Foto: Sheshi i Stacionit të Trenit, Bernë
voal.ch – Në Zvicër gjatë fundjavës, të premte, shtunë e të djelë ka 8,737 infeksione të reja.
Këtë raportim e ka bërë Zyra Federale e Shëndetit Publik që ka lajmëruar po ashtu edhe 14 raste vdekjesh.
Ndërkohë nga sot, maskat janë të detyrueshme në të gjithë Zvicrën në hapësirat e hapura për publikun.
Kjo masë që ka hyrë në fuqi sonte në mes të natës, ka marrë urgjentisht nga Këshilli Federal si masë për të shmangur një valë të dytë nga Covid 19.
Maskat do të mbahen në hapësirat e brendshme publike në të gjithë vendin.
Pra maskat do të jenë të detyrueshme në mjedise të mbyllura po ashtu në mjedose të hapura në publik ku ka grumbullime të njerëzve.
Ndalohet grumbullimi i më shumë se 15 persona. Konsumi në bare dhe restorante vetëm kur klientët do të ulen./EB
Komentet