Kur mё tetor 1990 arritёm nё Belgjikё dhe vendosёm nё Bruksel, e para punё ishte me gjet varrin e prindi tonё. Ku mundёm tё vendosim njё tufё lulёsh tё freskёta pas 45 vjet qё kishin kaluar nё burgjet e kampet e diktaturёs komuniste. Nga ana tjetёr kontaktuam me shqiptarё qё e kishin njohur dhe ishin shoqёruar me tё. Njё brengё na mbeti, sepse nuk gjetёm asgjё tё tij. Pavarёsisht se Belgjika, sendet e tij pas vdekjёs e ksihte tё ligjёruar se pёrveç familjarёve, s’i dorёzohёshin askujt. Po mos tё kishte njeri tё familjёs, sendet ruhёshin pёr 25 vjet tё dyllosura. Por ç’ndodhi ? S‘po citojmё emra pёrsoansh, veçse na doli se disa shqiptare kishin arritё tё ndёrhyjnё, pёr ato gjёra dhe tё venё dorё mbi to. Kёshtu humbi gjithçka qё ai kishte, si plaçka etjera,. Por kryesorja ishte se humbёn dorёshkrime e shёnime e dokumenta pёrsonale tё tij. Ne, sado qё u pёrpoqёm, s’na hapi kush rrugё dhe aty ku ndёrhymё morёn pёrgjigje mohuese. Ndёrkohё kalonin vitet. Pas vitit 1995, qё nё njё far mёnyre ne kontaktonim me shqiptarё tё ndryshёm, njё pёrson nga qytetin Namyr, i quajtur Akturk, kishte mbetur i zhgёnjyer me ne. Si ёshtё e mundur qё djali i Prenk Pervizit s’ka ardhur tё mё takojё ? Mua, qё Prenk Pervizin e kam njohur dhe i kam bёrё dhe njё intervistё direkte shumё tё rёndёsishme, ku ka qenё i pranishёm edhe koloneli Muharrem Bajraktari, mik i pandarё i tij? Intervistё qё arrita ta botoj vetёm pas renjёs sё komunizmit nё gazetёn “ZERI” tё Prishtinёs. Si mё erdhi kjo ankesё e tij, qё unё s’dija asgjё pёr tё, dhe s’mё kishte folur ndonjё shqiptar, i çova fjalё me njё mik, duke i kёrkuar falje, por edhe se s’kam dijtё gjё fare pёr tё as me ka folur kush, as qё mё ka ra ajo gazetё nё dorё. Atёherё ai mё dergon kopjёn e gazetёs ku ishte botuar intervista. Patjetёr se shkova nё Namyr dhe u takuam e biseduam pёr sa ai dinte e kishte folur e ndejtur me tim etin dhe Muharrem Bajraktarin. Dhe si prindi im kishte pranuar tё japё atё intervistё. E cila ka njё vlerё historike tё rёndёsishme, sepse intervista pёrmban atё rrjedhё tё saktё tё historisё shqiptare tё pёrjetuar prej tij, shumё e vlefshme pёr historianёt. Intervista jep, ndonse tё pёrmbledhura, gjithё ngjarjet qё ndoqёn njera tjetrёn, ku Prenk Pervizi, ishte i pranishёm e ndikues, Ku nё rastet mё kritike krizash, ai u dha zgjidhje me aftёsitё e tij ushtarake. Dhe pёrsa i pёrket marёdhanjёve me Ahmet Zogun, ai ruajtur gjithmonё njё miqёsi tё sinqertё, e brendashkruar me detyrat. Prenk Pervizi nuk i ka lejuar kurrё vetes qё tё kalonte kufijt e miqёsisё e detyrave. As ka ndёrhyrё kurrё pranё Zogut, pёr pёrfitime e interesa personale e familjare. Dihet se ai s’pranoj qё tё bёhej as adjutant i Mbretit, ku s’e joshte as pёrfitimi i gradёs gjeneral qysh mё 1928. E pamё tё udhёs tё botojmё kёtё intervistё edhe pёr njё arёsye krejtёsisht tё veçantё, sepse gjithё sa ёshtё shkruar pёr Prenk Pervizin nga pёrsona tё ndryshёm, s’i shmangёn njё presje jetёs e veprimtarёs tij, qё mbetёn gjithmonё e njejta, pa pёsura ndryshime. E themi kete sepse ka raste te tjera, pёr njerёz tё tjerё, se ç’thuhёt e shkruhёt tani, nuk thuёt as nuk shruhёt me vonё, Pra nё biografitё e disa pёrsonave e figurave edhe tё njohura, bёhёn ndryshime, qё tregojnё haptas, orvatje pёr tё manipuluar ngjarjet sipas qejfit e oreksit. Ndёrsa biografia e Prenk Pervizit mbetёt e pa cenuar, njё e vetme, autentike, dhe prandaj njё dokument mё se i rёndёsishёm pёr historianёt qё duan tё shkruajnё njё histori sa mё tё vёrtetё tё Shqipёrisё e tё shqiptarve.
GJENERAL PRENK PERVIZI shtigjeve të nacionalizmit
Intervistё, Bruksel, 1974.
Nga Hajrush Haliti-Akturk Botuar ne Gazetёn “ZERI”, Prishtinё, 1995
TAKIM ME GJENERALIN
Në Bruksel kaluan dekadat e fundit të jetës disa nga personalitetet eminente shqiptare të cilat, gjithsesi do të zënë vend në faqet e historisë, siç ishin Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine, Prenk Pervizi e të tjerë. Kontakti me këta burra të cilët kurrë nuk u pajtuan me “hipnozën” e komunizmit, gjithmonë ishte i mirëseardhur për gjithë ata që, në mënyrë konkrete e të drejtpërdrejtë dëshironin të mësonin për rrjedhat e vërteta historike. Kush ishte gjeneral Prenka ? Prenk Pervizi ishte një nga personalitetet e respektuara të hierarkisë ushtarake shqiptare i cili në momentin më të përshtatshëm të anarkisë së shtetit të shqiptarve e që nuk kishte stazh të gjatë, arriti që, me profesionalizmin e tij ushtarak, të bëjë organizimet e duhura për të ruajtur dinjitetin shtetëror. Prenk Pervizi, figurë eminente, u kalit nëpër peripeci por gjithnjë ruajti ndershmërinë kombëtare si një nacinalist i përbetuar, si njeri që i iu përkushtua nderit shqiptar deri në pleqërinë e shtyer. Për Prenk Pervizin kisha dëgjuar rrëfime të ndryshme, gjatë kohës pas Luftës së Dytë Botërore, deri sa si emigrant i dëbuar nga trojet e Kosovës dhe i gjendur në Turqi, mësoja për shumë figura të urrejtura nga komunistët, por të cilar kishin vazhduar qëndresën e tyre në diasporë
Kundërshtarët
e hegjemonizmit komunist
Në kohën kur, prapë si emigrant u gjenda në Belgjikë, ku isha vendosur me familje në Namyr, më rastisi të takohem me disa nga emigrantët e rezistencës kundër hegjemonizmit komunist. Kisha dëgjuar për Muharrem Bajraktarin, i vendosur në Bruksel, pastaj për Tahir Zajmin, ideologun dhe prijësin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Kisha dëgjuar edhe gjenëraI Prenk Pervzin por e dija se ai për nëntëmbëdhjëtë vjet rresht kishte qëndrue si i ikur dhe i strehuar në Greqi. Pas nëntënbëdhjctë vjetësh, gjeneral Prenka kishtr arritur në Bruksel dhe ishte vendosur te miqtë e tij të vjetër Fiqiri Dine e Muharrem Bajraktari. Ai kishte arritur në Bruksel në vitin 1966, ndërkaq në vitin 1968, në atë vit të trazirave parastudentore në Kosovë e që, nga diaspora shikohëshin me një simpati të madhe e me një shpresë për rrjedhën e tyrë të mëtejshme.
