Nazim Hikmet Ran, shpesh në italisht shkruhet Nazim Hikmet (IPA: [nɑ‘zɯm hik’met]) (Selanik, 20 nëntor 1901 [1] – Moskë, 3 qershor 1963) ishte një poet, dramaturg dhe shkrimtar i natyralizuar turk. 1. Konsiderohet si “komunist romantik”, gjithashtu edhe si “revolucionar romantik”
- konsiderohet si një nga poetët më të rëndësishëm turq të epokës moderne.

GJATË GJITHË UDHËTIMIT
Gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia nuk u nda nga unë
nuk them se ishte si hija ime
më rrinte pranë edhe në errësirë
nuk them se ishte si duart dhe këmbët e mia
kur fle humbin duart dhe këmbët
unë s’e humbja nostalgjinë as gjatë gjumit
gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia s’u nda prej meje
nuk them se ishte uri ose etje a dëshirë
në freski zagushi ose acar
ishte diçka që s’mund t’arrihej me ngopje
me gëzim a trishtim nuk ishte e lidhur
në qytete në retë në këngët në kujtimet
ishte brenda meje dhe jashtë meje ish.
gjatë gjithë udhëtimit nostalgjia s’u nda prej meje
dhe nga udhëtimi s’më mbeti asgjë veç kësaj nostalgjie.
Komentet