgjuen këtë ofshamë motrat e saj dhe ia behën aty si vetetimë. Dhe kur panë trupin e vdekun të Tringës, u shkrehën në vaj dhe ranë përmbys mbi të.
-Mjaft, vajza, pushoni vajin5), – u tha Zana, – se kemi kohë për të qa.- Jetojmë në një vend, ku bari rritet me lotë, ku toka ashtë e brujtun me gjak, ku shqiptari , qoftë burrë, qoftë grue, ka vuejt, qysh se e mjera Shqipëri ka armiq turq e shkja. Por tashti të bahemi gati që të varrosim Tringën.
E lanë dhe e veshën trupin e saj me roba të reja, e varrosën sipas zakoneve dhe e kujtuen përsëri të vogël kur endej fushve dhe mblidhte lule me shoqe, ndërsa dëgjohej kanga e zogut të verës që këndonte aq bukur. Mandej zanat lëshuen një pisksamë që jehoi nga Vermoshi deri në bjeshkët e Tropojës, te Maja e Hekurave dhe ma thellë viseve të Shqipnisë.
Atëherë u ngrit Zana e Vizitorit dhe me lot në faqe dhe me zemër të pikëllueme, nisi të thoshte:
-Dëgjoni, orë dhe zana, due të zë nje be të madhe: Pafsha rrezet që lëshon hëna, pafsha vesën nëpër lëndina, pafsha ahe dhe qepariza, mos e pritsha kurrë pranverën6) , as mos më thanshin zanë, në qoftë se deri nesër, pa lindw dielli, Tringës hakun nuk kam me ia marrw . Treqind shkja kam me zanë rob, trimijë çika, nuse të reja, para kohës kam me i lanw të veja, që të qajnë si gjithë qyqet në kasollet e tyre.
Pastaj Zana u ngrit në ajër dhe lëshoi një piskmë të madhe. Ushtuen bjeshkët, malet, shungulluan fusha e dhe lumejtë . E dëgjuen atë lekët e Malësië dhe u kujtuen se në Nokshiq ushtria shqiptare kishte nevojë për plot trima të tjerë, ndaj u çuen të tanë më këmbë, ngjeshën armët në brez dhe morëm rrugën që të conte atje.
Shungulloi dhe Dukagjini, Shala dhe Shoshi, Shllaku dhe Temali.
Zana lëshoi përëri një piskamë që këtë radhë ushtoi në Pejë e Gjakovë, u dëgjua në Rekë dhe Rugovë dhe plot trima të tjerë u nisën për në Nokshiq, pa u ndalw dhe pa pushue askund.
Kur nisi të fryjë era, deti u zbardh nga tallazet dhe retë zunë qiellin. Do të fillonte shtërgata dhe shi, do të gjëmonte Cetina7).
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NJEZETEPESTE
GJAKU I MARRUN
Fort ushtoi piskama e Zanës së Vizitorit në fusha e bregore, fort jehoi në lumej, fusha e lëndina.
Por këtë piskamë e dëgjoi edhe Ora e Malit të Zi, që jetonte në një strofkë ndër shkëmbinj të Durmitorit1). E njohu dhe kuptoi se, ashtu si dëbora që bie në tanw Shqipninë, edhe kjo piskamë binte nëçdo shtëpi malësori dhe do të grishte2) burrat të ngriheshin dhe t’i vijshin në ndihmë ushtrisë shqiptare, atje në Nokshiq, ku ziente lufta…
Me fytyrë të kuqe e vetulla të vrazhda dhe me njenin sy të prishun, por e fortë dhe e pabesë si shtrigë, ajo u hodh përjetë dhe u lëshue fluturim kah Nokshiqi, drejt një maje shpati, ku ishte shatorrja e Mark Milanit. Dhe fluturoi poshtë, nëpër gryka dhe lugina, nëpër përrenj dhe pellgje, si të kishte frikë se nalt mbi re do të ndeshej me Zanën e Vizitorit, që do t’i binte pingul, do të përleshej me të dhe do ta mposhtte.
Ç’ bani atëherë ajo? Pa pritun, u shndërrua dhe mori pamjen e një poetit malazez, që kishte jetue në Cetinë, burrë me mjekrën të gjatë dy pëllëmbë, që përmendej për kangë të mo$me me nam, iu afrue Mark Milanit dhe nisi t’I fliste me gjysmë zani:
-Dëgjo, Mark, ty ka me tw sulmue si stuhi tanw Malësia. Dhe kam frikë se, po nuk u bane gati, shqiptarët, të idhtë si helmi3), kanë me tw mundw keq, saqë vështirë do ta kesh të shpëtosh kokën.
Kështu tha Ora e Malit të Zi me pamjen e poetit malazez dhe u zhduk menjëherë prej shatorres.
Atëherë Marku u çue më kambë, flokët iu ngritën përjetë, vetullat iu ngrysën, dhe dha menjherë urdhën që malazezët të baheshin gati me sulmue ushtrinë shqiptare dhe, pa perendue dielli, ta thyejshin dhe të zijshin robë sa më shumë shqiptarë, të hajshin mëngjesin në Plavë, drekën në Guci dhe darkën në Shkodër, në kalanë e Rozafatit4).
Bie boria, gjëmon daullja, dhe taboret malazeze, të prime nga vojvodë e kerserdarë, ashtu si copa shkëmbinjsh që shqepen nga malet, rrokullisen teposhtë dhe tundin tokën si tërmet, ashtu dhe hordhia5) e knjaz j Nikollës mësyn për në Nokshiq.
