VOAL

VOAL

Gjashtë muaj pa ty Mom Nga Elida Buçpapaj

August 8, 2016
5 Comments
  • author avatar
    Anonymous 8 years ago Reply

    Vargje shume mallengjyse qe meritojne gjith mamat,.Te rroni e ta kujtoni ne gezime.

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 8 years ago Reply

      Amin. Ju faleminderit shume.

  • author avatar
    Aferdita Hysen Thaçi Dortmund 8 years ago Reply

    Te rroni e ta kujtoni zemer … ajo eshe gjithmone prane jush ju jep shendet mbaresi e dashuri ne familjen tuaj ☘️

  • author avatar
    Elida Buçpapaj 8 years ago Reply

    E dashur Aferdita,
    Ju flm shume.
    Qofshi e bekuar.
    Perqafimet e mia.
    Elida Buçpapaj

Komentet

Arkivi i Voal.ch 2014 In Memoriam : KUKULLAT E DHJETORIT Nga ARTUR ZHEJI

Arkivi i Voal.ch E Martë, 12.16.2014, 10:03am (GMT+1)

Lëvizja dhjetoriste ishte një Lëvizje Kukullash. Kukulla shumëngjyrëshe, që laheshin një herë në javë, ose një herë në muaj. Kukulla të bukura, të mençura ose budallaqe. Kukulla të mërzitura me teatrin e vjetër dhe në kërkim të një teatri të ri. Teatri të ri kukullash. Kukulla me ndjenja të vërteta, por donin s’donin, me një rrip pas zverkut. Kukulla të vetëdijshme apo kukulla të pavetëdijshme se çfarë po ngjiste.

Kemi 24 vjet që e shohim këtë teatër të dyfishtë, ku dhe për ironi kemi një festë zyrtare, për një nga skenarët më falsë të Historisë më të Re të Shqipërisë. Jo se kjo që po them është një gjë e re, por rraskapitja e kësaj parade kukullash dhe marionetash, që u kurdisën nga zyrat e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, kjo rraskapitje pra është shndërruar në një neveri çoroditëse që duhet të mbyllet.

Pasi që edhe ciklin e Gënjeshtrës së tyre historike, besoj se e kryen. Heroikja e rreme e Dhjetorit të rremë polli pushtete mbi pushtete. Polli pasuri dhe ngriti vila e pallate. Heroikja e rreme rroku pushtete dhe stamposi e gdhendi medalje. Medalje të rreme, të një beteje që nuk ishte dhe të një kryengritjeje që u sajua me një regji të trashë.

Mirëpo, mjerimi ynë shqiptar është se vijojmë e tjerrim një të Pavërtetë mbas një të Pavërtete pararendëse. Jemi pra, edhe këtë fundviti, në kulmin e Diktaturës së Gënjeshtrës. Në vatrën e një talljeje kombëtare, me data fiktive, heronj fiktivë dhe për rrjedhim me një zallamahi të përçudnuar realitetesh të stisura në formë letrare të shërbimeve inteligjente, duke fshehur trashë, por mjaftueshëm për hutinë ku ndodhej turma e pangrënë dhe jo për faj të vet e palarë. Mirëpo 24 vite më vonë, edhe turma përgjithësisht lahet më shpesh dhe ushqehet disi. Ka një pasaportë dhe ka thyer brenda mitin e Parajsës së Perëndimit të Pamundur.

Dhe ka ardhur koha, koha që në të vërtetë ka kaluar ka kohë, që të thuhet e të pranohet një herë e mirë se në Shqipëri, në Dhjetorin e vitit ’90 nuk ka patur as revolucion dhe as përmbysje natyrale të Diktaturës komuniste. Sigurimi i Shtetit, i trajnuar bukur mirë nga shkolla e madhe e spiunazhit të KGB-së ruse, ishte padyshim një organizatë perfekte dhe për t’u pasur zili.

Si organizim, si inventar kukullash të kurdisura, si pasuri dosjesh të trasha dhe pengmarrëse, si nivel “kuadrosh” dhe si njohësja më e mirë e situatës në vend. Sigurimi i Shtetit kishte aparatin më të mirë funksionues në Shqipëri. Ishte i motivuar, me trajtim ekonomik special dhe drejtohej nga njerëz me bindje të forta besnikërie ndaj pushtetit dhe udhëheqjes së saj.

Askush në Shqipëri nuk mund të krijonte një Organizatë të dytë që të mund të konkurronte Sigurimin. Dhe nuk ishte aspak habi, që ishte Sigurimi, që krijoi simbas një skeme në tavolinë, “pluralizmin demokratik”, simbas porosive të “Udhëheqjes”. Për të pilotuar ndërrimin e sistemit, por njëkohësisht për të lënë në duart e “partishme” resurset ekonomike, resurset e influencave dhe monopolin e kryeveprës së tyre monumentale: “Monopolin e Dosjeve”. Në të cilat “Dosje”, dergjet së paku 1/3 e shqiptarëve, si bashkëpunëtorë apo si të përgjuar.

Jam larguar nga Shqipëria më 20 Nëntor 1990. I bindur se nuk do të kishte ndryshime të vërteta, por edhe kureshtar sa më s’ka për “Botën e Lirë”. Me vizë të rregullt të marrë nga “Gabriela”, konsulle simpatike e Ambasadës Italiane, një italianissima me bisht kali dhe fytyra më e qeshur në atë zymtësi që na rrethonte. Çuditërisht, konsullata për të përballuar fluksin e kërkesave dhe me lejen e autoriteteve shqiptare (?!), i kishte zyrat e improvizuara, mbas dyndjes së sajuar të ambasadave, te një ambient i Qytetit Studenti.

Më kujtohet fare mirë, turma e madhe e shpresëtarëve për një vizë, se si adhuronte në distancë ata që hynin dhe dilnin me “dream vizën” nga Gabriela e Ambasadës. Me sy qarës dhe fytyra të trishtuara dhe të paushqyera. Dhelpra, Qeveria shqiptare e asaj kohe, që kish tmerr dhe frikë maniakale nga shërbimet diplomatike perëndimore, e kish toleruar atë zyrë konsullore, pikërisht aty, në mes të mijëra studentëve të etur për liri aventurash dhe liri seksuale në radhë të parë, sepse paranë nuk e njihnin ende dhe pushtetin nuk e kishin konceptuar kurrë si të mundshëm.

I kam njohur dhe i kam prekur “dhjetoristët” të gjithë ose 99% të tyre. Pikëza të një turme në valëzim dhe kaq. Të ndërtosh sot mitin e tyre, ashtu si edhe dje, do të thotë të gënjesh, thjesht për përfitime politike imediate, në kurriz të historisë. “Dhjetoristët” nuk kanë më dhjamë për të tiganisur farsa të reja. Doktori ua nxori fundin prej kohe. Edhe antiberishistët dhjetoristë e kanë harxhuar karburantin e asaj hiçmosgjëje të kurdisur nga të tjerë gjithashtu. Sigurisht emocione kishte. Rënia e hekurave dhe këputja e zinxhirëve është një lumturi më vete.

Porse nga ky gëzim i sinqertë kolektiv që përjetonte ngordhjen natyrale të dinozaurit, tek mburrja se ishin “ata”, dhjetoristët, një pjesë e tyre “sigurimsa aktivë”, që e vranë “ata”, Sistemin dhe i futën”ata”, shpatën në zemër dinozaurit, kjo po që është, në më të paktën e vet, një bezdi e madhe, edhe për inteligjencën më mesatare.