Përmes Muharrem Bajraktarit shpreha interes im të takohesha me atë strateg ushtarak, për atë atdhetar të flaktë të Shqipërisë etnike. Kisha dëgjuar shumë rrëfime për të, prandaj edhe kurreshtja ime ishte shumë e madhe. Përmes bacës Muharrem u takuam në kafenë e ashtuquajtur të xhamave, në Bruksel. Me °atë rast gjenerali u ngrit në këmbë kurse prezantimin e bëri baca Muharrem: – Prenk, kam nderin të njoftoj me një intelektual nga Kosova, kursc ai m’u drejtua: – Muharremi më ka folur për ty. E di se ke përjetuar tortura në Kosovë dhe se ke bërë përpjekje për ta mbajtur familjen në Turqi.. Unë ia ktheva: – Po më vjen të skuqem me atë që më quajtët intelektual, sepse fjala intelektual ka peshë të madhc dhe veshtirë është të mbaj mbi shpinë këtë thirrje. Unë jam nji ish mësues nga Kososva dhe në këtë moment po e ndjej veten të kënaqur që gjëndem në mesin e dy figurave për të cilar kaherë kam dëgjuar.
Personalitete tё anatemuara
Në atë kohë personalitetet si Muharrem Bajraktari me shokë nuk kishin ndonjë hapësirë manovrimi për shkak të ndjekjeve të regjimit komunist. Ato ndjekje ishin të shumëfishta, jo vetëm nga Sigurimi shqiptar, por edhe nga UDBja, prandaj edhe njerëzit tanë që gjendëshin jashta kufijve me hallet e tyre sociale, të cilët punonin në shtetet e Evropës, u rrinin larg. Kjo iste e kuptueshme, mbase askush nuk ua zinte për të madhe. E pashë të arsyeshme që, me atë rast, t’u thosha: – Zotërinj, këtu ka bukur shumë kosovarë, qofshin ata të shpërngulur më parë në Turqi, por edhe të tjerë që kanë ardhur drejtpërdrejt nga Kosova për të siguruar kafshatën e bukës. Ata nuk guxojnë të kontaktojnë me ju. Këtë me siguri ju e dini. Ata frikohen, ngase e kanë parasyshë hisrtorinë e fàlsifikuar, të cilën regjimi komunist ua ka imponuar. Falë asaj historie figurat si ju janë të anatemuara. Regjimi komunist ka bërë që azilkërkuesit kosovarë që gjenden në Perëndin të ndahen në dy grupe. Në një grup hyjnë ata që rreshtrohen për çështje ekonomike, kurse në grupin e dytë, të arratisurit në Turqi. Një pjesë tjetër përket atyre të ndjekurve nga pushtuesi serb dhe e ndiejnë vetin si refugjatë politikë, por ata e simpatizojnë Enver Hoxhën dhe regjimin e tij. Gjithherë kjo paraqet një fatkeqësi kombëtare nga e cila duhet dalë.
Gjenerali Prenk Pervizi, mbetet një nga figurat më të shquara e Ushtrisë Kombëtar e t’ atdhetarizmit shqiptar. Komunizmi u orvat te ia errësojë vlerat e padiskutueshme, të një nga farkëtuesit e Shtetit të parë ligjor shqiptar, të cilit i kushtoi të gjithë energjite e aftësitë e veta si ushtarak i formuar në shkollat me te larta ushtarake europiane.
NJEREZIT TANE DUHETTA KUPTOJNE ESENCEN E BASHKIMIT
Ne bëmë aq sa mundëm për një Shqipëri etnike; ne me angazhimet tona treguam gjurmët e ujkut, kurse brezi juaj duhet të vazhdojë·ta gjejë dhe ta vrasë ujkun. Unë jam shumë i bindur se nuk do të zgjatë shumë kjo katrahurë e trishtueshme e regjimit komunist. Në këtë paraqitje time ndërhyri Muharrem Bajraktari, i cili tha: Fatkeqësisht kjo është një përçarje e madhe e me pasoja. Shqitarët ende nuk kuptojnë se vetëm bashkimi bën fuqinë. Pa bashkim të plotë nuk do ta kemi fatin e daljes në dritë. Njerëzit tanë duhet ta kuptojnë esencën e bashkimit dhe për këtë bashkim mund të ndihmojnë të gjithë, pavarësisht se ku punojnë. Ne e dimë se ti këtu kryen punë përkthyesi, se falë punës je i detyruar të kontaktosh edhe me ata të ambasadës jugosllave; por edhe me ata të tjerët të ambasadës turke. Këtë ta kërkon puna. Gjithashtu e dimë së ke pasur kontakte personale me Hidajet Hoxhën, sekretar në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, po ashtu ke pasur kontakte edhe me mbretin Leka I, por kjo nuk luan rol përballë përkushtimit për atdhe.
Plane shumë të mira
për mirëqenien e popullit shqiptar
Pas këtyre fjalëve të Muharrem Bajraktarit, vazhdoi gjeneral Pervizi: – Or kosovar i dashur ne bëmë aq sa mundem për një Shqipëri etnike; ne me angazhimet tona treguam gjurmët e ujkut, kurse brezi juaj duhet të vazhdojë ta gjejë dhe ta vrasë ujkun.
Unë jam shumë i bindur se nuk do të zgjatë· shumë kjo katrahurë e trishtueshme e regjimit komunist. Unë e njoh mentalitetin e popullit tim dhe e di se çdo gjë që është jashta kombëtarës është e huaj për shqiptarët. Vëllezërit e mi, kudo qofshin, e dinë se komunizmi është pa themel të shëndoshë dhe se era e freskët e demokracisë do të fryejë dhe do të përfshijë gjitha trojet shqiptare dhe, nuk do të shkojë shumë gjatë dhe populli shqiptar do të gëzojë Lirinë dhe pavarësinë. Djalo – vazhdoi ai – ne i kishim planet shumë të mira për mirëqenien e popullit shqiptar, por Enver Hoxha na ra në shpinë dhe Kosovën ia dorëzoi marshallit Tito. lam i bindur se brczi i ri kosovar kurrë nuk do të pajtohet dhe do ta mposhtë ideologjinë që bën mure mes popullit shqiptar. Ky ishte ai takimi i parë me gjeneral Pervizin, ndërkaq pastaj kishte edhe takime të tjera nga të cilat rezultuan shënime me interes mbi portretin e tij; mbi veprimtarinë ushtarake në trojet shqiptare. Me dëshirë që të siguroja sa më shumë shënime mbi këtë strateg ushtarakk, kam shrytëzuar edhe ndihmën e Rifat Kolgjinit, me vendbanim në Bruksel, i cili kishte të dhëna interesate për plotsimin e portretit të Gjeneralit.
Kush ishte, pra, Prenk Pervizi ?
