Barometri diplomatik
*** Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk e njeh gjenocdin serb në Kosovë, por ai ka ndodhur dhe, për fat të keq ende nuk është denoncuar nga OKB-ja, të paktën sipas së Rezolutës 96 (II), 11 dhjetor 1946, ku thuhet se krimi i gjenocidit është vepër penale ndërkombëtare, e dënueshme dhe anticivilizuese.
Serbia mbi OKB-në, sepse nuk po e njeh shkolonizimin e Kosovës (2008-2022) !?
Përkudrazi, presidenti i saj Aleksandar Vuçiq, Ana Bërnabiq (kryeministre), Ivica Daçiq (kryeparlamentar) dhe Aleksandër Vulin (ministër i Policisë), si dhe krerët klerofashistë të KOS-it…etj., po shohin ëndrra të “bukura” të Nikola Pashiqit (ish-kryeministër i Serbisë) dhe të Slobodan Milosheviqit (që ish-koloninë e tyre-Kosovën, ta rikthejnë me forcë dhe me gjenocid nën Serbi, ashtu siç vepruan në vjeshtën e vitit 1912), i cili me ushtrinë, me politicinë dhe me paramilitarët e tij e dogji Kosovën përmes agresionit, terrorizmit dhe gjenocidit, ku vrau e masakroi mbi “11.800” shqiptarë; zhduku mbi “1647” të tjerë, të cilët sot evidencohen si të “pagjetur”; dhunoi mbi “22.0000” gra shqiptare, si dhe dëboi mbi “ 1 milion” shqiptarë jashtë Kosovës (1989-1999).
Ndërkaq, perandoritë e dikurshme: Spanja dhe Portugalia kanë braktisur dhe, së fundi kanë njohur pavarësinë e ish-kolonive të tyre në Amerikën Latine, por Serbia asnjëherë deri më sot (1878-2022) nuk ka treguar asnjë shenjë gatishmërie, humanizmi, drejtësie dhe përgjegjësie për t’u tërhequr nga kolontë e saj shqiptare, siç janë: Nishi, Vranja, Prokupla, Toplica, Bllaca, Kurshumlia, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari…Kosova etj.
Në vend se të vepronte sikurse Spanja dhe Portugalia, që të njihnin Kosovën, si dhe territret e tjera, të theksuara shqiptare, Serbia me Kishën e saj retrograde politike, po bën të kundërtën, duke ushqyer iluzione të kota, se gjoja së bashku me Rusinë, ish-koloninë e dikurshme-Kosova, do ta rikthejë nën sovranitetin kolonial të saj !?
Pra, këso paradigme negative të politikës kolonialiste të Serbisë, nuk mund të gjendet as në perandoritë e dikurshme kolonialiste evropiane, që për herën e dytë të kenë zhvilluar luftëra për rikthimin e ish-kolonive të tyre qoftë në Afrikë, në Azi apo në Amerikën Latine. Mirëpo, pas shkolonizimit të kolonive të tyre, Spanja ua njohu pavarësinë të të githa vendeve në Amerikën Latine, po ashtu edhe Portugalia ia njohu pavarësinë Brazilit etj., edhe pse ky qindra vjet kishte qenë koloni e Perandorisë së Portugalisë (1500-1700).
Pse OKB-ja nuk e dënon kolonializmin shekullor të Serbisë, ashtu siç e dënoi kolonializmin e Francës ndaj Algjerisë (1962), duke ia njohur pavarësinë e plotë, si dhe të shumë vendeve të tjera në Afrikë dhe në Azi, të cilat sot e përbëjnë shumicën dërrumese të anëtarësisë së OKB-së 193 anëtarëshe?
Kështu, ligjërisht OKB-ja, do të duhej të vepronte edhe në rastin e dekolonizimit dhe të pavarësimit të Kosovës brenda mandatit 8-vjeçar (12 qershor 1999 – 17 shkurt 2008), j ota linte në “mëshirën” e Serbisë kolonialiste (1912-1999). S’ka dyshim se në këtë rast është shkelur e drejta ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara, ngaqë kolonializmi gjenocidal është vepër penale ndërkombëtare.
-Serbia është rasti i vetëm në botë, që nuk u ndëshkua ndërkombëtarisht për kolonializmin gjenocidal të saj disashekullorë mbi territoret e Shqipërisë Etnike: Kosovë, Kurshumli, Novi Pazar, Bllacë, Prokuple, Toplicë, Vranjë, Nish, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc…etj. (1878-2022).