Ç’asht ndezw vendi flakë në Nokshiq, Hot e Grudë ku përplasen shqiptarë me shkja,ç’ka krisw huta dhe novicë, ç’janë ndeshw egërsisht midis tyne, njëni mësyn, tjetri mbrohet, kush turret me vrap, kush e ndjek nga pas, kodër më kodër e shkrep më shkrep, tue i bërtitw tanw mllef njeni – tjetrit.
Luftëtarët malësorë u thonë me krenari malazezëve se nuk kanë dalë në luftë për të vjedhw, por për t’u ndalw atyne hovin, se ata janë vrasës dhë pla$kitës. Dhe ata tmerrohen kur para tyne shohin sokolë si Çun Mula, Lul Rapuka, Lucë Deti, Nikë Gjelosh Luli, Gjeto Mark Ujka…
Tutje janë Islam Makalushi, Osman Haxhia, Bec Patani, Rrushman Hasani, Dodë Pre$i, Gjeto Daka e plot të tjerë që i bajnë shkjatë të zmbrapsen dhe të mos dinë se ku të fusin kokën, kur dëgjojnë britmat :”Bini Hot e bini Grudë!”.
Të dridhet këmisha në shtat5), kur sheh gjylet e topave që plasin dhe trupat e gjakosun dhe copëtuem të luftëtarëve që dergjen në fushën e betejës, ndërsa të tjerë vazhdojnë të kacafyten me tagana, deri sa muzgu nis dhe shtrin pëlhurën e vet mbi tokë6).
Atëherë pushon lufta, dëgjohen vetëm rënkimet e të plagosunve që kërkojnë ndihmë, ose të atyne që janë tue dhanë shpirt.
Ndërkaq era pushon dhe nga qielli mbushun me re, fillojnë me ra rrëke shiu. Ushtria shqiptare nis të mbushet me luftëtarë që vinë nga Malësia e Madhe, Reka dhe Kuqishta, deri nga Dukagjini dhe vise të tjera shqiptare.
Nëpër shtigje të vështira nga njeri shpat në tjetrin atyne u prin Zana e Vizitorit.
Rendin njeri pas tjetrit rojat malazeze, arrijnë te shatorrja e Mark Milanit dhe e njoftojnë se ushtria e tij asht rrethue.
Si dredh mustaqet dhe kafshon buzën me dhambë, ai merr shpatit si bari, kalon vetëm nëpër zabele e shkurre dhe takon mikun tij, Mirko Kapitanin, dhe i tregon ç’ka ndodhw.
-Që tash nëpër shi, rrugë pa rrugë, – i thotë Mirko Kapitani, – nise ushtrinë për nga ura e Limit dhe që aty, tinës, nëpër errësinë, urë pa urë dhe me barkë ose pa barkë, kalo nga Qafë Morina dhe ndalu në Cetinë. Vetëm kështu mund të shpëtosh.
Dhe Mark Milani e dëgjon këshillën e tij.
Por kur ushtria po arrinte në urën e Limit, përballë saj kishin zënë vend rugovasit, që nuk linin as edhe një zog të kalonte mbi urë. Mark Milani e kuptoi se ishte rrethue nga lumi dhe nga shpati i malit.
Kështu në atë vend të ngushtë, si në një gropë, u ndez lufta.Dhe aty Ora nisi t’i ndihmonte malazezët se si të dilnin nga rrethimi . Por Zana e Vizitorit, e fshehun pas një reje, e njohti dhe nuk ia ndau synin4). Të dyja, herë duke qëndruar pa resh, herë mbas malit, iu sulën njera – tjetrës dhe nisën të përlesheshin me flatra, me kthetra dhe grykë më grykë.
Dhe ja, nëpër ajër, hipun mbi dy breshka deti, u dukën dy suta5) dhe panë se si Ora e Malit dhe Zana e Vizitorit po kapërtheheshin. Të dyja iu hodhën Orës malazeze mbi shpinë dhe filluen t’i shkulshin flokët, t’i zijshin frymën. Ajo u përpoq t’u shmangej, por nuk mundi, sepse Zana, së bashku me sutat, e ngritën në ajër dhe e çuen në Vizitor, te vorri i Tringës së mjerë. Atje e lidhën në një bli.
Pastaj Zana u nis për në Nokshiq, ku vazhdontë lufta midis shqiptarëve dhe shkjave , kurse secila nga sutat kapën nga një gjarpër të gjallë, tanw helm dhe nisën ta goditshin Orën e malazezve ku të mundshin, pa mendue se ku i dhimbte dhe ku i digjte.
Gërthiste ajo në kupë të qiellit, përdridhej dhe përpiqej me shpwtue, por nuk mundte.
-Ah, ngadalë, se nuk të lëshoj kurrë ,-i tha njëna nga sutat, – se ti pastaj do të shkosh të ndihmosh Mark Milanin, i cili kërkon me shtrue Shqipninë nën këmbët e knjaz Nikollës.
Ora, e lidhun gjithnjë pas blirit, rënkoi, kur mendoi se vërtet nuk mund të bante asgja për ushtrinë malazeze. Në betejën e Limit shqiptarët kishin shkatërrue tri tabore të saj dhe kishin mbetw të vramë treqind shkja dhe po treqind prej tyre ishin kapw robë.
Ç’ po lumnon6) Zana, ç’po fluturon nëpër qiell dhe Ç’po ia merr kangës në majë të Vizitorit me jehonë që përhapet në të gjithë Shqipninë!
-A të kam thanë, knjaz Nikolla,- kumboi kudo zani i saj, – se deri sonte, pa perendue dielli, gjakun e Tringës kam pwr ta marrw. Por pyete Mark Milanin dhe ai ka me tw dhanë sihariqinin5) se ushtria e tij u shpartallue në Lim.