Gjyshi Udhëheqës i kryegritjes së Kurbinit 1900-1912
Ai u lind me 4 maj të vitit 1897 në Skuraj të Kurbinit, në një familje të vjetër e të përmendur për tradita patriotike. Mësimet’e para i kreu në Shkodër më 1914, kurse Akademinë Ushtarake në Vjenë të Austrisë gjatë viteve 1914-1918, kurse Shkollën e Luftës Torino të ltalisë gjatë viteve 1930-1933, duke arritur njëkështu nivelin më të lartë të përgaritjeve ushtarake.
Me fjalë të tjera, Prenk Pervizi u formua si kuadër ushtarak në ato qendra ku formohëshin edhe kuadrot më të njohura evropiane. Kjo domethënë se nga ana teorike gjenerali i ardhshëm ishte i përgaritur përmes rrugës më të mirë, ndërkaq edhe nga ana e traditës kishte mbështetje të parët e tij. Kështu qysh në rini, senzibilohet me ngjarjet e kryegritjes së përgjithshme kombëtare në të cilën gjyshi dhe të Malësisë Lezhës e te Bregut të Matit. Është interesant të pëmendet se Prenka qysh në i tij, Gjin Pjetër Pervizi (*), luajti rol të rëndësishëm si udhëheqës i kryengritjes së Kurbinit e të Krujës dhe të Malësisë Lezhës e te Bregut të Matit. Është interesant të pëmendet se Prenka qysh në moshën pesëmbëdhjetvjeçe mori pjesë në luftën duke qenë pranë gjyshit Gjin Pjetrit që u printe 300 burrave të Kurbinit në ngritjen e flamurit kombëtar në Milot duke u brumosur me ndjenjat më fisnike të shqiptarizmit e që do shoqëronin gjatë tërë jetës.
Ai shtet i ri shqiptar që doli nga Vlora më 1912, e ngarkoi me detyra të cilat u sanksionuan në Kongresin e Luslnjes më 1920 dhe, pastaj, u konkretizuan më vonë me Mbretërinë shqiptare më 1928-1939, së cilës i qëndroi besnik nga fillimi gjer në fund si kuadër i lartë ushtarak e personalitet i rëndësishëm. Prenk Pervizi që nga koha më e hershrne e rinisë së tij, gjithjë ishte i zgjuar c!he në Shërbim të ardheut, jo vetëm me pjesmarrje aktive në aksione luftarake, por edhe me organizime. Të gjitha këto kanë mbetur rë shënuara në kutesën e popullit, por edhe në anal et të cilat gjjthsesi do të hyjnë në shërbim të pasurimit faqeve të historisë kombëtare.
———————————–
(*) Gjin Pjetrti, pёr shkak tё nipit, Gjeneral Prenk Pervizit, i konsideruar armik Nr. i i regjimit komunist, iu mohua historia. Historianёt e diktaturёs s’guxonin ta pёrfshinin nё veprat e tyre shpifarake gjoja historike, plot deformime e fallsifikime.
NE SHTABIN E OPERACIONEVe PER DEBIMIN E SERBEVE
Në mars të viti 1922 Prenk Pervizi ishte në mesin e atyre të cilët e shpëtuan ekzistcncën e shtetit shqiptar të dalë nga Kongresi i Lushnjes, duke shpartalluar bandat rebele të kundërshtarëve të qeverisë.
Prenk Pervizin, që në vitin 1920, e shohim të marrë pjesë në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes, kurse nga viti 1920 de ri më 1924 e shohim të caktuar në shtabin e operacioneve për dëbimin e forcave serbe nga rajonet veriore të shtetit shqiptar dhe në këto operacione është hashkë me Bajram Currin, Muharrem Bajraktarin, Fiqri Dinen, Hysni Demën, Ali Eœbarën, Gjon Deranin, Gjon Fushën, Lekë Margjinin e të tjerë. Që atëherë është dalluar me aftësinë ushtarake si luftëtar me ngritje akademike në qendrat më të njohura të Evropës.
Atëherë kur kundërshtitë brendashqiptare u jepnin kurajo ekstremisteve të ndryshëm
Në mars të viti 1922 Prenk Pervizi ishte në mesin e atyre të cilët e shpëtuan ekzistcncën e shtetit shqiptar të dalë nga Kongresi i Lushnjes, duke shpartalluar bandat rebele të kundërshtarëve të qeverisë, në kohën kur Ahmet Zogu ishte minister i Brendshëm. Për merita lufte Prenk Pervizi, gjatë asaj kohe nderohet me gradën e kapitenit të klasit të parë, duke përparuar një grade më tepër nga bashkluftëtarët e tjerë që ishin moshatarë; por edhe me përvojë të njëjtë. Falë angazhimit të pakompromis të Prenk Pervizit përforcohet qeveria, e ndërkaq Ahmet.Zogu bëhet kryeministër.
Ngjarjet që pasojnë në Shgipërinë e atëhereshme Prenk Pervizin e gjejnë gjithnjë në pozitën e strategut dhe në anën e vlcrave nacionale të cilat e sensibilizojnë që, gjithnjë, të jetë një naçionalist i përbetuar. Të tillë e shohim edhe gjatë ngjarjeve të qërshor-dhjetorit të vitit 1924, atëherë kur kundërshtitë e brendëshme shqiptare i jepnin kurajo ekstremistëve të ndryshëm dhe, kësisoji, edhe orekseve të jashtme për ta gllabëruar shtetin shqiptar që veç sa kishte filluar të marrë një lloj fizionomie. Prenk Pervizi rreshtohet në krahun e qeverisë së ligjshme, siç deklaronte ai. Ishte bashkë me oficerët e tjerë si, Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine, Ceno Beg Kryeziu, Llesh Topallaj, etj., që të gjithë të prirë nga Ahmet Zogu, që kishte postin ushtarak kolonel, por në të njejtën kohë siç u tha tha, ishte dhe kryeministër. Ky grup formon shtabin qendror të operacioneve dhe, me një aksion të rrufeshëm, brenda tri dit rikthyen qeverinë legale në Tiranë më 24 dhjetor 1924, me ç’rast Ahmet Zogu u zgjodh president. Ishte, pra, koha e kundërshtimeve me qeverin e Fan Nolit, i cili u detyrua të largohet jo vetëm nga posti, por edhc nga shteti.
.
.Prenk Pervizi u caktua komandant i qendres
Menyra se si u kthye Ahmet Zogu, pavarësisht nga obstruksionet e ndryshme mbi faktografinë historike, ishte e planifikuar mirë. Në kuadër të atij pIani, e me angazhimin e panderprerë të Prenk Pervizit – vihen themelet e shtetësisë, e sigurisë së shtetit. Për këtë dëshmon edhe operativa e ndarjes së Shqipërisë në katër zona dhe, ne krye të tyre zonave – u caktuan komandantët që ishin kapitenët më të aftë e më besnikë të Zogut, që i dolën zot vendit dhe që vazhdimisht ishin të gatshëm të sakrifikohen për të mirën e shtetit. Prenk Pervizi u caktua komandant i qendrës. Komandantët e emëruar në katër zona kishin autorizime të mëdha. Ata ishin ne rangun e guvernatorit me fuqi të jashtzakonshme. Ky katërsh i autoriteteve ushtarake që kryekëput merreshin me sigurinë e banorëve dhe të mirave shtetërore, brenda një kohë të shkurtër arriti të sigurojë rendin dhe qetesinë në tërë territorin e Shqipërisë, duke u angazhuar në rimkëmbjen e saj, meqë ai vend trashëgohej nga prapambeturia e sundimit osman, sundim ky që fare nuk ishte interesuar për kurrfarë infrastruktim; prandaj çdo gjë ishtc e shkatërruar, s’kishte rrugë, objekte, s’kishte shkolla, spitale. Nuk kishte administratë shtetrore, as traditë për të administruar. Nuk kishre ekonomi të zhvilluar, etj.