Kjo Shqipëri e shpartalluar që prodhon pak ose aspak gjëra me vlerë, ka groposur veten me këto punishte e fabrika gënjeshtrash, që gatit biografira të falsifikuara liderësh, që duket sikur janë “pagëzuar” në “ujin e bekuar” të Dhjetorit heroik.

Dhe mendoj se, nëse do të ketë një hapje të vërtetë Dosjesh, të cilat Sigurimi i Shtetit, nuk dihet se si, por i ka ruajtur të pahapura deri më sot, në cilësinë e “Sekretit Shtetëror”, e pra nëse do të ketë një transparencë të tillë, të cilën e dyshoj, “Dosja e Dhjetorit” do të jetë Kryevepra, për të cilën grafomanët e shumtë shqiptarë do të kenë subjekt për qindra libra.

Por ndërkohë, “Dëmi Historik” është kryer. Por të paktën do të mund të mbyllet njëherë e mirë “Teatri i Kukullave të Dhjetorit”, që të shpëtojnë stomaqet tona nga të përzierët e përvitshëm, nga ky ushqim i kalbur retorik.

Dhe kjo nuk është pak.

 

 

ARTUR ZHEJI

Në 55-vjetorin e ndarjes nga jeta të patriotes ortodokse Parashqevi Qiriazit “Yll i mëngjesit”: arsimi, gruaja dhe ora e madhe e kombit shqiptar

Në 55-vjetorin e ndarjes nga jeta të patriotes ortodokse Parashqevi Qiriazit

“Yll i mëngjesit”: arsimi, gruaja dhe ora e madhe e kombit shqiptar

(Në dritën e shkrimit të Mihal Gramenos)

Në këtë 55-vjetor të ndarjes nga jeta të Parashqevi Qiriazit, figura e saj shfaqet si një emblemë e pasurisë intelektuale dhe morale të shqiptarizmit, një përfaqësuese e përkushtuar e arsimit, emancipimit të grave dhe veprimit patriotik në momente të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Ajo ishte një aktore e drejtpërdrejtë në skenën politike, diplomatike dhe kulturore të Shqipërisë së fillimit të shekullit XX, duke e bërë veprimtarinë e saj një pasqyrë të rrallë të lidhjes së arsimit me përparimin dhe forcimin e identitetit kombëtar. Përmasat e figurës së saj kuptohen në mënyrë më të thelluar kur analizohen dëshmitë e bashkëkohësve, veçanërisht shkrimi i Mihal Gramenos, i cili e përjetoi nga afër një nga momentet më kritike të fatit kombëtar shqiptar. Ky shkrim, i hartuar më 28 mars 1919 gjatë udhëtimit me vaporin francez Espagne drejt Konferencës së Paqes në Paris, është një dokument i çmuar i historisë së dorës së parë, i cili pasqyron jo vetëm përpjekjet për mbrojtjen e Shqipërisë, por edhe mënyrën se si figura e gruas dhe arsimi shërbenin si instrumente të fuqishme politike. Në këtë kontekst, Parashqevi Qiriazi u shfaq si përfaqësuese politike, si zë i grave shqiptare dhe i diasporës, duke vepruar në emër të Partisë Politike Shqiptare të Amerikës, e udhëhequr nga motra e saj Sevasti Qiriazi.

Në fillim të shkrimit, Grameno e vendos thelbin ideor që do të përcaktojë të gjithë narrativën historike: “Fuqia dhe sigurimi i një kombi mbi themele të forta qëndron në duart e arsimit të denjë, që ndriçon trurin dhe mendjen.” Ky citim nuk është thjesht një reflektim filozofik; ai artikulon një vizion të qartë strategjik, sipas të cilit arsimi nuk ka rol pasiv, por shërben si bazë e forcimit dhe mbijetesës së një kombi. Në këtë kuadër, Parashqevi Qiriazi nuk përfaqëson vetëm një sukses individual, por një model të integrimit të formimit në shërbim të një kauze kombëtare. Siç vë në dukje Grameno, ajo “mori diplomën në Universitetin Oberlin, Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” dhe gjatë studimeve “fitoi admirimin dhe përgëzimet jo vetëm të profesorëve të saj, por edhe të shumë shkencëtarëve të mëdhenj amerikanë.” Kjo arritje personale përfaqëson një kapital të rëndësishëm kulturor duke demonstruar se arsimi i grave mund të shndërrohet në instrument politik dhe kombëtar.

Qendra e veprimtarisë së Parashqevi Qiriazit ishte Shoqëria e Grave “Yll i mëngjesit”, një institucion që përmbante brenda emrit të tij simbolikën e dritës, shpresës dhe fillimit të një epoke të re në arsim dhe emancipim. Emri, me origjinë biblike, lidhet me metaforën e ndriçimit dhe iluminimit, që frymëzoi kulturën krishtere, si katolike ashtu edhe ortodokse, që nga kohët më të hershme. Referenca te Isaia 14:12 — “Si ke rënë ti nga qielli, o yll i mëngjesit, biri i mëngjesit! Si je rrëzuar ti në tokë, ti që pushtove kombet!”, nuk ka kuptim thjesht literar, por shënon një metaforë të ndriçimit, shpresës dhe fillimit të një dite të re, duke u bërë simbol i arsimit, emancipimit të gruas dhe ndriçimit moral të kombit. Për Gramenon, kjo simbolikë thekson rëndësinë e Shoqërisë jo vetëm si institut edukativ, por si mekanizëm që fuqizon gruan shqiptare, e bën atë subjekt të vetëdijshëm dhe aktiv në jetën kombëtare, duke përfaqësuar një ndërthurje të virtytit moral, kulturës dhe detyrës qytetare.

Shoqëria nuk kishte thjesht ambicie lokale, ajo ishte një lëvizje që fuqizonte gruan shqiptare dhe zgjeronte hapësirën e saj shoqërore dhe politike. Grameno vëren se Shoqëria “shtoi anëtare me miri se 200 shpirtra, zonja e zonjusha, dhe në një kohë fort të shkurtër arriti me bo anëtare edhe të fillonen degë nëpër qytetet e tjera të Shqipërisë.” Kjo tregon se Shoqëria nuk kufizohej në një elitë të vogël, por përbënte një lëvizje qytetare që po shtrihej në mbarë territorin shqiptar, duke integruar edukimin me mobilizimin social dhe politizimin e gruas.

Veprimtaria e Shoqërisë kishte një dimension integrues që tejkalonte arsimin formal, duke përfshirë bashkimin qytetar dhe përforcimin e identitetit kombëtar. Grameno shkruan: “Konferencat dhe mbledhjet zhvilloheshin për gjëra me shkollë të vajzavet, por në thelb kishin një mision më të gjerë: që me këtë mënyrë shtiheshe përveç mësimit arsimtar edhe dashuria midis ngjaret Shqiptarka.” Ky aspekt tregon qartë frymën e Rilindjes Kombëtare, ku edukimi i grave nuk ishte një aktivitet i izoluar, por një mjet për ndërtimin e unitetit qytetar dhe harmoninë midis besimeve të ndryshme. Parashqevi Qiriazi, edhe pse ortodokse, ndërthurte parimet fetare me idealin e një kombi të bashkuar, duke materializuar parimin e Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Historiani Kristo Frashëri e vlerëson veprimtarinë e motrave Qiriazi si dëshmi të qartë se lëvizja kombëtare ishte thelbësisht laike dhe unifikuese, duke dëshmuar se emancipimi i grave dhe arsimi shërbenin si gurthemeli i konsolidimit kombëtar.

