Federata e Futbollit të Kosovës duket se e ka gjetur ilaçin për të dalë me ndonjë rezultat të mirë në kualifikimet për Botërorin “Rusi 2018”.
Pas barazimit me Finlanën dhe humbjeve ndaj Ukrainës dhe Kroacisë, Kosova ka gjetur një metodë se si të dy humbjet t’i rikthejë në fitore. Dhe këtë e ka nisur me Kracionë, na e cila pësoi me rezultatin 6 me 0.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka përsëritur lojën me Kroacinë pa praninë e Kroacisë në fushë, duke arritur t’i hakmarret kroatëve, duke i mundur me rezultat 4 me 0.
Për këtë model FFK u inspirua nga analistët që ishin në debat me Edi Ramën në emisionin e Baton Haxhiu, ku pësuan humbje 6 me 0, por që më pas organizuan një debat tjetër pa praninë e Edi Ramës, ku morën pjesë veç 4 analistë dhe shënuan fitore 4 me 0.
Ky model duket të jetë mjaft efektiv, dhe siç iu solli sukses analistëve, mund t’i sjellë pikë dhe suksese edhe Kosovës. Mbase edhe kualifikim në Botërore, pse jo?! /PamPress/
Komentet