ANGAZHIM PERMAMENT NE TERREN KUNDER BANDAVE
Zogu kishte konsideratë të veçantë për Prenk Pervizin, ndonëse ky ishte disa vjet më i ri se ai. Zogu e çmonte Pervizin për origjinën e tij fisnore, mandej për përgatitjen e tij të lartë, për aftësitë ushtarake dhe për besën dhe burrërinë që e karakterizuan atë gjithmonë . Kjo burrëri e tij në raport me Zogun u dëshmua gjatë gjithë viteve (1918 e deri më 1929), kur Zogu ishte autoriteti më i madh në tokat shqiptare.
Hapat zhvillimorë sikur ngjallen xheloztë e shteteve fqinjë, të cilët, si gjithherë, përpiqeshin të gjenin forma destabilizuese, duke nxitur edhe incidente në kufi, e të tjera. Në këtë frymë i kemi edhe nxitjet e trazirave në veri të Shqipërisë më 1926. Ata turbullira i pritnin me padurim shtetet fqinjë, Mbretëria e Jugosllavisë, ltalia dhe Greqia. Shih për këtë Ahmet Zogu e emëroi Prenk Pervizin komandant të operacioneve për uljen e tensioneve të shkaktuara nga turbullirat. Brenda pak ditësh Prenk Pervizi ia doli të qetësojë situatën, duke shpëtuar vendin nga pjë krizë shumë e rrezikshme.
Autoriteti që t’i dilte zot Shqipërisë
Veprimtaria e Prenk Pervizit me shokë, respekrivisht angazhimi i tij permanent në terren kundër bandave që infiltrohëshin brenda popullatës dhe përhapnin disfatizëm e pasiguri totale, përforcoi pozitën e Presidentit Zog i cili, më pastaj, konkretisht më 1928 avansoi duke e shpallur veten mbret të shqiptarve. Ata (katër zonëkomandantët) e konsideronin Zogun si të vetmin burrë që mund t’i dilte zot Shqipërisë, prandaj e miratuan atë avansim të tij duke vazhduar t’u qëndrojnë besnikë kërkesave të tija për siguri dhe mbrojtje.
Prenk Pervizi dhe Ahmet Zogu kishin një miqësi e mirëbesim të fortë mes veti. Me Zogun Prenk Pervizi kishte lidhur miqësi qysh kur ishte student në Vjenë, gjatë viteve 1914-1918, kur vazhdonte Akademinë Ushtarake. Zogu asokohë zhvillonte një aktivitet të madh patriotik dhe kishte fituar respekt të jashtëzakonshëm në mesin e mërgimtarëve me qëndrim në Austri. Gjithashtu Zogu kishte kontakte edhe me të huajt dhe njëkështu, kishte arritur simpati edhe në rethet diplomatike të Evropës. Që atëherë Zogu kishte konsideratë të veçantë për Prenk Pervizin, ndonëse ky ishte disa vjet më i ri se ai. Zogu e çmonte Pervizin për origjinën e tij fisnore, mandej për përgatitjen e tij të lartë, për aftësitë ushtarake dhe për besën dhe burrërinë që e karakterizuan atë gjithmonë . Kjo burrëri e tij në raport me Zogun u dëshmua gjatë gjithë viteve (1918 e deri më 1929), kur Zogu ishte autoriteti më i madh në tokat shqiptare.
Prenk Pervizi gëzonte statusin e të kërkuarit për punë me peshë
Pasi që ato komanda të caktuara në katër zona i kryen detyrat e tyre me dinjitet, më 1930 Prenk Pervizi me gradën major dërgohet në Torino për ta kryer Shkollën e Luftës, bashkë me Ali Erebarën dhe Sami Kokën. Ali Erebara pastaj kaloi në jetën civile si avokat, kurse Sami Koka u tërhoq për shkak sëmundje, kështu që Prenk Pervizi mbetet i vetmi oficer madhor me përgatitje të lartë e të plotë ushtarake. Falë këtyre arritjeve dhe, pse dinte disa gjuhë të huaja , caktohet për ta përfaqësuar ushtarakisht Shqipërinë në kontaktet ndërkombëtare jashta shtetit . Deri më 1935 qëndroi si inspektor i studentëve jashtë shtetit, me qendër në Firencë të Italisë . Angazhimet e mëtejshme të Prenk Pervizit i shohim gjithnjë të autoritetshme, gjithnjë me peshë jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare, sepse Prenk Pervizi falë ngritjes profesionale ushtarake dhe falë njohjes së gjuhëve të huaja gëzonte statusin e të kërkuarit për punë me peshë. Kësisoji e shohim në dhjetor të vint 1935 e deri në prill të vitit 1936 në rolin e përfaqësuesit të Shqipërisë në komisionin ndërkombëtar të vëzhguesve të huaj në luftën e Abisinisë, duke qëndruar prane shtabeve të gjeneralëve Badoglio e Graziani. Ky ishte një komision i vëzhguesve i përbërë nga deIegatët e atyre shteteve të cilët nuk i kishin vënë sanksione Italisë për shkak të okupimit të Abisinisë. Ato shtete në kuadër të cilëve ishte edhe Shqipëria, ishin: Amerika, ]aponia, Austria, Rumania, Portolgalia dhe Hungaria . Ky komision pati rast të takohet edhe me Musolinin. Ai pati rast të takohet edhe me shumë përfaqësues ushtarakë të shteteve të ndryshme, por takimi me Musolinin ishte i rëndësishëm ngase, nga ai takim, Prenk Pervizi mësoi shumë të vërteta mbi hegjemonizmin e shteteve të fuqishme mbi shtetet (dhe popujt) e pambrojtur.
NDODHI ZBARKIMI I FORCAVE USHTARAKE ITALIANE NE BREGDETIN SHQIPTAR
Oborrtarët e këshilluan Zogun që të mos bëhen shpenzime të kota në angazhimin për t’u mbrojtur nga italianët, meqë në atë kohë marrëdhëniet shqiptaro-italiane ishin jashtëzakonisht të mira dhe nuk shihej ndonjë rrezik .
Dihet që Prenk Pervizi mbetet i vetmi oficer madhor me prёgatitje të lartë e të plotë ushtarake. Falë këtyre arritjeve dhe, pse dinte disa gjuhë të huaja , caktohet për ta përfaqësuar ushtarakisht Shqipërinë në kontaktet ndërkombëtare jashta shtetit . Deri më 1935 qëndroi si inspektor i studentëve jashtë shtetit, me qendër në Firencë të Italisë . Angazhimet e mëtejshme të Prenk Pervizit i shohim gjithnjë të autoritetshme, gjithnjë me peshë jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare, sepse Prenk Pervizi falë ngritjes profesionale ushtarake dhe falë njohjes së gjuhëve të huaja gëzonte statusin e të kërkuarit për punë me peshë. Kësisoji e shohim në dhjetor të vint 1935 e deri në prill të vitit 1936 në rolin e përfaqësuesit të Shqipërisë në komisionin ndërkombëtar të vëzhguesve të huaj në luftën e Abisinisë, duke qëndruar prane shtabeve të gjeneralëve Badoglio e Graziani. Ky ishte një komision i vëzhguesve i përbërë nga deIegatët e atyre shteteve të cilët nuk i kishin vënë sanksione Italisë për shkak të okupimit të Abisinisë. Ato shtete në kuadër të cilëve ishte edhe Shqipëria, ishin: Amerika, ]aponia, Austria, Rumania, Portolgalia dhe Hungaria . Ky komision pati rast të takohet edhe me Musolinin. Ai pati rast të takohet edhe me shumë përfaqësues ushtarakë të shteteve të ndryshme, por takimi me Musolinin ishte i rëndësishëm ngase, nga ai takim, Prenk Pervizi mësoi shumë të vërteta mbi hegjemonizmin e shteteve të fuqishme mbi shtetet (dhe popujt) e pambrojtur.
