Kështu thonë dy burra, duke e pasur fjalën tek një tren që i humbi gjurmet në Poloni
VOAL – VARSHAVË, 21 GUSHT – Shufra floriri plot 300 tonë dhe objekte të çmuara të cilat ishin plaçkitur nga Polonia prej nazistëve pak para kapitullimit të tyre, gjurmët e të cilave në atë kohë humbën menjëherë, duket se tashmë janë gjetur, shkruan voal.ch.
Dy burra, një polak e tjetri gjerman, bënë të ditur në fakt se kanë zbuluar ku gjende treni legjendar në të cilin qe ngarkuar materiali i çmuar, i cili vinte nga thyerja e bankave, mujzeve dhe kështjellave. Në shkëmbim të informacioneve mbi vendin e gjetjes, të dy partnerët kërkuan 10% të vlerave të thesarit në një letër që ata ia kanë dërguar landit Walbrzych. Në pritje të dhënies së përgjigjes, autoritet kanë vendosur hapjen e hetimeve.
Sipas dida ekspertëve, treni ishte i gjatë 150 metra, ishte i koracuar dhe i mbrojtur nga topat. Por askush nuk i ka parë dokumentet që e vërtetojnë ekzistencën e tyre. Dihet ndërkaq se në zonën Walbrzych, Rajhu i Tretë i detyroi të burgosurit të gërmonin një galeri të thellë me kilometra. Njëra prej tyre gjendet në thellësi rrezë malit Sobisz, një tjetër nën minierën e Ksiaz, por nuk janë përcaktuar se ku ndodhen. ANSA
Komentet