Kështu kishte ndodhw dhe kështu do të ndodhte.
Shqiptarët do të përballojshin sulmet e malazezëve, do t’i thyejshin dhe do t’i dëbojshin nga tokat shqiptare.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NJEZETEGJASHTE
KOHA E RE
Kanë pushue krismat e armëve, ka pushue lufta dhe poeti ka shkue në qytetin e lashtë të Lezhës. Dhe atje i drejtohet zanës:
-Hej, moj zanë, që je kaq e hijshme, që e ke fytyrën të shtrueme si fletë trëndafili, të bardhë si dëborë dhe si brymë1), zanin si të bilbilit, a kujtohesh ndonjëherë për mue , për me mw më tregue për ngjarje të hershme, por fluturon mollë më mollë dhe ftue më ftue, tue këndue dhe vallëzue me shoqe të tua nëpër lëndina, ku lulëzojnë pemë dhe ku shfaqen orë dhe zana të tjera?
Si të shkoi jeta me kangë dhe valle, tue nga pas sutash nëpër shkëmbinj dhe tue u zhytw e freskue nëpër gurra?
A di ti se mue po më le këmba dhe dora se nuk do të shkojë shumë kohë dhe do të kaloj në jetën e përtejme?2)
Pra, dëgjoma një fjalë, lëni sot shtojzavallet, leni fluturat nëpër fusha, leni sutat të marrin malet, leni vjollcat dhe lilat4), leni gurrat dhe perrenjtë, se tue u la dhe tue u freskue në dritën e hanës a të diellit, drue se ftohesh e sëmundesh..
Prandej , hidhu nga Dukagjini, ku kalon dimnin e egër, fluturo si ylli që shndrit dhe behma3) këtu në Lezhë, që në këto ditë pranvere, të jem larg zhurmave dhe potereve dhe të këndoj “Lahutën e Malësisë”, se si u end fati i Shqipnisë, si doli ajo nga zgjedha e robnisë turke, si u shpëtoi kthetrave të Shkjenisë4).
Hidhu, pra, këtu në Lezhë, që kangën të ma vesh në fill4), tue ma ndricue mendjen me këshillat e tua, të bash që fjala të tingëllojë herë-hërë e butë, si flladi në pranverë, por edhe herë e fortë, e rrebtë dhe dërmuese, si duhi plot shungulim; të rjedhë mbarë, që të kthjelltojë mendjen dhe zemrat e shqiptarëve, t’i mbushë me ndjenja të mira, që feja dhe atdheu tw shkojnë përpara. Sepse, po u end kënga së mbari, shqiptarët ty kanë me tw urue…
Edhe këtu nuk ke për t’u mërzitw, sepse këtu gjen gjith$ka që të kandet5) ty, vezullime, gurgulime dhe blerime, vise me kodra e lugina të veshuna me lule gjithfarësh, bilibila që këndojnë nëpër degë pemësh, ke$a dhe qengja që blegërojnë, hardhia që përdridhen nëpër qepariza, kopshte ku lulëzojnë pjeshka e zerdelia, ku blerojnë drunj në breg të Drinit, ku nën qiellin kaltër dëgjohet fyelli dhe kënga shqiptare, njëmend6) stinë për orë dhe zana, se këto vise , që në kohë që nuk mbahen mend,7), kanë qenë log 8)zanash me orësh , ku viganë e katallanë ndesheshin edhe para ilirëve dhe mandej shqiptarë , që lindën në këto troje.
Këtu në Lezhë ke me pa një kala, ngritun me mure që prej trimijë vjetësh, ke me dwgjue se vala e Drinit kur kalon andej qan pwr Gjergj Kastriotin atje në vorr7), shpata e të cilit vezulloi mbi Shqipni si rrufeja e Perendisë, sepse dikur këtu edhe mbretwt ilirë, Bardhyli dhe Teuta, Pleurati Agroni dhe Genci nuk dijshin ç’ishte frika nga romakwt…
Mandje në mbrëmje, kur del hana, mblidhen zana dhe ora dhe dora – dorës këndojnë për luftërat e të parëve tanë, për fatin e keq të Shqipnisë së mjerë që pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u bë robinë e Turqisë.
Por, nëse ti, moj zanë, mërzitesh nga këngët e mia, dil e këndo bashkë me shoqe të tuat, ndiq suta deri në Vel. Dhe atje do të shihni një shpellë. Një natë të errët kur vetëtonte dhe gjëmonte, Gjon Markaj paska mësyrë në atë shpellë Kulshedrën, i paska mbërthye në qafë një palë danë dhe e paska ngujue, sa nuk mund të lëvizte. Dhe ajo mbeti e zhytun në ujë,me danët varun në qafë, nga ku rridhte vazhdimisht gjak. Ndaj, atje mos hyni, se atje shtrigat e Kthellës takohen me ato të Mirditës, Selitës dhe Xhubës.
Dhe, në qoftë se ke dëshirë të shetitësh bregut të detit, do të shohësh flo$ka dhe kshteza8), ndenjun shulla dhe mandej tue luajtw nëpër ranw. Ato janë si gra të detit që jetojnë si bretkocat në ujë dhe tokë. Dhe sikur t’i kapësh dhe t’i mbash në shtëpi, mund të mësojnë të flasin shqip. Kështu ka ndodhw, me një këlmendas që kapi një të tillë, u martue me të, bani fëmijë, i rriti dhe u foli atyre në gjuhën tonë.