Nga këto kontakte që ai kishtc, e sidomos kontakti me Musolinin, e bindi se viktima tjetër e Italisë pas Abisinisë do të ishte Shqipëria. Kjo bindje e tij u përforcua me Manovrat e Mëdha të cilat Italia i zhvilloi në gusht të vitit 1936, me ç’rast, jo vetëm Musolini, por edhe Mbreti Viktor bënë të kuptohen qëllimet gllabëruese ndaj Shqipërisë. I ngulfatur nga këto bindje Prenka e shihte të rrugës t’ia bënte me dije Zogut, duke kërkuar nga ai që të ndërmirrte masa sa më urgjente për t’u bërë ballë sulmeve eventuale italiane. Pervizi e kishte nuhatur mirë qëllimin okupues të shtetit të Italisë ndaj Shqipërisë.
Këto çështje që, sipas Pervizit, ishin të një rendësie të parë Zogu ua la obrrtarëve të cilët e këshilluan që të mos bëhen shpenzime të kota në angazhimin për t’u mbrojtur nga italianët, meqë në atë kohë marrëdhëniet shqiptaro-italiane ishin jashtzakonisht të mira dhe nuk shihej ndonjë rrezik. Por ky ishte mendim i lakeive, ndërkaq profesionisti ushtarak Pervizi e kishtc nuhatur mirë qëllimin okupues të shtetit të ltalisë ndaj Shqipërisë, prandaj insistonte që të mos rrihej duar kryq para një rreziku qe nuk ishte larg. Mandej ndodhi pikërisht ashtu siç shprehte dyshimin Prenk Pervizi; ndodhi okupimi, respektivisht zbarkimi i forcave ushtarake italiane në bregdetin shqiptar në orën 6,30 të mëngjesit të atij prilli të zi të vitit 1939. Forcat italiane zbarkuan në Durrës dhe në rajone të tjera bregdetare, duke mos hasur në asnjë rezistencë serioze, në asnjë qëndresë të organizuar ushtarakisht.
Sidoqë, më vone, u shkruan faqe të tëra mbi mbrojtjen shqiptare nga invazioni italian, mbi rezistencen e madhe, e të tjera; e vërteta është se në Durrës ajo rezisrencë nuk zgjati më shumë se një orë e jo siç është thënë: Kjo vetëm nga qëndresa heroike e personale të kapterit të Marinës së Mbretërisë Shqiptare, Mujo Ulqinaku, që ra në kryc të detyrës si hero i vërtetë i flijuar për nderin e atdheut. Përmdryshe do shënuar se ishte një rezistencë sporadike, nga disa të shtena pushkësh të qytetarve durrsakë nga dritaret e shtëpive te tyre.
Në vend të rezistencës ishte ikja drejt kënetave të Gjolit e të Ishmit .
E vërteta gjithashtu është se oficerët më të aftë e më të të përgatitur; në vend që të ishin caktuar për mbrojtjen e atdheut, i kishin strukur skutave, pa ushtri e pa armatim. Eshtë interesant të thuhet se, me rastin e zbarkimit të italianëve, është më mirë të thuhet se para se ata të zbarkonin kishte edhe sabotime në mesin e ushtarëve dhc oficerëvc shqiptarë. Kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se topat që ishin në pozicionet et tyre në kodrën e Durrësit, u gjetën pa gjilpëra (!) Shih për këtë, duke hetuar mirëfilli këtë sabotim, edhe ato pak xhandarë që ishin të pranishëm dhe nga të cilët, mund (dhe duhej) pritej një formë rezistenc iken nëpër kenetat e Gjolt e të Ishmit. Ikja e tyre konfirmohej pas akteve te tradhëtisë që kishte ndodhur me largimin e oficerëve ushtarakë dhe me sabotimin e prishjen e armëve, siç ishte rasti i topave në kodrën e Durrësit.
Ngjarjet e mëvonshme pas zbarkimit të italianëve i përshtateshin një anarkie totale, nga e cila e pësoi popullata në rend të parë, por e pësuan edhe gjithë ata patriotë të betuar për mbrojtje të atdheut. Në mesin e tyre ishte edhe Prenka i cili si edhe të tjerët, ishte i shtrenguar të gjente ndonjë shteg.
Shtatë prilli i vitit 1939 gjëmoi kobshëm për shtetin shqiptar. Mbreti Zog nuk pati kohë të mendojë për asgjë, e besa s’ishte i aftë as të gëzohej (e kremtojë) për lindjen e djalit, Lekës, që ndodhi pikërisht në atë kohë. Në orën tetë të shtatë prillit u gjend në Qafèthanë, për të kaluar në Jugosllavi, por nuk e lejuan autoritetet kufitarc jugosllave, përveç mbretëreshes Gjeraldinë me fèmijën e sapolindur triditësh, dhe me suitën e vet të grave. Mbreti ishte i detyruar të ngujohet në postën kufitare të Qafèthanës. Aty vendosi për në Korçë, në shtëpinë e Gani Kullës në Zemblak, duke i çuar fjalë Prenk Pervizit përmes djelmëve të Gani Kullës.
Nga Folorina u dërguan mesazhe në të katër anët, por më kot, Shqipëria u okupua dhe shtetasit e Shqipërisë duhej t’i përshtateshin vullnetit të okupatorit.
