Shtetet e Bashkuara janë në mes të një krize të paparë të shkaktuar nga një armik i padukshëm që ka infektuar botën. Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare që të frenojë përhapjen e pandemisë së Coronavirus (COVID-19), e cila kërcënon stabilitetin ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit. Zyrtarisht, mbi 13,000 njerëz tashmë janë të infektuar dhe 200 kanë vdekur, por shifrat e vërteta do të dëshmohet se janë shumë më të larta.
Tre probleme kanë dalë në pah nga kriza në përshkallëzim – përgatitja, udhëheqja dhe përgjigjia. Vendi, qartësisht, nuk ishte i përgatitur për një emergjencë mbarëkombëtare dhe u harxhua shumë kohë midis zbulimit dhe veprimit për të luftuar dhe mbrojtur njerëzit nga COVID-19. Një zyrë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e cila ishte e ngarkuar me monitorimin dhe dhënien e shpejtë të paralajmërimit mbi kërcënimet globale ndaj shëndetit, në të vërtetë, u pat shpërndarë nga administrata e Donald Trump.
Udhëheqja e Presidentit Trump, gjithashtu, u provua të jetë e papërshtatshme dhe e pamjaftueshme për një krizë kombëtare. Në javët e para kritike për përhapjen e pandemisë, gjatë janarit dhe shkurtit, Shtëpia e Bardhë e shfaqi kërcënimin si më të vogël, ndërsa përkrahësit e tij dhe media pro-Trump e qetësuan publikun në një sens të rremë sigurie. Urgjenca u politizua; në një pikë të caktuar, mbështetësit e Trump pretenduan se rreziku i virusit ishte një mashtrim i Demokratëve dhe “medias së rreme”. Trump, gjithashtu, nuk ka arritur të mobilizojë solidaritetin ndërkombëtar duke fajesuar kryesisht Kinën dhe Europën për përhapjen e virusit.
Përgjigjet e brendshme në kufizimin e infektimit kanë qenë të ngadalta dhe të pakoordinuara. Disa javë vonesë nga qeveria federale disave i ka kushtuar jetën dhe ka rritur shumë përhapjen e infeksionit. Kjo është e dukshme në mungesën e pajisjeve për testime dhe në numrin e pamjaftueshëm të shtretërve spitalorë, respiratorëve dhe mjeteve të tjera thelbësore. Planifikimi i dobët teknik dhe organizativ është përkeqësuar nga mungesa e koordinimit dhe udhëzimit në nivel federal. Kjo ka bërë që shumë qeveri shtetesh dhe bashki në qytete të ndërmarrin nisma vetjake dhe bashkëpunim horizontal në blerjen e pajisjeve të nevojshme mjekësore.
Në horizont nuk duket asnjë vaksinë dhe ekspertët besojnë se do duhen deri në tetëmbëdhjetë muaj për të testuar katërcipërisht dhe aprovuar çfarëdo ilaçi. Prandaj, detyra më urgjente është frenimi i virusit brenda shifrave që nuk e mposhtin shërbimin shëndetësor amerikan. Ekspertët më të mirë mbi sëmundjet ngjitëse të qeverisë federale kanë pohuar se një mbyllje e plotë kombëtare dy-javore ishte e nevojshme, por Shtëpia e Bardhë beson se kjo do të ishte tepër shkatërruese. Si alternativë, çdo shtet ka marrë masat e veta për të kufizuar përhapjen e virusit dhe Kalifornia sapo ndërmorri një izolim në mbarë shtetin.
Zyrtarët e shëndetësisë, politikanët dhe drejtuesit e bizneseve po bëjnë thirrje për “distancim social” për të inkurajuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangin çdo tubim publik. Shkollat, restorantet dhe baret janë mbyllur në shumicën e shteteve dhe aktivitetet sportive janë anuluar.
Një studim i fundit epidemiologjik parashikon që nëse nuk merren masa madhore, COVID-19 mund të rezultojë në më shumë se një milion vdekje në Shtetet e Bashkuara. Shumica e viktimave do të ishin të moshuar ose ata me sistem të dobët imuniteti.
Qeveria federale ka qenë e ngadaltë në mobilizimin e ushtrisë, përfshirë korpusin e inxhinierëve të ushtrisë për të ndërtuar spitale të përkohshme dhe struktura të tjera për të testuar dhe trajtuar pacientët. Sidoqoftë, anëtarët e Gardës Kombëtare janë thirrur nga guvernatorët në mbi pesëmbëdhjetë shtete për të ndihmuar në trajtimin e krizës, duke shpërndarë ushqime dhe higjenizuar hapësirat publike.
SHBA është përballë afrimit të tre rreziqeve të tjera: ekonomike, sociale dhe politike. Vendi është në prag të recesionit ekonomik, të ngjashëm me krizën financiare të vitit 2008, i dukshëm në paqëndrueshmërinë e tregut të bursës. Skenari më i mirë është që tronditja ekonomike do të jetë e thellë, por e shkurtër, me rritje e rikuperim gjatë peridhës së mëvonshme të këtij viti, pasi dyqanet dhe bizneset të rihapen. Por pesimistët e ekonomisë paralajmërojnë për dëme më afatgjata, përfshirë papunësi masive dhe falimentimin e biznesit të vogël, çfarë e bën të domosdoshme ndihmën e madhe shtetërore e çfarë do rrisë edhe më borxhet masive të Amerikës.