Por duhet të të them di$ka tjetër, moj zanë belhollë. Ka disa kohë që zana të Elikonës9) kanë lanë fusha e male të Greqisë, kanë dalë në Shqipëri, dhe mendojnë se shqiptari nuk është pa fis dhe atdhe, që të ulë kokën para turkut dhe malazezit, se vetë Shqipëria të jetë zonjë më vete8), që atje të mos sundojë kurrë Sulltani, që shqiptarët ta mësojnë ta shkruajnë gjuhën e tyre, të kenë pavarwsi , se ndryshe, thonë, lirinë do ta fitojnë me armë në dorë.
Tash, moj zanë, me sy qershi, po kuptoj se ty të pëlqen që bashkë me shoqe të tuat më shumë të shkosh fushë më fushë dhe krue më krue dhe bashkë me to të ligjërosh, të këndosh dhe të hedhësh valle.
Po mirë do të ishte që të dilshe nga Veli në Bushat dhe që andej të hidheshe në malin e Rozafatit e pastaj të ndaleshe në kalanë e Shkodrës, ku do të gjeje zanat e Elikonës që me zana shqiptare do të nisnin me vallwzue .
Bashkohu dhe ti me to, thueja kangës, por pastaj kthehu këtu përsëri, sepse kanga e endun pa ty, është si vaji dhe tymi që të mbulon sytë.
Kështu pra, nëpër hanë dhe nëpër dritë, tue u argëtue, nuk do të merzitesh dhe moti do të kalojë, ashtu si ke dëshirë, pa u kujtue që lahuta ka mbetw varun në sergji9).
Eja, pra, moj belhollë, dhe kangën ma fillo dhe kështu, unë këndoj dhe ti këndon, do të këndojmë si zogu i verës.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NJEZETESHTATE
XHEMJETI1)
Viti 1908.
Në pallatin e sulltanit asht mbledhw mexhlizi1). Erven pasha ngrihet e thotë se të gjithë ata që jetojnë nën hanë dhe yll2), të quhen osmanllij3). Kështu pra, do të quhen të gjithë popujt e pushtuem nga turqit, thue se të tanw t’I ketë lindw një nanë. Kështu do të quhen edhe shqiptarët. Pa u ankue, pa ba za…
Por shqiptarëve, si do që e njohin sulltanin dhe këtë komitet, nuk po u hyn në kokë mendimi që ta quejnë veten me emrin osmsnlij, të ndërrojnë kështu kombësinë, të ndërrojnë gjuhën , zakonet, sepse të krishtenë, a myslimanë, gegë e toskë, janë të tanë shqiptarë.
Ata më shumë se kurrë duen të hapen shkolla për mësimin e gjuhës shqipe, duen të shkruhen libra e gazeta po në këtë gjuhë, nuk duen të japin ma nizamë,4) duen që Shqipniia të jetë më vete4) dhe jo nën hijen e sulltanit.
-Ju kushedi nuk e dini, – thotë Erven pasha në mexhliz, – se qyshse prej qindra vjetësh e kemi vu Shqipninë nën këmbët tona, pesëdhjejetë e katër herë shqiptarët me armë në dorë kanë ngritw krye kundër nesh. Prandaj këtyre “ pis arnautëve”4) duhet t’ua shtypim hundën me grusht5) që të mos u bjerë kurrë ndërmend që të na nxjerrin telashe .
Ngrihet pastaj një plak me mjekërr. Asht Sinan pasha që thotë:
– Avash5), se shqiptarët janë fis i vjetër dhe prej më shumë se katërqind vjetësh që kemi hy në atdheun e tyre, i kemi shty të bajnë gajret6) për ne. Në Jemen7) dhe Sebastopol8) kanë kanë derdhw gjak, fyt më fyt janë pre me shkja, në luftë të parët kanë sulmue dhe të fundit janë tërheqw. Janë pjekw në diell, janë ngri në murlan8). Po ne ç’kemi ba për shqiptarët? I kemi rjepw nëpër taksidarërë9), i kemi nxjerrë prej shtëpive, prej tokës, i kemi i varw në litar, i kemi ba të vdesim9). U kemi ndërtue ura, u kemi çelw rrugë?, Jo, në Shqipëri Turqia nuk ka lanë një shenjë10). Pse duem atëherë qa ajo që të rrijë gjithmonë rob nën ne, që shqiptarët të mohojnë vendin ku kanë lindw? Prandaj asht ma mirë që të mos i ngasim, që të mos kemi telashe me ta.
Pas tij çohet Turgut pasha10) që mbledh vetullat e denduna dhe nis me ligjërue:
-Nëse Turqinë nuk duem ta vemë në rrezik, shqiptarët duhet t’i shtypim, e jo më të mos i ngasim dhe t’ u japim një farë pavarësie. Pra, nuk ka derman11), nëse në Shqipni nuk dërgojmë njëqind tabore që ajo mos guxojë të ngrejë kurrë krye. Me fuqi u ngrit Turqia, me fuqi do të mposhtet dhe Shqipëria.
Atëherë mezhlizi e cakton turgut pashën komandant të këtyre njëqind taboreve me të cilat do ta nënshtrojnë shqiptarët.
Ashtu si karkalecët që përhapen në arë, e mbështjellin fund e krye dhe shkatërrojnë bimët e mbjella, kështu që nga jugu dhe deri në veri të Shqipërisë u përhapën asqerët turq për të mposhtw shqiptarët me fermanin11) e sulltanit që solli Turgut pasha:
“Shqiptarëve t‘u hiqet sylahu12), t‘u merren armët, të mos hapen shkolla në gjuhën shqipe, të detyrohen të shkojnë asqerë13), të shlyejnë të gjitha taksat…”.