Prenk Petvizi ishte i dekurajuar nga ngjarjet që zhvilloheshin shpejt e shpejt. Ai tani nuk kishte ndonjë ushtri të madhe, meqë krejt ishte e shkapërderdhun, pastaj edhe depot e armëve ishin zbrazur. Populli kërkonte armë e armë askund. Ushtria e Pervizit numëronte vetëm gjashtëdhjetë ushtarë e njëzet oficerërë, të cilët rrugët drejt brendisë së Shqipërisë, kështu që në mengjesin e tetë prillit italianët arrijnë në Tiranë . Prenka, me ato pak ushtarë dhe popullin bën plane për t’iu kundërënë forcave italiane, por i vjen lajmi se mbreti Zog e priste në Zemblak ku kishte sosur natën e tétë prillit
Sipas planit të Prenk Pervizit, mbreti Iargohet në Greqi
Prenk Pervizi, si gjithmonë, edhe kësaj radhe i përgjigjet ftesës së mbretit dhe arrin në Korçë dhe takohet me të. Me atë rast Pervizi si strateg, si ushtarak i regjur i propozon Zogut që të mos marrin rrugën e ikjes përtej kufijve, por që të dalin në mal, që të organizohen luftarakisht për t’u bërë italianëve rezistencë. Prenk Pervizit ishte se po të dite mbreti në mal, pas tij do të shkonte edhe populli dhe njëkështu rezistenca do të ishte shumë më e madhe. Por mbreti e refuzon këtë kërkesë të Pervizit me motiv se italianët pastaj do të masakronin popullin dhe s’do të lenin asgjë mbi tokë. Për këtë, mbreti, ia cakton detyrën Prenk Pervizit që të organizojë largimin e tij drejt Greqisë dhe Prenka, si gjithherë besnik i tij, bën atë gjë që i urdhërohet. Me komandën e Prenk Pervizit, e në bashkëpunim me oficerët e gardës, kolonel Hysen Selmanin, djalin e Gani Kullës toger Mehdi Kullën e të tjerë oficerë, kalimi në Greqi u realizua pa pengesa. Fillimisht u vendosën në Folorinë. Mbreti e mbajti Prenkën afér vetes gjatë gjithë kohës. Nga Folorina u dërguan mesazhe në katër anët, por më kot. Shqipëria u okupua dhe shtetasit e Shqiperisë duhej t’i përshtatëshin vullnetit të okupatorit. Në Folorinë u bënë plane të ndryshme dhe një ndër ato plane, propozimi i Zogut, ishte që ushtarakët më në krye Prenk Pervizin të kthehëshin në Shqipëri dhe të organizonin rezistencën luftarake. Kthimi i tyre menjëherë u realizua dhe Prenka u gjend në Tiranë, pikërisht në shtëpinë e tij ku u takua me Muharrem Bajraktarin, Fiqri Dinen, Hysni Demën, Sali Vuçitërnin, Ali Erebarën e të tjerë patriotë, duke zbatuar urdhrat e mbretit Zog, i cili do të vazhdontr të mbante lidhje me ta. Ndërkohë në male kishte rezistues qё mbanin uniformat e ushtrisë shqiptare, por të pa organizuar në mënyrë kompakte.
PO TE DILTE MBRETI NE MAL
PAS TIJ DO TESHKONTE EDHE POPULLI
. Forma veprimi të organizuara kundër italianëve
Prenk Pervizi me shokë e kishte obligim moral, mbase edhe ushtarak, që të gjenin forma veprimi të organizuara kundër italianëve dhe, për këtë, kishte rrezikuar të gjendej në shtëpinë e tij në Tiranë, shtëpi kjo e cila u bë një lloj çerdheje për afrimin e atyre që pajtoheshin me rezistencën kundër ushtrisë italiane. Përkundër të gjitha sabotimeve, mandej edhe tradhtive të ndryshme pikërisht ne kuadër të ushtrisë një pjesë e madhe e ushtrisë shqiptare e pranonin konfrontimin me italianët, andaj edhe nuk pranonin urdhrat e tyre. ltalianët me zbarkimin në trullin shqiptar e kishin parasysh aleancën me një pjesë të ushtrisë shqiptare cila, sipas tyre, do të inkuadrohej brenda ushtrisë italiane.
Por Prenk Pervizi me shokë, të cilët e njihnin si kreun e ushtarake, ishin kundër çdo bashkëpunimi me okupuesin, prandaj edhe bënin plane për t’iu kundërvenë në të gjithë format dhe në të gjithë pikat. Këto qëndrime Prenk Pervizi ua bëri të njohura edhe gjeneralëve italianë duke u shpjeguar se e kishin të kotë qëndrimin në Shqipëri. Ai pati kontakte me gjeneralët Guzzoni e Pariani. Bile ky i fundit ishte mëkëmbësi i mbretit të Italisë. Qëndrimi mospërfillës i Prenk Pervizit ndaj forcave të huaja u dëshmua edhe në aksione konkrete në terren, edhe jo vetëm kundër ushtrisë italiane në Shqipëri por edhe në frontin e luftës italo-greke ku iu kundërvue ushrisë fashiste duke mos pranuar që të luftonin për italianët.
DISFATA ITALIANE PER SHKAK TE USHTRISE SHQIPTARE
Ushtria italiane në këtë luftë me grekët kishte pësuar humbje të mëdha, ndërkaq shkaktarët kryesorë të humbjes së tyre ishin braktisja e organizuar e frontit të luftës nga ushtria shqiptare e udhëhequr nga Prenk Pervizi. Lidhur me këtë ekzistojnë edhe raportet nga frontet e luftës të mareshallit Badoglio, i cili raportonte para mbretit Viktor dhe para qeverisë së Musolinit. Ai thoshte në ato raporte se disfata e ushtrisë italiane u bë për shkak të ushtrisë shqiptare e jo të asaj greke. Ai në raportet e tij thoshte se “ushtria shqiptare na ka tradhtuar … ” Raportet e mareshallit Badoglio ishin aq bindëse sa që, edhe vetë Duçeja do t’ia raportonte Hitlerit, i cili ishte shumë i zhgënjyer nga paaftësia italiane në frontin me grekët. Kur tashti në distancë merren në analizë raportet ushtarake, përkatësisht raportet e forcave mes ushtrive të konfrontuara, shihet se Hitleri e kishte shlyer ltalinë si aleate mu për shkak të paaftësisë së saj në frontet e luftës dhe, për këtë, Gjemania ndërmerr aksione të mëdha invaduese. Brenda afatit kohor prej dy javësh e shkel Jugosllavinë dhe Greqinë për ta shpëtuar Italinë nga turpi. Ky operacion gjerman shkatoi shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pas asaj shpërbërje u krijuan shtete e Kroacisë dhe Sllovenisë. Ndërkaq disa toka iu kthyen Hungarisë, Rumanisë e Bullgarisë. Me këtë rast Kosova dhe trojet e tjera shqiptare iu ngjiten Shqipërisë. Këto aksione që ishin kryekëput gjermane, nacionalistët shqiptarë deshten ti shfrytëzojnë, duke bërë përpjekje që Kosova të mbetej tash e tutje shqiptare pa të drejtë që të futet nën pushtetin serb.
Pas konfrontimeve negative në jug, në luftën humbëse kundër grekëve, italianët morën masa ndaj ushtrisë shqiptare, duke e hequr nga fronti e duke e izoluar në malet e veriut, si në Pukë e gjetke.
Prenk Pervizi përforconte radhët
Njëkështu, italianët arritën ta izolojnë ushtrinë shqiptare në Pukë të prirë nga Prenk Pervizi. Megjithkët Prenk Pervizi nuk e kishte ndërmend të ndalej. Ai përforconte radhët. Në ndërkohë ra në kontakt me komandantë të tjerë, si me Muharrem Bajraktarin që ishte në krye të forcave të Lumës, pastaj me Llesh Marashin, Abaz Kupin dhe forcat e Mit-hat Frashërit, si dhe me patriotë të tjerë. Gjithashtu ra në kontakt me gjeneralin Aqif Pennetin që ishte në Kosovë, me Mehdi Frashërin në Romë etj. Pas këtyre kontakteve për konsolidimin e radhëve në frontin e përbashkët, vetëm pritej një mesazh i Zogut pa të cilin mesazh nuk mund të bënin aksione. Mirëpo, anglezët që kishin një mision pranë forcave nacionaliste-zogiste te Abaz Kupit i penguan konfrontimet dhe mund të jetë shkaku i tyre pengesë edhe për Zogun që të japë mesazhe lufte. Prandaj edhe forcat të udhëhequr nga komandantët e gatshëm u stopuan.