-Si Serbia mund të jetë anëtare e OKB-së, e nuk pranon dekolonizimin e saj, ashtu siç parashikojnë normat e së drejtës ndërkombëtare dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara? !
Pse kyreministrja serbe Ana Bërnabiq nuk njeh gjenocidin serb në Kosovë?
Por, ashtu sikurse presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq, e mohon se ka ndodhur “gjenocidi serb” në Kosovë nga ana e Serbisë militariste agresore e kryekriminelit Slobodan Milosheviq (1989-1999).
Kështu, deklaroi në Forumin e Prespës, bërë më 17 qershor 2022. Mirëpo, krerët e Serbisë, duhet ta kenë të qartë se, pa kërkimfaljen kolektive shtetërore të Serbisë për gjenocidin e kryer të fundit në Kosovë (1989-1999), si dhe pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia kurrë nuk ka për të hyrë në BE! Këtë të vërtetë ua tha udhëheqve serbomëdhenj të Serbisë (presidentit Aleksandër Vuçiq), edhe Kancelari i nderuar i Gjermanisë, Olaf Sholtz, më 10 qershor 2022, kur vizitoi Beogradin, duke u takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili, ishte “djersitur” nga një kushtëzim i tillë i drejtë i kancelarit gjerman Olaf Sholtz. Mirëpo, ajo nuk ishte kurrfarë “befsie politike”, siç u shpreh Vuçiqi, kinse deri në atë çast, askush nga zyrtarët e lartë të BE-së, nuk kishte kërkuar diç të tillë, që Serbia ta njihte pavarësinën e Kosovës si kusht për t’u bërë anëtare e BE-së. Kjo ishte një gënjeshtër për të mashtruar opinion publik serb, si dhe atë ndërkombëtar, duke qenë se si Vuçiqi, edhe kamarila e tij udhëheqëse e kanë ditur, se nuk do të ketë BE për Serbinë, nëse ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Gjenocidi në Kosovë është përsëritur nga Serbia( 1912-1999) !
Ana Bërnabiq me Vuçiqin mund ta ndryshojnë formatin e Dialogut në Brukesl të bisedimeve me palën shqiptare të Kosovës, por, pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai dialog është i falimentuar.
Ja, pse quhet antihumane, antiligjore dhe amorale, deklarata e kryeministres serbe Ana Bërnabiq, e cila e shpalosi në Forumin e Prespës në Maqedoninë Veriore, më 17 qershor 202, duke thënë se “Serbia nuk ka kryer gjenocid në Kosovë, më 1999” !?
Përkundrazi, Serbia ka kryer gjenocid kolonial klasik ndaj shqiptarëve në Kosovë, vetëm pse ishin shqiptarë, domethënë jo të nacionalitetit serb, dhe me çdo kusht donin t’i shfarosnin për t’ua grabitur shtëpitë dhe tokat e tyre, si këtu e 150 vjet më parëe (1878-2022).
Prandaj, si Ana Bërnabiq, ashtu edhe presidenti Aleksandër Vuçiq, si dhe serbomënjtë e tjerë brenda dhe jashtë pushtetit të tyre në Beograd, duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë, se Kosova nuk do të bëhet më koloni e tyre. Ndaj, Serbia duhet të pajtohet me realitetin e sotëm të krijuar në Kosovë, dhe, këtë ta njohë pa asnjë kushtëzim, sepse Kosova është pjesë integrale e territorit autokton të Shqipërisë Etnike. Në këtë pikëvështrim nuk mund të ketë asnjë kompromis me Serbinë, pavarësisht nga kërcënimet dhe nag gënjeshtrat e saj politiko-diplomatike, propagandistike ruso-serbe, që po zhvillohen në Ballkan dhe më gjerë, se gjoja “Kosova është djepi i Serbisë”!? –Kjo është floskulë dhe falsifikat i mitomanisë së krijuar shumëshekullore, së pari nga Kisha Ortodokse Serbe (KOS) e pastaj edhe nga shteti dhe nga Akademia serbe e Beogradit etj. Pikërisht, kjo kakofoni dhe simfoni kishtare-shtetërore serbomadhe ka ndikuar që Serbia ta ankesonte dhe ta pushtonte Shqipërinë Verilindore (1878-2022).