Shoqëria përdori edhe artin si mjet ndërgjegjësimi dhe edukimi patriotik. Grameno shkruan se gratë “vunë në veprim që të lozin edhe pjesa theatrale,” duke vënë në skenë dramën Wilhelm Tell, e cila “bëri përshtypjen edhe bujën më të mëdha në qytet.” Kjo shfaqje në dukje si aktivitet kulturor përkthejte idealin e lirisë evropiane në kontekstin shqiptar dhe shërbente si mjet edukimi moral, patriotik dhe qytetar, duke ndikuar në ndërgjegjen kombëtare përmes artit dhe performancës.

Megjithatë, përpjekjet e Shoqërisë nuk ishin pa sfida dhe rezistencë. Grameno dëshmon: “Këto përparime të Shoqërisë të grave ‘Yll i mëngjesit’ kishin arritur të gjenë në Stamboll, në rrethët e Qeverisë Turke, ku me vragë i dënuan ndihmat qeveritare.” Ai shton se u përdorën edhe intriga fetare: “Zunë me anën e dhespotëve përivet që të kallnin grindjen, duke patun edhe gjithë ndihmën edhe përkrahjen të dhespotit Grek.” Pavarësisht kësaj rezistence, Shoqëria mbeti e palëkundur, duke dëshmuar se Parashqevi Qiriazi ishte një figurë e pathyeshme morale dhe politike, një “shkëlqyer patriote” dhe “luftëtare e patundure,” e cila vazhdoi misionin e saj duke botuar periodikun Yll i mëngjesit, me përkrahjen e motrës dhe të bashkëpunëtorëve të palodhur, duke e kthyer këtë organ edukativ dhe politik në një instrument të fuqishëm ndërkombëtar për avancimin e çështjes shqiptare.

Ky botim kishte një rol vendimtar në njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë: “Me të cilën u kanë sjelle atdheut ato më të medhate shërbime, duke e bërë çështjen tonë të njohur jo vetëm në qarqet Amerikane, po në gjithë qarqet diplomatike.” Historiania Miranda Vickers vë në dukje se angazhimi i grave shqiptare në diasporë, veçanërisht i Parashqevi dhe Sevasti Qiriazit, ishte kyç në formësimin e perceptimit ndërkombëtar për Shqipërinë pas Luftës së Parë Botërore. Kulmi i këtij angazhimi u shfaq në nisjen e tyre për në Paris, ku Grameno shkruan: “Sot kjo atdhe ndodhet në rrezik, vendosi të hidhet në Paris për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë,” duke e paraqitur Parashqevin si përfaqësuese politike, zë të grave shqiptare dhe pjesë të nuklit patriotik ortodoks shqiptar.

Në përfundim, Grameno shpreh një bindje që sot lexohet si amanet historik: “Jam i sigurt që dëshirat tona do të realizohen edhe historia e Shqipërisë të mbushet me veprat e nalta të shoqërisë së grave ‘Yll i mëngjesit’.” Çdo citim i tij nuk përfaqëson thjesht një dëshmi historike, por një mesazh ideologjik dhe moral, i lidhur ngushtë me arsimin, emancipimin e gruas, unifikimin qytetar dhe mbrojtjen e kombit shqiptar. Në këtë 55-vjetor, Parashqevi Qiriazi shfaqet si grua e dijes, patriote e palëkundur dhe simbol i dritës dhe shpresës për Shqipërinë, ndërsa “Ylli i mëngjesit” mbetet një emblemë e ndriçimit, emancipimit dhe përparimit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme për të gjitha brezat e ardhshëm.

Zana Shehu – historiane e Robert Dako- nipi i Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dakos

 

 

Më 15 Dhjetor 2010 ora 00:01 – Shqiptarët e Shqipërisë pa viza në Europë – Zonen Shengen

15 dhjetori 2010 është data kur më në fund  shqiptarët mundën të lëvizin pa viza në Europë. Pak javë pas marrjes së vendimit nga ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, më 14 dhjetor u botua lajmi në Eur-Lex, gazeta zyrtare e BE-së, ku bëhej me dije hapjen e dritës jeshile për shqiptarët e Shqipërisë të cilët filluan prej orës 00:01 të datës 15 dhjetor 2010 të lëvizin të lirë në Zonën Shengen

“Duke filluar nga data 15/12/2010, qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në 25 prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në 3 shtete të tjera jo-anëtare të BE-së, pjesë të zonës Shengen. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që kanë një pasaportë të vlefshme biometrike, mund të udhëtojnë pa vizë në këto shtete për periudha afatshkurtra deri në 90 ditë çdo gjashtë muaj (180 ditë), për qëllime biznesi, për studime apo për turizëm” thuhej mes të tjerash në gazetën zyrtare të BE-së.

 

 

Në atë dhjetor- Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të mikut tim Sejdi Berisha- Nga Neki Lulaj

U mpira i teri në atë  mëngjes në dhjetor
Ku lajmi më erdhi si pushkë habertare
Pikëllimi si dozë opiumi me pushtoi
Loti rebeloi nëpër sy përmes qepallave
.
 Sikur më erdhën valët e  tërbuar brenda meje
Atje tek Rini mes brigjeve ku ndalen anije
Akrepat e orës sikur ndalën pas një beteje
E në varg më dallgëzon krenari e dhimbje.
.
Pushoi  zemra e poetit si në tërmet të pambaruar
Oh ato fjalë ishin si lulishte plot aromë
Befasisht pashë veten time kaq  të ligështuar
Ah që s’ta dhashë lamtumirën nëpër lotët at muaj nëntori?
.
Shafran  i hidhur m’u bë zemra dhe gjoksi
Një shkëmb i rëndë më rëndoi në shpirt
Ti ike ore mik, mes yjesh atje ku të priti zoti
Ike o Sejdi Berisha si meteor plot dritë
.
Vargjet tua kanë mijëra reze drite
Të kujtoj nëpër  vite bash si bambi hyjnor
Mbete autori i librit “Njeriu “pa“ vendlindje.
Mbete si një ëndërr që përherë rrezaton
.
Në Pejë dua të të takoj te “Blini i poetit”
Atje ku gjethet e zverdhura  shfaqen si rrudha
Në tavolinën tonë të lagur loti mbeti
Dhe librin “Kaq shumë vetmi” e lexoj te rruga
.
Do të më vish nëpër vite me mall si zë mistik
Pastaj  do më ikësh si uji i Lumëbardhit
Diçka e rëndë më është ngujuar në shpirt
Pse ike pa lamtumirë, o mik me zë profeti.
.
Vargjet tua ndriçojnë për ne si meteorë
Kulturën e Pejës  pikëllimi e thinj çdo natë
Ato kurrë s’do ti thajnë tufanet nëpër kohë
As dimri me  plot borë nuk e zbardh.
.
1 dhjetor 2025

Nëna e Shpat Kasapit: Ju falënderoj nga zemra

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

Nëna e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur publikisht pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, duke dhënë një mesazh të thellë e emocional që ka prekur të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit që organizuat këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, të gjysmës time, Shpatit”, u shpreh ajo.

E ëma e artistit tha se dhimbja është e papërshkrueshme, por njëkohësisht ndjen krenari për djalin që rriti.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që pata lindur një djalë që nuk paska qenë vetëm i imi. Paska qenë i të gjithëve juve, e paskeni dashur të gjithë. Ju falënderoj nga zemra”.