Prenk Pervizi megjithkëtë nuk ndejti duarkryq, e as që e mori arratinë ashtu siç kishin vepruan edhe shumë të tjerë. Në gushtin e vitit 1943 atë e shohim pёrkr&ahёs tё Mbledhjed Mukjes ku mirren vendimet me interes për bashkimin kombëtar të forcave, pavarësisht nga përkatësitë ideologjike e partiake, edhe Prenk Pervizi ishte mbështetësi kryesor i këtij qëndrimi të kësaj mbledhjeje të rëndësishme.
Me atë rast, në qeverinë që do të formohej, Prenk Pervizi ishte propozuar në detyrën e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura shqiptare.
Dorëzimi pa kushte ushtrisë italiane
Siç dihet më 8 shtator të vitit 1943 ndodhi kapitullimi i Italisë, ndërkaq Prenk Pervezi me një grup oficerësh madhorë, në mesin e të cilëve ishin edhe gjeneralët Aqif Permeti e Gustav Mirdashi, marrin në dorëzim komandën nga gjenerali Dalmazzo, duke ia imponuar dorëzimin pa kushte të ushtrisë italiane në gjithë territorin e Shqipërisë. Pas këtij dorëzimi ushtria italiane u shpëmda duke u vendosur e strehuar, pa armë, pranë familjeve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë.
USHTRIA SHQIPTARE E PERFORCUAR ME TRUPA VULLNETARE TE KOSOVES
Krerët e Shqipërisë të gjendur në male (ndonëse kishin mundësi të largohëshin) për një kohë të shkurtër u asgjësuan pothuaj të gjithë. U pushkatuan ose u vranë shumica, si Prek Cali, Mark dhe Llesh Gjonmarkaj, Llesh Marashi, Cen Elezi, Halil Alija, Anton Arapi, Let Nosi, Maliq Bushati, gjeneral Aqit Permeti e shumë të tjerë .
Më 23 shtator të vitit 1943 Asambleja Kushtetuese vendosi krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar, ku vendet kryesore i zunë zogistët. Me atë rast kryeministër i parë u zgjodh Rexhep Krasniqi,pas tij Ibrahim Biçaku, dhe i fundit Fiqri Dine. Ministër i Mbrojtjes gjeneral Prenk Pervizi, kurse komandant i xhandarmërisë kolonel Hysni Dema, etj.
Si komandant i mbrojtjes kombëtare, gjeneral Pervizi e kishte për detyrë të dorës së parë mbrojtjen e kufijve etnikë të veriut të Kosovës për të penguar orvajtjet e Serbisë për ripushtimin e Kosovës. Për këtë gjeneral Pervizi pat bërë disa vizita në Kosovë për të përforcuar frontin në ata pjesë ku ishin të stacionuar regjimentet e rregullta të ushtrisë shqiptare, që udhëheqeshin nga komandantët, kolonel Qazim Komani e Fuad Dibra, dhe oficerë të tjerë efektivë si Shefki Shatku, Lekë Mergjini, Gjon Qipin e të tjerë. Regjimentet u përforcuan me trupa vullnetare të Kosovës nën komandën e prijësve të tyre e që, pastaj morën gradat përkatëse sipas rangut dhe kontigjenteve të forcave të tyre.
Kosovën brenda kufijve të Shqipërisë e kundërshtonin serbët e rusët.
Prenk Pervizi punonte asisoji që përfundimi i luftës ta gjente Kosovën brenda kufijve të Shqiperësë etnike. Por këtë ide e kundërshtonin jugosllavët dhe rusët, dhe fatkeqësisht as aleatët amerikano-anglezë nuk kishin qëndrime të prera, ose thënë ndryshe – Kosovën e shihnin nën juridiksionin e shtetit sllav. Në këtë derjtim jugosllavët pastaj krijuan partinë shqiptare të komunistëve, përmes së cilës do të arrinin në përçarjen kombëtare, duke denoncuar vendimet e arritura në Mukje, e duke kurdisur një luftë nacionalçlirimtare të udhëhequr nga këshilltarët jugosllavo- sovjetikë dhe të furnizuar nga ab ngloamerikanët, për të vetmin qëllim që Kosdva t’i kthehej Serbisë, dhe që, më vonë, edhe Shqipëria të përfshiihej në Federatën Jugosllave të Titos, e në perandorinë pansllav të Stalinit.
Vetë Enver Hoxha me stafin e tij ishte i pari që e tradhëtoi Mukjen.
Kjo ishte një politikë e menduar (dhe e panifikuar) gjatë nga nomenklatura pansllave, e cila nomenklaturë politike gjhithmonë kërkonte rrugëdalje në bregun shqiptar. Për këtë u bënë nënshkrime të mëdha, mbase edhe vrasje e shkatërrime të qenies shqiptare kudo që ajo të paraqitej me idenë kombëtare për mbrojtje të vetvetes. Nacionalistët shqiptarë në asnjë mënyrë nuk mund ta aprovonin një politikë të tillë shkatërrimtare për shqiptarët, një politikë tradhtare, prandaj nuk pranuan të bashkëpunojnë adhtoi me forcat komuniste të Enver Hoxhës, sado që pëlqimi për një politikë kombëtare në Mukje ishte i pranueshëm për të gjithë. Vetë Enver Hoxha mes stafin e tij, ishte i pari që tradëtoi Mukjen. Jo vetëm Prenk Pervizin por edhe gjithë të tjerët në krye të ushtrisë shqiptare, të asaj ushtrie profesionale që e kishtc traditën dhe shkollimin e duhur nuk pranuan koncepte me emblemën e internacionalismit komunist. Komunistët shqiptarë në të vërtetë e kishin krahun drejt imperatorisë hegjemoniste sllave, drejt Rusisë. Falë këtij qëndrimi gjenerali me përvojë, Prenk Pervizi, bashkë me bashkëpunëtorët më besnikë dhe ata ushtarë që ishin rreshtuar pranë tij u gjend në male, duke pasur premtimin anglez se do të furmizohej me armë dhe, kësisoji, do të arrihej krijimi i forcave të rezistencës nacionaliste. Këto forca do të ishin nën komandën e gjeneral Prenk Pervizit. Ky plan, megjithkëtë, u sabotua prej vendimit të komandës aleate të Mesdheut, komandë kjo e cila nuk pranonte të ndihmonte nacionalizmin shqiptar, por në të kundërten do të ndihmonte forcat komuniste
Prenk Pervizit partizanët ia dogjën shtëpitë në Laç e në Skuraj
Nderkaq gjendja shkoj drejt keqesimit. Anglezët u larguan. Nacionaliste u strehuan në malet e krahinave të tyre (ata qe nuk iken, si Abaz Kupi me shokë). Por para se me u largue anglezet morën vesh djegien e shtëpisë së Prenk Pervizit në Laç, ku ai kishte propozue te krijonte frontin e rezistencës. Anglezët ishin shprehur se nuk duhej ta bente atë punë, për të mos u bërë shkak i një lufte civile vllavrasëse. Le të djegin komunistët e t’u mbetej atyre faji, për të cilën do të jepnin llogari, kur te merrte fund lufta e të qëtësohej gjendja në Shqipëri. Ata do të ndërhynin në këtë mes, që të zbatohëshin rregullat demokratike.
Kështu Prenk Pervizi u detyrua të strrhohej në malett e Kurbinit në pritje deri dy vjet të një ndërhyrje të Aleatëve, sipas premtimeve te dhena. Kjo nuk ndodhi, Du vjetët kaluan. Atëherë Gjenerali vendosi të largohet në Greqi. I vetmi vend ku mund të gjente shpëtim.