U mblodhën atëherë krerët e maleve shqiptare dhe vendosën:
“Ne shqiptarë jemi, mor Turgut pashë, dhe shqiptarë do të mbesim, edhe pse ke ngrehw në tokën tonë ushtri, topa dhe havanë”.
U zemërue atëherë Turgut pasha dhe e kuptoi se edhe këtë radhë, si gjithnjë, do ta kishte shumë të vështirë me shqiptarët. Prandej vendosi që të kthehej edhe një herë në Stamboll dhe të bisedonte për kwto punë me sulltanin. Por, megjithatë, ai kërkoi t’i trembte dhe t’i nënshtronte ata me çdo mënyrë, që të zbatoheshin ato që ishin shkruar në ferman.
Kështu një ditë asqerët turq kapën Hafiz Mylimin dhe e rrahën në sokak, aq sa i thyen kambët, sepse kur e kishin pyetw nëse ai ishte shqiptar ose osmanlli, ai u ishte përgjegjw:
“Jam shqiptar me gjuhë dhe fis”.
Megjithatë, shqiptarët nuk mposhteshin…
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E NJEZETETETE
DEDE GJON LULI1)
Viti 1911.
Të shtatë mbretërit e Evropës çohen më këmbë dhe pyesin:
-Ç’asht kjo gjamë që paska ra në andej viseve të malësive shqiptare? Cili asht ky Dedë Gjo Luli, që me një grusht malësorësh trima ka nisw pushkën kundër nizamëve të sulltanit? Dhe i dërgoka fjalë Bedri pashës:
“Amanet po të le, mor pashw, që t’i thuesh sulltanit këto fjalë: “ Tash nuk të njohim ma për mbret, se ti nuk ka zanat tjetër, ve$ të na djegësh e të na rrënosh, të na grabitësh dhe të na vrasësh. Kështu që nuk mundemi ma të durojmë dhe prandej kemi ba armët gati kundër teje”.
Pas këtyne fjalëve, Dedë Gjo Luli, veshun e mbathun dhe me alltien2) në këllef dhe mauzerin3)) në sup, bashkë me çetën e vet ka marrë rrugën drejt e nga Rapsha e Hotit dhe ka shkue dhe ka trokitw drejt e në derë të konakut të Marash Ucit.
Janë takue trimat dhe kanë nisw të kuvendojnë.
-A nuk të duket mirë, që, pa e zgjatw, qysh sonte t’i biem turkut?- e pyet Deda Marashin.
-Turkut nuk është vonë kurrë që t’i biem, – përgjigjet Marashi,- që ta nxjerrin sa më parë, qoftë nga dera, qoftë nga penxherja4), por nuk di sa armë keni me vete.
-Shtatë mauzere dhe një kobure.
– Me kaq pushkë them nizamit mund t’i rrëmbejmë armë , – ia kthen Marashi.- Unë po shkoj me lajmwrue trimat në Shkrel e Kastrat dhe mandej po çoj fjalë dhe në Këlmend, që gjënë e gjallë, gratë dhe me fëmijët të marrin shpatit dhe burrat të bahen gati për luftë. Kështu them së turkun kemi pwr ta thye.
Në nadje5), pa zbardhw dita, me njëzetë djem si petrita dhe shtatë mauzerë dhe një allti, Dedë Gjo Luli sulet në befasi dhe merr në dy posta turke, ku gjenden gjashtëdhjetë nizamë6).
Se$ gjëmoi fusha e Rapshës, se$ ushtoi Vele$iku nga armët e Dedës, të Kolë Vatës, Prelë Kerit dhe e lekëve të tjerë! Ishin ata që u lëshuen mbi posta që ruheshin nga nizamë, shumë prej të cilëve mbetën të vramë dhe të plagosun, tue lanë armë dhe municione.
Të nesërmen, të tmerruem nga ky sulm i beftë i Dedë Gjo Lulit me trimat e tij dhe të çetave të tjera malësore, pa shti asnjë fishek, filluen të dorëzoheshin edhe posta tjera në kufijtë me Malin e Zi dhe brenda tokave shqiptare në Grudë, De$i$, Krevenicë, Tuz.
Kur mori vesh Bedri pasha seç’kishte ndodhw në Malësi , nga zemerimi gati sa nuk nisi t’i binte kokës me grushta. Thirri prapë mexhlisin dhe në praninë e sulltanit nisi të thoshte me frikë:
-Malësia është çue si lugat dhe kërkon që nesër të arrijë në malin e Rozafatit dhe që andej të marrë kalanë e Shkodrës, t’u bjerë daulleve dhe curles6) dhe në sy të Evropës dhe mbarë njerëzisë të ngrejë atje flamurin shqiptar. Kështu Shqipnia do me dalw me vete, që të mos urdhnohet kurrë nga sulltani, dhe mandej, ashtu si berrat theren dhe varen nga këmbët në konop7), ashtu të na varin edhe ne.
Hollë dhe gjatë u menduen turqit, biseduan se t’ia bajshin hallit dhe e pleqnuen që shqiptarët t’I shtypshin, që Shqipnia të mos shkëputej nga sulltani.
Filluen kështu përsëri luftimet në Hot, Grudë e De$i$. Dhe jo vetëm atje…
…Vallë çka, Bedri pasha që po rrin tue fërkue mjekrën?
Qenka vra kajmekani i Lezhës! Kur pushka dhe topi vlonte në Malësi, ai me një tabor nizamësh qenka çue dhe paska shkue nw bregun e Matës, për me mbledhw xhelepin8). Atëherë Dedë Çoku dhe Llesh Nika me shokë i paskan zanë pusi përballë Zejmenit dhe e paskan këputw për tokë me disa plumba.
U vra qyqari dhe kurrë nuk i ra ndërmend që të kërkonte xhelepe taksa të tjera.