Ajo shtoi se në vitin e fundit Shpati nuk ka qenë i qetë, një shqetësim që e ka prekur gjithë familjen.

“Le të prehet në paqe, sepse këtë vit nuk ka qenë i qetë dhe kjo ishte një parandjenjë për të gjithë ne”. Nëna e këngëtarit kërkoi vetëm lutje për fëmijët e tjerë që i kanë mbetur: “Lus Zotin të më ruajë fëmijët e tjerë, sepse kam edhe dritat e tjera të syve”. Mes lotëve dhe dhimbjes, ajo e përfundoi fjalimin me një lutje të fundit për të birin: “Le të prehet në paqe dhe në parajsë, në lulen e xhenetit”.

Arkivi i Voal.ch FOTO ANTOLOGJIKE – NGA FESTIMET E 28 NËNTORIT 2014 NË TETOVË ME AUTOR DRITAN ABDIJI

Arkiv i Voal.ch Dita e Flamurit 28 Nentor 2014 – Festimet në Tetovë
Voal.ch – TETOVË – Dita e Pavarësisë Kombëtare, Festa e Flamurit Shqiptar u festua dje anembanë hapësirës shqiptare dhe kudo në botë që ndodhen shqiptarët.

Py dyshim, festimet më të bukura, më madhështore ishin ato që qytetin e Tetovës, prej nga ne e shkëputëm këtë pamje për lexuesit tanë, në rubrikën ‘Foto antologjike’. Midis mijra fotove të shpërndara me këtë rast fotoja më e bukur është ajo e Dritan Abdijit, i cili ka fokusuar vajzat tetovare të veshura kuq e zi.

Fotoja e Dritan Abdijit i ngërthen të gjitha në vetvete, artin, filozofinë dhe momentumin historik dhe mesazhin!

I urojmë autorit suksese në të ardhmen!

PORTRETET E 40 FIRMËTARËVE TË PAVARËSISË – 40 SHENJTORËVE TË PAVARËSISË – VEPËR E PIKTORIT TË SHQUAR ARBEN MORINA

Arkiv i Voal.ch E Djelë, 11.25.2012, 08:19am (GMT+1)
Voal-online – 25 NËNTOR – Po sjellim portretet e 40 firmëtarëve të pavarësisë, vepër e piktorit Arben Morina. Ekspozita me portretet e shenjtorëve të pavarësisë është e hapur këto ditë në kryeqytet.

DHIMITËR EMANOIL MBORJA
FERIT VOKOPOLA
HAJREDIN CAKRANI


ILIAS VRIONI


BABË DUDË KARBUNARA


MIT’HAT FRASHËRI


MUSTAFA KRUJA MERLIKA


QAZIM KOKOSHI


QEMAL ELBASANI (KARAOSMANI)


QEMAL MULLAJ


SHEFQET DAIU


THANAS FLOQI


VEHBI DIBRA AGOLLI


YMER DELIALLISI


ABAS ÇELKUPA


ABDI TOPTANI


ARISTIDH RUCI


BEDRI PEJANI


DHIMITËR ZOGRAFI


DHIMITËR BERATI


DHIMITRAQ TUTULANI


DOM NIKOLL KAÇORRI


ELMAZ BOÇE


JANI MINGA


LEF NOSI


LUIGJ GURAKUQI


MURAT TOPTANI


MYRTEZA ALI STRUGA (DIBRA)


NEBI STEFA


NURI SOJLIU


PANDELI CALE


REXHEP MITROVICA


SALI GJUKA


SPIRIDON ILO


VELI HARXHI


XHELAL KOPRENCKA


XHEMAL DELIALLISI


ZIHNI ABASA KANINA (HAMZARAJ)


ZYHDI OHRI


Faksimile e Deklaratës


Teksti i Deklaratës


PIKTORI ARBEN MORINA NË STUDION E TIJ

https://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=39752&fbclid=IwY2xjawOXjOZleHRuA2FlbQIxMABicmlkETBZdjlDZjE3eTdKUUtJQloxc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHkFlXpvjcyQ6X8PZAjTDoaAeLTs2fb9uhoDYbevCi82u-N_wVHJRmbRNInD4_aem_7NMa6dhi18-SdvIMZAyVyw
WWW.VOAL-ONLINE.CH

PAVARËSIA NA FLAMURËRON ZEMRAT VLORËRISHT- Nga Albert Habazaj, Vlorë

 

Çfarë bëri me trimat Ismail Qemali
e di dhe gjyshi, dhe babai, dhe djali:
që ndezi zjarrin e shtëpisë shqiptare,
kur  dinakët donin ta shuanin fare.

.

Por Shkodra, dhe Lezha, dhe Kruja, Kanina,
Prizreni, dhe Shkupi, dhe Ohri, Janina,
Plaku i Bardhë dhe Luigji Mendjeqiell,
Baca Is’ e Rasih Dino na mbushën me diell.

.

Marigo Posio stafetën e Elena Gjikës,
e ngriti si kurorë të bukur të Dritës.
Dhe Qirinjve të Atdheut u falem unë,
larë me diell, qëlluar me furtunë.

.

Dhe Dibra, dhe Delvina, dhe Hasi, dhe Hoti,
Dhe labi, dhe malësori kanë frymë Kastrioti,
Dhe çami, dhe myzeqari, dhe ulqinaku qëkur
Janë firmë lirie e këngë për Flamur!

.

Se me centaurët Europa  rrufjane,
Kasandra me Pandorën europiane,
e plakur, e egër, marrëzisht e bukur
na ka dashur, na ka flakur e na ka ndukur.

.

U tkurr, u mpak, u mplak e nuk u gremis Nëna,
u trondit në flakë e nuk iu thye zemra.
Dhe deti, dhe fusha dhe maja e malit
si balli i bardhë i Ismail Qemalit.

.

Se s’është Vlora si Meka e Muhametit,
është anije e bardhë në mes të rrebeshit;
s’është Vlora as Bethlehem i Krishtit,
është vatër e mendimit dhe rrufe e gishtit.

.

Vlora është Vlorë, me dritë mes ciklonit,
është djepi ku u përkund palca e kombit;
është bërthama diellore e Flamurit,
me shqiponjën që fluturon mbi gjakun e burrit.

.
Vlora është magje e bukës kombëtare,
Është tharmi i mbrujtur në zemrat shqiptare.
Është  rrënjë e besim dhe vizion në shikim,
është  eshtër e dinjitetit  të kombit tim.
.
Urata e Plakut, si mirësi e ullirit,
u mbjelltë e shpërtheftë si lulet e prillit!
O ju zogj të Shqiponjës, po ju flas sinqerisht:
sot zemrat Pavarësia na Flamurëron Vlorërisht!

Sheshi i Flamurit, Vlorë. Vjeshtë e tretë, Njëzet e tetë, 2025

SHPATI, I BIRI I NAIMIT Nga Agim Vinca

 

Na pikëlloi pa masë ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi (1985-2025). Shpati ishte i pashëm si Xhorxh Kluni dhe i qeshur si Riçard Giri. Ishte një nga yjet e muzikës së lehtë shqiptare, që me zërin dhe interpretimin e tij pushtoi zemrat e artdashësve. Tani që ai nuk është më fizikisht, mua m’u kujtua babai i tij, Naim Kasapi, i cili po ashtu iku nga kjo botë në moshë të re. Babai i Shpatit dhe familja e tij ishin dibranë të ramë në Tetovë.

Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar Naim Kasapi, si shumë të rinj të tjerë nga viset shqiptare në Maqedoni, studionte në Universitetin e Prishtinës, që në atë kohë ishte i vetmi universitet për shqiptarët këndej kufirit. Ishte student me korrespondencë i letërsisë dhe gjuhës shqipe. Pasi i dha të gjitha provimet u përcaktua për temën e diplomës në lëndën të cilën e ligjëroja unë: Poezi e sotme shqipe. Duhet të ketë qenë viti 1977/78. Unë atëbotë isha pedagog i ri, ende magjistër. Naimi diplomoi me temën “Poezia e sotme arbëreshe”, duke e trajtuar atë si pjesë të letërsisë shqipe në përgjithësi dhe si vazhduese e traditës së De Radës dhe korifenjve të tjerë të këtij krahu të letërsisë shqipe. Babai i Shpatit, Naimi, njeri i kulturuar e plot edukatë, punonte në Bibliotekën e Qytetit në Tetovë dhe ishte i gatshëm të të gjente në çdo kohë libra, revista e gazeta që mund të të hynin në punë. Mirëpo, fatkeqësisht, jo shumë kohë pas diplomimit, u nda nga jeta, afërsisht në moshën e të birit, duke lënë pas bashkëshorten, Gjylymseren, pedagoge e aktiviste e zellshme dhe fëmijët e vegjël, Shpatin dhe vëllain e tij.

Shpati u rrit, u bë burrë dhe njeri e artist i dashur për të gjithë shqiptarët, duke vazhduar kështu pak a shumë traditën familjare.

Pasi e dëgjova lajmin për ikjen e Shpatit dhe po shihja reagimet e shumta që vërshuan nga të gjitha anët, m’u kujtua babai i tij i ndjerë, Naimi dhe diplomimi i tij në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me temën për poetët arbëreshë, fakt ky për të cilin pakkush di.

Duke i shprehur ngushëllime familjes, të afërmve, miqve, shokëve dhe artdashësve të Shpat (Naim) Kasapit, po e mbylli këtë fjalë të përzishme me dy vargje të poetit Vorea Ujko, bardit të poezisë bashkëkohore arbëreshe, të cilat duken si të ishin shkruar për Shpatin:

​​​“Kënga që dikur këndoja

​​​Tashti fle në buzët e mia…”.

U prehsh i qetë, i dashur Shpat, me këngë në buzë si gjithmonë!

 

Rrëfen shqiptaro-amerikani Rifat Tahir Prençi, ish i dënuar politik

Interviste e 2020

Shqiptaro-amerikani Rifat Prençi endet mes Shqipërisë dhe SHBA dhe tani në moshën 83 vjeçare, kur kujtesa e të kaluarës tek ai po bëhet më aktive se kurrë, ndjek gjurmët e të ndodhurave të jetës së tij, përgjatë një kalvari të pashembullt në rrugën e Golgotës. Në këtë rrugë vuajtje e privimi unik, me 23 vjet burg politik dhe me gjithë barrën e “mëkatave” të pa kryera mbi shpinë, jeta e tij ka pasur vetëm pak vezullime lumturie e kjo ka ndodhur vetëm pas hapjes së Shqipërisë me botën, kur mund të themi se ndriti dhe ylli i fatit të tij. Njohjen me familjen e shquar të Bushëve, me Bushin e Vjetër dhe të Riun, dy presidentët e shquar të SHBA-ve, Rifati e konsideron si kryefatin e jetës së tij, mbushur me plagë e dhimbje.

Pas disa dekadave, hapja e Shqipërisë mundësoi që për Rifat Prençin të intersoheshin njerëz me ndikim të fuqishëm politik në Amerikë dhe konkretisht George H. W Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili në kohën kur i ati, Tahir Prençi, stërvitej në kompaninë 4000, e kishte njohur nga afër, pasi ishte nën komandën e drejtpërdrejtë të tij, si ish shef i CIA-s.

-Kush është Rifat Prençi?

-Jam me origjinë nga Dibra, i biri i Tahir Prençit, radistit të famshëm, stërvitur nga CIA amerikanë në kompaninë 4000, në Mynyh të Gjermanisë, ardhur si desantë në Shqipëri në mesin e viteve ’50 dhe kapur me dredhi nga Sigurimi i shtetit, ekzekutuar në mënyrë barbare nga klika e Diktaturës. Jeta ime ka rrjedhë në hullinj të trazuar, për shkak të tim eti, që konsiderohej “armik” nga Diktatura dhe mbi mua, si i biri i tij, ra me egërësi tehu i përgjakur i shpatës së një regjimi të egër e diabolik, që e kishte ndërtuar jetëgjatësinë e pushtetit të vet mbi vuajtjet dhe privimet e atyre që i quante “klasa të përmbysura”. Im atë nuk kishte bërë asnjë krim, përveçse nuk e donte komunizmin dhe për ta përmbysur këtë klikë gjakatare, që kishte ardhur nga stepat ruse, si pushtuese nga brenda e nga jashtë vendit, bashkëpunoi me aleatët historikë më të mëdhenj të popullit shqiptar, aleatët amerikanë.

Në kompaninë stërvitore 4000, në Mynyh të Gjermanisë, im atë dhe bashkëqëndrestarët antikomunistë shqiptarë, që përgatiteshin për të rrëzuar qeverinë komuniste të Tiranës, instruktoheshin drejtpërdrejt nga CIA. Babai im kishte lidhje të drejtpërdrejta dhe për më tepër kishte miqësi personale me ish shefin e CIA-s së atyre viteve, George H. W Bush, pra me Xhorxh Bushin e Vjetër.

Por, në kohën që ndodhnin këto, unë isha fëmijë dhe nuk e ndieja ende me gjithë egërsinë dhe brutalitetin e vet, peshën dërrmuese të luftës së klasave, që do të më rëndonte për rreth tre dekada si një makth…

Arrita të rregjistrohem “inkonjito” në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, kam pasur pasion shkencat matematike dhe inxhinierike, pasi edhe në shkollë të mesme, të cilën gjithashtu arrita ta marrë pa dhënë gjeneralitetet e sakta të përkatësisë nga ana e babait, dola me rezultate të shkëlqyera. Duke u ulur në auditoret e Universitetit, mendova se po më hapej një mundësi për t’i ikur rrethit të fatit të trishtë, që më ndiqte si një mallkim për shkak të qëndresës antikomuniste të babait, por në mes të studimeve, kur e zbuluan se i biri i kujt isha, jo vetëm më përjashtuan në mënyrën më flagrante të mundshme nga Universiteti, por më tej do të nisnin ndaj meje sprovat e kalvarit të burgjeve politike, burgjeve ferr të një regjimi burg. Me prova të sajuara e të montuara keq, pa asnjë hetim rreth fajësisë sime, e cila ishte sureale, më përplasën në dhomat e izlomit, në hetuesitë e një kohe të pa kohë, ku iu nënshtrova torturave nga më të egrat e sadiste, që do t’ua kishin zili dhe inkuiziotorët më fanatikë të Mesjetës.

