“Ruajeni Vatren nga ata që ju ka rënë rruga vonë kah Vatra”
Nuk ka se si të mos jem i trishtuem kur shoh kyt gjendje anarshie në Vatër dhe në Diell.
Asht jashtë çdo imagjinate që editori i Gazetës Dielli, nje alien i kohëve të fundit në USA, me mendësi bajraktari rural shqiptar, të censurojë shkrimet etike, të heqë të drejtën e komenteve, apo të bllokojë hyrjen dhe leximin e Gazetës Dielli, vatranëve shqiptarë, të edukuem me kulturën, ligjin, lirite dhe jetën amerikane. Aq më keq, kur këta Vatranë kanë dhënë kaq shume për Diellin, por edhe e paguajnë me kuotat e anëtarësisë këtë gazetë, gjithashtu paguajnë edhe editorin e Diellit.
Ky mendoj unë, asht një akt hakmarrës primitiv, akt që nxit konflikte, nxit urrejtje dhe shmang kritiken dhe debatin konstruktiv, kaq të munguar dhe të nevojshëm në Vatër. Po ashtu asht edhe një akt djallëzor që ka për qëllim vënjen e gazetës Dielli në shërbim të axhendës se një grupi të vogël në kupolën e Vatrës, që faktikisht janë bataku i saj, dhe e dyta duan që të frikësojnë vatranët e tjerë, që nëse flasin apo shkruajnë, kështu do ta pësojnë.
Bllokimet dhe përjashtimet nuk janë asesi vepra të një vllaznie të mbledhur për një qëllim të mirë të përbashkët, por janë janë qartazi metoda të agjensive të zbulimit, sikurse ka qenë Sigurimi i shtetit, UDB-ja apo Shërbimi Informativ, me axhenda te caktuara jovatrane, meqë flitet se këto struktura kanë agjentët e tyre tashma edhe në Vatër dhe Diell. Në Vatër besoj i njohin respektivisht.
Prandaj e mbështes Agustinin dhe degën e Vatres në Mannhatan, por edhe Visarin, Lekën, Cezarin, Aranitasin, Blloshmin e të tjerë, të cilët po kërkojnë fjalën e lirë, për të cilën fjalë të lirë u persekutuan në komunizëm dhe një lloj persekutimi per se dyti po ju bëhet edhe këtu në Vatër dhe në vendin e lirive.
E ndjej dhimbjen dhe e kuptoj revoltën e Agustinit, mbasi ka më se një vit që editori i Diellit, për një koment kritik etik timin, ndaj një shkrimi vulgar të nënkryetarit, të mbushur me urrejtje, shpifje, përçmim dhe fjalor banal, jo vetëm më hoqi të dejtën për komente, por më bëri një bllokim total në Gazetën Dielli qe të mos kem mundesi as ta lexoj, po ashtu më ndaloi gazetën në print, megjithëse e kisha paguar. Sa të vegjël që janë.
Sa mirë dhe bukur drejtuesit e Diellit, dmth kryetari i Vatrës, u largua nga lufta në Kosovë për ti shpëtuar luftes dhe vdekjes, Amerika e priti, i dha liri, te drejta, strehë e bukë; editori i Diellit, erdhi një fukara nga një zonë që thonë “atje ku ha pula gurë”, ia hapi derën Amerika me gjitha të mirat, edhe Vatra po ashtu dhe bëri “bark”.
Por nga ana tjetër këta njerëz sa keq që I përdorin të mirat, liritë, tolerancen dhe të drejtat që ju jep Amerika. Standartin që ju dha Amerika e huaj, këta nuk duan që ta zbatojnë për sivëllaun e tyre shqiptar por bëhen tiranë të vegjël shpirtëzinj. Shyqyr o Zot që nuk kanë më shumë në dorë.
Kaq mund t’ju them atyre: si do të ndiheshit ju nëse dikush ua bën juve këtë që ju po ju bëni të tjerëvë. Ai i frigoheni ndopak Zotit. Nëse nuk njihni Zot, Karma nuk do të ketë mëshirë për ju.
“Ruajeni Vatren nga ata që ju ka rënë rruga vonë kah Vatra”, sa bukur pati thënë i ndjeri Dalip Greca
Gazeta Dielli censuron Kryetarin e Vatra Manhattan Branch – ndërsa editori thotë se gazeten e drejton Elmi Berisha, drejtohuni atij për çdo gjë