Fort u ndez atëherë lufta. Mbetën nizamë të mjerë gardheve, kënetave dhe hendeqeve, u zhdukën me vrap nga mundën, lanë mushka me pla$kë dhe municione.
Mbetën dëshmorë dhe nantëmbëdhjetë trima malësorë.
Pastaj nëpër muzg të natës malësorë të Bregut të Matës u nisën për në Durrës, pwr me dwbue turkun dhe pwr me ngritw në kalanë e këtij qyteti flamurin kuq e zi. Por aty banë pritë nizamë, me vendas që u shkojshin pas, që për turpin e tyne ishin në besë me turqit…
Shpërtheu luftë e ashpër. Përsëri u vranë malësorë, ndër ta Kolec Marku, Gjokë Doda, Zef Arapi Nikollë Gje$i dhë të tjerë. U plagos rëndë Llesh Nika.
Kur e ndjeu se do të vdiste, u la amanet shokëve që ta varrosshin në hijen e Kishës e Fretërve në Rubig…
U mbodhën atje miqtë ngado që ishin që ta kujtojshin:
-Çohu, LLesh, për me ligjërue, thueja një fjalë babës që të ka rritw, ty nuk të trembi gjylja e topit, nuk të ligështoi duhma e barotit, kur mbi turqit u sule si rrufe.
Pasi e varrosën, krerët shqiptarë të Lezhës, Krujës, Kurbinit, Zadrimës, dhe Mirditës vendosën të luftojshin që këmbë turku të mos mbetej atyne viseve.
Ndërkaq në Shkodër ia behu Turgut pasha. Mbas tij, shtëtëdhjetë tabore. Dhe u çoi fjalë malësorëve:
-Në rast se pas pesë ditësh të gjithë kryengritësit nuk vinë në Shkodër dhe nuk dorëzohen me gjithë armë, do t’ua zhbij shtëpitë me gjithë themele, nuk do të lë as gjel dhe pulë të këndojë dhe të gjithë do t’i var në çengel.
U mblodhën menjeherë krenët e Malësisë, Dedë Gjo Luli, Mirash Luca, Mehmet Shpendi, Frano dhe Mirash Pali dhe bashkë me ta Luigj Gurakuqi dhe burra të tjerë shkodranë dhe si$ ishin më këmbë, pa e zgjatw, i kthyen fjalë Turgut pashës:
– Burrë boll i fortë je, por thyeje zverkun prej këtij vendi9) se të njohim se kush je, se kurrë nuk do të ketw miqësi midis nesh, se do të coptohemi gjithnjë tue luftue.
Turgut pasha u zemwrue shumë pas kësaj përgjigjeje, ngriti ushtrinë më këmbë, një pjesë e nisi nga Vele$iku, pjesën tjetër nga Shipshaniku, që ta nënshtronte Malësinë sa më shpejt.
-Ah, ngadalë, bre Dedë Gjo Luli, – bani be Turgut pasha,- se kjo është ushtria e Sulltanit të Stambollit, a nuk po sheh se nizamët si korba të zinj që po të rrethojnë nga të gjithë anët, si në ditë të qametit10)?
Kështu mësyu turku me furi dhe u ndesh me luftëtarët shqiptarë, si gjithnjë ushtoi pushka me utërimë10) dhe bubulloi topi kobshëm. Luftojshin trimat mbi fushë dhe shpat, gjaku u ridhte curil mbi trupa , të reshkun ishin nga etja dhe uria dhe, megjithatë, luftojshin,
rrëzoheshin dhe ngriheshin.
Por një top$i turk mori nishan11) me topin e tij, që kështu të vriste sa më shumë malësorë. Atëherë u hodhën mbi të Gjon Muculi, Lulash Zeka, Lik Mirashi dhe të tjerë që e flakëryen top$iun tutje me gjithë top dhe nisën me luftue grykë më grykë me nizamët turq.
Mirëpo ushtrisë turke i erdhën në ndihmë forca të reja. Tash gjylet e topave filluen me ra me breshni. Tymi dyndej në ajër, shëmbeshin troje që mbeteshin të shkretueme. Turqit bajshin gjithnjë përpara, toka pëllambë për pëllambë mbulohej me gjak.
Habitej Evropa kur shihte që Malësia trime vetëm me pushkë, përballonte shtëtëdhjëtë tabore të ushtrisë turke.
Fjalor dhe frazeologji
KANGAE NJEZETENENDE
LUFTA E BALLKANIT1)
I shkruen sulltanit Franc Josefi, perandori i Austro-Hungarisë:
“ Të lutem shumë, mos i merr me të keq shqiptarët , mos dërgo kundër tyne pashallarë me ushtri, që të bash kaq shumë dame, si$ ke ba, se ma keq do të jetë për ty. Ta dish se ata kanë për t’u ngritw prapë dhe kurrë nuk kanw me tw lanw të qetë.
Shqiptarët duen sot të jenë më vete dhe të mos kenë të huej mbi kokë. Prandej , që të mos kesh telashe me ta, nuk ban keq t’u japësh lirinë, se asht ma mirë t’i bësh miq e të lirë se robë dhe armiq”.
I mendoi mirë sulltani këto këshilla të Franc Jozefit, ndaj duhej të mblidhte pashallarët, të pleqnote këtë punë me ta dhe të merrte një vendim.
Por fjalai i ra në vesh carit të Rusisë. Ai ai nuk e zgjati, u ngrit si katallan e u bani za shkjave të Ballkanit2):
-Ma tepër se kurrë ngrihuni sot dhe bjerini sulltanit, se ndryshe Shqipnia ka me ju dalë nga dora.
