Gjenerali Kudusi Lama gënjeshtar, profiter lufte dhe përçarës kryesor për mos bashkimin e fraksioneve ushtarake të Kosovës! Sikur të mos kisha lexuar bukur shumë libra për luftën e fundit në Kosovë, si librin e Kolonel Tahir Zemajt ” Kështu foli Tahir Zemaj”, dy librat e Ramush Haradinajt, “Gjenerali në luftë” dhe “Gjenerali në paqe”, të Gani Gecit “Lufta pa maska”, të Niman Muçajt “Saih Çekaj– Gurëthemel i pavarësisë së Kosovës “, Prof. Zekerija Canës, “Ditari i robërisë” në dy vëllime, të Ernest Lumës “Kështu bëri Tahir Zemaj” etj. Duke lexuar këtë libë,kisha menduar se Kudusi Lama do mbet legjendë e kësaj lufte..!
Gënjeshtra më e madhe e Kudusi Lamës është kur ai thotë:” Ibrahim Rugova, UÇK-në e quante terroriste…”
Kudusi thotë: ” Epitetin teroriste e hoqi Bardhyl Mahmuti, në Krans Montana, pa dhënë detaje…” Popullin e Kosovës e përfaqësonte presidenti dr.I.Rugova dhe as kush tjetër ligjërisht nuk kishte të drejtë të fliste në emër të popullit të Kosovës, sepse Rugova ishte zgjedhur me vota të fshehta, në mënyrë demokratike dhe, mbi 90%, e kishin votuar. Po ty, Kudusi Lama kush të votoi?! I pari Xhavit Haliti, me plot xhepat para.
Pushtetarët e gjithë Botës takoheshin me dr. I.Rugovën për çështjen e Kosovës. Askush jashtë trojeve tona të Shqipnisë Etnike nuk e njihte kush është Kudusi Lama, profiter i luftës. As Bardhyl Mahmutin e tjerë nuk i njihte kush, sepse nuk përfaqësonin popullin, por grupe të vogla…
Unë këtë për B. Mahmutin, nuk di, por di për presidentin dr.I.Rugova!
Dihet si e ka mbrojtur Kosovën në Amerikë në vitin 1998 në krye të delegacionit të Kosovës.
Kur Presidenti Bill Clinton e pyet Rugovën: “A është UÇK terroriste?”
Rugova iu përgjigj: Jo!
Clinton: A është ushtri?
Rugova: jo.
Clinton: Çka është atëherë?
Rugova:” Njerëz që mbrojnë pragun e shtëpisë.”
Presidenti dr.I.Rugova, e ka ditur përgjegjësinë e vet dhe pasojat e më vonshme…
Kudusi Lama akuzon oficerët shqiptarë të ish armatës Jugosllave, në veçanti Tahir Zemajn, se kinse “paksa dashur të bëhej Komandant i Zonës së Dukagjinit.., kur dihet se Shtabi i përgjithshëm kishte emëruar për Komandant R. Haradinajn”… Populli shumicë i Dukagjinit dhe vet Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë Komandant Tahir Zemaj, ndërsa Tahiri ka pranuar edhe zëvendëskomandant i Ramushit me kenë. Dihet shumë mirë se këtë marrëveshje e ka prishur Hashim Thaçi, duke thënë: ” Më së pari do e luftojmë Tahir Zemajn e pastaj Sllobodan Millosheviqin”… Të gjitha këto janë të shkruara dhe argumentuara nëpër libra…
Ramush Haradinaj në librat e tij shkruan:” Si ka mundësi një komandant i një zone, siç isha unë për Dukagjinin, të mos jetë anëtar i Shtabit, e mos ta dijë kush janë krejt anëtarët e Shtabit…?!”
Ndërsa Komandanti Sulejman Selimi thotë: ” Vonë e kam marrë vesh se Shtabi i Drenicës ishte shndërruar në Shtab të përgjithshëm…!”
Kudusiu gënjen edhe kur thotë: “Kolonel Ahmet Krasniqi, kishte disa dhjetëra ushtarë dhe bënin sefa në Tiranë dhe hezitonte të hynte në Kosovë, ku atje po luftonin mijëra ushtarë të UÇK-së dhe, po derdhej gjaku”…, por as kund nuk ka përmendur në kontekstin negativ komandantët e vetëshpallur të Hotel Rognerit dhe dëmin që i sollën Kosovës me përçarjet që i bënin në emër të një patriotizmi të rrejshëm…
Ministri i Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi dihet çfarë ka pritur, formimin e një ushtrie të fuqishme duke blerë armë moderne, për ta luftuar armikun shekullor serb…
Kudusiu, lavdërohet si i ka luftuar-ndjekur forcat serbe afër kufirit me Shqipërinë…, pa përmendur se serbët kishin minuar 5 km zonën kufitare në brendinë e teritorit të Shqipërisë…
Unë kam respekt për çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve ideologjike, që ka marrë pushkën për t’i luftuar pushtuesit e tokave tona.
Gënjeshtrat, shpifjet dhe përçarjet janë të papranueshme dhe ligjërisht të dënueshme.
Lavdi dhe nderim të përjetshëm të gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të Shqipnisë Etnike!