-Ç’do të thotë të jeshë në moshën më të bukur të jetës dhe befas…të të ndahet koha në mes, falë një fataliteti?…

-Është një makth, që duket sikur të kafshon përbrenda si një përbindësh i fshehtë, cinik dhe agresiv. Gjithçka që kisha thurur në mendje dhe shpirt si një ëndërr për jetën rinore qe zhbërë brenda një çasti dhe pati nisur koha e privimeve të skajshme nga gjithçka. Sot është e lehtë të flasësh, por kur e ke vuajtur në lëkurë, sa herë që i rikthehesh, qoftë dhe shkarazi asaj kohe, atyre gjurmëve prej dhimbjeje, ndihesh keq dhe nuk dëshirë të vazhdosh të tregosh…Rrëfimi nuk të çliron, siç thonë, por duhet rrëfyer, duhen treguar krimet e përbindëshme të Diktaturës, që brezat të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në atë epokë gjakatare, që e keqja të mos përsëritet më kurrë.

-Çfarë ndodhi me ju pas hapjes së Shqipërisë, si përfunduat në Amerikë?

-Hapja e Shqipërisë erdhi si një ogur shprese për shtresën e përndjekjes politike, por shumë shpejt ish të dënuarit politikë do të ndesheshin me vështirësi e pengesa të shumta për t’u integruar në shoqërinë shqiptare. Vujatja e tejaskajshme dhe privimi i gjatë nga të drejtat dhe liritë themelore njerëzore na kishte lënë prapa dhe do të duhej shumë kohë që fëmijët tanë të shkolloheshin e të kapnin kohën e humbur. Nga ana ekonomike ishim të dërrmuar dhe të pashpresë. Gjithë zhurmënaja e integrimit dhe dëmshpërblimit të vuajtjeve tona në burgjet ferr të komunizmit rezultoi një retorikë boshe dhe propogandë elektorale e partive, që zëvëndësonin njëra tjetrën gjatë rrotacionit politik.

Por le të kthehemi tek pyetja juaj. Për fat të mirë, për mua si person u interesua një njeri shumë i fuqishëm, një lider me përmasa botërore, falë të cilit shkova në vendin e bekuar të lirisë dhe të drejtave qytetare, në simbolin e botës së lirë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjeta vetveten, atë që s’e kisha gjetur në vendin tim…Ai ishte ish Presidenti amerikan George H. Ë Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga viti 1989 deri më 1993, në një periudhë të rëndësishme të shekullit të 20-të, ku ishte dëshmitar dhe protagonist në rënien e Perdes së Hekurt dhe mitit ideologjik të Bashkimit Sovjetik. Xhorxh Bushi i Vjetër, nëpërmjet ambasadës amerikane në Tiranë, më kërkoi dhe përgatiti gjithçka që unë të shkoja në SHBA, ku do të niste për mua dhe familjen time një jetë tjetër.

-Më pas u lidhët dhe me presidentin tjetër, Xhorxh Ë. Bush, Bushin e Ri, çfarë të ka bërë përshtypje tek ai dhe tek plaku, tek at e bir dhe familja Bush?

– Vajtja në Amerikë hapi për mua një faqe të re të jetës sime, e cila deri atëhere kishte qenë gri, për të mos thënë e zezë. Bushët u intersuan për mua, sikur të isha pjesë e familjes së tyre. Kam hyrje dalje familjare me familjen e shquar Bush, me te cilën ruaj lidhje dhe kontakte të vazhueshme dhe ju kam qenë për vizitë në raste gëzimesh e hidhërimesh, në ditë festash e ngjarjesh përkujtimore, të cilat ata i ndjekin në mënyrë rigoroze. Kam qenë në shtëpinë e Xhorxh  Bushit të Ri kur i vdiq e ëma dhe tani së fundi kur ndërroi jetë i ati, që ishte një lider karizamtik, me një madhështi rrëzëllitëse të përmasave botërore. Më kanë pritur me ngrohtësi e dashuri dhe gjithmonë më kanë pyetur se çfarë mund të bënin për mua dhe familjen time. Të dy, baba e bir, kanë qenë për mua një derë e hapur, edhe pse unë falë shtetit amerikan, për ndërtimin e së cilit ata kanë një peshë dhe kontribut të konsiderueshëm, m’i ka plotësuar të gjitha nevojat dhe kushtet.

Xhorxh W Bush (mua më pëlqen ta quaj Bushi i Ri) është njeri me shumë humor, të dëgjon me vëmendje dhe bëhet pjesë e kujtesës dhe emocioneve të tua, pjesë shqetësimeve të tua, në mënyrë krejt të natyrshme. Nuk është fare formal dhe protokollar, është mjaft i ngrohtë në komunikim, i çiltër dhe veprues, me të ndihesh mirë dhe mjaft komod.

Jam tepër falenderues për çfarë kanë bërë për mua, duke më dhënë një mundësi të madhe që, pas asaj traume të rëndë që kam përjetuar në ferrin komunist, të shijojë Edenin e lirisë dhe vlerave njerëzore në tokën e bekuar amerikane.

Portreti i super-radistit Tahir Prençi, që bashkëpunoi me CIA-n Rrëfen Mexhit Prençi

 

Ne foto Rifat Prençi qe nuk rreshti se kerkuari eshtrat e te jatit vrare nga diktatura komuniste

Urrejtja për fashizmin dhe bashkimi me nacionalistët kundër pushtuesve Italian. Arratisja në 1945 dhe si u tradhëtua nga Kim Filbi. Thirrja për Komitetin “Shqipëria e Lirë”: Vëllezër! Ejani të luftojmë kundër pushtimit komunist, nesër do jetë vonë. Enigma e zhdukjes së varrit, familja që la në Shqipëri, Burgosja e djalit të tij në Spaç dhe takimi pas viteve 1990 me ish-presidentin e SHBA-ve, Xhorxh Bush

PORTRET I SUPER-RADISTIT TAHIR PRENÇI, BASHKËPUNUES ME CIA-N DHE KOMITETIN KOMBËTAR “SHQIPËRIA E LIRË”

“Vëllezër! Ejani të luftojmë kundër pushtimit komunist, nesër do të jetë vonë”

Mexhit Prençi

Tahiri lindi më 1921 në Bardhaj-Reçin e pjerrët të Dibrës me këmbët në Drinin e Zi & kryet e katundit që ngjitet lart në Malin e Mëllezës, që duket sikur shpon qiellin…

Ishte fëmija i tretë i Sulejmanit, që njihej për trimëri & besnikëri në këto anë. Ashtu si i ati, Tahiri i binte çiftelisë dhe këndonte këngë trimërie, kërcente në vallet me shpata; fyellit i binte kur kulloste bagëtinë në fusha e male. Nëpër brimat e tij jehonin këngët për historitë e bëmat e luftëtarëve Maleve të Dibrës në luftrat e përgjakura kundër shkjaut, të udhëhequra nga Prijsi legjendar Elez Isufi.

Super-radisti Tahir Prençi sfidoi trysninë e Sigurimit të Shtetit, për ta detyruar të bënte lojë të dyfishtë që të vihej në shërbim të komunistëve, për të shtënë në grackë shokët e tij nacionalistë & për ta poshtëruar e zhveshur nga morali i lartë i atdhetarit dhe luftëtarit të lirisë, që ishte bashkëpunues me CIAN dhe Komitetin e Kombëtar “Shqipëria e Lirë .