Por edhe krajli i Nemces3), burrë me mendje të hollë, i çoi fjalë sulltanit qw shqiptarëve t’u jepte lirinë, se mandej të çamet e kresë4) do të vazhdojshin jo vetëm në Shqipni, por në tanw Ballkanin.
Ashtu sikur në një fshtat të përhapej zani se ka dalë një kafshë e egër dhe po ban dam, dhe atëherë fshatarët turren për ta vra, ashtu dhe ballkanasit u lidhën ndërmjet vedit4), ngjeshën armët që të dilshin në luftë kundër turkut.
Por as turku nuk ndenji as fjetw dhe as me duer në ijë dhe sy përpjetë, se për luftë shokun e kishte të rrallë.
Prandej mblodhi ku mundi nizamë nga popuj që kishte pushtue sulltani, arabë, lëkurzinj, pra nga Azia, në Afrikë dhe i nxorin përballë ushtrive të Ballkanit.
U ndeshën turq e shkja, sikur të ishin ngritw si lugetën.
Rrihte topi shpat më shpat, vlonte pushka dhe mitralozi dhe këmbësori dhe kalorësi suleshin me shpata tue vikatw. Ballkani ishte ndezw ne flakë.Tym e flakë ngriheshin si mjegull, gjith$ka përreth lëkundej e dukej sikur qielli dhe dheu po shembeshin.
Njeri sulu, tjetri zmbrapsu, shtyu, mbrohu, kacafitu, turk e shkja, me njeni-tjetrin kapërthye si bollat nëpër ferra, si derrat me derra.
Por bullgari u idhnua, dhe nisi të shtrëngonte dhambë dhe dhëmballë . Pastaj lëshoi një ulurimë:
– Burra shpejt për në Stamboll!
Dhe si shkëmbinj që shkëputet me zhaurimë5) nga një majë mali, tue marrë me vete pemë dhe gurë dhe shemben teposhtë, ashtu dhe bullgari me gjak përzi me vner, synin gacë5) dhe zemrën të ndezun, u sul mbi turkun.
Ata ngasin, vikasin, zbrazen gjylet që bien si breshër mbi tokë, ulurijnë njeëz dhe bisha, shemben fshatra, qytetet shndërrohen në gërmadha, të vdekunit mbeten të vetmuem mbi dhe, të plagosunit gërthasin, kur kuejt dhe rrotat e topave shkenin mbi ta.
Trim bullgari , i egër turku, i pari me kryq, i dyti me kuran6), nuk ndalin të shtimet e pushkëve, pa e ba Ballkanin zhar5).
Si dy re në një natë dimri, njera shkëputun nga jugu dhe tjetra nga veriu, që ndeshen me rryma të kundërta dhe ashtu shperthejnë në rrufe, ashtu vazhduen të perplaseshin bullgari me turkun dhe lanë me gjak njeni-tjetrin.
Erdhi casti u tërhoq dhe mori rrugën e kthimit për në Stamboll.
Atëherë shkjatë u vërsulën mbi Shqipni nga Ka$aniku6) për tw arritw në Adriatik, tue e drydhw vendin, tue vra e shkatërrue. Dhe kështu lufta mbaroi.
Por, kur Franc Jozefi mori vesh se malazeztë ishin futw brenda tokave shqiptare, u mbush tanw mwni dhe ngriti më kambë tetëqind tabore. Pastaj i çoi fjalë shkjave se në rast se brenda tetë ditëve ata nuk do të largoheshin nga tokat shqiptare, atëherë ai do t’i sulmonte.
U gëzue mbreti i Italisë dhe i dha fjalën Franc Jozefit se dhe ai do të mbante anën e tij, që sllavët ta ndalnin hovin, se ndryshe ata do t’u kërcejshin në shpinë7) .
Megjithatë, shkjau nuk donte ta ndalte hovin; ai ngulte këmbë të mos lëshonte toka shqiptare, thue se ishte zot në Evropë.
Atëherë u vrenjt krajli I Anglisë dhe u bani za gjashtë krajlave të Evropës që të vijshin sa ma shpejt në Londër dhe të kuvendojshin, sepse Ballkani ishte tym e mjegull.
Fjalor dhe frazeologji
KANGA E TRIDHJETE
KONFERENCA E LONDRES1)
Rrëfen poeti:
-Hej, moj zanë, ti qofsh e bardhë, tridhjetë herë toka asht rrotullue rreth diellit2), tridhjetë herë kanë shpërthye lulet e prillit, që nga dita kur ti më nxite me shkrue kangët kreshnike të “Lahutës së Malësisë”, të cilat kam dëshirë t’ua le nipave tanë, që të mësojnë se si Shqipnia u ba më vete.
Që kur u lidhëm bashkë, më ke shoqnue nëpër mrizet e Parnasit3) dhe atje, krah për krah, kemi ngritw këtë përmendore4), që as rrufetë dhe as kohnat të mos e dërmojnë.
Viti 1913.
Në Londër të shtatë krajlat bisedojnë me njeni-tjetrin për Shqipninw.
Krajli i Anglisë, që çan qimen5) mes për mes, por, si$ duket, pak i pabesë, i peshon fjalwt dhe nis e ligjëron:
– Mali i Zi ka futw kambët në tokat shqiptare dhe nuk do që të tërhiqet që andej. Por shqiptarët vazhdojnë me luftue dhe kërkojnë të jenë të pavarur.
Thotë krajli i Italisë:
-Për gati pesëqind vjet shqiptarët e ngratë janë shtrëngue t’I bajnë sulltanit hyzmet6), për pesëqind vjet turku i ka ka shkelw dhe i ka vu ata nën këmbët e tij, por rrallë fis dhe popull ka luftue si ai për të qenë i lirë.
