Një profesor universitar i cili është zhdukur në rajonin rus të Çeçenisë muajin e kaluar, është gjetur i vdekur natën e Vitit të Ri.
Trupi i Khizir Yezhiyevm, një profesor i ekonomisë në Universitetin Shtetëror Teknik të Naftës në Grozni, është gjetur në periferi të Roshni-Chu, lokacion në jugperëndim të kryeqytetit rajonal.
Studentët e universitetit thanë se e kanë parë profesorin duke u arrestuar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit në Grozni, më 19 dhjetor.
Por, Ministria e Punëve të Brendshme në Çeçeni nuk e ka konfirmuar nëse ai qe arrestuar.
Disa media në Çeçeni thanë se Khizir Yezhiyevm ishte rrëmbyer.
Paraburgimet e paligjshme nga forcat e sigurisë janë një problem i madh në Çeçeni.
Aktivistët thonë se kreu rajonal që e ka mbështetjen e Kremlinit, Ramzan Kadirov, mbijeton nga frika që ua krijon banorëve dhe abuzimet ndaj tyre.
Komentet