Është gjetur trupi i pajetë i 16 vjeçarit, i cili ka rënë ditë më parë në lumin Bistrica të Pejës.
Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën anëtari i klubit të zhytjes “Trepça” Besnik Neziri.
Ai tha se trupi i pajetë i 16 vjeçarit të familjes Berisha nga Gllavicica e Pejës është gjetur nën gërmadha të pemëve, një kilometër larg vendit ku i ndjeri kishte rënë.
Trupi i të tij është marrë nga ndihma e shpejtë, ndërsa policia rajonale e Pejës, pjestarë të FSK-së dhe njësiti i zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.
Komentet