Kanosja shoqërore e tejzgjatur mund të çojë në “blerje prej panikut” të produkteve ushqimore, plaçkitje dhe trazira, kufizime, dhe zbatimin me detyrimin e policisë. Ndërsa frika për destabilizim shoqëror shtohet, dyqanet e armëve raportojnë një shumëfishim në shitjen e tyre, pasi disa qytetarë po përgatiten për dhunë të mundshme. Planifikime, gjithashtu, po ndërmerren për shpalljen e mundshme të ligjit ushtarak, në rast se qeveria civile mbetet e pamjaftueshme ose ka ndonjë shkatërrim shoqëror në disa qytete të mëdha.
Rreziqet politike gjithashtu mund të jenë të rënda nëse pandemia intensifikohet gjatë muajve të verës. Nëse zgjedhjet presidenciale dhe kongresionale të nëntorit shtyhen, në këtë klimë politike shumë të polarizuar, kjo mund të përkeqësojë mosmarrëveshjet militante dhe të minojë legjitimitetin e procesit politik e madje edhe vetë presidencën. Në kohë krize është e rëndësishme të mos ngjallet frikë, por duhet të jemi të përgatitur për të gjitha pasojat e skenarit më të keq.

Dita 61, Albania
AMERICA’S NATIONAL EMERGENCY
Janusz Bugajski, 20 March 2020
The United States is in the midst of an unprecedented crisis precipitated by an invisible enemy that has infected the world. President Donald Trump has declared a national state of emergency to contain the Coronavirus (COVID-19) pandemic, which threatens the country’s economic, social, and political stability. Officially, over 13,000 people have already been infected and 200 have died, but the real figures will prove much larger.
Three problems have been exposed by the escalating crisis – preparedness, leadership, and response. The country was clearly not prepared for a nationwide emergency and too much time was wasted between detection and action to combat and protect people from COVID-19. An office in the National Security Council that was tasked with monitoring and providing early warning of global health threats was actually disbanded by the Donald Trump administration.President Trump’s leadership has also proved inadequate and unsuited for a national crisis. In the critical early weeks of the spreading pandemic, during January and February, the White House downplayed the threat, while his supporters and the pro-Trump media lulled the public into a false sense of security. The emergency was politicized – at one point Trump’s backers claimed that the danger of the virus was a hoax perpetrated by the Democrats and the “fake media.” Trump has also failed to mobilize international solidarity and has cast the blame primarily on China and Europe for spreading the virus.
The domestic responses in containing the contagion have been slow and uncoordinated. Several weeks of delay by the federal government has cost lives and magnified the spread of infections. This has been evident in a lack of equipment for testing and an inadequate number of hospital beds, respirators, and other essential supplies. Poor technical and organizational planning has been exacerbated by a lack of coordination and guidance at the federal level. This has led several states and city governments to undertake their own initiatives and horizontal cooperation in acquiring necessary medical equipment.
There is no vaccine on the horizon and experts believe it will take up to eighteen months to fully test and approve any remedy. Hence, the urgent task is to contain the virus within numbers that do not overwhelm the U.S. health service. The federal government’s top infectious-disease experts asserted that a complete two-week national shutdown was necessary, but the White House believes this would be too disruptive. Instead, each state has pursued its own measures to contain the virus and California just imposed a state-wide lock-down.
Health officials, politicians, and business leaders are pushing for “social distancing” to encourage people to stay at home as much as possible and avoid any public gatherings. Schools, restaurants, and bars have been closed in most states and sports events cancelled.
A recent epidemiological study predicts that without major actions, COVID-19 could lead to more than a million deaths in the United States. The majority of casualties would be older people or those with weak immune systems.
The federal government has been slow to mobilize the military, including the army corps of engineers to build temporary hospitals and other facilities to test and treat patients. However, members of the National Guard have been called up by governors in over fifteen states to help deal with the crisis by distributing food and sanitizing public areas.
America faces three other looming dangers: economic, social, and political. The country is on the verge of economic recession similar to the 2008 financial crash, evident in the volatility of the stock market. The best-case scenario is that the economic shock will be sharp but short, with growth recovering later this year as stores and businesses reopen. But economic pessimists warn about more long-term damage, including mass unemployment and bankruptcy of small business necessitating enormous state aid that will further balloon America’s massive debts.
The prolonged social dangers could lead to panic-buying of grocery staples, looting, and rioting, curfews, and police enforcement. As fear of social disorder intensifies, gun stores are reporting a surge in weapons sales as some citizens prepare for potential violence. Planning is also taking place for the possible introduction of martial law in case civilian government is incapacitated or there is social breakdown in some major cities.
The political dangers can also be grave if the pandemic intensifies through the summer months. If the November presidential and congressional elections are postponed in a highly polarized political climate this can exacerbate partisan disputes and undermine the legitimacy of the political process and even the presidency itself. In times of crisis it is important not to stoke fear but one must also be prepared for all worst-case consequences.
Komentet