Rifati, djali i Tahir Prencit

Gjer më 1939

Gjer më 1939, kur Shqipërinë e pushtoi Italia fashiste, Tahiri punonte në bujqësi. Ishte i zoti i punës. S’ia hante qeni shkopin thoshin për te. Trupmadh si i ati. i bëshëm, i fortë: në lojra me moshatarët, një nga një i hithte përtokë… Ishte njeri i guximshëm, i durueshëm dhe mentar, dinte të zgjidhte shokë e miq, me virtyte dhe besnikë…

Pas ditës së Zezë të 7 Prillit kur fashistët pushtues rekrutonin të rinjtë për t’i shkolluar e vënë në shërbim të tyre, që në kontigjentin e parë pikasën edhe Tahirin. Oficeri italian sapo e pa, foli në gjuhën e tij, pastaj tundi kokën… Përkthyesi e shqipëroi: “Do shkosh në Itali të bësh shkollë për officer”. Kështu malësori i Reçit u nis për studime ushtarake trevjeçare për në Romë. Atje u specializua për radio-ndërlidhje. Ishte ndër studentët më të shkëlqyer, unik, në alfabetin mors. mjeshtër si mundës. Me vullnet dhe guxim të paparë.

Kur mbaron shkollën kthehet në Shqipëri si oficer….

Për pak kohë shërben në Maqedoni… Fashizmin e urrente. Lidhet me nacionalistët për të luftuar kundër pushtuesve italianë. Fillimisht me Ramadan Kaloshin…Pastaj radhitet në brigadat partizane duke menduar se ato luftonin për liri e për atdhe. U tmerrua kur pa sesi eleminoheshin djemtë e rinj të familjeve të ballistëve, zogistëve dhe të klasave të pasura. Komandantët partizanë bënin ligjin. Shkonte pika e djalit për dhjam qeni. Para syve të tij ishte pushkatuar 15 vjeçari Salë Bodi. U arrestuan heronjtë e luftës Hasan e Halit Prifti….Shpirti i Tahirit u lëndua. Brenda tij u rebeluan ndjenjat e drejtësisë, idealit të lirisë dhe demokracisë…. ….

Në këto rrethana dramatike & tragjike, Tahiri takoi dhe kuvendoi me burrat e mendjes dhe të pushkës, Hasan Spata dhe Ymer Doda, (dy burra të nderuar dhe mentar të Çidhnës dhe Reçit… Në një moment ai u drejtohet atyre: “Vëllezër, kjo nuk është Shqipëria e Lirë. Ejani, të largohemi e të organizohemi të luftojmë për çlirimin e saj nga pushtimi komunist.… Nesër do të jetë vonë!…”.

Më 1945 arratiset me një grup zogistësh për në Greqi.

Prej andej në Gjermani. Në Mynih. U njoh me gjeneral Abaz Kupin, kolonel Xhemal Laçin etj. Xhemali ka dëshmuar se Tahiri shërbeu në Gjermaninë Perëndimorë gjer më 1950,. Ai thotë se ishte i zgjuar, profesionist i klasit të parë si radist. Aftësia e tij vlerësohej e jashtëzakonshme. “Maturia e gjakftohtësia si virtyte të dibranit, bënin që mos t’i fliste kurrë goja para mendjes. Emri i tij si super-radist do hynte në faqet e shtypit në vitet e Luftës së Ftohtë. Në zyrat sekrete kundërshtarët do ta thërrisnin “Tigri dibran”.

Tashmë Tahiri ishte më i pjekur dhe i përgaditur për t’u hedhur në luftë kundër terroristëve të Sigurimit të Shtetit. Me thirrjen që i bëri Abaz Kupi më 1950, bëhet më aktiv, punon më shumë, merr zemër e guxim më të madh, për të nisur betejën për mobilizimin e popullit në luftën më të vështirë për çlirim nga pushtimi komunist.

Më 1952 vjen në Shqipëri bashkë me një grup nacionalistësh antikomunistë. Vendosen në zonën e Bulqizës. Ishte bashkë me Zenel Shehun si kryetar…Në këtë zonë vepronin, të mobilizonin nacionalistët e bashkë me ta të kryenin misionin e tyre, sipas detyrave te caktuara. Tahiri jepte informacione si supër-radist. Askush nuk mund ta imitonte…. Megjithatë ëndrra të këqija e të frikshme i shfaqeshin në gjumë Në një bisedë me Zenelin, në shtëpinë ku ishin strehuar një natë i tregon se i faniteshin skena të tmerrshme të kurdisura nga dora e tradhëtisë. Ai i besonte ato, se besonte te Zoti….

Ëndra u bë zhgjëndër. Me sinjalet e KGB, – Sigurimi famëkeq i Shtetit të tiranit Enver Hoxha, kishte ngritur kurthe për t’i kapur nacionalistët, që vepronin në këtë zonë….

Koloneli anglez Kim Filbi i kishte tradhëtuar. Ishte lidhur edhe me Moskën. Bënte lojë të dyfishtë… I vënë në shërbim të zbulimit sovjetik jepte informacione për të gjitha vendet e Lindjes për të neutralizuar, kapur dhe asgjësuar, nacionalistët që përpiqeshin, në forma të ndryshme të organizoheshin në luftë kundër komunizmit dhe pushtetit të tyre.

Nga libri “ Fronti i heshtur” shkëpusim: “Sipas planit Kim Filbi ky kolonel anglez në shërbim të sovjetikëve, u dha atyre me saktësi vendndodhjen e nacionalistëve shqiptarë, të cilët filluan të binin një nga një në grackat e Sigurimit të Shtetit”. Në duart e zeza gjakatare dhe të pista të tyre ra edhe supër-radisti Tahir Prençi.

Gjatë qëndrimit në burg mbi të janë përdorur tortura nga më të rëndat dhe forma të ndryshme dhune për ta detyruar ta bënin për vete, që me tërë aftësitë e tij si super-radist, ta vinin në shërbim të Sigurimit të Shtetit që të bënte lojën e tyre; por Tahiri nuk tradhëtoi kurrë, as shokët, as veten, as atdheun, as idealet. Përballoi të gjitha llojet e torturave.

Nuk u ligështua.

Nuk u nënshtrua. Nuk u dorëzua. Përkundrazi gjithnjë mendonte si të delte nga kjo skëterrë e zezë dhe të fluturonte drejt lirisë. Askush s’e di mirëfilli si u arratis prej dhomave të izolimit të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, por dihet se më 26 tetor 1952 ai nuk ishte më në atë Ferr. Thuhet që pas disa ditësh vritet nga Forcat e Ndjekjes. Po enigma mbetet enigmë. Edhe sot e kësaj dite, askush nuk përgjigjet, \askush nuk flet se ku gjendet varri i tij.

I biri, Rifati,.. (25 vjet në burgun e tmerrshëm të Burrelit ) –pas përmbysjes së diktaturës komuniste bëri çmos të mësojë të vërtetën. S’la gur pa lëvizur, s’la zyrë pa trokitur për të mësuar se ku gjendet varri i babait të tij të dashur. As Sigurimi i Shtetit, as PS, as PD nuk i dhanë asnjë informacion. Asnjë një sinjal, asnjë fjalë, për enigmën e zhdukjes së të jatit. Por siç thotë kënga, dëgjohet veç fishkëllima e erës dhe zëri i qyqes ku-ku, ku-ku….

Ka dhimbje i biri të dijë varrin e të jatit!…Ka dhimbje dhe trishtim e bija…E shkreta grua vdiq me brengë në shpirt pa e mësuar të vërtetën. Është një e drejtë njerëzore që të birit t’ia tregojnë vendin ku e kanë masakruar dhe groposur, që t’i zhvarrosë eshtrat e të jatit, për t’i rivarrosur me ndere si supër-radisti me famë botërore Tahir Prençi që sakrifikoi veten që Shqipëria të ishte e lirë dhe demokratike, e çliruar nga pushtimi i komunistëve enversitë.