Mirëpo, tash, pas humbjes së kolonisë Kosova, nuk parapëlqehet që Serbia të provojë krhimin e saj nën sovranitetin e dikurshëm kolonial të saj, sepse një pretendim i tillë, do të shkaktonte luftëra të përgjakshme mes Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Shqipërisë, ku do të involvoheshin edhe shtetet e tjera ballkanike, duke përfshirë edhe Turqinë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe Greqinë. Kështu që i tërë Ballkani, do të shndërrohej në një vatër nevralgijke të sferave të interesit dhe të ndikimit të fuqive të mëdha evropiane dhe botërore.
-Bërnabiq po rren, turp i qoftë !
Pse kjo si kryeministre e qeverisë së Serbisë merr guximin të gënjejë jo vetëm opinionin e saj serb brenda dhe jashtë Serbisë, por edhe Ballkanin, Evropën dhe mbarë botën se shteti i saj “nuk ka krye gjeocid në Kosovë” !?
Ndërkaq, tanimë e tërë bota e di se në Kosovë Serbia ka kryer gjenocid klasik, duke vrarë: “11.800 shqiptarë(kryesisht civilë, vetëm pse ishin shqiptarë dhe me të drejtë kërkonin liri dhe pavarësi të Kosovës); “1647 shqiptarë” të kidnapuar, të pagjetur sipas evidences zyrtare përkatëse në Prishtinë; “ një million” shqiptarë të dëbuar me dhunë nga Kosova, si dhe mbi “22.000.00” gra të dhunuara nga forcat barbarike çetniko-fashiste serbe…
Meqenëse kryeministrja serbe Ana Bërnabiq “nuk po ditka” t’i numërojë varrezat masive të gjenocidit serb në Kosovë, të cilat provojnë fakte të qëndrueshme dokumentuese të kohës (1989-1999), kur Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. –Nëse numri i viktimaver shqiptare në varrezat masive nuk përbën gjenocid serb për kryeministren serbe Ana Bërnabiq, atëherë, për ta bindur, se ka ndodhur gjenocidi serb në Kosovë, po u referohemi disa dokumenteve juridike ndërkombëtare, siç është Konventa për Parandalimin dhe për Dënimin e Krimeve të Gjenocidit, e miratuar nga Asambelja e Përgjithshme më 9 dhjetor 1948.
Sipas kësaj Konvnete ndërkombëtare të OKB-së, Serbia është përgjegjëse, dhe duhet të ndëshkohet sipas neneve dhe paragrfëve të saj, ngaqë ka shfarosur gjithësej mbi “13 mijë shqiptarë” në Kosovë, për arsye se kërkoni mbrojtjen dhe realizimin e lirisë dhe së drejtave të tyre historike, politike, legjitime dhe legale, që Kosova të e lirë dhe sovrane nga Serbia kolonialiste (1912-1999).
Mohimi i kësaj së drejteje të popullit shqiptar mbi bazën nacionale e fetare nga ana e Serbisë pushteuse, nuk mund të cilësohet ndryshe nga e Drejta Humaitare Ndërkombëtare veçse si vepër penale ndërkombëtare e kryerjes së krimeve të gjenocidit mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë të Kosovës.
Prandaj, të gjithë ata liderë politikë në krye të regjimit çetniko-fashist të Serbisë së bashku me Slobodan Milosheviqin, që e kanë planifikuar, urdhëruar, sponsoruar dhe e kanë mbështetur Gjenocidins erb mbi shqiptarët në Kosovë(madje edhe me bekimin e KOS-it), si dhe kryerësit direkt të ushtrisë, të paramilitarëve dhe të policisë serbe, duhet të përgjigjen dhe të dënohen sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare, ngase përbën krim të rëndë të shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë (1989-1999). Me një fjalë, gjenocidi është vepër penale ndërkombëtare, që nuk përshkruhet kurrë si e tillë.
Në fund, gjithashtu, duhet të përmendim edhe Rezolutën Nr.96(I), të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 11 dhjetor 1946, ku thuhet se “Gjenocidi është krim sipas së drejtës ndërkombëtare, të ciin e dënon bota e qytetëruar, sepse është në kundërshtim flagrant me frymën dhe me objektivat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.
Mbi këtë bazë të ligjshme juridike e politike ndërkombëtare, shtrohet pyetja, pse OKB-ja deri tash nuk i ka denocnuar krimet e gjenocidit serb në Kosovë ? –Dhe, kur pritet ta denoncojë Serbinë për shkeljen e konventave të OKB-së, të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare?
Komentet