Vallë ç’ka thënë krajli i Moskovit?
-Nuk kemi asnjë nevojë që të lodhemi me Shqipërinë, se atë e ka ndreqw shkjau i Ballkanit. E ka ndreqw në grykë të pushkës dhe në teh të taganit, sa nuk bahet më mirë, tamam në kohën kur këta vëllezën tanët i vunë turkut këmbët në bark dhe e lëshuen shakull7) për tokë, ku ai rri duke krakaritw si korb nga hallet që i kanë ra mbi kokë. Por çuditem kur mendoj se nga na doli kjo Shqipni, emnin e së cilës nuk e kishim dëgjue ma parë se qenka në Evropë?! Prandej të mos rrahim ujë në havan?8).
E dëgjoi Franc Jozefi ç’ka tha krajli I Mokovit dhe nisi me folw:
-Turku prej kohësh këto toka, nga Shkodra deri në Janinë9), pa pushkë nuk do ta kishte shti në dorë kurrë. Prandej, pas kaq shekujsh kjo krahinë në Ballkan, asht pjesë e Evropës dhe, si$ asht vetë Turqia, do të jetë edhe ajo, e quejtun Shqipni . Dhe atë ne, gjermani dhe italiani, do ta mbrojnë nga shkjatë, edhe sikur ata ta bëjnë dhambin sa të derrit10).
Por ndryshe foli krajli i Francës:
-Para se turqit të vijshin këmbë në Shqipni, ky vend ka qenë e krishtenë. Por sot të krishtenët janë pakësue, kurse myslimanet janë shumue , prandej kjo krahinë, nga Shkodra në Janinë, nuk ka se përse të quhet Shqipni, sepse sot shqiptarët, që të mbeten të bashkuem me Turqinë, po luftojnë kundwr malazezëve dhe serbëve. Por tashti që Bullgaria theu Turqinë , kanë dalë ca shqiptarë që kanë shkue në Vlorë dhe atje paskan gjetw një pa$avure11) kuq e zi, na e paskan varw në një hu dhe atë hu na e paskan ngulw në një shtëpi të madhe, ku paskan nisw me kwndue, se qenkan shqitarë dhe dashkan Shqipni…
U ngrit atëherë mbreti i Italisë dhe ia priti:
– Vërtet, ka pasw shqiptarë që kanë shkue nizamë dhe nuk kanë luftue për Shqipninë, por për sulltan e Turqi. Mirwpo shqiptarët në shekuj, edhepse myslimanë, nuk e kanë mohue atdheun, janë ngritw kundër turkut, janë ba dhe kurbanë12), sepse ai i ka shtrue në dajak, i ka pla$kitw, dëbue dhe vra. Ndaj duen të jenë të pavarun.
Atëherë nuk iu durue Franc Jozefit, që i ra tryezës me grusht dhe tha:
-Në qoftë se nuk doni që Shqipnia të ngrihet, unë që tashti po kthehem në atdheun tim. Dhe deri nesër do të dërgoj ushtri në Ballkan dhe me majën e mprehtë të taganit12), ndihmën e zotit dhe të italianit do të ve kufijtë e Shqipërisë. Atëherë nuk do të ketë burrë që t’I lëvizë ato. Kurse fjalët e Francës dhe të Rusisë që u thanë këtu në këtë tryezë, janë fjalë të shkreta, thashetheme gazetash dhe jo për një kuvend mbretnish, ku vendoset fati i shteteve dhe ku bota ka ngulw sytë. Ajo pret që në Ballkan të sjellë paqe dhe miqësi.
Më të thënë këto fjalë, Franc Jozefi u ngrit më këmbë dhe mësyu nga dera për të dalë.
Por shpejt atij i doli përpara Vilhelmi, mbreti i fortë i Gjermanisë dhe kështu kuvendi vazhdoi. Herë u ngrit Franca dhe herë herë Rusia dhe herë të tjerët, u gjet pastaj zgjidhja dhe të shtatë krajlat vunë dorë13) që Shqinia të bahej zonjë me vete.
Dhe kur kokëforti knjaz Nikolla, ku me pushkë dhe ku me të holla13) , nuk donte ta lëshonte Shkodrën, krajlat u zemëruen dhe dërguen shpejt anijet e tyne me topa, që dolën në brigjet shqiptare, e kapën knjazin për veshi, e nxorën jashtë nga Shkodra dhe i dhanë shqelmin për në Cernagora.
Në Shqipëri ka ra një gjamë, sulltani është çue më kambë dhe ka thënë:
-Vallë rrufeja asht tue bubullue, apo lufta diku ka nisw?
I ka kthtye përgjigje një pasha:
-As ka ra rrufe dhe as është ndezw diku ndonjë luftë e re, por po dëgjohet kjo gjëmë, sepse janë shqiptart që brohorasin.
– Pse ç’ka ndodhw?
– Atje në Londër krajlat, të mbledhurn në kuvend, paskan vendosw që Shqipnia të mos jetë ma pjesë e askujt, por tw bahet më vete. Prandaj rrahin topat nëpër kala.
Valëvitet flamuri në tokën e Gjergj Kastriotit dhe deri në qiell ushton brohoria dhe gërthet fusha dhe Malësia: ” Për jetë të jetës rroftë Shqipnia!”
Dhe kështu pas sa e sa mjerimesh të shkatueme nga sulltani dhe shkjetë e Ballkanit, ashtu si$ kishte premtue perendia, Shqipnia ma së fundi u ba më vete.
FUND
–
–
–
–
Komentet