I STREHUAR TE MIQT E VJETER MIRDITORE
Kalimi në Greqi i jepte edhe një shans që të bashkëbisedonte me aleatët të cilët, ndoshta, do të mund të dakordoheshin për t’i ndihmuar në formimin e një fronti kundër komunistave, për ta përmbysur atë sistem në Shqipëri. I veshur si fshatar kurbinas dhe i shoqëruar nga kusheriri i tij Llesh Nikollë Lleshi, ai zbriti nga malet e Skurajve dhe të Kurbinit dhe u fut në Tiranë, pikërisht në atë kohë të kulmit të ushtrimit të terrorit komunist.
Ishte kjo një ndërmarrje tejet e guximshme e cila mund të kishte pasoja të mëdha por Prenk Pervizi ishte mësuar me rreziqe të tilla gjatë tërë jetës së tij aktive ushtarake. Ai qëndroi në Tiranë i fshehur e i strehuar te disa miq të vjetër që ishin kryesisht mirditorë, siç ishte Ndue dhe Llesh Geziqi të cilët e mbajtën në shtëpinë e tyre dhjetë ditë rresht. Prenk Pervizi në shtëpinë e miqve organizoi arratisjen e tij në Greqi, mendihmën e miqve besnikë, dy djemve të tij dhe shoferit trim nga Korça, Llazi Sterjo, i cili e mori me makinën e vet duke e përcjellur deri në Bilisht të Korçës prej ku pastaj Prenk Pervizi kaloi kufirin i transformuar si gazetar i huaj. Ky transformim para organeve policore kufitare për të nuk ishte i vështirë ngase njihte gjuhë të huaja. Gjatë asaj kohe kur Pervizi kishte arritur në Greqi forcat e ndjekjes të Sigurimit gjendeshin në malet e Kurbinit duke e kërkuar për likudim gjeneralin.
LAJMERIMI RADIOS FOLORINES NE GREQI
Forcat komuniste të ndjekjes u tërhoqen nga malet e Kurbinit vetëm atëherë kur gjenerali u lajmërua përmes valëve të Radio Florinës në Greqi. Me atë rast foreat e Sigurimit moren vërejtje të rënda, ndërkaq në komandën e kufirit u bënë shkarkime me urdhërin e vetë diktatorit.
Në Greqi Prenk Pervizi qëndroi 19 vjet në saje të një miku të vjetër që ishte shumë i pasur . Edhe gjatë qëndrimit në Greqi Prenk Pervizi gjithëherë ishte në kontakt me rrjedhat historike të vendit të tij, mandej disa herë edhe u angazhua drejtpërdrejti në organizimin e ndonjë grupi i cili do të bënte diverzione dhe ishte në kontakte me autoritete të huaja prej të cilëve kërkonte mbështetje.
Në këtë drejtim është interesant të theksohet koha e luftës në Vietnam. Pas konsulltimit që pati me Muharrem Bajraktarin e oficerë të tjerë të mërguar, paraqiti një plan për krijimin e një force ushtarake shqiptare që do të merrte pjesë në luftën antikomuniste në Vietnam.
Për këtë dërgon një letër në adresë të kryetarit të atëhershëm të SHBA-ve, Xhon Kenedit. Një kopje e dokumentave iu drejtua Komitetit “Shqipëria e Lirë” në Amerikë që ta ndiqte porosinë te qeveria e Washingtonit, duke theksuar rëndësinë që ky organizim ushtarak do të kishte për shpëtimin e Shqipërisë. Komiteti të eilit iu drejtua gjeneral Pervizi nuk bëri gjë, nuk i përcolli siç duhej porositë në adresën e qeverisë amerikane dhe kjo iniciativë u hesht.
VENDOSJA NE BELGJIKE NE VITIN 1966 E DERI NE VEDKJE
6 shtator 1977.
Në vitin 1965 Prenk Pervizi kaloi në ltali ku qeveria italiane i propozoi të inkuadrohej në ushtrinë efektive të ltalisë, me kusht që të merrte nënshtetësinë italiane. Ai atje kishte mjaft miq me të cilët ishte shkolluar, por Pervizi e refuzoi atë propozim dhe, një vit më vonë, domethënë më 1966 vajti në Be1gjikë, u vendos në Bruksel, aty ku ishin edhe miqt e tij Muharremi e Fiqriu. Gjatë gjithë kohës së mërgimit ai mbajti një qëndrim të pavarur nga partitë politike duke kritikuar përçarjet e shqiptarve e duke i ftuar vazhdimisht shqiptarët për të qenë të bashkuar. pavarësisht nga opinionet e tyre politike. Në festën e fundit të 28 Nëmorit 1976, ku mori pjesë, mbajti një fjalim që mbeti i ngulitur në mendjet e të gjithëve. duke theksuar se – sa herë që shqiptarët kanë qenë të bashkuar kanë arritu suksese të mëdha në historinë e tyre, prandaj, thoshte ai, gjithsesi duhet arritur ky bashkim për ta shpëtuar …Shqipërinë nga komunizmi
. I ngarkuar me peshën e viteve por edhe nga sëmundja që e zuri befasisht, gjeneral Prenk Pervizi vdiq me 7 shtator të vitit 1977 në Bruksel. Miku i tij i madh Muharrem Bajraktari i qëndroi pranë deri në momentin e fundit të jetës së tij.
Gjithashtu i qëndruan pranë edhe miqtë e shumtë të mërgimit në diasporë. Në ceremonialin e varrimit të tij nuk mund të merrte pjesë asnjë anëtar i aferm i familjes së tij, meqë ata për 45 vjet rresht u gjenden të persekutuar në burgje e kampe përqëndrimi, ku lanë 23 viktima (nga trungu familjar dhe kushёrijtё e fisi). Krejt çka ishte në emër e pronёsi tё tij, shtёpi, dokumentё etj. ishin djegur e konfiskuar.
Kjo intervistё esklusive mbetet si njё dokument themelor i jetёs dhe veprimtarise se Gjeneral Prenk Pervizit, tepёr e veçantё dhe e rёndёsishme pёr tu marrё nё konsideratё nga historianёt, pёr shtrimin e drejtё tё historisё. Shtojmё se nё intervistёn mungojnё disa detaje qё ne kemi arritё tё plotёsojmё nё njё vepёr biografike pёrmbledhёse, ku pёshkruhёt nё mёnyre tregimtare gjithё jeta e tij, ashti siç ёshtё zhvilluar me detyrat e misionёt qё ka kryer brenda e jashtё shtetit. Vendimtare nё jetёn e tij, ёshtё njohja me Ahmet Zogun qё nё vite e para tё djalёrisё e bashkёpunimin e vazhdueshёm nё pёrpjekjet pёr forcimin e Shtetit tё ri shqiptar tё sapo dalё nga Kongresi i Lushnjёs e nё vazhdim sa sundoi nё Shqipёri. I vetmi njeri i njohur botёrish nga shqiptarёt si mik, besnik e krah i djathtё i Mbretit Zog, nё kushtet mё tё vёshtira, tё cilit mё se njёherё i doli zot nё situatat mё tё rrezikshme, deri nё ngjarjёt e 7 prillit 1939 kur e mbrojti dhe mori urdhёrin qё ta shoqёronte nё Greqi. Fundi i Mbretёrisё shqiptare.*(Marre nia libri“GJENERAL PRENK PERVIZI”)
120 vjetori 1897-2017
Intevista, artikuj, shkrime, pregatitur nga i biri Lek Pervizi/
Komentet