Apel

Shteti shqiptar e ka për detyrë të zbulojë se ku gjenden eshtrat e Tahir Prençit dhe t’i rivarrosë me ndere ashtu siç nderohen figurat e shquara të kombit.

SHËNIM:

(Shkrimi është mbështetur në materialet e Arkivit të Sigurimit të Shtetit, (hulumtuar kur ish drejtor Kastriot Dervishi) dhe nga dëshmitë: Elez Prençi, Liman Prençi, Hasan Prençi, Shaban Kazia, Xhelil Prençi, Elez Rasha, Hamit Prençi, Rifat Prençi & nga Nanëmadhja ime, Vasha e Met Hasanit.)

U nda nga jeta mitikja Ornella Vanoni Përgatiti: Elida Buçpapaj

Vdekja ishte si një shaka për të. Dhe kështu i ndodhi. Si një shaka pa kthim. Ajo ka pak orë që e la këtë jetë që e jetoi vrullshëm sa një shumësi jetësh bashkë.

Gjithshka ndodhi tak-fak. Këngëtarja u rrëzua të premten në shtëpinë e saj në Milano pak para orës 23:00 . Ndërhyrja e 118 ndihmësve të urgjencës ishte e pasuksesshme. Ornella Vanoni dha frymën e fundit të premten, më 21 nëntor 2025, në shtëpinë e saj në Milano, në moshën 91 vjeç, nga arresti kardiak.

Një lamtumirë e papritur, edhe pse shpesh bënte shaka për vdekjen. Kështu ndërroi jetë një nga zërat më të bukur të muzikës italiane.

“Unë jam një grua e lirë. Nuk e kam lënë kurrë veten të më lidhin me asgjë nga askush. Dhe e kam paguar për gjithçka dopjo”, tha ajo më 22 shtator, në ditëlindjen e saj të 91-të. Dhe dy javë më parë, ajo bëri shaka në shfaqjen e Fabio Fazio-s. Pati jetën e një luaneshe të pazbukur kurrë. Zëri i bukur i “Tomorrow Is Another Day” dhe “The Music Is Over”, nuk këndon më.

Ornella Vanoni lindi në Milano më 22 shtator 1934, në një familje të pasur. Identitetin e saj milanez nuk e braktisi kurrë, për mirë a për keq. Ajo shihej shpesh duke shëtitur nëpër Brera me elegancë dhe klas. Në vitin 1953, ajo u regjistrua në Akademinë e Arteve Dramatike në Piccolo Teatro të Giorgio Strehler: aty mori edukimin e saj artistik. Ishte falë teatrit që ajo filloi të fitonte njohje jo vetëm si aktore, por edhe për performancat e saj muzikore. Ajo nuk kishte vetëm një zë brilant. Ajo ishte e bukur, arrogante, elegante dhe magjepsëse. Giorgio Strehler e donte në teatër dhe u dashurua çmendurisht me të. Ai ishte Pigmalioni i saj; ajo e ndoqi atë në pasion dhe erotizëm, por jo në drogë. Ajo e la atë. Muzika ishte pjesë e jetës së saj: këngë bandash, pjesë poetike-dramatike të lidhura me botën e krimit milanez, të cilat e bënë të famshme.

Por horizontet e saj ishin të destinuara të zgjeroheshin. Në vitin 1960, ajo takoi Gino Paolin: lindi një dashuri e madhe dhe një bashkëpunim intensiv artistik. Ai mbeti dashuria më e famshme dhe më e munduar e jetës së saj. Një marrëdhënie që, edhe pasi mbaroi, ia la vendin një miqësie të thellë.  Ata bënë turne së bashku me shumë sukses, dhe madje edhe në vitet e saj të mëvonshme, ajo do të kishte kënduar me kënaqësi me të: por “ai është si një ari që nuk del nga shtëpia”, tha ajo. Gjëja e habitshme për Ornelën është se pavarësisht pasionit të saj të madh për Ginon, në vitin 1960 ajo u martua me impresarion e njohur të teatrit dhe ish-këngëtarin Lucio Ardenzi: “Ajo martesë ishte një gabim”, përsëriste ajo shpesh. “Unë ende e doja Ginon, dhe ai më këshilloi të mos e bëja deri në fund.” Dhe me të vërtetë, martesa nuk zgjati, dhe kur lindi Cristiano në vitin 1962, të dy u ndanë. “Isha ende e dashuruar me Paolin,” rrëfeu ajo. “Ditën e dasmës sonë, duhej ta kisha braktisur altarin,  duhej të kisha thënë të vërtetën; do të kishte qenë më e ndershme.”

Dashuri të drejta dhe të gabuara, por Ornella nuk ndalet të mendojë shumë, ajo po fluturon. Ajo tani është tepër e famshme, duke marrë pjesë në shumë Festivale Muzikore të Sanremos, duke performuar në teatër dhe duke u shfaqur në televizion. Sukseset vijojnë me “Tristezza,” “Una ragione di più,” “L’appuntamento” (tani edhe kënga kryesore për “Belve”); dhe “La voglia la pazzia l’incoscienza l’allegria,” plot gëzim dhe sensualitet.

Në fund të viteve 1970, ajo pranon propozimin e Playboy dhe pozon nudo për revistën. Asnjëherë vulgare, gjithmonë tërheqëse joshëse. Ajo këndon dhe performon. Nuk ndalet. Në vitin 1985, Vanoni ribashkohet me Gino Paolin për turneun VanoniPaoli Insieme, një turne me bileta të shitura që prodhon një album të dyfishtë të paharrueshëm. Albumi i dyfishtë live “Insieme” do të regjistrohet. Ornella nuk e ul kurrë ritmin: albume të reja vazhdojnë të publikohen, ajo udhëton jashtë vendit për turne dhe koncerte, bashkëpunon me autorë dhe muzikantë të ndryshëm, përfshirë Paolo Fresu, dhe kthehet në Festivalin e Sanremos herë pas here.

Në vitin 2008 mori “Çmimin Milano Donna – gratë që e bënë Milanon të madh”, Çmimin Special Marisa Bellisario për Arritje Jetësore.

Një ikonë e sofistikuar, me një zë të pagabueshëm dhe një mënyrë elegante dhe sensuale të kënduarit që nuk është zbehur me kalimin e viteve. Deri dje. Ose më saktë deri disa orë më parë.

Në vitet e fundit, ajo ishte edhe më e dashur se në të kaluarën, për sinqeritetin dhe ironinë e saj. Vetëm vitin që shkoi, ajo dha një koncert magjik në Banjat e Caracalla-s, dhe kishte planifikuar të tjerë. Fabio Fazio e kishte të ftuar speciale të rregullt në “Che tempo che fa”, mbrëmjet e së dielës në programin Nove. Shumë e vlerësuar, ajo foli lirshëm për gjithçka. Ajo nuk kishte frikë nga vdekja, por nga vuajtja. Dhe bëri shaka për këtë deri në fund.

Nga batutat më të fundit tha se nuk besonte se do t’i priste dot Krishtlindjet.

Dhe nuk i priti dot. Iku e na la, por zëri dhe ironia e saj për jetën mbeti.


Send this to a friend